Opinione

Kokaina në durrës – Shokon gazetari:Do nisin vrasjet, dikush ka spiunuar

Gazetari investigativ Leonard Bakillari ka tronditur me reagimin e tij pas kapjes se kokainës rekord në portin e Durrësit.

Sipas tij, tre-katër djem nga grupi apo grupet, në rastin më të mirë do dalin në lajme si të ekzekutuar në Kolumbi pasi janë peng derisa droga të mbërrinte në destinacion.

Sakaq, Bakillari jep alarmin për një seri vrasjesh në Tiranë Durrës pasi dikush ka spunuar.

REAGIMI I PLOTË:

Problemet nisin tani, pasi droga u kap. Se pari, Cunat jane 128 milion euro minus, qe mud te jete e barabarte me punen e 10 viteve te fundit.

Se dyti, 3-4 cuna nga grupi apo grupet ne rastin me te mire do dalin ne lajme si te ekzekutuar ne Kolumbi (jan peng derisa droga te mberrinte ne destinacion). Ne rastin me te keq nuk besoj se do ju gjenden pjeset e trupit.

Se treti, besoj se do kemi nje serial vrasjesh ne Tirane e Durres, pasi dikush ka spiunuar. Ndoshta Ndoshta grup rival…

Se katerti, dem shume i madh per ekonomine, pasi nje pjese e parave do mbeteshin ne shqiperi ne formen e investimeve, ndersa pjesa tjeter do shkonte serish ne Kolumbi.

Se pesti, dikush ne Polici, Sherbim Infomrativ, Prokurori apo Dogane do rrije ca muaj pa marre rrogen e cunave. Beni si te beni ca kohe, rregullohuni me ato qe keni marre deri tani.

Na hapi pune ky Prokurori i Antimafias. Degjon cna bere De Raho apo jo?

Kokaina në durrës – Shokon gazetari:Do nisin vrasjet, dikush ka spiunuar Read More »

Fatos Klosi plas ‘bombën’ : Berisha bashkëpunoi për vrasjen e Azemit, çfarë më thanë vrasësit e tij

Vijojne replikat e Fatos Klosit me ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhine. Klosi mendon se për vrasjen e Azem Hajdarit, Haxhia duhet të ishte paraqitur në gjyq dhe të fliste, pasi tani, sipas Klosit, është tepër vonë.

“Unë nuk besoj se kjo do të përmbysë ndonjë gjë. Sepse shumica e njerëzve nuk janë gjallë.

Ata që e vranë, vërtet nuk janë.

Jaho është në burg dhe ai nuk ka folur dhe është dënuar me burgim të përjetshëm.

Them se është e vështirë të ndryshojë ndonjë gjë në atë gjyq”, thotë Klosi për “Panorama”.

Ai tregon se çfarë i kanë thënë vrasësit e Azemit dhe si i kanë treguar se ata kanë bashkëpunuar me Sali Berishën, për ekzekutimin e Hajdarit.

“Vrasësit më kanë thënë se ne me Azemin ishim në hakmarrje, por Berisha kishte interes nga ai eliminim.

Bashkëpunuan të dyja palët dhe u krye.

Në mënyrë të përsëritur Berisha ka deklaruar se kur të vijmë në pushtet, do ta zbardhim dosjen “Hajdari”.

Unë Berishës i kam kërkuar publikisht që të rihapë gjyqin e Azemit.

Por ai, për 8 vjet në pushtet, nuk e preku me dorë dhe vazhdon të thotë se Azem Hajdarin e ka vrarë Fatos Klosi”, thotë ish kreu i SHIK.

Fatos Klosi plas ‘bombën’ : Berisha bashkëpunoi për vrasjen e Azemit, çfarë më thanë vrasësit e tij Read More »

Nano: Fundi që Berisha ka merituar,e ka kuptuar që laku po i ngushtohet në fyt dhe…

Me titull “Ky është fundi që Berisha ka merituar”, analisti Mustafa Nano, ne nje opinion te botuar sot në Mapo, duke analizuar postimet e shumta te ish-kryeministrit permes qytetarit dixhital, shkruan se me kete ai ka vetem nje qellim. “Thjesht të shpëtojë veten, teksa po ndjen që laku po i ngushtohet në fyt”.

Sipas Nanos, këtë gjë mund ta arrijë vetëm duke i intimiduar institucionet e reja të drejtësisë, dhe duke u kallur në kokë të gjithëve, e sidomos ndërkombëtarëve, idenë se nuk dalin të fituar po u kruajtën me të.

Nuk ka asnjë portal e asnjë gazetë që të mos publikojë çaprashitjet e përditshme të Sali Berishës të cilat, në të shumtën e rasteve, bëhen nën siglën e qytetarit dixhital, që është personazhi më i shpifur i Shqipërisë publike në ditët e sotme. Është një lloj Frankeinsteni virtual i gazetarisë, që vetëm Berisha mund ta shpikte. I është dashur qytetari dixhital për ta mbajtur veten në fokusin e vëmendjes mediatike, por mbi të gjitha për të hedhur baltë mbi të gjithë, dhe kështu, për të krijuar idenë se të gjithë në këtë vend janë si Berisha. Por ky i fundit është i kuptueshëm në atë që bën (më duhet të them se kurrë nuk e kam kuptuar Berishën si sot, kur mbështetësit po e braktisin, kur institucionet shtetërore janë deberishizuar, kur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është vënë dikush që nuk kontrollohet prej tij, kur vegla që kish vënë në krye të SHISH-it i iku pa e pyetur, kur sistemi i drejtësisë nuk është më në dorë të tij, për të mos thënë që shumë shpejt mund të marrë frymëzime e motivime anti Berisha, kur PD-ja po i shkërmoqet etj).

Çfarë nuk kuptohet në këtë mes, është media. Gazetarët mund të jenë duke bërë detyrën, teksa raportojnë qëndrime, opinione e konsiderata të Berishës, pasi ky ende përfaqëson, për turpin tonë, diçka të rëndësishme në politikën shqiptare, por publikimi i diarresë së qytetarit dixhital nuk është një gjë që ka lidhje me informacionin. Të gjitha manualet e gazetarisë thonë se një informacion i caktuar bëhet publik, pasi bëhen verifikimet dhe pasi provohet se ai është i saktë. Mirëpo nuk ka se si të jenë të sakta lajmet që japin pronari i një lavazhi, berberi i Babrrusë, një frekuentues motelesh, taksisti i Laprakës, një mësues në Qerret, një gjurmues çiftesh nga liqeni, një demokrat nga Poliçani, një socialist nga Shkopeti, një kurvë e Bllokut, një kambist etj. etj., që të gjithë pa emër. Le ta themi troç: Publikimi i këtyre idiotësive shënon pikën më të ulët, në të cilën ka zbritur ndonjëherë gazetaria shqiptare, përfshirë edhe gazetarinë e bërë në kohën e Enver Hoxhës. Unë po shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje Andi Telës, Robert Rakipllarit, Anila Bashës, Arion Sulës, Mero Bazes, Blendi Fevziut, Artur Zhejit, Dritan Hilës, Armand Shkullakut & Andi Bushatit, Mira Kazhanit, Alfred Lelës, vëllezërve Nazarko, Skënder Minxhozit, Enkel Demit, e dhjetëra të tjerëve që kanë portalet e tyre, që të mos u kushtojnë asnjë çikë vëmendje “bëmave” të qytetarit dixhital. Sepse të raportosh lajme prej qytetarit dixhital është njësoj si të regjistrosh, të zbardhësh e të publikosh, bisedat e ditës në një kafene çfarëdo. Kjo është anti gazetari. Ata që duan t’i shërbejnë Berishës (akoma????), por edhe ata që duan ta tallin atë (akoma?????), le ta bëjnë këtë në forma të tjera më gazetareske.

Kjo thjesht për sa i takon qytetarit dixhital. Por këtu duhet shtruar një çështje tjetër. Një pyetje tjetër, më saktë: A ka kuptim që të merremi pa fund me Sali Berishën? Unë pak më sipër thashë se media nuk mund të mos raportojë për qëndrimet e tij, pasi ai është një politikan i rëndësishëm. Nuk do duhej të ishte as politikan, as i rëndësishëm, por ja që ai është, sepse ka njerëz që e kanë mbështetur dhe e mbështesin (aq sa i kanë mbetur). Dhe media, si rregull, nuk mund të injorojë atë që thotë një personazh i tillë, që përveç të tjerash ka qenë ish-president, ish-kryeministër. Përsëris: si rregull. Por unë mendoj se çdo rregull e ka një përjashtim. Dhe në këtë kuptim, nuk do ishte keq që për këtë njeri të mos flitej më.

Janë bërë ca kohë që unë e shoh të tepërt vëmendjen ndaj tij. Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2013, ai nuk ka merituar asnjë vëmendje. Ai ka bërë çmos që të mos na ikë nga vëmendja (“qytetari dixhital”, siç thashë, është shpikur edhe për këtë qëllim), por ne nuk kemi pasur arsye të merreshim me të. E kam bërë këtë diskutim edhe me Andrea Stefanin që, sa ishte gjallë, iu mbajt idesë se “nëse resht së luftuari të keqen, kjo të rishfaqet”. Nuk është se e ka pasur gabim në parim, por ky nuk është rasti i Sali Berishës. Ky i fundit mori fund në vitin 2013. Pas këtij moment, ai nuk ka qenë më një problem për shqiptarët. Nuk është më i rrezikshëm për ne. Dëme mund të bëjë, siç po bën (fjala vjen, duke mbajtur PD-në të lidhur pas fatit të vet), por edhe këtë dëm e bën by default. Është një dëm që vjen si pasojë, jo si qëllim. Qëllimi i tij është tjetër: thjesht të shpëtojë veten, teksa po ndjen që laku po i ngushtohet në fyt. Dhe këtë gjë mund ta arrijë vetëm duke i intimiduar institucionet e reja të drejtësisë, dhe duke u kallur në kokë të gjithëve, e sidomos ndërkombëtarëve, idenë se nuk dalin të fituar po u kruajtën me të. Ne gazetarët, duke u marrë me të, i jemi bërë krah në këtë plan. Dhe nëse plani i ka dështuar (mund të thuhet pa frikë se ai është sot një njeri i diskredituar: vetëm një grusht njerëzish i ka mbetur pas vetes), kjo ka ndodhur jo për shkak të miqve apo armiqve të tij. As për shkak të shoqërisë shqiptare apo elitës intelektuale që, për mua, do ta kenë si një damkë turpi faktin që e kanë lënë këtë njeri të na vijë vërdallë për 30 vjet me radhë, duke na mbajtur peng në shumë drejtime. Nëse plani i ka dështuar pra, kjo ka ndodhur për shkak të tij. Sikur ai të kishte qenë pakëz më i mençur e më i përmbajtur (duke qenë i njëjti rrezikzi), ne do ta kishim ende në zyrat e rëndësishme të shtetit. Sepse shoqëria shqiptare ka qenë e dorëzuar para tij, para kulturës e mendësive që ai përfaqëson, e para turmave të frikshme që i kanë dhënë mbështetje. Ai ka bërë çfarë ka dashur. Dhe ka qenë i vetmi njeri me impunitet në këtë vend. Të gjithë të tjerët mbrohen prej imunitetit, por ai është mbrojtur prej impunitetit. Dhe për ata që nuk janë familjarë me këtë fjalë, por shpjegohem: Impuniteti është pamundësia e institucioneve, e sistemit të drejtësisë, apo e sistemit politiko-shtetëror në përgjithësi, për ta bërë një keqbërës të japë llogari për krimet e kryera e dëmet e shkaktuara. Sali Berisha pra ka pasur impunitet. Mirëpo, duket se këtë impunitet nuk e ka më. Është ai i pari që e kupton këtë gjë. Dhe është ky fakt që ia ka marrë edhe atë pak qetësi e vetëpërmbajtje që ka pasur (E patë në ballafaqimin me Artan Hoxhën? Ishte në hall të madh. Kushedi sa vuajnë mbështetësit e tij kur e shohin në atë gjendje).

Për mua, ky lloj turpërimi që ai po i bën vetes është fundi më i mirë që ai meriton. Personalisht, më shijon kështu, kur e shoh që turfullon i pafuqishëm, e që bën si gore nëpër studio televizive, në Kuvend apo në facebook, kur e shoh mbi të gjitha të frikësuar; të frikësuar jo sepse mund ta rrasin në burg (kjo do të ishte e keqja më e vogël për të), por sepse mund t’i dalin në shesh shumë prapësira. Kanë filluar t’i dalin. E do t’i dalin edhe më shumë nesër. Sepse proporcionalisht me dobësimin e tij do të rritet edhe numri i atyre që nuk e kanë më frikë, e që për rrjedhojë do të hapin gojën për ta denoncuar. Dhe veç për një gjë nuk duhet dyshuar: Zullumet e këtij njeriu nuk kanë të numëruar.

Nano: Fundi që Berisha ka merituar,e ka kuptuar që laku po i ngushtohet në fyt dhe… Read More »

Regjistrimi i rrallë kur Berisha kërkon të rrëmbehet “gjallë a vdekur” Shkëlqim Haklaj

Pas videos ku Sali Berisha shfaqej duke regjistruar me diktofon ne reanimacionin e spitalit ushtarak, ish-truprojën e Azem Hajdarit, Zenel Neza, i vetmi i mbijetuar nga atentati i 12 shtatorit 1998, emisioni Xhungel, po sjell një tjetër regjistrim, këtë radhe edhe më të rëndë.
Bëhet fjalë për mitingun e fundit elektoral të presidentit ende në detyre, Sali Berisha, para banorëve të Tropojës, më 19 qershor 1997.

Meqë jemi në kohë regjistrimesh dhe kur flitet për regjistrime politikanesh apo shtetarësh të lartë të implikuar në krime shtetërore.

Sali Berisha është regjistruar nga stafi i tij duke kërkuar të rrëmbehet me patjetër, me forcën e armeve vëllai i vogël i familjes Haklaj, Shkëlqim Haklaj.

Berisha i drejtohet stafit te truprojave te veta se e do patjetër me vete, “gjallë ose vdekur” Shkëlqim Haklajn.

Ai nuk mundi ta “merrte” dot me vete atë ditë qershori Shkëlqim Haklajn, pse e akuzonte se i kishte prishur mitingun.

Por gjashte muaj më pas, më 5 janar 1998, Shkëlqim Haklaj dhe Artur Demiri (kunati i Fatmir Haklajt) u gjetën të masakruar në automjetin e tyre ndërsa ktheheshin nga qyteti i Krumës.

Vrasësit, një grup i madh personazh, qëlluan drejt tyre me breshëri të tëra armësh gjatë një prite të ngritur në Qafën e Luzhës.

Kjo ishte vrasja e parë pas 1997-ës që i vuri flakën Tropojës dhe nisi konfliktin e përgjakshëm ku mbetën të vrarë dhjetëra djem dhe burra në Malësinë e Gjakovës.

Asnjë nga këto krime të përgjakshme, me mina te telekomanduara, snajperë dhe komando nuk është zbardhur kurrë.

Nxitësi, organizatori dhe përfituesi direkt i këtij bilanci tragjik të vrarësh, kullash të djegura, madje deri dhe varresh të dhunuara në Tropojë, ishte vetëm një emër.

Nëse prokuroria shqiptare, ka ndërmend të zbardhë ndonjëherë kush fshihet pas krimeve në Tropojë, ja ku e ka një provë të re nga ku duhet të nisë zanafilla e hetimeve për serialin e përgjakshëm.

Pjesa më poshtë, ku Sali Berisha komunikon me truprojat e veta është shkëputur nga emisioni Xhungël, “Dosja Tropoja”, pjesa e katërt, transmetuar për herë të parë në 3 dhjetor 2007.

Nga Artan Hoxha

https://www.facebook.com/artan.hoxha.900/videos/1584716014899394/?t=0

Regjistrimi i rrallë kur Berisha kërkon të rrëmbehet “gjallë a vdekur” Shkëlqim Haklaj Read More »

Artan Hoxha zbulon provën e re që ‘fundos’ Berishën për vrasjen e Azem Hajdarit: Ja si ja mbylli gojën dëshmitarit

Ka vijuar edhe ditën e sotme përplasja e ashpër mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit investigativ, Artan Hoxha. Ky i fundit ka zbuluar të tjera të dhëna tronditëse mbi ish-kryeministrin Berisha.

Pas sherri mbrëmjen e kaluar në një studio televizive, ku gazetari i përmendi me emra vrasjet që ka kryer ish-kryeministri, sot Hoxha ndalet te vrasja e Azem Hajdarit.

11-16-300x168

Gazetari publikon fotot e Berishës të realizuara bë vitin 1998, në spitalin Ushtarak, ku shfaqet duke regjistruar me diktofon dëshminë e Zenel Nezës, troprojës së ish-deputetit Hajdari. Sipas Hoxhës, Neza, si i vetmi i mbijetuar nga atentati i 12 shtatori ’98, nuk pranoi të dëshmojë dhe u largua jashtë shtetit menjëherë pasi u intervistua nga Berisha, duke lënë të nënkuptuar se ky i fundit i ka mbyllur gojën dëshmitarit.

22-3-300x168

“Kush eshte hjeksi i Azem Hajdarit?!!!! 13 shtator 1998, ne spitalin ushtarak, Sali Berisha duke rregjistruar me diktofon deshmine e Zenel Nezes, truprojes se ish-deputetit demokrat Azem Hajdari, i vetmi i mbijetuar i atentatit te 12 shtatorit 1998, ku mbeten te vrare Azem Hajdari dhe truproja tjeter i tij, Besim Cera. Zenel Neza, menjehere pasi eshte intervistuar nga Berisha, nuk pranoj te deshmoje per prokurorine dhe u largua jashte shtetit duke mos u paraqitur kurre per procesin Hajdari. Ai perfitoi statusin e azilantit politik ne Belgjik…

33-300x168

Kjo kasete e rregjistruar nje dite pas vrasjes se Azem Hajdari nuk u vu asnjehere ne dispozicion te drejtesise dhe Berisha nuk deshmoi asnjehere ne proces edhe pse gjykata i dergoi 56 fletthirrje per tu paraqitur ne seance. Qe ceshtja Hajdari te gjykohet dhe njehere dhe te dale e verteta, mbi motivin, ekzekutoret dhe hjeksin kjo eshte prova e re qe rihap procesin e cilesuar si “Vrasja e Shekullit”…. Fotot jane marre nga emisioni Xhungel…”, shkruan Hoxha.

44-1-300x168

Artan Hoxha zbulon provën e re që ‘fundos’ Berishën për vrasjen e Azem Hajdarit: Ja si ja mbylli gojën dëshmitarit Read More »

“Spiun i agjenturave të huaja”: Thirrja e fortë e gazetarit: Prokuroria të nisi hetimet ndaj …

Sot u ndez nje debat i gjere pas publikimit te listes se negociatoreve qe ministri i Jashtem Ditmir Bushati ka zgjedhur per negociatat me Greqine.

Ish kryeministri Sali Berisha ishte i pari qe denoncoi per mediat se Artur Mecollari, ka qene spiun i agjenturave te huaja.

Por gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Studio e hapur”, ka  bërë thirrje që Prokuroria të nisë urgjentisht hetimet për deklaratat e Berishës.

 

 “Në media filloi ky qarkullim informacioni, dhe u pa presioni i shtuar ndaj presidentit Meta. Prokuroria duhet të nisi urgjentisht hetimin pas deklaratave të Berishës. Dhe ose Berisha ose Meçollari të gjejnë drejtimin. Nuk mundet që një ish-kryeministër të lëshojë pufka të tilla,” tha Hoxha.

“Spiun i agjenturave të huaja”: Thirrja e fortë e gazetarit: Prokuroria të nisi hetimet ndaj … Read More »

Plas sherri keq në emision mes gazetarit dhe Berishës: Je hijeksi i Azem Hajdarit…S’ke karakter e moral

Plas debati keq në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24 mes gazetarit Artan Hoxha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

https://dailymotion.com/video/x6fby3u

Akuza të forta për shpifje dhe gënjeshtra janë lëshuar nga të dyja palët e nuk kanë munguar akuzat e forta për implikime në krime dhe vrasje.

Debati:

Hoxha:  Mbas marrëveshjes.

Berisha; Para marrëveshjes, gënjen dhe vetëm gënjen.

Hoxha: Të jap datat. Ashtu siç gënjen ti për atë dëshmitarin e kanabisit. Ke dy deklarata të partisë Demokratike në mbrojtje. Dhe aji nuk është vrarë 1 javë më mbrapa, por 4 muaj më mbrapa.

Berisha: Je një gënjeshtar

 

Hoxha: Je ti gënjeshtar. Je ti që në atë video thoje në Toropojë o gjallë o vdekur… që thoje nuk iki nga Tropoja pa e marrë këtë me vete.

Berisha: Je një gënjeshtar mjeran.

Hoxha: Je kapur ti në 21 janar duke manipuluar prova. Je ti që  je kapur në Tropojë që ke kërkuar që të marrësh me  vete Shkëlqim Haklajn, dhe shkëlqim Haklaj u vra në 5 janar të vilti 1998.

Dhe mbas asaj vrasje ke edhe 150 vrasje të tjera në Tropojë. Cdo shantazh dhe presino i yti nuk me tremb, nuk më ka trembur kurrë.

Ke qënë anëtar i

Berisha: Ti nuk ke as fytyrë, as moral as karakter.

Hoxha: Nuk më zhduk dot mua siç zhduke Remzi Hoxhën. Ti kam nxjerrë kufomat e tua nga varri. Më lë mua në kurriz vrasjen e një personi që unë kam akuzuar policinë e shtetit.

Berisha: Ti merresh me trillime dhe mashtrime…

Hoxha: I zgjidhim herës tjetër. Ti je hijeks i Azem Hajdarit… Berisha: Ti ke qenë bashkëpunëtor i Haklajve. Ai është bashkëpunëtor bandash, krimesh.

 

Plas sherri keq në emision mes gazetarit dhe Berishës: Je hijeksi i Azem Hajdarit…S’ke karakter e moral Read More »

Hakmarrja e vonuar, ja pse Berisha e akuzoi Meçollarin si “spiuni” i detit që do negociojë me Greqinë

Zbardhet arsyeja se përse ish kryeministri Berisha sulmoi sot publikisht Artur Meçollarin si pjesë e grupit negociator për marrëveshejen e re të detit me Greqinë, duke e akuzuar si spiun. Në fakt në adresë të Meçollariot nuk ka pasur asnjëherë një akuzë si spiun i shërbimit sekret grek siç deklaroi Berisha. Ky i fundit nuk paraqiti asnjë fakt sado minimal për të argumentuar akuzat e tij se Artur Meçollari që shërben prej 28 vjetësh si oficer i Forcave Detare, në detyra operacionale, planifikimi dhe akademike, deri në detyrën e Zëvendëskomandantit të Forcës Detare / Rojës Bregdetare, ka qenë spiun. Thelbi i sulmit ndaj tij duket se ka tjetër gjë nga pas: është një hakmarrje e vonuar, pasi Meçollari i kërkoi publikisht në 2016 ish Prokurorit të Përgjithsdhëm Adriatik Llalla se nuk mund të mbyllte dosjen hetimore për shitjen e detit nga Berisha në favor të Greqisë, marrëveshje e cila cënoi rëndë integritetin territiorial të vendit.

Letra e plotë publike:

ARTUR MEÇOLLARI*

I Nderuar z. Adriatik Llalla, Prokuror i Përgjithshëm Unë që po ju shkruaj jam një qytetar me profesion oficer detarie në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Po Ju drejtohem Juve, si drejtuesi i një institucioni të pavarur, të depolitizuar e kushtetues dhe kam bindjen se do ta merrni në konsideratë shqetësimin tim plotë- sisht të karakterit qytetar dhe profesional. Si qytetar, si një nga oficerët më të vjetër të Forcës Detare, në shërbim aktiv prej gati 28 vjet, si taksapagues dhe si ekspert në fushën e të drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare të detit, në përputhje me legjislacionin shqiptar për të drejtën e informimit, po Ju adresoj publikisht këtë letër.

Jam njohur nga media se institucioni Juaj ka pushuar çështjen e kallëzimit penal të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme ndaj Grupit Negociator për projekt-marrëveshjen detare me Greqinë të vitit 2009, e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, me argumentin ”për mungesë të elementëve të veprës penale”. Në një shtet të së drejtës, kur Prokuroria nuk gjen prova të mjaftueshme, është një procedurë normale mbyllja e një çështjeje penale. Por unë dua të theksoj se në këtë çështje ka pasur mungesë transparence nga institucioni që ju drejtoni, kur ndërkohë media raporton se çështja është mbyllur qysh në vitin 2016.

Mosinformimi i opinionit publik në kohë për mbylljen e hetimeve, nuk lë shije të mirë për shoqërinë tonë dhe kjo për më tepër kur çështja e projekt-marrëveshjes detare me Greqinë ka pasur dhe ka ende një sensibilitet të lartë publik, si dhe ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 15 mars 2010, që e shpall atë të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Interesi dhe debati publik i zhvilluar mbas vitit 2009, lidhur me projekt-marrëveshjen detare me Greqinë, nuk mund të injorohen.

Transparenca dhe informimi i opinionit publik janë mekanizma funksionalë për llogaridhënie në një shoqëri demokratike, por që në rastin e çështjes së marrëveshjes detare me Greqinë, nga ana e institucionit tuaj nuk ka funksionuar. Për t’Ju ardhur në ndihmë Ju dhe transparencës së institucionit që Ju drejtoni, nga këndvështrimi tërësisht profesional dhe interesi qytetar, duke vazhduar të kem besim tek institucioni i Prokurorisë, do të dëshiroja t’Ju drejtoja publikisht disa pyetje.

  1. A ka përgjegjësi ligjore Grupi Negociator për hyrjen në negociata dhe arritjen e një projekt-marrëveshjeje për delimitimin e hapësirave detare me Greqinë, pa marrë më parë plotfuqinë e Kreut të Shtetit?

  2. A ka përgjegjësi ligjore Grupi Negociator për negocimin dhe arritjen e një projektmarrëveshjeje për delimitimin e hapësirave detare me Greqinë, në kapërcim të kompetencave të deleguara nga Urdhri i Kryeministrit nr. 135, datë. 23.08.2007?

  3. A ka pasur negociata midis palëve, siç parashikon Ligji Nr. 8371, datë 9.7.1998 ”Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”? Sa takime janë zhvilluar, cilat kanë qenë çështjet më të nxehta të negociuara dhe si janë të evidentuara?

  4. Kush mban përgjegjësi për shfuqizimin në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fuqi të Ligjit nr. 8771, datë 19.04.2001 ”Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, duke lënë Shqipërinë pa vijë të drejtë bazë dhe pa det territorial?

  5. Kush nga institucionet e zbatimit të ligjit në det, Policia Kufitare dhe Migracionit, Forca Detare etj., ka propozuar shfuqizimin e ligjit nr. 8771, datë 19.04.2001 ”Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” dhe si e ka argumentuar?

  6. A ka pasur influenca nga ndonjë palë e huaj për shfuqizimin e Ligjit nr. 8771 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”?

  7. Cili ka qenë roli i Shefit të PAMECA-s në vitin 2007 për shfuqizimin e Ligjit nr. 8771, datë 19.04.2001 ”Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” dhe nëse ka pasur, a ka qenë ky rol në konflikt interesi për shkak të kombësisë së tij?

  8. A ka negociuar dhe arritur Grupi Negociator një projekt-marrëveshje për delimitimin e hapësirave detare me Greqinë me harta detare, siç e parashikon neni 15 i UNCLOS 1982, apo me skema të servirura nga pala greke?

  9. A ka negociuar Grupi Negociator vijën delimituese të detit territorial duke marrë në konsideratë ”rrethanat të tjera të veçanta”, parashikuar nga neni 15 i UNCLOS 1982, specifikisht lidhur me Shkëmbin e Pleshtit (Barcheta Rock) dhe Shkëmbinjtë Sepra?

  10. A ka negociuar Grupi Negociator vijën delimituese të shelfit kontinental dhe zonës ekonomike ekskluzive sipas ”një zgjidhjeje të barabartë”, parashikuar nga neni 74 dhe 83 i UNCLOS 1982?

  11. Si e kanë shpjeguar anëtarët e Grupit Negociator faktin që titulli i marrëveshjes shprehet kryesisht për delimitimin e shelfit kontinental, kur në fakt 77,4% e vijës delimituese të projekt-marrëveshjes detare me Greqinë i përket delimitimit të deteve territoriale të dy shteteve?

  12. Si e kanë shpjeguar anëtarët e Grupit Negociator që titulli i marrëveshjes shprehet “hapësirat e tjera detare”, duke përfshirë në këtë term ”detin territorial” dhe ”zonën ekonomike ekskluzive”, fakt i evidentuar edhe nga Vendimi i GJK?

  13. A ka qenë në dijeni Grupi Negociator që në marrëveshjen midis Italisë dhe Greqisë të vitit 1977 për delimitimin e shelfit kontinental, ajo pjesë e vijës delimituese e ndikuar nga Ishulli i Othonoit, nuk është një vijë me distanca të barabarta, por sipas ”një zgjidhjeje të barabartë”?

  14. Si e ka argumentuar Grupi Negociator përmbajtjen e Nenit 2, për të cilin Vendimi i GJK nr. 15, datë 15.3.2010, shprehet se “Gjykata vëren gjithashtu se neni 2 i marrëveshjes objekt shqyrtimi shfaq probleme kushtetuese”?

  15. A ka përgjegjësi ligjore Grupi Negociator për mbylljen me vijë të drejtë bazë të Gjirit të Korfuzit, kur Greqia nuk e ka të shpallur me ligj mbylljen me vijë të drejtë bazë të këtij gjiri?

  16. Përse Grupi Negociator ka ndërtuar një sistem të vijës së drejtë bazë për të dy shtetet në projekt-marrëveshje, të ndryshme nga ajo e parashikuar nga legjislacionet kombëtare të të dy shteteve?

  17. A ka pasur Grupi Negociator udhëzim që të mbajë të fshehtë ndaj palës amerikane ose ndonjë pale tjetër, faktin që po bëheshin negociata për delimitimin e hapësirave detare? Nëse po, cila ka qenë arsyeja?

  18. Si e ka argumentuar Kryetari i Grupit Negociator faktin që në draftin përfundimtar të projekt-marrëveshjes, anëtari i Grupit Negociator, caktuar me Urdhrin e Kryeministrit nr. 135, datë 23.08.2007, Kapiteni i Rangut të Parë (R) Bektash Petoshati, në atë kohë zëvendëskomandant i Forcës Detare, nuk ka firmosur?

  19. A ka pasur Prokuroria ekspertizën e mjaftueshme mbi të drejtën ndërkombëtare publike dhe atë të detit në veçanti?

  20. A ka pyetur Prokuroria, në cilësinë e personave në dijeni ekspertë të fushës, veçanërisht Kolonel Myslym Pashaj, si dhe zërat publikë, si Tedi Blushi, Ksenofon Krisafi, Vladimir Beja, Lisjen Bashkurti, Armando Vinçani, Pëllumb Xhufi, Artan Hoxha, Agron Alibali, Viola Trebicka, Besnik Bakiu, Qazim Lilaj etj.?

  21. A ka pyetur Prokuroria ekspertët e firmës amerikane “Deëey & LeBoeuf LLP”, e cila në vitin 2011, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka bërë një vlerësim të projekt-marrëveshjes detare me Greqinë?

  22. A jeni në dijeni se në vitin 2011, Ministria e Punëve të Jashtme ka ngritur një grup pune për rivlerësimin e projekt-marrëveshjes detare me Greqinë, dhe nëse po, cilat kanë qenë konkluzionet e tij?

  23. A jeni në dijeni se në vitin 2009, Komanda e Forcës së Bashkuar i ka dërguar një material studimor Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me projekt-marrëveshjen detare me Greqinë dhe nëse po, cilat kanë qenë konkluzionet e saj?

  24. A jeni në dijeni se në vitin 2009, Ministria e Mbrojtjes ka ngritur një grup pune me ekspertë detarë të edukuar në SHBA për të vlerësuar projekt-marrëveshjen detare me Greqinë dhe nëse po, cilat kanë qenë konkluzionet e tij?

  25. A përmban për Prokurorinë e Përgjithshme Vendimi i GJK nr. 15, datë 15.3.2010, i cili mbas një argumentimi me 35 faqe, shprehet “Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 dhe 92/ë të Kushtetutës të marrëveshjes së lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, elementë të mjaftueshëm të veprës penale?

  26. A mendoni se lidhur me çështjen e projekt-marrëveshjes detare me Greqinë, institucioni që Ju drejtoni ka bërë një hetim të plotë, profesional, të paanshëm dhe gjithëpërfshirës? Me respekt dhe në pritje të përgjigjes Suaj Kapiten i Rangut të Parë Artur Meçollari Kabul, Afganistan

*Artur Meçollari shërben prej 28 vjetësh si oficer i Forcave Detare, në detyra operacionale, planifikimi dhe akademike, deri në detyrën e Zëvendëskomandantit të Forcës Detare / Rojës Bregdetare

Hakmarrja e vonuar, ja pse Berisha e akuzoi Meçollarin si “spiuni” i detit që do negociojë me Greqinë Read More »