Lajmi i fundit

Lajm i fundit/ Aksident i rëndë në Vlorë

Drejtuesi i mjetit tip Mercedes ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemët e lungomares.

Fatmirësisht nuk ka viktima , vetëm dëmtime fizike te shoferi i automjetit ku është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve për ta nxjerrë nga makina.

Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 16:30, në rrugën “Murat Tërbaçi”, shtetasi M. E., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me një pemë, anës rrugës. Shtetasi M. E, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Lajm i fundit/ Aksident i rëndë në Vlorë Read More »

Skenar për film/ Arratisje spektakolare nga burgu e 40-vjeçarit shqiptar

Një i burgosur shqiptar i dënuar për trafik droge në Itali, ka bërë një arratisje spektakolare. Autoritet italiane janë duke kërkuar 40-vjeçarin shqiptar, ndërsa dyshohet se ndodhet në qytetin e Abruzzos.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 40-vjeçari është ndihmuar nga një dron i jashtëm. Në deklaratën e policisë thuhet se “Dyshohet se i burgosuri është arratisur falë ndihmës së një droni të jashtëm, i cili i ka siguruar mjetet e nevojshme për t’u larguar nga burgu i Teramos.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotme. Për momentin janë duke u ekzaminuar regjistrimet e të gjitha kamerave të IEVP Teramo për të kuptuar dinamikën e saktë të arratisjes së kryer nga i burgosuri shqiptar”.

Ngjarja ka shkaktuar reagime në Itali, ku shumë prej tyre, përfshirë dhe mediat e kanë cilësuar arratisjen si skenar të denjë për film.

Skenar për film/ Arratisje spektakolare nga burgu e 40-vjeçarit shqiptar Read More »

Vuçiç bën si i fortë: ‘Na vrisni të gjithëve, nuk e njohim Kosovën’

“Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, mund të na vrisni të gjithëve, kurrë Serbia nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Një krijesë që e krijuat duke bombarduar Serbinë. Për të biseduar, do të bisedojmë. Por njohja e Kosovës të harrohet”, është ky qëndrimi i ashpër i Vuçiç adresuar ndërkombëtarëve, pas sulmit nëveri të Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, bën fajtor kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për situatën e krijuar në veri. Vuçiç deklaroi se Kurti la serbët e Kosovës që të kujdesen për veten e tyre dhe i provokoi ato gjithë kohës.“Fajtori i vetëm, edhe pse ata që e ndihmojnë në të janë pak fajtorë, për gjithçka që po ndodh në Kosovë dhe Metohi është Albin Kurti. Ai është njeriu që e zëvendësoi Gjuriqin edhe pse është kundër marrëveshjes së Brukselit. Ai nuk ka te drejte ta beje kete. I la njerezit te kujdesen per fatin e tyre dhe provokoi gjithë kohe. Me vjen keq qe nje pjese e serbeve ra ne ato provokime. Albin Kurti eshte i vetmi fajtor, i vetmi që dëshiron konflikte dhe luftë, askush tjetër nuk dëshiron konflikte dhe luftë, e vetmja dëshirë e tij është të na fusë në luftë me NATO-n”, tha Vuçiç.

Në të njëjtën kohë, Vuçiç ka bërë thirrje që serbët të vetëpërmbahen dhe të mos përshkallëzojnë situatën në veri. Gjithashtu, ai bëri thirrje të plotësohen kërkesat e komunave serbe, sepse sipas tij kjo është mënyra e vetme për të parandaluar më shumë konflikte.

Vuçiç bën si i fortë: ‘Na vrisni të gjithëve, nuk e njohim Kosovën’ Read More »

Humbi jetën tragjikisht në krye të detyrës, vjen reagimi nga familja e efektivit të vrarë në Veri të Kosovës

Familjarët e policit të vrarë kanë thënë se Afrim Bunjaku është zyrtari policor që është vrarë të dielën në veri të Kosovës.

Familjarët kanë thënë se Bunjaku ka qenë toger në Policinë e Kosovës. Ai ka qenë nga Samadrexha e Vushtrrisë.

Reagimi i plotë:
TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI.*

Të nderuar miq, të dashur familjarë,

Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë.

Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , Rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të venditit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit.

E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.

Humbi jetën tragjikisht në krye të detyrës, vjen reagimi nga familja e efektivit të vrarë në Veri të Kosovës Read More »

Rrëqeth kolegu i policit të vrarë në Veri: Nuk mund ta besoj se sot do të ishte ndarja dhe bisedat e fundit

Fahri Shala, pjesëtar i Policisë së Kosovës ka treguar se si kanë ndodhur sulmi i sotshëm në veri të Kosovës, ku ishte bashkë me policin që u vra, Afrim Bunjaku.
Shala përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për ngjarjen e tmerrshme. Ai shkruan se ata janë sulmuar në mënyrë tinzare nga kriminelët ndërkohë që ishin duke kryer detyrat zyrtare dhe ligjore.

Sot në oret e para të mengjesit derisa ishim duke i kryer detyrat zyrtare dhe ligjore së bashku me Rreshterin tim Afrim Bunjaku, nga kriminelet në mënyrë tinzare u sulmuam dhe në këtë rast u vra Rreshteri Afrim Bunjaku.
Me trishtim të madh dhe zemër të thyer dëshirojmë të përshkruajmë ndjenjat e mia të thella të dhimbjes dhe humbjes për kolegun tonë të nderuar Rreshter Afrim Bunjaku. Ai la pas një ndikim të thellë jo vetëm në jetën tonë profesionale, por edhe në jetën tonë personale.
Kolegu ynë Rreshter Afrim Bunjaku ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me një karakter të fortë dhe një përkushtim të paepur ndaj detyrës së tij. Ai punoi me përkushtim në detyrën zyrtare dhe solli një ndryshim të vërtetë në komunitetin tonë dhe në jetën e të tjerëve.
Kujtimet me të janë të pafund, nga momentet e gëzueshme të bashkëpunimit profesional deri te kujtimet personale të ndarë me të gjatë rrugës sonë të përbashkët. Ai ishte një mik i vërtetë dhe një koleg i shkëlqyeshëm.
Vrasja e tij është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe komunitetin në përgjithësi. Ne shprehim solidaritetin tonë me familjen e tij dhe ndjenjat tona më të ngrohta të ngushëllimeve.
Ne besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që ata përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm do të gjenden dhe do të përballojnë ligjin. Kujtimi i kolegut tim Rreshter Afrim Bunjaku do të vazhdojë të jetë burim inspirimi për të gjithë ne që ndjejmë përgjegjësinë për të vazhduar detyrën tonë zyrtare me integritet dhe përkushtim.
Le të kujtojmë dhe të nderojmë gjithmonë kontributin e tij të jashtëzakonshëm në jetën tonë dhe në detyrën tonë zyrtare. Ai do të mungojë shumë dhe kujtimi i tij do të mbetet gjallë përjetësisht në zemrat tona.
Nuk mund te besoj se sot do te ishte ndarja dhe bisedat e fundit!
Me respekt dhe dhimbje të thella!

Rrëqeth kolegu i policit të vrarë në Veri: Nuk mund ta besoj se sot do të ishte ndarja dhe bisedat e fundit Read More »

Situata në Veri të Kosovës

Situata në Veri të vendit, konkretisht në zonën e fshatit Banjska vazhdon të jetë e tensionuar, grupet kriminale kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore në teren, të cilat edhe përkundër sulmeve ndaj tyre po vazhdojnë angazhimin duke krijuar perimetër të sigurisë, në interes të qetësimit të situatës, ofrimit të sigurisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Sulmuesit profesional në numër të konsiderueshëm, të maskuar e të uniformuar me uniforma të ndryshme, të armatosur me armë të rënda, granata, mjete ushtarake (zolla), disa mjete të blinduara, po shfrytëzojnë hapësira dhe objekte të ndryshme, private, përfshirë në dhe përreth manastirit në Banjska, për të kryer lëvizje, strehim dhe pozicionim për gjuajtje me armë zjarri ndaj njësiteve policore të PK-së.Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë.

Referuar situatës dhe rrethanave të krijuara, Policia e Kosovës për shkaqe sigurie ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak), andaj fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim si dhe të shmangun daljet dhe lëvizjet e tyre në atë rajon/zonë.

Bashkëpunimi dhe koordinimi i Policisë së Kosovës me institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare po vazhdon, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve të vazhdueshme ndaj zyrtarëve policorë dhe njëherit fton ata që të dorëzohen para organeve të rendit.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Në Mitrovicë Veri sulmohen me armë zjarri njësitet policore, ku si pasojë e gjuajtjeve është vrarë një zyrtarë policorë

Prishtinë, më 24 shtator 2023
Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore, sipas detyrës zyrtare ka të angazhuara njësi patrulluese në nivel vendi, me qëllim të kryerjes së detyrave policore në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.

Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë.

Njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Të gjitha njësitë policore relevante sipas profileve janë aktivizuar në teren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura.

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente dhe organet e drejtësisë, po ndërmerr veprimet e saja me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve ndaj zyrtarëve policor.

Situata në Veri të Kosovës Read More »

Del autopsia. 47-vjeçari humbi jetën nga goditjet me kaçavidë

Të tjera detaje kanë dalë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Itali, ku mbeti viktimë një 47-vjeçar shqiptar.

Sipas Rai News.it, ishin goditjet me kaçavidë ato që vranë shqiptarin Ilir Dervishi dhe jo aksidenti me makinën në të cilën udhëtonte 47-vjeçari shqiptar së bashku me bashkëkombasin, Miri Gurrën, i akuzuar tashmë për vrasje.

Autopsia konfirmoi se Ilir Dervishi kishte marrë plagë të thella në trup, dhjetëra goditje dhe ato në kokë i kishin thyer kafkën.

Hipoteza se vdekja ishte për shkak të përplasjes në rrugët e Bolonjës, është rrëzuar.

Gurra nuk ka pranuar të flasë para hetuesve se cila ishte arsyeja që çoi në krimin e rëndë.

Hetuesit ende po punojnë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Del autopsia. 47-vjeçari humbi jetën nga goditjet me kaçavidë Read More »

33-vjeçarit iu gjetën 522 mijë euro në autobus/ Kush është efektivi që u arrestua dhe personi që lejoi të kalojë në kufi!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vendosi në pranga Gledis Lushin, oficer policie me detyrë ndihmës kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit, pasi lejoi të kalonte kufirin një person të shpallur në kërkim.

Mësohet se ky person është shtetasi Elidon Çela, i cili rreth 1 vit më parë u kap me 522 mijë euro të padeklaruara në autobusin në emër të kompanisë së tij “Buon Aventura” që vinte nga Bari i Italisë në Portin e Durrësit
Ai u la nga togat e zeza me masë më të butë sigurie pas arrestimit. Por në 14 shtator Gjykata e Lartë riktheu atë në arrest në burg dhe u shpall në kërkim.

Tre ditë më vonë, më 17 shtator Elidon Çela u lejua nga polici Gledis Lushi të kalojë në mënyrë të paligjshme nga porti i Durrësit.

Por Elidon Çela ra në prangat e policisë pasi u rikthye në Shqipëri.

“Janë kursime të familjes”

Në deklarimet e tij, pas arrestimit në tetor të vitit 2022, Elidon Çela është shprehur se paratë ishin kursime të familjes dhe se janë të ardhura të krijuara nga biznesi, madje është treguar i gatshëm të vërë në dispozicion edhe faturat.

Ndërsa gjatë dëshmisë në gjykatë, ai u shpreh: “Ka pushtetarë që i vjedhin shtetit 4 milion euro dhe lëvizin të lirë, ndërsa unë në burg me paratë e mia”.

“Ai po i sillte nga Italia se i ka fitim të 27 viteve. Ka biznes atje, ka punë të ndryshme atje, ka punuar në Itali, ka shitur, ka blerë. Shoferi kishte pretendime se ka pushtetarë tha që ia vjedhin shtetit dhe nuk i lë njeri në burg, 4 milionë euro, jo të më lërë mua në burg për 520 mijë euro që i kam të miat”, tha avokati i Çelës për mediat.

Ai u lirua nga qelia në dhjetor 2022 dhe ndaj tij u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Gjyqtarja Anita Mici vendosi lirimin e Elidon Çelës me arsyetimin se lirimi i tij nuk e pengon zhvillimin e hetimit.

33-vjeçarit iu gjetën 522 mijë euro në autobus/ Kush është efektivi që u arrestua dhe personi që lejoi të kalojë në kufi! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com