Lajmi i fundit

Mëngjes tragjik! Vajza 26-vjeçe i merr jetën të moshuarit

Një i moshuar 70-vjeç ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Lushnje. Viktima Enver Deliu ishte duke udhëtuar me biçikletë kur u përplas me makinë nga një vajzë 26-vjeçe që ishte në timon.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45 në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë në fshatin Golem. Goditja ishte fatale.

I moshuari vdiq në rrugë.

Vajza me inicialet A. Xh. është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Mëngjes tragjik! Vajza 26-vjeçe i merr jetën të moshuarit Read More »

Ish-vjehrri nuk i lejon të takojë të bijën, prej 5 vitesh babai qëndron larg vajzës

Vajza e Elsonit dhe ish-bashkëshortes së tij, Ledianës, qëndron në banesën e gjyshit të saj nga nëna, Mehmetit dhe nuk takohet prej 5 vitesh me të atin. Eni Çobani shpjegon në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se kujdestaria e 6-vjeçares i ka kaluar nënës, Ledianës pas divorcit por Elsoni dhe familja e tij nuk e takojnë

Eni Çobani: Nga momenti që vajza ka hyrë në atë banesë, nuk është takuar më as me Luftarin, as me hallat, por mbi të gjitha me babain, me babain zoti Mehmet!

Eni Çobani shton se ka bërë një bisedë private me Mehmetin dhe e ka pyetur për vendndodhjen e Ledianës, e cila mësohet se nuk jeton në shtëpinë e të atit.

Eni Çobani: Nuk është e mundur më në këtë vend që njëri gjysh të hapë luftë me gjyshin tjetër! Të nxjerrë nipin për të rrahur këtë ish-dhëndrin dhe atë vajzën ta çojë në shkollë dhe të dalë edhe drejtoresha e shkollës bashkë me Mehmetin dhe t’i thotë babait shko merr një vërtetim te përmbarimi të vish të takosh vajzën!

Sipas vendimit të gjykatës, Elsonit i lejohet të takojë vajzën dhe këtë nuk mund ta ndalojë gjyshi.

Eni Çobani: Kujdestaria thotë e mban nëna, por e shikon edhe babai se atë fëmijë Mehmet nuk e keni bërë ju, e ka bërë Elson Frisku me Lediana Friskun, me dashuri se na tha ky djali që janë marrë me dashuri dhe kjo vajza është edhe e Elsonit, edhe e Ledianës.

Ish-vjehrri nuk i lejon të takojë të bijën, prej 5 vitesh babai qëndron larg vajzës Read More »

I riu zhduket pa lënë gjurmë, familjarët apel për ndihmë: Kush e sheh të na njoftojë menjëherë (emri,foto)

Një i ri nga Paskuqani është larguar nga banesa një ditë më parë, pa lënë asnjë zhurmë.
Familjarët kanë bërë denoncimin në polici për zhdukjen e djalit të tyre Servet Bokcia.

Gjithashtu familjarët kanë kërkuar dhe ndihmën e mediave, ndërsa i janë drejtuar dhe redaksisë së AlbEu.com, ku kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të tyre.
Në emër të familjarëve çdo qytetar që e ka parë djalin në foto dhe ka informacion se ku mund të ndodhet ëhstë i lutur të njoftojë menjëherë në polici ose në numrin e celularit +355695826284.

I riu zhduket pa lënë gjurmë, familjarët apel për ndihmë: Kush e sheh të na njoftojë menjëherë (emri,foto) Read More »

Keqtrajtoi dhe vari një shqiponjë të gjallë në një gardh, nisin hetimet për autorin

Policia ka reaguar për shqiponjën e cila u gjend sot e plagosur dhe e lidhur në fshatin Buhal të Përmetit.
Sipas policisë, vijon puna për identifikimin e shtetasit që ka plagosur dhe ka lidhur shpendin, në një portë, me qëllim balsamosjen të gjallë.

Mësohet se shqiponja aktualisht po merr ndihmë të specializuar mjekësore nga veterineri, i cili ka asistuar shërbimet e policisë, gjatë veprimeve për lirimin e shpendit, nga porta ku ishte lidhur.
“Rasti, me një impakt të lartë publik në rrjetet sociale, u vlerësua me seriozitet dhe menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin e këtij krimi që parashikohet dhe ndëshkohet nga neni 207/c i Kodit Penal,” thuhet në njoftimin e policisë.

Keqtrajtoi dhe vari një shqiponjë të gjallë në një gardh, nisin hetimet për autorin Read More »

Reagon QSUT për vdekjen e foshnjës në Tiranë: Familjarët u informuan për komplikacionet, fëmijës iu dha…

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka reaguar zyrtarisht ditën e sotme lidhur me rastin e foshnjës që ndërroi jetë tragjikisht ditën e djeshme.

Në reagimin e spitalit thuhet se edhe gjatë ndërhyrjes së kryer ndaj fëmijës, edhe pas operacionit, përkujdesja e mjekëve ka qenë maksimale dhe i është dhënë shërbimi i nevojshëm, duke u ndjekur me shumë kujdes nga ekipi reanimator i QSUT-së.

Sipas tyre familjarët janë informuar edhe përpara ndërhyrjes për komplikacionet e mundshme post operatore, për gjendjen e patologjisë së lindur dhe atë të fëmijës përpara ndërhyrjes dhe se mjekët kanë marrë aprovimin e tyre për kryerjen e ndërhyrjes.

Reagimi i plotë:

SQARIM I EKIPIT TË SHËRBIMIT TË KARDIOKIRURGJISË

Nisur nga disa publikime në disa media online për rastin e fëmijës B.D që fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e komplikacioneve që shoqërojnë anomali të rënda të sëmundjeve të zemrës tek një i porsalindur, shërbimi i Kardiokirurgjisë së QSUT, sqaron se:
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” çdo ditë mban mbi supe misionin jetëshpëtues për dhjetëra mijëra qytetarë që vijnë nga gjithë Shqipëria, por edhe nga trevat përreth. Ndër vite janë trajtuar me shumë sukses mbi 1300 raste të pacientëve të vegjël.
Edhe gjatë ndërhyrjes së kryer ndaj fëmijës B.D, edhe pas operacionit, përkujdesja e mjekëve ka qenë maksimale dhe i është dhënë shërbimi i nevojshëm, duke u ndjekur me shumë kujdes nga ekipi reanimator i QSUT-së.
Familjarët janë informuar edhe përpara ndërhyrjes për komplikacionet e mundshme post operatore, për gjendjen e patologjisë së lindur dhe atë të fëmijës përpara ndërhyrjes. Mjekët kanë marrë aprovimin e tyre për kryerjen e ndërhyrjes.
Ndjejmë të nevojshme të theksojmë se asnjë pjesëtar i stafit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk është kontaktuar për të dhënë shpjegime për rastin në fjalë, në mënyrë që rasti të pasqyrohej i balancuar në opinionin publik.
Ndaj, duke marrë parasysh pasaktësitë në publikimet mediatike, theksojmë se puna e këtij shërbimi kombëtar jetëshpëtues, minimumi duhet të trajtohet i verifikuar dhe duke marrë parasysh të gjitha detajet e rastit në fjalë.
QSUT është dhe do të mbetet adresa e përditshme e problematikave të tyre shëndetësore dhe nuk i meriton në asnjë rast komentet keq informuese nga askush.

Reagon QSUT për vdekjen e foshnjës në Tiranë: Familjarët u informuan për komplikacionet, fëmijës iu dha… Read More »

Vlorë/ 23-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përplas 6 makina të parkuara

Një 23-vjeçare ka mbetur e plagosur pas një aksidenti që ndodhi në mesditë në qytetin e Vlorës.

Rreth orës 12:55, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, shtetasja H. M., 23 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me 6 automjete të parkuara, ku janë shkaktuar dëme materiale.

Shtetasja H. M, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Vlorë/ 23-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përplas 6 makina të parkuara Read More »

I riu godet me thikë shokun dhe largohet nga vendngjarja

Një konflikt midis dy të rinjve ka ndodhur rreth një orë më parë në lagjen nr. 13 që përkon me zonën e plazhit të qytetit të Durrësit.

Mësohet se njëri prej tyre është plagosur dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Sipas burimeve, ngjarja ka nisur pas një debati banal i cili ka agravuar në përplasje fizike dhe njëri prej personave ka rrëmbyer një mjet prerës thikë dhe ka qëlluar personin tjetër në krah.

Sakaq, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas konfliktit, i lënduari ka marrë ndihmën mjekësore.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po krehin zonën dhe po marrin të dhënat për autorin.

Ndërkohë që të dhënat nga grupet hetimore bëjnë me dije se forcat ‘Shqiponja’ janë vendosur në ndjekje të autorit. Deri më tani nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës nuk ka asnjë të informacion në lidhje me ngjarjen./abcnews.al

I riu godet me thikë shokun dhe largohet nga vendngjarja Read More »

Makth për grekët/ Arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Athinë, vodhi dhjetëra shtëpi (emri)

Një shqiptar i kthyer në tmerrin e banorëve të Athinës është arrestuar në Greqi, teksa akuzohet për një sërë vjedhjesh.

Mateo Sinanllari është arrestuar pas kryerjes së një sërë vjedhjesh në zonat e pasura të kryeqytetit grek, të cilat mediat vendase i kanë konsideruar “spektakolare”.

Ai hynte në shtëpitë që do grabiste pa lënë gjurmë dhe arrinte të merrte shumë të mëdha parash dhe sende me vlerë.

“Policia greke ka publikuar të dhënat dhe foton e Mateo Sinanllarit, me qëllim njohjen e tij prej viktimave të cilët kanë rënë pre e akteve të tij”, sqaron prokuroria e Athinës.

29 vjeçari mbahet në burgun e Korridhalosë në pritje të gjykimit të tij.

Makth për grekët/ Arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Athinë, vodhi dhjetëra shtëpi (emri) Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com