Lajmi i fundit

Mahnitëse, plis mbi çdo ulëse në “Air Albania” dhe sundim i ngjyrave kuq e zi, si duket stadiumi një ditë para ndeshjes

Air Albania” mirëpret nesër në orën 20.45 ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, për kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë i kanë vendosur vetes objektivin e kualifikimit në një kompeticion kaq madhor për herë të dytë në histori dhe deri më tani kryesojmë grupin.

Atmosfera ndihet në ajër që një ditë para takimit. Mbi çdo ulëse të “Air Albania” është vendosur nga një plis, me imazhet spektakolare që të lënë pa mend nga impianti gjigand. Gjithashtu, duket se kudo spikat ngjyra kuq e zi.

Dekori perfekt i shton edhe më shumë hijeshinë stadiumit, para një takimi kaq jetik për kombëtaren tonë. Tashmë djemve tanë nuk u mbetet gjë tjetër veçse të bëjnë detyrën në fushë, për ta kthyer mbrëmjen e së enjtes në festë.

Mahnitëse, plis mbi çdo ulëse në “Air Albania” dhe sundim i ngjyrave kuq e zi, si duket stadiumi një ditë para ndeshjes Read More »

Sherr për tokën, babë e bir shkojnë të vrasin dy vëllezërit

Konflikti mes dy familjeve mund të përfundonte me një bilanc tragjik, por fatmirësisht u ndal në kohë.

Policia njofton se 4 persona nga Vau i Dejës ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin në fshatin Barbullush dhe policia arrestoi një prej tyre dhe shpalli në kërkim një tjetër, të cilët me armë zjarri kërcënuan dy vëllezër.

I arrestuari është Kujtim Gegaj dhe në kërkim është djali i tij, pasi të dy kanosën vëllezërit Gj. M., 37 vjeç, dhe Gj. M., 35 vjeç.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Sherr për tokën, babë e bir shkojnë të vrasin dy vëllezërit Read More »

Vajza nga Italia humb kontaktet me familjen në Shqipëri! Nëna e saj kërkon ndihmë: Kushdo që ka informacion të më kontaktojë

Një e re italiane ka humbur kontaktet me familjen e saj nga Tirana. Përmes rrjeteve sociale, e ëma Arianna Lombardo Moderini Meriggi, njofton se Olga ishte me pushime në Tiranë dhe po qëndronte në zonën e Astirit.

Sipas Ariannës, Olga duhej të ishte kthyer në vendin fqinj të dielën në mbrëmje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi për asnjë moment nuk është paraqitur në Rinas për t’u nisur për në Itali.

Rasti i zhdukjes së saj është denoncuar në Policinë e Shtetit, por nëna e Olgës kërkon ndihmën e të gjithëve për ta lokalizuar, pasi çdo lloj ndihme të atyre që e kanë parë apo kanë komunikuar me të do të shërbente.

Të gjithë që dinë një informacion për vendndodhjen e Olgës, me flokë bionde dhe me sy të kaltër mund të kontaktojnë direkt policinë, ose të drejtohen pranë ambasadës italiane në Tiranë.

Vajza nga Italia humb kontaktet me familjen në Shqipëri! Nëna e saj kërkon ndihmë: Kushdo që ka informacion të më kontaktojë Read More »

80 vjeçari arrestohet nga policia në banesë

Goditje të njëpasnjëshme nga Policia, kundër veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Si rezultat i një hetimi të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë, konstatohet dhe goditet një tjetër rast në këtë fushë. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë luftarak. Për poseduesin e tyre, për shkak të moshës, prokurori kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të Policisë, kundër veprimtarisë kriminale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, si dhe pas një hetimi të ndjekur proaktivisht, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, për goditjen e një tjetër rasti në këtë fushë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë kryer kontrolle në banesën e shtetasit Q. Sh., në fshatin Koshorisht.

Gjatë kontrolleve në këtë banesë, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për pronarin e kësaj banese, shtetasin Q. Sh., 80 vjeç, prokurori i rastit, për shkak të moshës, kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

80 vjeçari arrestohet nga policia në banesë Read More »

Si  u kapën trafikantët duke shkëmbyer drogën në Lagunën e Patokut,detaje

Është vënë në pranga ditën e sotme shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Meta, i dyshuar si mbështetës i grupit të trafikantëve që u kapën në muajin gusht duke shkëmbyer drogë në Lagunën e Karaburunit.

Në sajë të këtij operacioni janë shpallur në kërkim edhe disa persona, mes të cilëve ai që njihet si ‘baroni’ i drogës në Fushë Kuqe, Gëzim Çela.

Por si ra në rrjetën e policisë ky grup i strukturuar kriminal?

Operacioni anti-drogë u zhvillua nga policia shqiptare në bashkëpunim me Gurdia di Finanza në muajin gusht. Në një konferencë për mediat zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga tha se operacioni nisi pasi strukturat monitoruese në terren, vunë re lëvizjen me shpejtësi të një gomonie, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Gomonia është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas trafikantët që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries. Trafikantët e drogës që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.

Operacioni zhvillohej paralelisht edhe në tokë në zonën e Kurbinit

Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me SPAK-un, u bë arrestimi për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.

Nga ky operacion u sekuestruan:

2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;

200 fishekë pistolete model 54;

një automjet tip “Audi”;

4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;

45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;

Sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur;

1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in;

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det” u arrestuan: Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë; Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë; Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç; Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë; Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë; Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Nerim Çela, është nipi i Gëzim Çela

Si  u kapën trafikantët duke shkëmbyer drogën në Lagunën e Patokut,detaje Read More »

Plagos shqiponjën dhe e lidh në gardhin e tokës, nis hetimi për autorin

Një shqiponjë, e cila ishte vendosur në portën e një copë toke në fshatin Buhal…u clirua nga policia në Përmet.
Shqiponja, ishte e plagosur dhe ishte varur në portë me qëllim balsamosjen të gjallë. Ka qenë një qytetare e cila ka pikasur e para këtë pamje të rëndë, që më pas ka njoftuar policinë.

Shqiponja po merr ndihmë të specializuar mjekësore nga veterineri, e ndërsa uniformat blu kanë nisur punën për identifikimin e autorit.
Njoftimi:

“Përmet, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe një veteriner, i shkojnë në ndihmë një shpendi (shqiponjë) që ishte keqtrajtuar në fshatin Buhal, rast për të cilin Policia u njoftua nga shtetasja S. L.

Vijon puna për identifikimin e shtetasit që ka plagosur dhe ka lidhur shpendin, në një portë, me qëllim balsamosjen të gjallë.

Plagos shqiponjën dhe e lidh në gardhin e tokës, nis hetimi për autorin Read More »

Traktori zë poshtë fermerin, humb jetën në vend

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e diel në Rahovec në Gjakovë ku ka humbur jetën në burrë.

Mësohet se viktima ka humbur jetën pas rrokullisjes me traktor.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në një arë. Punëtori nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve duke dhënë frymën e fundit.

“Është raportuar se viktima kosovar është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Traktori zë poshtë fermerin, humb jetën në vend Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com