Lajmi i fundit

Mediat serbe: Erdogan me shqiptarët do ta marrin Shkupin e Kumanovën!

[sgmb id=”1″]

Mediat në Serbi i kanë shqetësuar shumë deklaratat e zyrtarëve nga Kosova e Shqipëria për bashkimin e dy shteteve shqiptare.

Gazeta serbe “Informer” ka paralajmëruar se në numrin e nesërm do të ketë kryetitull “Erdogan po përgatit Thaçin e Ramën për luftë për të bërë Shqipërinë e Madhe”, transmeton Indeksonline.

Sipas të përditshmes serbe, agjentët turq në Kosovë e Shqipëri bashkë me shqiptarët po përgatisin një luftë në Ballkan, duke blerë armë dhe anti-tanka.

Po ashtu thuhet se do të ketë ndërhyrje në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe dhe do të merret Kumanova e Shkupi.

Mediat serbe: Erdogan me shqiptarët do ta marrin Shkupin e Kumanovën! Read More »

Kriza në Maqedoni, Athina ofron ndërmjetësim!

[sgmb id=”1″]

Ngjarjet e një nate më parë në Parlamentin e Maqedonisë kanë shqetësuar së tepërmi Athinën zyrtare.

Athina ka harruar çështjen e emrit dhe veç thirrjes për vetpërmbajtje, ofrohet si ndërmjetëse mes palëve për të ulur tensionin, por edhe për ruajtjen e integritetit teritorial të fqinjit të saj verior. Nëpërmjet një komunikate të bërë gjatë orëve të natës, autoritetet greke shprehin shqetësimin e tyre lidhur me aktet e dhunës në Parlamentit e Shkupit, por edhe më gjerë në vend.

“Me keqardhje po vëmë re se Maqedonia po rrëshket në një krizë të thellë dhe tepër të rëndë politike. Në këto momente të vështira për vendin, u bëjmë thirrje të gjitha forcave të përfshira në krizë që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, shkruhet në komunikatë.

Athina, ndërsa thekson se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera, është e gatshme në çdo moment që do t’i kërkohet, të ndërmjetësojë dhe ndihmojë në zgjidhjen e situatës politike në vend.

Kriza në Maqedoni, Athina ofron ndërmjetësim! Read More »

Lajm i rendesishem:AMBASADA JEP NJË MESAZH TË RËNDËSISHËM!

[sgmb id=”1″]

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë paralajmëron të gjithë qytetarët që kërkojnë të aplikojnë për një vizë amerikane të mos bien pre e mashtrimeve.

Ambasada paralajmëron se jo vetëm do humbasin para por edhe të drejtën për të udhëtuar më në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Përshëndetje të gjithëve! Kam një mesazh të rëndësishëm për të ndarë me ju: Përpjekjet për të përdorur mashtrimin për të marrë një vizë jo vetëm që do t’ju kushtojnë juve shumë para, por kjo gjithashtu mund të thotë që ju do të jeni përgjithmonë të papranueshëm për të udhëtuar për në SH.B.A.

Mos harxhoni kohën tuaj me mashtrime – dhe zgjidhni me kujdes personin që ju këshillon apo që ju plotëson aplikimin tuaj për vizë. Ka plot individë apo zyra që ofrojnë shërbime legjitime, por gjithmonë bëni kujdes nga mashtrimet. Mirëpres pyetjet tuaja sot dhe gjatë javës”, lexohet në një satus në Facebook të Ambasadës amerikane, ku postohen edhe fotografitë e mëposhtme:

Lajm i rendesishem:AMBASADA JEP NJË MESAZH TË RËNDËSISHËM! Read More »

Vlore,Taulant Korkaj: ‘TË DËNUARIT ME SHËRBIM PROVE SHËRBIM NË KOMUNITET!

[sgmb id=”1″]

Në Vlorë, ka nisur projekti pilot i angazhimit të dënuarve me shërbim prove, me punë komunitare. Zbatimi ka filluar me 10 të dënuarit e parë për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt. Në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ata  do të menaxhojnë trafikun në akset pranë shkollave.

Të gjithë të dënuarit me dënime alternative dhe që janë pjesë e skemës së Shërbimit të Provës, tashmë nga një marrëveshje bashkëpunimi mes kësaj zyre, me Formimin Profesional dhe Shërbimin e Punësimit, do të jenë të detyruar të bëhen pjesë e skemës së formimit profesional.

Shefi i zyrës së shërbimit të provës Taulant Korkaj ka theksuar edhe njëherë kategoritë e të dënuarve që do të përfitojnë nga ky bashkëpunim.

Të dënuarit për veprën penale të drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt tashmë janë përkrah Policisë së Vlorës.

Institucioni i Shërbimit të Proves ne bashkepunim me drejtorinë rajonale të policise kanë mundësuar integrimin në punë komunitare për menaxhimin e trafikut të kësaj kategorie të dënuarish.

Drejtori i institucionit, Taulant Korkaj, tha se kryesisht janë pozicionuar prane institucioneve arsimore ku udhëzojnë automjetet, por dhe nxenesit per qarkullimin.

Aktualisht kjo mënyrë e shlyerjes së dënimit po konkretizohet fillimisht tek 10 të dënuar per drejtim automjeti në mënyrë të parregullt, nderkohe qe rastet pritet të jenë në rritje.

Vlore,Taulant Korkaj: ‘TË DËNUARIT ME SHËRBIM PROVE SHËRBIM NË KOMUNITET! Read More »

ISHULLI I SAZANIT, DESTINACION PËR T’U ZBULUAR NË VLORË!

[sgmb id=”1″]

Eksplorimi turistik i ishullit të Sazanit në Vlorë, tashmë do të ofrohet edhe me guida të certifikuara për këdo që dëshiron të bëhet pjesë e një turi njëditor.

Me rastin e hapjes së ishullit të Sazanit, nga muaji maj, ju mund të bëheni pjesë e një udhëtimi që deri tani ka qenë një “enigmë e pazbuluar”.

Udhëtimi organizohet me anije turistike që ofrojnë lundrimin në ishull si dhe udhërrëfyes lokal të çertifikuar, për të njohur në detaje ishullin e Sazanit.

Nisja bëhet nga Porti i Vlorës dhe programi turistik parashikon vizitën në ishullin e Sazanit (ish godinat e vjetra të bazës ushtarake) dhe Gjirin e Shën Kollit./m.m/

ISHULLI I SAZANIT, DESTINACION PËR T’U ZBULUAR NË VLORË! Read More »

Reagon vetvendosja per ngjarjet ne Maqedoni:Ja reagimi i plot.

[sgmb id=”1″]

Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar pas ngjarjeve të tmerrshme në Maqëdoni, ku mbetën të lënduar disa deputetë dhe qytetarë.

Reagimi i plotë:

MBI NGJARJET NË MAQEDONI

Me shqetësim të madh po shohim në media ngjarjet që po zhvillohen në Maqedoni.

Falanga proto-fashiste kanë rrethuar e kanë sulmuar parlamentin me thirrje për dhunë ndaj shqiptarëve por edhe ndaj socialdemokratëve maqedonas. Këto protesta siç duket nuk janë hasur në asnjë pengesë policore, siç do të ishte normale në situata të tilla. Pra dhuna është ushtruar me konsensusin e heshtur të policisë.

Deputetët janë marrë peng nga protestuesit, disa prej tyre janë dhunuar, e ndër të cilët mediat raportojnë se është dhunuar rëndë lideri i LR-PDSH, Ziadin Sela. Po ashtu janë dhunuar dhe gazetarët e qytetarë të ndryshëm.

Lëvizja VETËVENDOSJE shpreson që z. Sela tashmë të jetë jashtë rrezikut, dhe që gjendja e përgjithshme në Maqedoni të mos shkojë drejt një grushti të shtetit apo drejt një konflikti të dhunshëm qytetar apo etnik. Dhuna ndaj shqiptarëve në Maqedoni është dhunë ndaj cilitdo shqiptari edhe në Shqipëri a Kosovë, ndaj ajo duhet ndalur.

Kjo që po ndodh sot në Maqedoni është rezultat i drejtpërdrejtë i faktit se për hatër të stabilitetit pa drejtësi Gruevski është lejuar vazhdimisht të përdorë retorikë shoviniste e në të njëjtën kohë të vendosë besnikët e vet në pozita të larta e të ulëta në polici, ushtri e administratë publike, duke kapur shtetin. Stabiliteti pa drejtësi kudo e gjithmonë prodhon tirani dhe dhunë. Ndaj në Maqedoni e në vende të tjera të Ballkanit, duhet vendosur në prioritetin e vlerave shtet-formuese drejtësia, e cila është i vetmi themel për demokracinë e për stabilitetin. Drejtësi nuk mund të sjellin shovenët, racistët, hajnat e kriminelët.

Ndërkohë që mbetemi duke përcjellë ngjarjet që ndryshojnë nga çasti në çast, ne i bëjmë thirrje qeverisë së Shqipërisë e të Kosovës që të ndërmarrin hapa të menjëhershme për të ruajtur shqiptarët e Maqedonisë. I bëjmë thirrje edhe faktorëve ndërkombëtarë të mos lejojnë instalimin e një diktature pro-ruse në Maqedoni.

Reagon vetvendosja per ngjarjet ne Maqedoni:Ja reagimi i plot. Read More »

Dridhet Parlamenti i Maqedonisë, Zeka i BESËS këndon himnin shqiptar në foltore!

[sgmb id=”1″]

Nëse e lëshoni ju himnin tuaj maqedon edhe unë do ta këndoj himnin tim shqip, tha deputeti i Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi, në foltoren e Parlamentit, shkruan Gazeta Lajm.

Ai filloi të këndojë “rreth flamurit të përbashkuar….” Gjë që shkaktoi reagime të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Dridhet Parlamenti i Maqedonisë, Zeka i BESËS këndon himnin shqiptar në foltore! Read More »

Lajm jo i mire per tifozat shqiptare:FIFA gjobit FSHF për fishekzjarret e tifozëve në ndeshjen me Italinë, ja shuma marramendëse!

[sgmb id=”1″]

FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit 78.000 £ për hedhjen e fishekzjarrëve në fushë muajin e kaluar në ndeshjen për kualifikueset e botërorit kundër Italisë në stadiumin e Palermos.

Italianët e fituan lojën 2-0 por u ndalua për 8 minuta pasi tifozët shqiptarë hodhën fishekzjarre dhe flakadanë në fushë.

Tifozët italianë kryen të njëjtin veprim dhe u gjobitën me 12.000 £.

Shqipëria është gjobitur nga FIFA për incidentet të ngjashme tifozeri në 5 ndeshjet për kualifikimin në kupën botërore të futbollit.

Organi qeverisës i futbollit botëror gjobiti gjithashtu 7 kombëtare të tjera për probleme të ngjashme gjatë raundit të fundit të kualifikuesve të Kupës së Botës.

Irani u gjobit me vlerën e dytë më të madhe prej 39.000 £ për piroteknikë dhe mbingarkesë të fushës gjatë ndeshjes kundër Kinës, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Polonia morën gjoba më të vogla.

Brazili, Argjentina dhe Meksika u gjobitën me respektivisht 27.000, 16.000 dhe 8.000 £ për një sërë veprash, duke përfshirë këtu edhe këngët homofobike.

Lajm jo i mire per tifozat shqiptare:FIFA gjobit FSHF për fishekzjarret e tifozëve në ndeshjen me Italinë, ja shuma marramendëse! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com