Lajmi i fundit

FNSH DHE RENA HYJNË HESHTURAZI NË SHIJAK, MARRIN ‘TË FORTËT’ NË PYETJE ME AUTOBLINDA!

[sgmb id=”1″]

RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me autoblinda, janë parë sot në qytetin e Shijakut duke kryer një operacion në heshtje.  Ata kanë shoqëruar ‘paqesisht” për në Policinë e Durrës, të ashtuquajturit ‘të fortë” të këtij qyteti për t’i marrë në pyetje me qëllim zbardhjen e vrasjes së Ervin Dalipajt, ish-Shefit të Krimit Ekonomik dhe të Juxhin Dautit, të ekzekutuar në rrugën Tiranë – Vlorë.

Personat e shoqëruar me precedentë penalë, pjesa më e madhe, nuk kanë bërë rezistencë por kanë dhënë informacion lidhur me njohjen apo marrëdhënien që kanë pasur me viktimat.

Nuk dihet ende nëse ata kanë dhënë ndonjë informacion të vlefshëm për hetimin

FNSH DHE RENA HYJNË HESHTURAZI NË SHIJAK, MARRIN ‘TË FORTËT’ NË PYETJE ME AUTOBLINDA! Read More »

REAGIM QYTETAR; ANIJA NË PORTIN E VLORËS NGARKOHET ME NAFTË BRUTO NGA AUTOBOTET!

[sgmb id=”1″]

Anija ne portin e Vlores qe ngarkohet me nafte bruto nga autobotet shperndan ere shume te keqe, saqe nuk mund te rrish ne lokalet ne afersi te portit.

Ndotja e mjedisit nga era shume e keqe e naftes ka larguar klientet nga lokalet e zones ,madie era kundermuse vjen deri te rrethrrotullimin e Skeles,kjo ndodh si pasoj e mos zbatimit te rregullave te shkarkimit te naftes bruto nga autobotet ne anije.

Nuk dihet perse anija nuk furnizohet me nafte bruto ne molin e triportit, apo te petrolifetes ku dhe duhet ngarkuar dhe shkarkuar anijet me karburante te perpunuar ,dhe jo vetem kjo ,po autoboti ka ndaluar ne zonen e Skeles ,dhe me rrezik per qytetaret para 3 ditesh ,nuk e dime eshte ky autobot apo tjeter qe furnizon anijen.Ne disponojme foto qe na i kane hedhur qytetaret ,se u eshte dukur e cuditshme,edhe pse policia shkoi ne vend .

REAGIM QYTETAR; ANIJA NË PORTIN E VLORËS NGARKOHET ME NAFTË BRUTO NGA AUTOBOTET! Read More »

NJË ZJARR KA RËNË PAK CASTE MË PARË NË ZONËN E KËNETËS NË ORIKUM!

[sgmb id=”1″]

Nje zjarr ka rene pak caste me pare ne zonen e kenetes ne Orikum, por per fat te mire pa rrezikuar banoret.

Sipas informacioneve te fundit, dyshohet qe zjarri te kete rene per shkak te temperaturave te larta.

Per shuarjen e flakeve, nga te cilat jane krijuar shtellunga te medha tymi, ne vendngjarje kane mberritur zjarrfikesit.

zjarri i rënë mesditën e sotme në Orikum të Vlorës ka sjellë panik dhe frikë te banorët e zonës.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur për të neutralizuar flakët. Policia ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e zjarrit.

NJË ZJARR KA RËNË PAK CASTE MË PARË NË ZONËN E KËNETËS NË ORIKUM! Read More »

ME VENDIMIN E KËSHILLIT BASHKIAK, HAPËSIRA E PYLLIT TË SODËS KALON NË DISPOZICION TË ALUIZNI-T!

[sgmb id=”1″]

Me vendimin e Keshillit Bashkiak per të hequr nga inventari i pasurise të Bashkise zonën e Pyllit të Sodës, ne i hapëm rrugë procesit të legalizimit të objekteve informale në këtë pjesë të qytetit. Prej ditës së sotme, nis të hyjë në rrugën e zgjidhjes ky shqetësim më shumë se 20 vjeçar, që ishte edhe një nga premtimet e mia ne takimin qe kam pasur gjate fushates elektorale me banorët e kësaj zone. Me vendimin e Këshillit Bashkiak, hapësira e Pyllit të Sodës kalon në dispozicion të ALUIZNI-t, çka do të thotë se shumë shpejt, përmes proçesit të legalizimit, banorët do të bëhen pronarë të banesave të tyre.

ME VENDIMIN E KËSHILLIT BASHKIAK, HAPËSIRA E PYLLIT TË SODËS KALON NË DISPOZICION TË ALUIZNI-T! Read More »

ARRESTOHET VAJZA NGA ELBASANI, SHANTAZH TË DASHURIT TË MARTUAR ME VIDEO INTIME. JA CILA ËSHTË!

[sgmb id=”1″]

Policia e Tiranës njoftoi se dje arrestoi 28 – vjeçaren Xhensila Bylyku nga Elbasani, sepse Gjykata e Krimeve të Rënda e kishte dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Xhensila Bylyku është dënuar në mungesë për gjobëvenie pas vendimit që i dha dy vjet heqje burgim. Vajza nga Elbasani u shpall fajtore pasi kërcënonte një biznesmen që e kishte njohur në Facebook se bisedat intime me të do t’ia dërgonte bashkëshortes së tij, shkruan Tch.

“Fillimisht ajo më kërkonte t’i mbushja telefonin, pastaj më thoshte se t’i kam rregjistruar bisedat e do t’ja nis bashkëshortes.Kjo situatë vazhdoi deri në fund të dhjetorit kur ajo më tha se shpëtoja prej saj duhet t’i dërgoja 1 mijë euro. Nuk pranova. Por ajo më tha se do t’i shkruante gruas time në facebook.I dërgova 700 euro. Pas disa muajsh ajo u kthye sërisht dhe më tha  që të zhdukem nga jeta jote dua 2 mijë euro”,-shprehet kallzuesi në materialet hetimore.

Xhensila është një ndër 10 rastet e gjykuara gjatë 2015-s në të cilat rezulton se të akuzuarit kanë përdorur foto dhe materiale intime të ish-partnerëve të tyre për t’ju vënë gjoba. Rasti më tipik është ai i një studenteje në vitin e dytë, e cila pas një marrëdhënieje 1-vjeçare gjobiti ish-të dashurin.

ARRESTOHET VAJZA NGA ELBASANI, SHANTAZH TË DASHURIT TË MARTUAR ME VIDEO INTIME. JA CILA ËSHTË! Read More »

ZBULOHET SESI U EKZEKUTUA SHQIPTARI NË MES TË ROMËS, DYSHOHET PËR PAZARE TË DROGËS!

[sgmb id=”1″]

Media italiane ka zbardhur mënyrën sesi 43 vjeçari Gasper Reci është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Italisë.

Dëshmitarët kanë treguar se në momentin e vrasjes kanë parë një makinë “Smart” e cila i është afruar 43 vjeçarit.

Po sipas dëshmive, Reci është thirrur nga personat brenda në makiën dhe në momentin që shqiptari ka kthyer kokën, e kanë qëlluar për vdekje.

Po sipas medias italiane, Gasper Reçi ka qenë një person me precedentë penalë, pasi është dënuar për trafik droge.

Ekzekutimi i tij ndodhi në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergana, pak metra larg banesës së 43 vjeçarit nga Shqipëria.  Gasper Reçi është qëlluar me 4 plumba dhe pavarësisht ardhjes së ambulancës në vendngjarje, ai nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve.

Në shtëpinë e tij ka qenë e bija e cila me të dëgjuar të shtënat ka lajmëruar policinë.

Deri më tani hetimet e policisë së Romës janë shtrirë në disa pista, por kryesore mbetet ajo e pazareve të drogës

ZBULOHET SESI U EKZEKUTUA SHQIPTARI NË MES TË ROMËS, DYSHOHET PËR PAZARE TË DROGËS! Read More »

FUNDJAVË E FRESKËT, JAVËN E ARDHSHME VJEN VERA!

[sgmb id=”1″]

Kjo situatë meteorologjike do të shoqërohet dhe me rënie të ndjeshme të temperaturave, kryesisht ditën e diel ku në zonat malore nuk do t’i kalojne 16 gradë, ndërsa në zonat e uleta dhe bregdet do të arrijnë deri në 23 grade celcius. Ndërsa fillimi i javës deri ditën e enjte parashikohet mot i qëndrueshëm me diell ku temperaturat e mesdites do të arrijnë deri në 25 gradë celcius, pra do të jenë në mesataren e muajit Maj.

FUNDJAVË E FRESKËT, JAVËN E ARDHSHME VJEN VERA! Read More »

RAMA: PËR SHQIPËRINË QË DUAM ME VOTUESIT E PARË TË KORÇËS!

[sgmb id=”1″]

Në Parkun Rinia të Korçës në një takim fantastik me të rejat e të rinjtë e qarkut dhe votuesit e herës së parë, që me votën e tyre do të kenë një rol vendimtar më 18 qershor për Shqipërinë që duam, me shtet, me punë, me mirëqenie.

18 qershori nuk u përket partive. Zgjedhjet janë të popullit, nuk janë të partive. Zgjedhjet janë dita kur partitë janë të gjitha në heshtje përpara gjykimit të popullit dhe është populli ai që vendos. Më 18 qershor çdo votues ka një detyrë dhe një mundësi historike, që me votën e tij të vendosë për Shqipërinë e ëndrrave dhe aspiratave të tij.

Në 3 vjet e gjysëm kemi bërë shumë por kemi ende edhe më shumë për të bërë. Shqipëria që kemi është më mirë sot se tre vjet e gjysëm më parë, por është ende larg së qeni Shqipëria që duam. Prandaj nuk mund të kthehemi pas, sepse duhet të vazhdojmë të bëjmë shtet në çdo sektor; të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin pasion që luftojmë për drejtësinë, edhe për të rritur ekonominë më shumë, për të krijuar më shumë punësim, për të krijuar më shumë mundësi për mirëqenie. Shqipëria që duam është një vend ku mirëqenia është një mundësi për të gjithë, jo një status i privilegjuar për ata që kanë njohje, tesera, para e kushërinj me pushtet. Një Shqipëri ku çdo familje krijon mirëqenie dhe ku socialistë e demokratë, të majtë e të djathtë, nuk e shikojnë njëri – tjetrin me urrejtje, por sëbashku ndërtojnë jetën e merituar për vete e për fëmijët e tyre.

Fotografia e Edi Rama

RAMA: PËR SHQIPËRINË QË DUAM ME VOTUESIT E PARË TË KORÇËS! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com