Lajmi i fundit

Meta po votohet për President, Monika Kryemadhi përqafohet me Blushin!

[sgmb id=”1″]

Teksa në sallën e Kuvendit është duke u votuar për zgjedhjen e Ilir Metës, President të Republikës së Shqipërisë, bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi në një foto të siguruar nga opinion.al shihet teska është duke u takuar me kreun e LBRA-s Ben Blushin.

Kujtojme qe Blushi ka deklaruar qe do te votoj kunder Metes per President. /opinion.al

Meta po votohet për President, Monika Kryemadhi përqafohet me Blushin! Read More »

Meta President, reagon për herë të parë ambasada e SHBA!

[sgmb id=”1″]

Urimi i parë nga përfaqësitë e huaja për Ilir Metën si President ka ardhur nga ambasada amerikane në Tiranë.

Kështu, përmes një njoftimi të shkurtër në “Facebook”, Ambasada e SHBA-ve uron Ilir Metën si President.

Ajo pret që Meta të çojë vendin përprara duke zbutur sfidat që ka vendi.

Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara

Ambasada e Shteteve të Bashkuara uron Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar.

Meta President, reagon për herë të parë ambasada e SHBA! Read More »

Ska mbaruar me zgjedhjen e Presidentit, Rama dhe Meta takohen sonte në një darkë sekrete!

[sgmb id=”1″]

Sot, Ilir Meta u zgjodh me 87 vota “pro” dhe vetëm 2 “kundër” Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

Me Metën President duket sikur mori fund edhe kriza PS-LSI por ka mbetur edhe një çështje shumë e rëndësishme për t’i diskutuar mes dy krerëve të aleancës: KOALICIONI POSTZGJEDHOR.

Për këtë, newsbomb.al mëson se Rama e Meta do të takohen sonte në mbrëmje në një darkë që mbahet sekrete. Dy liderët do trokasin gotat për postin e ri të Metës, por darka më shumë se sa festive, do të ketë karakter diskutues, shkruan newsbomb.al.

Rama në këtë darkë do të shoqërohet nga i besuari i tij Taulant Balla dhe Meta nga Petrit Vasili, që me shumë gjasë do të jetë edhe pasuesi i tij tani që kreut të Kuvendit i duhet të heqë dorë nga një sërë postesh që mban aktualisht, përfshirë këtu edhe postin e Kreut të LSI-së, raporton newsbomb.al.

Balla dhe Vasili duket se do jenë edhe “dëshmitarët” e kësaj darke ku do të vendoset fati i koalicionit postzgjedhor. 

Ska mbaruar me zgjedhjen e Presidentit, Rama dhe Meta takohen sonte në një darkë sekrete! Read More »

Deklarata si President, Meta: Kur erdha nga fshati i thellë malor, ëndrra ime maksimale ishte të …

[sgmb id=”1″]

lir Meta u zgjodh Presidenti i Republikës së Shqipërisë sot në Kuvend me 87 vota. Megjithatë ai rrëfeu sot nga foltorja e Kuvendit, se një gjë të tillë nuk e kishte imagjinuar kurrë.

Meta tregoi se kur ishte student pasi kishte ardhur nga fshati i thellë malor Çepan i Skraparit, ëndrra maksimale e tij ishte të bëhej pedagog.

“Çdo politikan është mes pushtetit dhe demokracisë. Unë kam zgjedhur dhe do zgjedh gjithmonë demokracinë në raport me pushtetin, se pushtet ka dhe në vendet demokratike, dhe kjo për arsye të thjeshtë, se unë kam lindur në Çepan të Skraparit, fshat i thellë malor, që mund të jetë ndër më të thellët në Shqipëri. Kur kam qenë student, ëndrra ime maksimale ishte të bëhesha pedagog, dhe profesor Angjeli që jepte mësim e di këtë shumë mirë. Dhe unë kam patur këtë mundësi falë demokracisë, dhe të gjithë atë çka na ka dhënë të gjithëve për të gëzuar liritë e për të ndryshuar vendin tonë,” tha Meta.

Deklarata si President, Meta: Kur erdha nga fshati i thellë malor, ëndrra ime maksimale ishte të … Read More »

Cilët janë dy deputetët që votuan kundër zgjedhjes së Metës President?

[sgmb id=”1″]

Kuvendi i Shqipërisë, i mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme ka votuar kandidaturën e Ilir Metës si President i ri i Republikës.

Gjithsej kanë votuar 89 deputetë, por gjatë leximit të votave 2 nga deputetët kanë votuar kundër.

Votimi i fshehte nuk konfirmon dot se cilat jane dy votat kunder, por gjasat jane qe ato te jene te Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit te cilet deklaruan ne mengjes voten kunder.

Cilët janë dy deputetët që votuan kundër zgjedhjes së Metës President? Read More »

INSTAT “zbulon” profesionet që paguhen më shumë në Shqipëri!

[sgmb id=”1″]

A e dini se cilat janë profesionet që zyrtarisht paguhen më shumë. Po ato që paguhen më pak?

Sipas INSTAT, në vitin 2016, pesë grup-profesionet me pagën mesatare mujore bruto më të lartë janë: Drejtues  administrativë dhe komercialë; Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit; Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara; Specialistë të administrimit dhe biznesit; Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë.

Paga mesatare mujore bruto është më e ulët për grup-profesionet në të cilat niveli i aftësive të kërkuara është i ulët, të tilla si: Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare; Punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë; Ndihmës në përgatitjen e ushqimit; Punonjës të përpunimit të ushqimit, drurit, tekstileve dhe tjera të ngjashme; Punonjës të prodhimit të sendeve të imta; Punonjës të punëve me dorë (artizanët) të shtypshkrimit dhe të tjera të ngjashme.

INSTAT e ka publikuar këtë informacion në Anketën e Forcave të Punës për vitin 2016.

Të dhënat për pagat mesatare të secilës kategori nuk janë publikuar ende.

INSTAT “zbulon” profesionet që paguhen më shumë në Shqipëri! Read More »

IDENTIFIKOHET SHQIPTARI I VRARË NË ITALI NË MESNATË !

[sgmb id=”1″]

Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali në mesnatë. Siç bëjnë të ditur mediat italiane bëhet fjalë për 43-vjeçarin e identifikuar si Gaspër Reçi. Ai ishte duke ecur në këmbë kur nga një makinë, persona të paidentifikuar e kanë qëlluar me 4 plumba duke i sjellë vdekjen e menjëhershme.

Policia italiane thotë se ngjarja mund të ketë lidhje me një konflikt familjar, mes viktimës dhe personave që e kanë qëlluar për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Simeri Crichi”, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së shkuar. Shqiptari ishte duke ecur në rrugë dhe për arsye ende të panjohura, u qëllua me armë zjarri nga një makinë që ju afrua. Pasi u godit, burri gjeti vdekjen në vend.

Forcat e policisë dhe ekipet mjekësore shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk qe e mundur të bëhej asgjë për shqiptarin.

Sipas hetimeve të para, dy burra në bordin e një makine “Smart” i janë afruar 43 vjeçarit dhe njëri prej tyre, dyshohet pasagjeri e ka qëlluar atë për vdekje, për t’u zhdukur më pas. Nuk ka dëshmitarë për ngjarjen.

Policia ka nisur hetimet. Policia ka marrë në pyetje edhe një shokun e tij, i cili ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes sapo ka dëgjuar krismat

IDENTIFIKOHET SHQIPTARI I VRARË NË ITALI NË MESNATË ! Read More »

KANDIDATURA E ILIR METËS ËSHTË PRITUR JO ME PAK SURPRIZA NGA QARQET POLITIKE NË VEND!

[sgmb id=”1″]

Kandidatura e Ilir Metës është pritur jo me pak surpriza nga qarqet politike në vend. Seanca do të jetë në orën 17:00 dhe deri atëherë nuk pritet të ketë një reagim nga ana e LSI-së dhe kreut të saj Meta.

‘’Shuplaka’’ mëson se Meta që prej orës 10:15 ndodhet në zyrën e tij në Kryesinë e Kuvendit dhe prej aty nuk ka shumë lëvizje.

Deri më tani është parë që vetëm ministrja e Integrimit Klajda Gjosha të ketë hyrë dy herë.

LËVIZJET QË ÇUAN METËN DREJT KANDIDIMIT PËR PRESIDENTl:

Zhvillimet politike në vendin tonë morën dje një kthesë mjaft të rëndësishme. Kur u duk se tensioni u përshkallëzua me fjalimin në Kuvend të Gramoz Ruçit me tone të larta ndaj kreut të Kuvendit Meta, pas kësaj gjithçka do të merrte kthesën e madhe.

Në Kuvend në tre raundet e para nuk kishte një emër për të zënë postin dhe nëse digjej dhe raundi i katërt PS-ja kërcënonte se do të zgjidhte një emër edhe pa LSI-në pasi votat sipas Ruçit i kishte. Ai i kërkoi kreut të Kuvendit që në rast se deri sot nuk zgjidhej presidenti i ri vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

‘’Ne i kemi 71 vota edhe pa LSI-në, mos na detyroni ta zgjedhim presidentin vetëm. Unë shpresoj të mos na detyroni dhe as e marrim përsipër të shkelim këtë forcë poltike.

Prandaj z.kryetar ju takon juve si forcë politike, që jeni vendosur si negociator dhe keni kaq kohë, pse mos ta them troç që keni anuar nga ana tjetër. Prandaj ju kërkoj edhe juve të reflektoni, të mos e mbyllni këtë parlament vetëm për ata të çadrës. Do ju kërkoja të mblidhnit Konferencën e Kryetarëve, ose të zgjedhim presidentin bashkë ose të shkojmë në zgjedhje brenda 45 ditësh.”, u shpreh ndër të tjera dje Ruçi.

Pas kësaj Meta lajmëroi menjëherë mbledhjen e Kryesisë, nga ku dolën me dy propozimë konrete për postin e Presidentit: Ilir Meta dhe Petrit Vasili.

Ndërkohë një tjetër takim u zhvillua në Vilën 30 mes Ramës dhe Metës ku me shumë gjasa është vendosur që Meta të votohet zyrtarisht sot në Kuvend.

Edhe Partia Socialiste mblodhi Kryesinë e saj ku 18 firmave të LSI-së për Metën President iu bashkuan dhe deputetët e Ramës. Pas mbledhjes Balla deklaroi se PS-ja do të mbështesë kandidaturën e Ilir Metës për President.

Dje në ‘Top Story’ Rama deklaroi se Meta është Presidenti që i duhet vendit pasi ai mund të ketë marrëdhënie të mirë me të gjithë.

“Sot unë jam shumë i qetë përpara shqiptarëve. Më njeri që është me PD-në po jo në PD se Ilir Meta nuk ka. Ai ka marrëdhënie të mira me të gjithë, flet me të gjithë. Me kalimin e kohës edhe PD-ja do ta kuptojë këtë. Meta është i prerë për të qenë me të gjithë dhe me asnjë”, tha dje Rama.

KANDIDATURA E ILIR METËS ËSHTË PRITUR JO ME PAK SURPRIZA NGA QARQET POLITIKE NË VEND! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com