Lajmi i fundit

Nga Arta Dade tek Dokle, ja kush janë 27 të “përjashtuarit” nga Rama!

[sgmb id=”1″]

Partia Socialiste dje bërë publike listën zyrtare të kandidatëve për deputetë.

Ajo që ra më shumë në sy është “përjashtimi” i disa figurave të njohura të Partisë Socialiste si Arta Dade, kryetare e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme dhe kandidate për Presidente, e propozuar nga kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Jashtë liste edhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deputetët Namik Dokle, Dashamir Peza, Pirro Lutaj e Arben Çuko etj.

Më poshtë gjëni listën e “të përjashtuarëve” nga Partia Socialiste për zgjedhjet e qershorit.

DEPUTETËT JASHTË LISTE

Arta Dade
Shkëlqim Cani
Dashamir Peza
Enkelejda Shkreli
Valentina Leskaj
Mira Shehu
Parid Cara
Artan Gaçi
Erjeta Alhysa
Koço Kokëdhima
Namik Dokle
Gentian Bejko
Esmeralda Shkjau
Ben Blushi
Luljeta Arapi
Arben Çuko
Pirro Lutaj
Adelina Rista
Ylli Ziçishti
Tom Doshi
Mimoza Hafizi
Namik Kopliku
Eduard Bejko
Eduard Ndocaj
Vexhi Muçmataj
Vladimir Kosta
Fatmir Toçi /

Nga Arta Dade tek Dokle, ja kush janë 27 të “përjashtuarit” nga Rama! Read More »

VRET VETEN ME PISTOLETË, LETËR-AMANET FAMILJARËVE!

[sgmb id=”1″]

Një 57-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në fshatin Pinet të Ndroqit. Policia e Tiranës bën me dije se është njoftuar përmes një telefonate, gjatë ditës së djeshme, rreth orës 22:20, se S.A ishte i pajetë në banesë.

Nga këqyrja në banesë, policia gjeti një pistoletë TT me 1 krehër me 5 fishekë, një fishek në folenë e fishekut, një gëzhojë model “54”. Policia gjeti edhe një letër ku i ndjeri kishte shkruar disa amanete për familjarët.

Duke u bazuar në faktet e mbledhura dhe deklarimet e familjarëve të viktimës, policia thotë se 57-vjeçari ka kryer akt vetëflijimi.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

VRET VETEN ME PISTOLETË, LETËR-AMANET FAMILJARËVE! Read More »

EMRI SURPRIZË I PDIU-SË NË KRYE TË LISTËS SË DURRËSIT!

[sgmb id=”1″]

Në momentet e fundit, teksa sot skadon afati për regjistrimin e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, PDIU ka zyrtarizuar edhe të zgjedhurit e saj për deputetë në qarqe.

Kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi, do të kandidojë në Tiranë, ndërsa Mesila Doda mund të kandidojë në Durrës, megjithëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht që ish-deputetja e PD-së, të kryesojë listën në qarkun bregdetar.

Në Vlorë do të kandidojë Tahir Muhedini, në Lezhë Zef Doçi dhe në Elbasan Aqif Rakipi.

Qarku Tirane
Shpëtim Idrizi

Qarku Durres
Mesila Doda (E pakonfirmuar, mund te jete e dyta ne Tiranë)

Qarku Vlore
Tahir Muhedini

Qarku Lezhë
Zef Doçi

Qarku Elbasan
Aqif Rakipi

EMRI SURPRIZË I PDIU-SË NË KRYE TË LISTËS SË DURRËSIT! Read More »

PS DHE PDIU ZBULOJNË KANDIDATËT, CILËT JANË EMRAT QË DO KRYESOJNË LISTAT NË QARQE!

[sgmb id=”1″]

Partia Socialiste dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, kanë zbardhur secila veçant listat me kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të caktuara për t’u mbajtur më 18 qershor. Lista e Partisë Socialiste pritet që të zyrtarizohet gjatë mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.

Në këto lista vihen re lëvizje të shumta të kandidatëve në raport me zgjedhjet e 2013-ës, ku shihet se në Tiranë Saimir Tahiri sposton Pandeli Majkon, ndërsa drejtimi i listës së Durrësit i ka kaluar Milva Ekonomit.

Prurjet e reja ndër të tjera janë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastarliu dhe zv/ministrja Elona Gjebrea, prurje të reja në qarkun e Tiranës.

Edhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zbuluar kandidatët që do të regjistrohen për zgjedhjet e arsdhshme parlamentare. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, do të kandidojë në Tiranë. Sa u përket emrave të tjerë në qarqe, mundet që Mesila Doda të kandidojë në Durrës, por kjo mbetet ende hamendësim pasi mund të jetë e dyta në Tiranë.

LISTA E KANDIDATËVE TË PS PËR DEPUTETË NË 12 QARQE:

QARKU TIRANË

Saimir Tahiri

Olta Xhaçka

Pandeli Majko

Vasilika Hysi

Fatmir Xhafaj

Blerina Gjylameti

Arben Ahmetaj

Ervin Bushati

Ogerta Manastirliu

Elisa Spiropali

Sadri Abazi

Elona Gjebrea

Xhemal Qefalia

Rakip Suli

Milena Harito

Ulsi Manja

Sadi Vorpsi

QARKU BERAT

Blendi Klosi

Ermonela Felaj

Armand Shameti

Fadil Nasufi

Anila Agalliu

Eduart Bejko

QARKU LEZHË

Lindita Nikolli

Pjerin Ndreu

QARKU KUKËS

Mimi Kodheli

Safet Gjici

QARKU DIBER

Ilir Beqaj

Alma Selami

Gazmend Kenga

Valbona Kola

QARKU SHKODËR

Ditmir Bushati

Keti Bazhdari

Paulin Sterkaj

Megi Ajtyresa

Paulin Luli

Luan Harusha

Luan Heta

Agron Hetoja

QARKU VLORË

Edi Rama

Damian Gjiknuri

Valentina Leskaj

Edmond Leka

Andrea Marto

Pranvera Resuli

Fatmir Toçi

Alket Hyseni

QARKU ELBASAN

Taulant Balla

Evis Kushi

Arben Kamami

Anastas Angjeli

Musa Ulqini

Luan Duzha

Arben Asllani

Lenci Spaho

Klevis Xhorxhi

Ejvis Pila

Desantila Tahiraj

Nuredin Belba

Bukurosh Maçi

Enver Shkurti

Klodian Zdrava

QARKU DURRËS

Milva Konomi

Fidel Ylli

Eglantina Gjermeni

Ardian Çela

Landi Xhelili

Ilir Drazhi

Ilia Gjergji

Natasha Paço

Spartak Kovaçi

Ardit Kërtusha

QARKU FIER

Gramoz Ruçi

Erion Braçe

Arben Çuko

Bashkim Fino

Pirro Lutaj

Koli Bele

QARKU KORÇË

Niko Peleshi

Eduart Shalsi

Ilir Pendavinji

Arta Dade

Ana Verushi

Ardit Konomi

Ilir Xhangolli

QARKU GJIROKASTËR

Blendi Çuçi

Mirela Kumbaro

Flamur Golemi

Dashamir Kamberi

Artemisa Dralo

 

LISTA E KANDIDATËVE TË PDIU PËR DEPUTETË NË 12 QARQE:

QARKU TIRANË
Shpëtim Idrizi

QARKU DURRËS
Mesila Doda (E pakonfirmuar)

QARKU VLORË
Tahir Muhedini

QARKU VLORË
Zef Doçi

QARKU ELBASAN
Aqif Raki

PS DHE PDIU ZBULOJNË KANDIDATËT, CILËT JANË EMRAT QË DO KRYESOJNË LISTAT NË QARQE! Read More »

VLORË, SEKUESTROHEN 37 KG LËNDË NARKOTIKE E DYSHUAR CANNABIS SATIVA!

[sgmb id=”1″]

Vlorë

Policia ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “BEDROOM” !

Sekuestrohen 37 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, në një banesë.

Kapet autori, shpallet në kërkim bashkëpunëtori !

Arrestohet në flagrancë pronari i banesës, shtetasi:

B. G., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Si rezultat i një pune hetimore disa ditore, Policia e Vlorës ka bërë të mundur zhvillimin këtij operacioni mbi bazën e të cilit është bërë gjetja dhe sekuestrimi i një sasie me lëndë narktotike në banesën e shtetasit të mësipërm.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bledar Grabovaj, në lagjen “1 Maji”, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 37 kg e dyshuar si Cannabis Sativa.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në dhomën e fjetjes së banesës në fjalë, e ndarë nëpër thasë sintetikë dhe të mbështjella me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet e kryera, Policia ka konstatuar se në këtë ngjarje dyshohet se është i përfshirë edhe shtetasi:
N.G., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

VLORË, SEKUESTROHEN 37 KG LËNDË NARKOTIKE E DYSHUAR CANNABIS SATIVA! Read More »

Aksident me vdekje.Nje i ri humb jeten!

[sgmb id=”1″]

Një i ri humbi jetën pasi u përplas për vdekje nga një makinë. Aksidenti ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu” pranë Unazës së Elbasanit.

Një 61-vjeçar, Ilir Sh. me banim në Elbasan, u arrestua nga policia pasi duke drejtuar automjetin tip Ford, është përplasur me  një motor me targa AP 200 të drejtuar nga D.M, 27 vjeç banues në Elbasan.

Si pasojë drejtuesi i motorit gjeti vdekjen.

Shoferi i arrestuar akuzohet për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”

Aksident me vdekje.Nje i ri humb jeten! Read More »

Atentati në Sukth, zbulohet ku strehohej Juxhin Dauti…Mister pse doli pa eskortë!

[sgmb id=”1″]

Pak ditë pas atentatit të ndodhur tek “Mbikalimi i Sukthit”, ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi ish-efektivi Ervin Dalipaj dhe 27-vjeçari Juxhin Dauti, policia dhe prokuroria e Durrësit kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije se nga hetimet e bëra ka rezultuar se kohët e fundit i riu Dauti strehohej në një hotel luksoz, në qytetin bregdetar.

Mësohet se 27-vjeçari, i cili është akuzuar për një vrasje në Vlorë në vitin 2012 dhe që më pas është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit dilte gjithnjë i shoqëruar nga dy automjete. Sipas hetuesve të çështjes, për shkak të hasmërive që kishte, Juxhin Dauti prej kohësh shoqërohej me eskortë. Fakti që ditën e atentatit dy viktimat kanë lëvizur të pambrojtur ka intriguar grupin hetimor. Marrja në pyetje e familjarëve të Juxhin Dautit pritet të hedhë dritë mbi personat që e ruanin atë dhe 38-vjeçarin Dalipaj. Gjithashtu, nga marrja në pyetje e të afërmve pritet të merret informacion se përse ditën e ngjarjes ata lëvizën pa eskortë, duke rënë në pritën vdekjeprurëse të atentatorëve. Ndërkaq, mësohet se prokuroi i çështjes së ekzekutimit mafioz, Drini Pali, u ka dërguar një sërë bizneseve në rrugën dytësore Maminas-Shijak-Durrës kërkesën për të dhënë pamjet filmike të kamerave të sigurisë në këtë segment rrugor.

Ndonëse hetimet po vazhdojnë me intensitet, policia dhe prokuroria e Durrësit ende nuk kanë persona të dyshuar në lidhje me atentatin e ndodhur pasditen e së martës. Ndërkaq, burimet e mësipërme pohuan se marrja e pamjeve filmike mund të hidhte dritë mbi atentatorët dhe itinerarin e tyre.

Aktualisht po bëhet krehja e të gjithë zonës së Shijakut për identifikimin e personave që kanë më shumë dijeni në lidhje me aktivitetin e Ervin Dalipajt dhe të Juxhin Dautit. Sipas hetuesve, pronarët e bizneseve afër vendit ku ndodhi ngjarja hezitojnë të japin pamjet filmike të kamerave të sigurisë, pasi kanë frikë nga organizatorët e atentatit ndaj 38-vjeçarit Dalipaj dhe 27-vjeçarit Dauti.

Hetimet

Sipas burimeve nga grupi hetimor, nisur nga skena dhe dinamika e krimit me dy automjete, dyshohet që pjesëmarrës në atentat të kenë qenë jo më pak se tre persona.

Në automjetin e parë “BMW X5”, kanë qenë dy persona, shoferi dhe pasagjeri, i cili ka qëlluar me kallashnikov nga xhami i parë i mjetit në drejtim të makinës tip “Audi S8”, në të cilën udhëtonin Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti.GSH

Edhe në automjetin e dytë dyshohet se kanë qenë dy persona, por hetuesit e kanë të vështirë të përcaktojnë më shumë detaje, për shkak se filmimet e siguruara nuk tregojnë numrin e personave që morën pjesë në vrasjen e dyfishtë dhe as identitetin e tyre.

Hetuesit e çështjes pohuan se telefonat e gjetur në automjetin e viktimave janë duke u ekzaminuar për të parë e kontrolluar thirrjet telefonike të bëra prej tyre, para atentatit. Kompanive celulare u është kërkuar që në mënyrë urgjente të nxjerrin tabulatet telefonike. Fakti që dy viktimat janë larguar vetëm pak minuta pasi janë takuar me dy vajzat nga Tirana dhe nuk kanë qëndruar gjatë me to, pavarësisht se ato ishin të lira, apo që nuk kanë drekuar me to, por janë larguar me shpejtësi, dyshohet se dikush mund t’i ketë marrë në telefon.

Atentati në Sukth, zbulohet ku strehohej Juxhin Dauti…Mister pse doli pa eskortë! Read More »

Ilir Meta jep dorëheqjen nga drejtimi i LSI, ja kush e zëvendëson!

[sgmb id=”1″]

Kryeparlamentari Ilir Meta, presidenti i ri i vendit zgjedhur dje me 87 vota nga Kuvendi i ka dhene fund dilemave

Ne nje konference per media nga kryesia e Kuvendit ai ka njoftuar se jep doreheqjen nga kreu i LSI dhe nga te gjitha funksionet brenda partise.

“Detyrimet e mia si President fillojnë më 24 korrik, deri atëherë mund të vijoj të gjitha angazhimet e mia politike dhe institucionale. Do vijoj të jem Kryetar i Kuvnedit të Shqipërisë deri në ditën e betimit si President i vendit, do jap dorëheqjen para betimit. Të enjten e ardhshme është seanca e fnsdit plenare, do vijoj të jem në këtë detyrë deri para betimit si Presidnet. Edhe pse mund të vazhdoj të jem kryetar i LSI deri më 23 korrik, kam vendosur që sot në mbrëmje pas përfundimit të listave të heq dorë nga ky fiunkson dhe të gjitha funksionet drejtuese.

”Po kështu nga dita e sotme, unë çlirohem nga çdo lloj raporti partiak me PS dhe drejtuesit e saj lidhur me raportet midis koalicionit, pasi të gjitha këto kompetenca do i kalojnë zotit Vasili dhe forumeve drejtuese të LSI. Natyrisht që këto veprime janë në respekt të postit të Presidentit të Republikës të cilin do të kem nderin të përfaqësoj nga 24 korriku në të ardhmen, por sigurisht që bëhen dhe për të rritur angazhimin tim brenda të gjitha mundësive që unë kam, në bashkëpunim me presidentin Nishani dhe me opozitën do të dëshiroja, me kryeministrin, me drejtues të tjerë për të kontribuar që vendi sa më shpejt të ketë një proces tërësisht normal dhe gjithëpërfshirës zgjedhor”, tha Meta.

Ilir Meta jep dorëheqjen nga drejtimi i LSI, ja kush e zëvendëson! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com