Lajmi i fundit

Bomba e aleatit të Bashës: Kreu i PD-së tërhiqet nga qeveria teknike nëse…

[sgmb id=”1″]

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar në një intervistë për TemA TV, se Lulzim Basha mund të tërhiqet nga kushti i qeverisë teknike.

Ndërkohë, ai duket i tërhequr nga protesta e opozitës në Kavajë.

Duka tha se do të marrë pjesë por nuk do tu kërkojë mbështetësve që të marrin pjesë me patjetër.

“Lulzim Basha mund të tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike me disa lëshime që mund të krijojnë premisa për zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Edhe në kohën që po flasim ne këtu ka shkëmbime telefonatash, mesazhesh apo takime mes palëve, pasi janë momente shume kritike, që mund të sjellin një situatë pozitive për të gjithë, ose anasjelltas.

Ata njerëz përveç të tjerash mbajnë edhe përgjegjësinë kryesore, dhe duke qenë kështu, gjatë gjithë kohës mundohen të zgjidhin problemet.

Sa i përket protestës në Kavajë, nuk i bëj thirrje me posesivitet anëtarëve që të marrin me patjetër pjesë në këtë tubim, por gjithsecili që e mendon se duhet të jetë atje për një kauzë të caktuar apo zgjedhje të lira dhe të ndershme, le të bashkohet.

Unë sapo ju thashë se ne jemi në një situatë jo të zakonshme, dhe në një përpjekje të ethshme që të gjitha forcat politike të marrin pjesë, nëse është e mundur, në zgjedhjet  e 18 qershorit”

Bomba e aleatit të Bashës: Kreu i PD-së tërhiqet nga qeveria teknike nëse… Read More »

Pas kritikave ndaj Bashës, Majlinda Bregu ka një mesazh “për ata që nuk lanë llaf pa thënë”

[sgmb id=”1″]

Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka qenë në shënjestër të demokratëve por jo vetëm pas kritikave për kreun e PD-së Lulzim Basha të bëra një ditë më parë dhe qëndrimin kundër bojkotit të zgjedhjeve. E sot ajo iu ka drejtuar një mesazh të gjithëve atyre që e kanë mbështetur dhe atyre që e kanë fyer.

“Faleminderit të gjithë atyre që më mbështetën pas alarmit tim në këto orë të vështira
Faleminderit për miqtë e PD dhe Familjes së Djathtë Europiane…..
Mirëkuptim për ata që thanë ke të drejtë por fole vonë.
Keqardhje për këdo qe nuk la llaf pathënë nga fyerjet personale deri tek shpallja armik meqe guxoj e them lirshem ate qe mendoj se duhet te ndodhe ne PD.

Rendesi ka qe sot mblidhet pas nje kohe qe s’mbahet mend, grupi yne parlamentar.
Uroj qe arsyeja dhe interesi i Shqipërisë dhe demokrateve te vertete te dale mbi inercine e nje rruge qe mund te kthehet ne nje te tatepjete pa kthim per Partine time, per Partine me te mire te historise se Shqiperise!”, deklaron Bregu.

Pas kritikave ndaj Bashës, Majlinda Bregu ka një mesazh “për ata që nuk lanë llaf pa thënë” Read More »

I masakrojnë vajzën në Greqi, i ati premton live: Më gjeni dhëndrin…ta vras me duart e mia!

[sgmb id=”1″]

TIRANË- Një krim makabër siç ishte vrasja e 19-vjeçares Esmerina Llupo, ndodhur në shtetin fqinj, Greqinë që iu mbajt i fshehur familjes së saj, tregohet sot nga babai në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, në News 24, aty ku Gjergji Lllupo akuzoi drejtpërdrejt dhëndrin dhe paralajmëroi të bënte vetëgjyqësi, në rast se institucionet shqiptare nuk reagojnë.

Ndërsa kërkoi rihapjen e çështjes dhe ndëshkimin e autorit të krimit, Llupo i lodhur dhe e rraskapitur nga mungesa e drejtësisë siç thotë, paralajmëron se do të vrasë vetë dhëndrin në rast se autoritetet nuk e arrestojnë.

Si ua kanë treguar historinë, çfarë bëri drejtësia shqiptare? Ju thanë që vdiq nga shkaqe natyrale?
Babai: Po. Pas 45 ditësh mësuam se ishte vrasje

Çfarë bëtë më pas?
Babai: Ne u morëm me ardhjen e trupit të vajzës. Krushqinë e kam përzënë, iu kam thënë jashtë! Pastaj u përpoqëm të gjenim të vërtetën. Ata nuk hapeshin, thoshin që çupa ka vrarë veten, thjesht është gjetur e varur. Na thanë na fëlliqi, ishte e papritur.

Po ngjarjen e sqaroi drejtësia helene?
Babai: Janë të dyshimta gjërat, policia ka dorë në mbulimin e fakteve, policia greke.
Ngjarja ka ndodhur në 18 tetor 2008 në një serë lulesh, ishte vrasje e pastër. Unë kam bindje të plotë se është vrasje e pastër. E ka nxjerrë edhe ekspertiza mjeko-ligjore në Greqi, por i kanë mbuluar faktet.

Pse u bë riinspektimi në vitin 2012?
Babai: Po e kërkuam ne, por as drejtësia shqiptare nuk hetoi siç duhet

Çfarë dini ju për vrasjen, si ka ndodhur?
Babai: Na është thënë se ka qenë ora 11:00, po punonte në serë, pastaj vajza ka ikur në shtëpi, duke qenë se ka ikur në shtëpi, burri e ka ndjekur nga pas dhe e ka gjetur të varur. Por s’është kështu e vërteta, ka qenë familja e burrit që e ka vrarë, kanë dashur ta fusin në shtetin italian. Kjo thënie është e shkruar në policinë greke. Është thënë edhe në policinë shqiptare, edhe në gjykatë. E ka thënë ish-dhëndri, ai ka thënë “po” e vrava. Donim të vinim në Itali kjo nuk erdhi. Kjo është thënë, por është e paprotokolluar.

A e kanë shfrytëzuar vajzën edhe si prostitutë?
Babai: Po në ato kushte ku jetonin ata, nëpër magazina, pas asnjë vend të sigurt…

Është i përfshirë edhe një shtetas grek?
Babai: Po, pronari grek e di ngjarjen por ka frikë se duke qenë se familja ishte pa dokumente nuk ka dashur t’i hapë probleme me drejtësinë

Çfarë bëhet me ish dhëndrin tuaj aktualisht?
Babai: Është i lirë dhe i qetë

Pse e keni hapur çështjen tani në 2017?
Babai: Se dua drejtësi. Të na dëgjojë ministri i Drejtësisë, ai i Brendshëm në të kundërt do veproj vetë, çupa do lahet me gjak. Jam i detyruar
(m.a/BalkanWeb)

I masakrojnë vajzën në Greqi, i ati premton live: Më gjeni dhëndrin…ta vras me duart e mia! Read More »

Çfarë po planifikon PD-ja? Mbledhje urgjente në 18:30, ja porosia e Bashës!

[sgmb id=”1″]

Partia Demokratike ka njoftuar sot mbledhje urgjente te grupit te saj parlamentar ne oren 18:30 te pasdites.

Nuk dihen detaje te tjera, por mbledhja vjen ne diten kur mbaron afati 48 oresh i lene nga kryeministri Edi Rama per opoziten, per futjen e saj ne zgjedhje.

Mesohet se Basha ka dhene porosi qe nuk duhet te kete mungesa ne kete mbledhje sepse pjesemarrja eshte e detyrueshme.

Mbledhja vjen edhe nje dite pasi dy deputete demokrate, Majlinda Bregu dhe Eduard Selami, kane kritikuar kreun e PD Lulzim Basha per vendimin e mosregjistrimit ne zgjedhje.

Ja mesazhi për deputetët:

Çfarë po planifikon PD-ja? Mbledhje urgjente në 18:30, ja porosia e Bashës! Read More »

LSI-ja është parti kuotash, Kryemadhi- Ramës: Ndjej keqardhje për ty!

[sgmb id=”1″]

Unë mendoj dhe besoj se LSI nuk është parti kuotash dhe as vasale e asnjë institucioni shtetëror. keshtu i shte drejtuar, deputetja Monika Kryemadhi në një status në Facebook  nënkryetarit Luan Rama, duke i bërë thirrje që deklaratën e tij se LSI-ja është parti kuotash ta tërheqë mbrapsh. LSI është parti vlerash dhe nuk i ndan ato në bazë të gjinisë, por të kontributeve, i është drejtuar Kryemadhi, Ramës.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

“Unë mendoj dhe besoj se LSI nuk është parti kuotash dhe as vasale e asnjë institucioni shtetëror. E them këtë me bindje, sidomos pasi u njoha me deklaratën e Luan Ramës, i cili u shpreh i gatshëm të paguajë gjobën që KQZ ka vënë për shkak se 3 emrat e parë në listën e kandidatëve për deputetë të LSI janë gra dhe vajza. Ndjej keqardhje dhe revoltë kur shoh që edhe një drejtues i lartë i partisë ku unë bëj pjesë mendon se përfaqësimi i grave në parlament është çështje kuotash. 
Jo i dashur Luan, LSI është parti vlerash dhe nuk i ndan ato në bazë të gjinisë, por të kontributeve. Gjoba që je treguar i gatshëm të paguash në KQZ duhet ankimuar dhe denoncuar si një akt diskriminimi për punën dhe angazhimin që këto gra e vajza kanë dhënë për LSI-në, gjë që ti dhe unë e dimë më mirë se çdo KQZ apo institucion tjetër. Ndaj si mike dhe bashkëpunëtore, të kërkoj të tërhiqesh nga ky vendim dhe të bashkohesh me qëndrimin tim dhe të të gjithë grave dhe vajzave të LSI-së që kanë punuar dhe punojnë me zell dhe devotshmeri për një Shqipëri më të mirë. Sepse janë pjesë e asaj liste jo vetëm sepse e meritojnë, por edhe sepse me kontributin e tyre do të jenë aktive për tē ndërtuar një jetë më të mirë për të gjithë ne.
Mikja dhe bashkëpuntorja jote,
Monika Kryemadhi.

LSI-ja është parti kuotash, Kryemadhi- Ramës: Ndjej keqardhje për ty! Read More »

Nano: Anija e vjetër e Berishës s’mund të prishë zgjedhjet!

[sgmb id=”1″]

Më 28 qershor 1997, Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, jepte këtë intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, që dritare.net po e sjell të plotë.

Ishte kohë zgjedhjesh. Palët qenë përballë. Një ditë para votimit të madh, Nano i sigurt për fitoren, uronte Berishën: “Presidentit do t’i uroja me gjithë shpirt, që të hënën, mos ta braktisë asnjë shqiptar në aftësitë e tij të shquara si kardiokirurg”. Fatos Nano flet edhe për kthimin e parave të fajdeve. Dhe nuk përdor fjalën 100. Ka edhe premtime të tjera, kjo intervistë e rrallë fushate, që mbyllet me dëshirën e liderit historik të PS: Brezat që do të vijnë e di se do na kritikojnë, por të paktën, të mos na tallin./dritare.net

Nga Rudina Xhunga

Nga burgu, në tribunën elektorale. Si jeni ndjerë dhe sa shpresoni të përkojë me rezultatin e zgjedhjeve, pjesëmarrja masive në mitingjet tuaja?

Kam marrë pjesë në këto mitingje me shumë partnerë dhe liderë të reklamuar nga elektorati dhe besoj se prova e kaluar në këtë fushatë specifike, na krijoi idenë se jemi më afër, se çdo herë tjetër, rezultatit pozitiv të zgjedhjeve. Do ta sintetizoja me këtë fakt: Në qoftë se në mitingjet e para dominonte ndjenja e protestës, shprehur me britma urrejtjeje, në fazën e dytë të fushatës, dallohej dukshëm ndjenja festive. Kjo pse njerëzit vërtetë nisën të kuptojnë se po afrohet një tjetër epokë, ndaj transformuan shumë shpejt reaksionin emocional në reaksion racional. Them se dëshira për të mënjanuar fenomenin politik Berisha është aq e fortë, sa do mjaftojnë për t’i dhënë opozitës fitoren deçizive.

Politikani Nano ka premtuar kthimin e parave të humbura në firma. Po ekonomisti Nano është po aq optimist?

Kam qenë shumë i kujdesshëm për ta trajtuar këtë problem me përgjegjësi politike dhe gjakftohtësi profesionale. Parimi im, i njohur në çdo vend të botës së qytetëruar, është se hajdutët duhet të dëmshpërblejnë viktimat, menjëherë pas reagimeve të pushtetit ligjor. Autoriteti i ekzekutivit duhet të shfaqet në investigimin serioz të këtyre firmave të falimentuara, në bashkëpunimin me shoqëri të specializuara të kontrollit ndërkombëtar, që tashmë e kanë ofruar eksperiencën e tyre. Do të gjendet kështu, ku kanë shkuar këto para, të cilat mandej do të kthehen në maksimumin e mundshëm të rikuperueshëm, me mjete e mënyra institucionale të tregut europian. Së fundi, është parimi shumë serioz profesional që kthehet në princip politik; standardizimi i tregut shqiptar me rregullat e tregut të Bashkimit Europian, duke vendosur qartësisht konkurrencën, përfshi ligjin antimonopol dhe gjithë praktikat që u japin ekskluzivitet firmave të huaja, apo vendase. Mbi këtë bazë do të bëhet e mundur që çdo qindarkë e krijuar si vlerë e shtuar në të ardhmen, qoftë në formë të ardhura kursimesh, investimesh, apo ndihmash e kontributesh që Europa është e gatshme të na i dërgojë pas zgjedhjeve etj., do të vlejë shumë më shumë se në regjimin e vjetër të Berishës. Këto fenomene me efekte kompesues, do mundohemi të mos ju kujtojnë njerëzve të kaluarën, por t’i bëjnë të mendojnë se po jetojnë, po fitojnë, po gëzojnë liri dhe të drejta më të mëdha se dikur.

Në bisedën me Berishën në Trieste ’92, ndërmjetës ishte Mentor Çoku, (atëherë President i Unionit Islamik për PE) dhe zgjedhjet i fitoi një mysliman. Tani do i fitojë një i krishterë duke qenë se Trieste ’97 organizohet me ndërmjetësinë e Kishës?

Ne shqiptarët kemi aspiruar nga hera Europën. Humbëm shumë shanse për 50 vjet, humbëm dhe disa shanse tepër të vlefshme këta 5 vjet të tjerë. Regjimi komunist ndaloi që feja të ndikojë në ekuilibrin tonë moral e shpirtëror, por nuk arriti të zhdukë bashkëjetesën specifike të fesë me shqiptarët. Unë jam angazhuar që të bashkëpunoj me përfaqësues të të gjitha forcave politike, sikundër me ato fetare, me qëllim që çdo shqiptar, mysliman, apo ortodoks të ndihen europian. Kështu që, jam fare indiferent se çfarë përkatësie fetare kanë mediatorët, apo negociatorët që na ndihmojnë të realizojmë më mirë aspiratat tona.

Edhe kur ata janë të huaj?

Unë në përgjithësi jam pro mediatorëve sepse vetëm kësisoj mund të mësojmë të ndahemi nga e kaluara duke qeshur. Na ka munduar në të kaluarën lehtësia me të cilën kemi likuiduar njëri-tjetrin. Ishte dukuri e panjohur për ne, dalja në skenë, qoftë edhe 5, 6 vjet tranzicioni, veçanërisht këto muajt e fundit, e mjaft negociatorëve vendas. E gjej veten midis tyre, por pa harruar se kemi nevojë edhe për negociatorë ndërkombëtarë. Kjo s’na e ul aspak dinjitetin si shqiptarë, përkundrazi.

Nesër votohet dhe PD i ka tashmë gati strukturat e saj të 26 majit. PS-së do t’i mjaftojë militantizmi?

Kemi ngritur përveç strukturave teknike e materiale të ligjshme dhe strukturat tona njerëzore, nga të cilat buron, sot veçanërisht, energjia që është dhe garancia më e madhe për mospërgatitjen e majit të ’96-ës. Jam tepër gjakftohtë, kur pohoj se anija e vjetër e Berishës nuk mund ta prishë më procesin elektoral dhe të ardhmen institucionale e demokratike të Shqipërisë.

Ndër kandidatët tuaj për deputetë, ka edhe figura të konsumuara. Nuk keni menduar të krijoni një bërthamë njerëzish të rinj, të paprekshëm nga çdo komision virgjërie?

Bërthama është dhe po zgjerohet me ritme shumë të shpejta. Karakteri specifik i kësaj situate, ekstremizimi i reagimeve dhe taktikat e Berishës, kanë detyruar ekzistencën e fenomenit që ju përmendni, por unë nuk mendoj se në Shqipëri ka qenie dhe individë të parikuperueshëm. Nuk mendoj gjithashtu, se çdokush mund të emërohet deputet, apo pjesëtar i stafeve qeveritare, që do të çojnë vendin në Europë. Kjo është një çështje filtrimesh mbi bazë kriteresh politike, por sidomos kriteresh profesionale. Bindja ime është se Shqipëria të bëhet, apo më mirë mund të ribëhet me anë të një formule që harmonizon traditën me novatoren. Ju lutem mos t’ju tingëllojë shumë e vjetër kjo, por e përdorur në sensin e ndërthurjes së traditave të qytetërimit europian. Dhe së fundi, prioriteti i takon brezit të 25-40 vjeçarëve, që po troket fuqishëm në dyert e Shqipërisë së re. Unë i pari do largohesha vullnetarisht përballë kësaj konkurrence të ndershme.

Nëse i humbisni këto zgjedhje do reagoni vetëm me tolerancë dhe diplomaci, duke e trajtuar humbjen si konkurrencë të ndershme?

Nëse PS humbet, përsëri do t’i qëndroj pranë njerëzve që do përpiqen të kapërcejnë krizën. Megjithatë, këto zgjedhje mund t’i fitojë çdokush, por assesi Berisha, sepse fitorja e tij do qe  humbja e madhe e Shqipërisë dhe kriza e thelluar deri në papërballim.

Ju nuk dyshoni aspak për humbjen e Presidentit?

Absolutisht. Në një proces normal elektoral, Berisha është i humbur.

Kjo bindje ju vjen nga ajo çka duket, apo nga ajo që ne nuk e shohim?

Nga ajo që duket dhe gjithë ç’konkludohet në mënyrë logjike gjatë këtyre viteve dhe sidomos muajve të fundit.

Në rast se PS fiton, cilat do të jenë partitë me të cilat kurrsesi nuk do pranojë të bashkëpunojë?

Me çdo individ, apo parti që do të tentonte të ripërsëriste gabimet dhe mentalitetin e së kaluarës, me gjithkënd nuk do ishte i gatshëm të përqafonte politikën e re të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit, apo do rishfaqte tendencat e autoritarizmit e totalitarizmit.

Nëse i fitoni zgjedhjet e së dielës, të hënën me ç’mesazh do i drejtoheni Berishës?

Do t’i uroja me gjithë shpirt që të mos e braktiste asnjë shqiptar në aftësitë e tij të shquara si kardiokirurg. Ai padyshim ka pasur një klientelë të zgjeruar në profesionin që ka ditur ta bëjë shumë mirë.

Jeni i bindur se do qeverisni më mirë se Berisha, apo Konica s’ka gabuar kur shkruante: “Shqiptarët kanë lindur nga idealizmi, kanë jetuar nga rastësia dhe do vdesin nga politikanët”?

Konica është shumë i nderuar për realizmin e tij cinik dhe personalitete si ai na ndihmojnë të kuptojmë ç’nuk duhet bërë. Brezat që do vijnë padyshim do gjejnë për të kritikuar në mënyrën tonë të qeverisjes, por së paku mos të na tallin. Angazhohem që kjo të mos ndodhë.

Ç’do të realizoni konkretisht që dhe brezat e sotëm të mos ju tallin?

Emergjente për ne do të jetë bllokimi kushtetues politik dhe institucional i faktorëve të vjetër. Kjo do të arrihet vetëm nëse kemi mazhorancë në parlament. (Flas për shumicën si opozitë, nga qendra e majtë dhe më tej, sepse kemi kontakte partneriteti dhe me qendrën e djathtë, përjashto Berishën). Pa zhbllokuar këto do e kemi të pamundur të realizojmë projektet e tjera; rivendosjen e rendit dhe sigurisë, neutralizimin e menjëhershëm të bandave kriminale, fillimin e procesit të çarmatosjes së njerëzve. Kemi pyetur në mitingjet tona, në do të dorëzohen armët, poqe se kthehet besimi që ju ofron demokracia. Kemi krijuar bindjen se kështu do të ndodhë, sepse njerëzit, janë të lodhur nga krismat dhe streset që krijoi Berisha. Do të marrim masa urgjente, në bashkëpunim të ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, Forumin e Romës që po përgatit asistencën masive për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare, për të dalë nga kriza, për të  vendosur nën kontroll inflacionin, stabilitetin makroekonomik dhe për të ristartuar punën, investimet, biznesin, iniciativën e lirë. Kushtetuta do të jetë gjithashtu një nga problemet kryesore që do shqetësojë parlamentin e ardhshëm.

S’na ngelet t’ju urojmë të mos e shpërdoroni pushtetin.

Nuk ka si ta shpërdorojmë besimin që do na japin zgjedhësit e lirë, kudo në Shqipëri, sepse jemi të ndërgjegjshëm se ata dinë të protestojnë dhe do ta kenë fare të lehtë të na largojnë nga skena, nëse e keqpërdorim pushtetin. Për pasojë do dimë t’u shërbejmë atyre krejt ndryshe nga ç’bëri këto vite Berisha

Nano: Anija e vjetër e Berishës s’mund të prishë zgjedhjet! Read More »

Vrau kushëririn se i shau gruan k*rvë/ “Si e fsheha kufomën, pata frikë se…”

[sgmb id=”1″]

Denis Zaka, 26 vjeç nga Lushnja, po përballet me Gjykatën e Krimeve të Rënda për akuzën e vrasjen e më pas groposjen e kushëririt të tij të parë, verën e vitit të shkuar në Greqi.

“Kushëririn e vrava se më shau gruan. Pimë alkool të dy në lokal. Pastaj u nisëm të vidhnim një frezë. Rrugës debatuam. Nuk durova dot sharjet ndaj gruas dhe e godita me thikë. Vladimiri ra përtokë dhe ishte i mbuluar nga gjaku. Nuk reagoi më… Kisha frikë nga arrestimi, nuk dija ç’të bëja, ndaj vendosa ta fsheh kufomën. E groposa buzë një përroi…”.

Dëshmia e të pandehurit Zaka, shokoi jo pak hetuesit, megjithatë ndihmoi në gjetjen e trupit të viktimës, Vladimir Murrizi.

Në fakt në krye të herës, lushnjari nuk pranoi të kishte lidhje me krimin e rëndë.

Madje u tha familjarëve të viktimës, të cilët denoncuan dhe zhdukjen, se Vladimiri ishte larguar në një fshat tjetër të Greqisë për të punuar.

Më pas, ngriti pretendimin se ishte vrarë nga persona të tjerë, teksa vidhte një korrëse bari.

Por i gjendur përballë provave të grumbulluara nga hetuesit grekë, të cilët e implikonin atë në krim, 26-vjecari u dorëzua dhe pranoi vrasjen, motivin për të cilin e kishte kryer dhe vendin ku kishte fshehur kufomën.

Denis Zaka, shfaqi pendesë të thellë, përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurit.

Ai rrezikon dënimin me të paktën 35 vite burgim, për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënies familjare. 

Vrau kushëririn se i shau gruan k*rvë/ “Si e fsheha kufomën, pata frikë se…” Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com