Lajmi i fundit

Zbulohen tre emrat nga LSI në listën e PS-së në Tiranë:Ja kush jane…

[sgmb id=”1″]

Lëvizja Socialiste për Integrim, si edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, do të ketë emrat e saj në listën e Partisë Socialiste.

Të paktën në Tiranë, përveç deputetit Spartak Braho, janë dhe dy kandidate të tjera, pjesë e strukturave të LSI-­së që janë përfshirë në listën e PS-së.

E 23­ta në listën e qarkut të Tiranës, Danja Hobdari, dhe e 24­ta Juliana Hoxha, e cila është aktualisht sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, shpresojnë të bëhen deputete të Parlamentit të ardhshëm. Mësohet se kjo është pjesë e marrëveshjes së bërë mes krerëve të dy partive kryesore të koalicionit qeverisës. Jo pak çudi ka krijuar kjo prezencë e përfaqësuesve të LSI-së, e veçanërisht në pozicione shumë të ulëta në këtë listë kandidatësh.

Sipas burimeve nga të dyja partitë, mësohet se garancia që ato të jenë përfituese nga lista e PS-së më shumë sesa nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, është fakti se shumë nga emrat e parë në listë pritet të lënë mandatin e deputetit për t’u bërë ministra.

Në këtë mënyrë, duke llogaritur dhe mungesën e opozitës, mundësia që përfituesit e listës së PS­-së në Tiranë të hyjnë në Parlamentin e ri, të jetë edhe për ata që gjenden në pozicionet e poshtme të listës.

Ndërsa rastin e Spartak Brahos si pjesë të listës së PS-­së e ka shpjeguar vetë kryesocialisti Rama. “Spartak Braho nuk ka qenë asnjëherë deputet i LSI-së, në kuptimin juridik. Ai ka qenë deputet i PS-­së, kur Meta krijoi LSI-­në. Në 2009 s’ka qenë fare. Në 2013­n ka qenë i PS­-së. Ai ka një rol të posaçëm në marrëdhënien mes dy partive kur është kohë e nxehtë.

Patjetër që ka edhe një eksperiencë të çmueshme. Asnjëherë nuk ka qenë një pengesë, një zjarrnxitës, që kur na është dashur, kemi kaluar si unë, si Presidenti i zgjedhur”, u shpreh kryetari i Partisë Socialiste, ditën kur u shpallën publikisht listat e kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit.

Zbulohen tre emrat nga LSI në listën e PS-së në Tiranë:Ja kush jane… Read More »

Kriza politike, sot në orën 10 takohet Rama me Bashën!Cfare do te ndodhe!

[sgmb id=”1″]

Presidenca e Republikës së Shqipërisë ka njoftuar se nesër, e mërkurë ora 10.00 në ambientet e këtij institucioni shtetëror do të zhvillohet një takim mes kryeministrit të vendit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

“Me ftesë të Presidentit të Republikës, nesër ditën e mërkurë në orën 10:00 do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës takimi midis Kryeministrit të vendit Z. Edi Rama dhe Liderit të opozitës Z. Lulzim Basha”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Ky takim do të zhvillohet me qëllim zgjidhjen e krizës aktuale që ka përfshirë vendin.

Kriza politike, sot në orën 10 takohet Rama me Bashën!Cfare do te ndodhe! Read More »

Mësuesi rreh nxënësin, duke i thënë: Kështu e kanë rrahur Ziadin Selën!

[sgmb id=”1″]

Një mësues i shkollës fillore “Kuzman Shapkarev” në Draçevë të Shkupit ka rrahur nxënësin e tij, sepse ai me shokët e tjerë po talleshin duke improvizuar ngjarjen e rrahjes së deputetëve më 27 prill. 

Dejan Karanfiloski, babai i djalit të rrahur thotë se kur nxënësit po talleshin, ngjarjen e ka parë mësuesi i informatikës, i cili  ka goditur djalin e tij duke i thënë se kështu e kanë rrahur Ziadin Selën.

Në një moment i është afruar mësuesi dhe i ka thënë djalit tim se ti je i LSDM, dhe përgjigja ka qenë po. Më pastaj ai e ka goditur me shuplaka duke i thënë se kështu është rrahur Ziadin Sela”, ka shpjeguar Karanfiloski.

Prindi ka kërkuar që shkolla të ndërhyjë në këtë rast, madje është paraqitur edhe në polici.

Mësuesi rreh nxënësin, duke i thënë: Kështu e kanë rrahur Ziadin Selën! Read More »

Haradinaj rrëfen: Ja biznesmeni që pagoi 70 mijë euro për mbrojtjen time në Francë!

[sgmb id=”1″]

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për herë të parë pas kthimit nga Strasburgu, ka folur për trajtimin që i është bërë në Francë, duke dhënë detaje edhe për mbrojtjen juridike.

Haradinaj ka folur për premtimet e Qeverisë, e cila do të kryente të gjitha shpenzimet që kishte e mbajtjes së kreut të AAK-së në Francë përgjatë katër muajve.

Ai ka treguar nëse Qeveria, deri më tani, kishte kryer ndonjërin nga obligimet që i kishte premtuar Haradinajt.

Në emisionin ‘Komiteti’ në RTV Dukagjini, Haradinaj ka treguar se cili biznesmen i kishte paguar shpenzimet e mbrojtjes në Francë, ndërsa ka bërë të ditur se sa ishte shuma e këtyre shpenzimeve.

“Asnjë cent qeveria s’e ka dhënë. Faturat janë dërguar me kohë. Jam detyru me thirr diken në telefon prej instancave të larta me i pyet a duan ta paguajnë që të mos i rrejmë atje,  kur e kam kuptuar se ata nuk kanë paguar asgjë jemi detyruar të paguajmë vet. Shpenzimet e mbrojtjes pastaj i ka paguar Gani Dreshaj. Shuma e shpenzimeve të mbrojtjes është 70 mijë euro”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj rrëfen: Ja biznesmeni që pagoi 70 mijë euro për mbrojtjen time në Francë! Read More »

Zbulohet oferta e Ramës për Bashen: Gjashtë ministri dhe…

[sgmb id=”1″]

Kreu i PS-së Edi Rama mësohet ka vënë në tavolinë ofertën më të fundit. Ai ofron shtyrjen e zgjedhjeve deri në fund të korrikut dhe 6 ministri kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Këtë e konfirmojnë burime brenda grupit parlamentar të PD-së për “Panoramën” ku edhe po diskutohet oferta e fundit. 

Kjo ofertë vjen edhe pas konsultimit me ndërkombëtarët, Joseph Daul, kreu i grupit të PPE-ve dhe komisioneri Hahn.

Pritet që oferta të diskutohet nesër edhe me kryeministrin Rama në tryezën e thirrur nga Presidenti Nishani.

Zbulohet oferta e Ramës për Bashen: Gjashtë ministri dhe… Read More »

Rrëfimi prekës i këngëtares shqiptare: ‘Si humba djalin’!

[sgmb id=”1″]

Këngëtarja e mirënjohur, Vera Laçi ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Televizionin Klan.

Ajo rrëfeu mes lotësh humbjen e të birit 22-vjeçar katër vite më parë dhe gëzimin e tyre të sotëm, Dean, vajzën që birësuan një vit e gjysmë pas humbjes së djalit.

Denis Duka, 22-vjeç, u aksidentua për vdekje ka një automjet tip “Golf” teksa kthehej nga shtëpia e të fejuarës së tij, në urën e Shkozës, në periferi të Tiranës.

Megjithëse kanë kaluar katër vite, dhimbja është e freskët në zemrën e nënës. “Kjo dhimbje… nuk ka ngushëllim për nënën dhe për babanë. Prej nga ajo ditë jetë jonë ka ndryshuar totalisht, dhimbja është e tmerrshme. Thonë që dhimbja kalon me kohën por jo, dhimbja është e njëjta”, tha Vera duke kujtuar se e kishte humbur pak ditë pas një koncerti recital që kishte mbajtur. E pyetur rreth këngës që i ka kushtuar të birit, Vera tha se me ndihmën e miqve kishte arritur të krijonte një këngë për djalin e saj por edhe më mamatë e tjera që kanë humbur fëmijët.

“Këto momente që kam kaluar janë të tmerrshëm, nuk jam vetëm unë, janë edhe mama të tjera”, tha ajo, duke falënderuar pa masë Agim Doçin dhe Edmond Zhulalin për këngën.

Por, sot Vera dhe bashkëshorti i saj Bilbili, kanë një arsye shumë të madhe për të vazhduar jetën: Ajo quhet Dea, vajza që e birësuan kur ishte 8-muajshe, ndërsa sot është 3 vjeç e gjysmë.

Ata e birësuan Dean më 24 Korrik 2014, datë që përkon me datëlindjen e Denit.

Kjo krijesë e brishtë do të kthehej në forcë për ta.

“E vetmja gjë që me qetëson është lumturia e Deas”, tha Vera.

“Dea e ka mbushur jetën tonë. Ajo është gëzim është dashuri. Nuk e imagjinoj si do të ishte jeta jonë pa Dean. Me gjithë këto dhimbje që kemi ne i falim dashur pafund Deas”, tha Vera.

Birësimi ishte një gjest i jashtëzakonshëm që i ka ndryshuar jetën komplet vogëlushes, që sot ka është shumë e lumtur.

Vera tha se më vonë do të gjejë mënyrën e duhur për t’ia thënë të vërtetën Deas, por që gjithsesi ajo përgjithmonë do të mbetet vajza e saj dhe e Bilbilit.

Rrëfimi prekës i këngëtares shqiptare: ‘Si humba djalin’! Read More »

Topalli e Bregu nuk tërhiqen: Jemi në pikë kritike. Të lësh 600 mijë votues të PD pa votë është gjenocid!

[sgmb id=”1″]

Zbardhen të tjera debate brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike që është mbledhur sot urgjentisht. Mësohet se dy deputetet Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu kanë vijuar me qëndrimin e tyre kundër bojkotit.

Topalli mësohet të ketë thënë se jemi në pikë kritike si vend dhe si parti dhe se PD nuk mund të rrëshqasë drejt së panjohurës. Nga ana tjetër Bregu është shprehur se të lësh 600 mijë votues PD pa vote është gjenocid.

Në debate është përfshirë edhe deputeti Astrit Patozi i cili ka kërkuar që të luftohet për të arritur maksimumin e kauzës, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

DEBATET

Topalli: Jemi në një pikë kritike si vend edhe si parti. PD nuk mund të rrëshqasë drejt të panjohurës. Jam e sigurt që Basha do gjejë zgjidhje. Basha s’do e lërë PD të shkojë në pikën e moskthimit.

Patozi: Të luftojmë fort për të arritur maksimumin e kauzës sonë.

Bregu: Shitblerja e votës është krim, por kërkon dy palë. Të lesh 600 mijë votues demokratë pa votë është gjenocid.

Topalli e Bregu nuk tërhiqen: Jemi në pikë kritike. Të lësh 600 mijë votues të PD pa votë është gjenocid! Read More »

Bilanc lufte 542 persona tentuan vetevrasje ne vendin tone vitin e shkuar!

[sgmb id=”1″]

Jo pak herë në vendin tonë dëgjojmë për tentativa vetëvrasjesh apo njerëz që kërkojnë t’i japin fund jetës së tyre. Shkaqet që çojnë njerëzit drejt aktit final janë të shumta po padyshim varfëria apo sëmundjet e depresionit janë më kryesoret.

542 persona kanë tentuar të vrasin veten gjatë 2016-s, ku 227 prej tyre kanë humbur jetën. Shifrat janë bërë të ditura nga Policia e Shtetit në konferencën Shkencore “Depresioni dhe Vetëvrasja”.

Drejtuesit e Policisë dhe Ministria e Brendshme kërkojnë që të parët të jenë policët, ata të cilët duhet të ndërgjegjësohen. Drejtori i Policisë Haki Çako ngriti edhe shqetësimin e tentativave të vetëvrasjes brenda radhëve të policisë, për shkak të stresit në punë.

“Megjithëse tre vitet e fundit në vendin tonë ka patur një tendencë në rënie të numrit të vetëvrasjeve, gjithsesi ky numër mbetet i lartë.Vetëm vitin e fundit janë evidentuar 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa vetëvrasje. Kontributi i kësaj konference do të ndihmojë për një njohje më të thellë të fenomenit dhe një qasje shkencore për trajtimin.

Shpresojmë që përmes një analizë të thellë, të integruar dhe sintetike kjo konferencë të bëjë një skanim të plotë të fenomenit duke filluar nga viti 1945.

Dukuria e depresionit dhe pse jo edhe ajo e vetëvrasjes po aq sa prek shoqërinë Shqiptare prek dhe punonjësit e organizatës së Policisë. Rastet e punonjësve të Policisë të vetëvrarë janë reale dhe për këtë arsye duhet të mbajmë në vëmendje faktin e theksuar nga studime të ndryshme, se profesioni renditet nga profesionet që prodhojnë nivel të lartë risku dhe stresi e depresioni në raste te caktuara kur oficerët përballen me trauma ose eksperienca të forta”, tha Haki Çako.

Synimi i konferencës ishte trajtimi dhe parandalimi i këtyre rasteve nga Policia e Shtetit. Sipas studimit të Policisë së Shtetit, kryesisht vetëvrasjet vijnë për shkak të problemeve financiare tek moshat e mesme dhe të moshuarit, ndërsa tek të rinjtë shpesh vetëvrasjet ndodhin për shkak të shkollës apo problemeve me partnerët e tyre. 


Bilanc lufte 542 persona tentuan vetevrasje ne vendin tone vitin e shkuar! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com