Kuriozitete

Kuriozitete që mbase nuk i dinit mbi puthjet!

[sgmb id=”1″]

Nder vite janë bere shume studime mbi puthjet për te treguar disa kuriozitete interesante, sa puthje japin gjate jetës tone?

Puthja është një manifestim shume i dukshëm i dashurisë dhe tërheqjes tek njerëzit, ajo mund te jete e tipeve te ndryshme sipas lidhjes, puthje te gjata dhe pasionante, puthje sensuale dhe përfshirëse, por ka dhe puthje vëllazërore, te ëmbla dhe te sapo prekura. Nder vite janë bere shume studime mbi puthjet për te treguar disa kuriozitete interesante, sa puthje japin gjate jetës tone? Çfarë sforco fizike bëjmë për një puthje?

Revista gjermane Bild ka risjelle disa kuriozitete relative për puthjet.

– Kur puthem dike djegim kalori sipas tipit te puthjes, një puthje pasionante harxhon deri ne 15 kalori ne minute, ndërsa një puthje me intensitet te mesëm djeg 2-6 kalori ne minutë.

– Gjate një puthjeje trupi ynë lëviz shume muskuj, 38 muskuj facial dhe 112 muskuj te tjerë. Lëvizja e muskujve facial lejon një stërvitje ideale për te luftuar rrudhat.

– Mesatarisht, puthim rreth 1000.000 here gjate jetës tone, për një total rreth 2 javësh.

– Ekzistojnë app dedikuar puthjeve, nder këtyre Kiss App, aplikacion qe teston aftësitë ne puthje dhe Give a Kiss qe jep këshilla zbavitëse.

– Puthja e pare ne ekranin e madh daton ne vitin 1896 ne filmin The Kiss, ku protagonistet puthen për 30 sekonda.

Për me tepër, Universiteti i Zyrihut ka ndjekur një kërkim sipas te cilit një puthje është një kundër dhimbje shume e mire pasi provokon lëshimin e dopamines dhe endorfines substanca qe minimizojnë ndjeshmërinë e dhembjes, duke ulur dhembjen e kokës dhe duke reduktuar efektet e ankthit. Rezulton se puthja është edhe një antistres natyral, sepse prodhon sasi te mëdha te oksitocines, redukton dhe nivelin e kortizolit ne gjak.

Sipas një kërkimi te bere ne departamentin e sëmundjeve alergjike ne spitalin japonez te Ukitakeda, tregon për efektet e puthjes mbi prodhimin e antikorpeve dhe ne forcimin e sistemit imunitar, si pasoje e kontaktit me pështymën. Se fundmi, sipas State University te Neë Yourk dy persona mund te jene ne gjendje te kuptojnë nga puthja e pare tipin e lidhjes qe dëshirojnë te ndërtojnë. 59% e meshkujve dhe 66% e femrave te kampionit te studiuar kane deklaruar se kane ndërprerë menjëherë marrëdhënien si pasoje e puthjes se pare zhgënjyese.

Kuriozitete që mbase nuk i dinit mbi puthjet! Read More »

Dietat drastike dhe të vetëquajturit dietologë po eliminojnë gjithnjë e më shumë bukën nga regjimi duke mos ditur efektet negative që ka kjo gjë në organizmin e njeriut.

[sgmb id=”1″]

Dietat drastike dhe të vetëquajturit dietologë po eliminojnë gjithnjë e më shumë bukën nga regjimi duke mos ditur efektet negative që ka kjo gjë në organizmin e njeriut.

Karbohidratet janë po aq të rëndësishme për ne, sa vitaminat apo mineralet e tjera, ndaj nuk mund ta eliminojmë tërësisht nga regjimi ushqimor.

Më poshtë do t’ju tregojmë se çfarë ju ndodh nëse ju hiqni dorë nga buka.

Trupi eliminon vetiu ujin e tepërt në trup

Ju mund të sëmureni më lehtë

Rritet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit tip 2

Ndiheni më të lodhur

Luhatje humori.

Dietat drastike dhe të vetëquajturit dietologë po eliminojnë gjithnjë e më shumë bukën nga regjimi duke mos ditur efektet negative që ka kjo gjë në organizmin e njeriut. Read More »

Sipas raportit më të ri për lidhjen me internet nga ana e kompanisë Akamai, kur është fjala për shpejtësinë e internetit në mobil, në vendin e parë në botë është …

[sgmb id=”1″]

Sipas raportit më të ri për lidhjen me internet nga ana e kompanisë Akamai, kur është fjala për shpejtësinë e internetit në mobil, në vendin e parë në botë është Britania e Madhe me 26 Mbps.

Pas Britanisë së Madhe renditen Gjermania (24,1 Mbps), Finlanda (21,6 Mbps), Franca (17,4 Mbps), Norvegjia (17,3 Mbps), Danimarka (16,6 Mbps), Belgjika (16,2 Mbps), Rumania (15,9 Mbps), Australia (15,7 Mbps) dhe Japonia (15,6 Mbps). Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen në vendin 28 me 10,7 Mbps.

Pritet qe implementimi i teknologjisë 5G, e cila është duke u testuar, në vitet e ardhshme do të ketë shpejtësi edhe më të madhe të internetit.


Sipas raportit më të ri për lidhjen me internet nga ana e kompanisë Akamai, kur është fjala për shpejtësinë e internetit në mobil, në vendin e parë në botë është … Read More »

Arma më e frikshme e Amerikës, me fuqi sa një goditje meteori.

[sgmb id=”1″]

Prapa në vitin 1950, Jerry Pournelle imagjinoi se çfarë do të ishte ekuivalenti i zhdukjes së dinozaurëve për ushtrinë, dhe sot arma me predhë të energjisë kinetike e Pentagonit është një ‘goditje e armatosur meteori’.
Veterani i SHBA-së ishte një hulumtues i operacioneve të Boeing në vitin 1949 pas projektit të Manhatanit dhe i pari që kreu test nuklear në Bashkimin Sovjetik.

Ai imagjinoi një sistem armatimi i cili nuk kishte eksplozivë kimik ose municione, por në vend të tyre shufra të mëdha të nxjerra nga metali i rëndë të cilat do të hidheshin nga lartësi jashtë-orbitale.

New York Times i quajti ato ‘vetëtima të tungstenit’ dhe tha se ato janë në gjendje të shfarosin ndërtesat më të forta të armiqve dhe objektet e fortifikuara, pa asnjë rrëmujë nga pasojat bërthamore.

Armës së imagjinuar nga Pournelle iu dha emri “Projekti Thor”, përderisa të tjerët e quajtën atë “Shufrat e Zotit”, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, hulumtuesit e armëve e quajnë atë “predhat me energji kinetike”, predha këto shumë të shpejta që janë në gjendje të operojnë pa sisteme komplekse dhe që mund të shkatërrojnë çdo gjë.

Një shembull të armëve të tilla të fuqishme të SHBA-së mund ta shihni në videot më poshtë:

https://youtu.be/9PItPL7EZEc

https://youtu.be/9PItPL7EZEc

Arma më e frikshme e Amerikës, me fuqi sa një goditje meteori. Read More »

A e dini pse vendoset patkoi në derë?

[sgmb id=”1″]

Në kulturën tonë hasim lloj-lloj simbole të cilat janë të varura në mure apo diku tjetër me mendimin se ai/ajo do t’i mbrojë njerëzit nga të ligat e një ndër to është edhe patkoi i kalit.

Eshtë interesante se asnjë nuk vret mendjen se si duhet të vendoset patkoi me kokë poshtë apo me kokë lart, nëse ai duhet të blihet apo duhet të gjetur diku, apo pasi të vendoset në një vend të caktuar nëse ai duhet të preket apo jo.

Shpesh keni parë një patkua kali të vendosur në derë, në makinë, apo në mur, por a e dini pse ka mbetur kjo?!

Thuhet se patoi të largon nga të ligat dhe të mbronë nga syri i keq. Mirëpo, ekziston një histori e cila sqaron si ka mbetur kjo simbolikë. Legjenda e patkoit të kalit në fakt është një histori e vjetër kristiane. Ajo ka ardhur në shekullin X, kur një nallban, i cili më pas, me emrin Shën Dastin, u bë peshkop i Kantërbërit në Angli, arriti t’i mbathë patkonj djallit. Ky i lutej dhe i përgjërohej nallbanit që ta linte të lirë. Legjenda thotë se djalli u lirua vetëm kur premtoi se nuk do të kapërcente kurrë një derë mbi të cilën ishte varur një patkua.

Kështu nga ajo periudhë njerëzit filluan të blinin patkonj edhe pse nuk kishin kalë dhe i vendosnin kudo duke besuar se djalli nuk do të kalonte aty pari.

Patkoi i kalit njihet gjërësisht si simbol i lumturisë. Për shkak të ndërlidhjes më kuajt, patkoi përfqëson forcën dhe besueshmërinë. Tek grekët, një patkua ka simbolizuar pjellorinë.Mirëpo, kjo gjë nga religjioni e tjera e sidomos ai Islam konsiderohet si një bestytni apo besim i kot, madje duke thënë se nëse një patkua do të sjellte fat e lumturi, kali mban katër dhe sigurisht dihet fati i tij.

A e dini pse vendoset patkoi në derë? Read More »

Ja truku që e përdorin femrat për të fituar vithe të mëdha.

[sgmb id=”1″]

Së fundmi, në rrjetin social “Instagram”, janë vërejtur disa nga damat me vithet më të mëdha duke e bërë një ushtrim të ngjashëm, i cili ndoshta nuk është më i mirë sesa ushtrimet squat por padyshim se duket i mirë nëpër video: Është mënyrë e veçantë për ta përdorur pajisjen “rrëmbyese” – makinën e fituesit ku uleni dhe duhet t’i lëvizni këmbët anash për t’i përfshirë në këtë ushtrim ijët, vithet,etj.

javascript:;

Ja truku që e përdorin femrat për të fituar vithe të mëdha. Read More »

Do të hani gjithmonë mëngjes pasi ta lexoni këtë!

[sgmb id=”1″]

Kemi dëgjuar të thonë se mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës. Por a e dini pse?Mëngjesi ju ndihmon të humbni peshë

Njerëzit të cilët nuk e hanë mëngjesin, kanë 50% më shumë gjasa që të bëhen me mbipeshë.

Mëngjesi përmirëson performancën intelektuale

Ngrënia e mëngjesit në fakt rrit nivelin e koncentrimit dhe përmirëson kujtesën tuaj dhe aftësitë e tjera mendore.

Mëngjesi është ushqimi më i mirë për t’ia filluar ditës

Është dëshmuar shkencërisht se njerëzit të cilët hanë mëngjes çdo ditë kanë më shumë energi gjatë ditës dhe zakonisht i hanë vaktet e tjera në një mënyrë më të balancuar.

Mëngjesi riaktivizon metabolizmin tuaj

Gjatë natës trupi juaj nuk merr ushqim për disa orë. Kështu që pasi të zgjoheni në mëngjes duhet të hani një mëngjes të mirë për të forcuar metabolizmin.

Mëngjesi ju ndihmon ta reduktoni ankthin

Nëse keni një mëngjes të mirë, nuk do të bëheni shumë të uritur dhe kështu do të evitoni mbingrënien gjatë drekës.

Mëngjesi përmirëson humorin

Është fakt. Edhe pse mund të tingëllojë çuditshëm, ushqimi në mëngjes ju bën të ndjeheni më të lumtur.

Ngrënia e mëngjesit përmirëson shëndetin e zemrës

Ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm përmirëson nivelet e kolesterolit në gjak.

Do të hani gjithmonë mëngjes pasi ta lexoni këtë! Read More »

Sa km i ngelen makinës pasi ndizet drita e kuqe? Lista për disa nga makinat më të shpeshta.

[sgmb id=”1″]

Ndezja e llambës spiune që tregon se karburanti po mbaron është padyshim pjesë e eksperiencës së shoferit. Makina të tregon se ka ardhur koha për ta furnizuar dhe të detyron të ndalosh në pikën më të afërt të karburantit.
Modelet më të reja, madje dhe disa nga të vjetrat kanë paketa elektronike që përllogarisin se sa kilometra mund të përshkosh. Por nëse je në një rrugë të gjatë, është thelbësore të dish se sa rrugë i ka mbetur makinës.Të bësh një përllogaritje ekzakte është shumë e vështirë: duhet të llogarisësh 1/10 e serbatorit dhe ta pjesëtosh me sa litra për 100 km bën makina, në varësi të llojit të rrugës, motit, trafikut dhe gjendjes së mjetit.

Portali Tank on Empty është një databazë të dhënash ku çdo shofer mund të japë pikërisht llojin e informacionit që kërkon. Secili përcakton se sa kilometra rrugë ka makina e tij para se të ndalojë dhe portali nxjerr një mesatare për çdo model.

Sipas të dhënave të kësaj databaze, SCAN ka bërë një klasifikim për disa nga automjetet më të shpeshta në Shqipëri duke nisur nga modeli me më shumë kilometra.

Modeli Kilometra të përshkuara me karburantin rezervë

Audi Q7 96 km
Mercedes A-Class 86 km
Volkswagen Pasat 78.3 km
Peugeot 206 77.3 km
BMW X5 77.2 km
Renault Megane 77.1 km
Mercedes C-Class 74 km
Opel Astra 72.4 km
Renault Scenic 71.7 km
Mini Cooper 71.6 km
Volkswagen Golf 69.5 km
Smart 69 km
Ford Focus 66.8 km
Volkswagen Polo 67.9 km
Mercedes E-Class 67 km
Toyota Yaris 65.9 km
Audi A3 65.3 km
Range Rover 65 km
Ford Fusion 64.72 km
Ford Fiesta 62 km
Fiat Punto 52.4 km
Jeep Grand Cherokee 50.5 km
Opel Corsa 49.7 km

Sa km i ngelen makinës pasi ndizet drita e kuqe? Lista për disa nga makinat më të shpeshta. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com