Art-Kulture

Lajm i mire per gjithe krijuesit letrare te krahines me rastin e dites se veres !

Zona jone ka nje numer te madh krijuesish letrare. Portali orikuminews, si nje nga rrjetet sociale me te medha dhe me aktive te krahines sone ne internet, ka vendosur qe krahas te tjerave te krijoje dhe nje dritare te vecante ku do renditen gjithe krijuesit e Njesise Administrative Orikum.

Cdo krijues do te kete mundesine te kete nje foto te tij, nje pershkrim te shkurter rreth tij dhe gjithe krijimtarite e tij personale. Ftojme  gjithe krijuesit e zones te cdo moshe, te dergojne dokumentacionin e duhur ne adresen e E-mailit [email protected] ose duke na kontaktuar ne facebook ne fanwebin tone duke klikuar ketu : https://www.facebook.com/Orikuminews

Vizitoni faqen e sapo nisur te dedikuar per krijuesit letrare te krahines sone duke klikuar me poshte:

Krijimtari Letrare (faqe dedikuar krijuesve te krahines) 

Lajm i mire per gjithe krijuesit letrare te krahines me rastin e dites se veres ! Read More »

E pabesueshme ! Fshati Tragjas deri ne vitin 1944 kaq shume studenta me arsim te larte jashte shtetit ! Ja lista !

Fshati Tragjas njihes si nje  fshat shume arsimdashes.  Kjo eshte nje tabele ku jane listuar gjithe studentet Tragjasiotë që kanë studiur  jashtë vendit deri në vitin 1944. Numri i tyre eshte 26, numer qe kur e shikon ne pamje te pare nuk duket shume i madh por nese mendon qe behet fjale per nje fshat dhe ne periudhen para vitit 1944, ateher kupton qe eshte nje numer vertet i larte ! 

Të shkolluar jashtë vendit me arsim të lartë

Nr. Emri Atësia Mbiemri Shkolla që ka kryer
1. Skënder Daut Muço Jurist, Bolonjë, Itali
2. Yzeir Ismail Alimerko Arkeolog, Firence, Itali
3. Beqir Sinan Hoxha Letërsi-histori, Romë, Itali
4. Tahir Abas Hoxha Pedagogjike, S.D. Korona, Itali
5. Bego Isa Gjonzeneli Matematikë, Trieste Itali
6. Elmas Tahir Bitri Pedagogjike, S.D. Korona, Itali
7. Hysni Elmas Alimerko Letërsi-histori, Firence, Itali
8. Musa Muhamet Muço Filozofi, Çikago, SHBA
9. Mustafa Selman Muço Ekonomist, Stamboll, Turqi
10. Adem Murat Tahiraj Ekonomist, Milano, Itali
11. Hasna Cane Mishgjoni Ekonomist, Korfuz, Greqi
12. Njazi Eshref Boçari Ekonomist, Milano, Itali
13. Pupo Ibrahim Shyti Ekonomist, Bari, Itali
14. Shyqyri Azem Troqe Ekonomist, Vjenë, Austri
15. Jaup Xhezo Iliazi Ekonomist, Itali-SHBA
16. Ali Hasan Sinani Akademi Ushtarake, Modena, Itali
17. Haxhi Muhamet Muço Akademi Ushtarake, Modena, Itali
18. Zenel Mehmet Dervishi Akademi Ushtarake, Modena, Itali
19. Selman Mustafa Gjomemo Akademi Ushtarake, Modena, Itali
20. Hodo Meto Bejo Inxhineri Elektrike, Detroit, SHBA
21. Muço Avdul Polo Inxhinier ndërtimi, Napoli, Itali
22. Hasan Selman Ramohito Mjekësi, filozofi, Itali-BRSS
23. Ismail Eshref Boçari Mjek-farmacist, Bolonjë, Itali
24. Sezai Sinan Hoxha Jurist, Bolonjë, BRSS
25. Sulejmën Sherif Meço Shkrimtar
26. Ahmet Selman Ramohito Avokat

Marre nga historiku i Tragjasit.

E pabesueshme ! Fshati Tragjas deri ne vitin 1944 kaq shume studenta me arsim te larte jashte shtetit ! Ja lista ! Read More »

Cudisin banoret e Orikumit ! Suprize e rralle per mesuesit e zones ! (Video)

Banoret e Njesise Administrative Orikum kane pergatitur nje urim shume te vecante per mesuesit e zones. Banore nga Orikumi, Dukati, Tragjasi e Radhima te cdo moshe kane pergatitur nga nje liste individuale duke uruar mesuesit e tyre te cilet u kane dhene mesim.

Lista me urimet e banoreve  eshte punuar ne nje video  ku jane nderdhurur fotot e mbledhura nga banoret, mesazhet e tyre te urimit si dhe duke vendosur ne sfond kengen e famshme  ‘We don’t need no education’ te artistit Pink Floyd. Kjo video eshte pergatitur nga banoret e zones pak vite me pare.

Shiko videon me poshte:

 

Cudisin banoret e Orikumit ! Suprize e rralle per mesuesit e zones ! (Video) Read More »

Bukuroshja e vogel Irlandeze eshte nga Dukati! Ja kush eshte Joanna dhe pse krahina jone duhet ta mbeshtese !(Video)

Joana Qepi eshte nje vajze 9 vjecare me origjine nga Dukati. Ajo ka lindur ne Dublin, Irlande dhe se bashku me familjen e saj jeton atje. Pavaresisht se eshte shtetase Irlandeze e lindur dhe e rritur ne ate shtet ajo pohon me te madhe se eshte nga Dukati.

Qe ne moshe shume te vogel pasioni i saj ka qene dhe eshte kenga. Eshte shume e vogel per te pasur nje histori te madhe suksesi por te kjo vajze vihet re nje ambicje e madhe per te bere karriere ne boten e muzikes dhe te artit.

Ajo ka tashme kanalin e personal ne youtub ku publikon kenget dhe video e saj. Endrra e saj ne sirtar eshte te marre pjese ne audicionin X-Factor , dhe te kendoje para Simon Cowell.

Joanna eshte vajza e Xhemil dhe Vjollca Qepi.
Ftojme gjithe banoret e zones te ndjekin videot e Joannes ne youtube, te bashkohen ne kanalin e saj duke klikuar mbi butonin ‘Subscribe’ dhe te pelqejne videot e saj, per ti dhene mbeshtetje e per ta motivuar bukuroshen e krahines sone ne rrugetimin e saj.

Vizitoni kanalin e Joannes duke klikuar ketu : Joanna Qepi 

ose duke klikuar ne videon me poshte :

Bukuroshja e vogel Irlandeze eshte nga Dukati! Ja kush eshte Joanna dhe pse krahina jone duhet ta mbeshtese !(Video) Read More »

Jeta kulturore ne zone me pare ka qene aktive! Ja kush ka qene arsyeja. Tani jeta kulturore e varfer !

Kultura dhe koha e lirë ne zone tone ! 

Përpara viteve ’90 çdo fshat në zonë kishte një vatër kulture që planifikonte aktivitetet kulturore-artistike, ndërsa në Orikum, në ndërtesën aktuale të bashkisë së sotme, funksiononte shtëpia e kulturës “Ibrahim Kushta”, e cila ishte e pajisur me bibliotekë, sallë tenisi, sallë shahu, si dhe një sallë kinemaje.

Jeta kulturore ka qenë shumë aktive si pasojë edhe e shtetasve rus të cilët banonin në atë kohë në Orikum, për arsye të vendodhjes së bazës ushtarake të Pashalimanit. Tashmë banorët kujtojnë me nostalgji sallat e vallëzimit dhe aktivitet kulturore që zhvilloheshin në atë kohë. Kjo është fotografia e jetës kulturore para viteve ’90 në qytetin e Orikumit.

Aktualisht paraqitet një tjetër pamje, fatkeqësisht mund të thuhet se jeta kultore është relativisht e varfër.

Ndër grupet folklorike të zonës mund të përmendim grupin e Dukatit i cili është një nga grupet më të vjetra dhe pjesëmarrës që në festivalin e parë kombëtar folklorik të vitit 1968, ku dhe fitoi medaljen e bronxtë. Ky grup merr pjesë në të gjitha Festivalet Folklorike Kombëtare. Gjithashtu është i njohur dhe me treshen e Dukatit.

Grupi i Tragjasit është një tjetër grup i zonës, i cili është krijuar që në vitin 1967 dhe përfaqëson trevën e fshatit të tij. Ky grup ka marrë pjesë rregullisht në Festivalin Folklorik Kombëtar ku është vlerësuar edhe me çmime.

Sot bashkia nuk ka asnjë qendër kulturore. Në anketimin e realizuar me banorët e bashkisë, rreth 44% e tyre janë të pakënaqur me programet artistike dhe kulturore që ofrohen në bashki. Ndërsa, përsa i përket shërbimeve për të rinjtë, 42% e banorëve janë të pakënaqur dhe 36% shumë të pakënaqur.

Jeta kulturore ne zone me pare ka qene aktive! Ja kush ka qene arsyeja. Tani jeta kulturore e varfer ! Read More »

Ja e verteta e kenges se ‘Sherif Hasanit”- Kush e ka dhene tekstin ! Flet marresi i kenges Tartar Avduli dhe stermbesa e Sherif Hasanit.

Diskutime te shumta ka hapur tema e hapur e cila bente fjale per faktin se kujt i kendohej kenga labe ‘ O Sherif Hasan breze vena’. Pas shume rrahje mendimesh dhe disktutime te ndryshme ku jane perfshire shume banore te zones ka nderhyre vete marresi i kenges Tartar Avduli i cili ka spjeguar se kjo kenge i kendohet Sherif Hasan Mucos nga Tragjasi. Ai shprehet se ‘Teksti dhe varjani i kesaj kenge jane marre nga Leonard Muco’. Ne lidhje me dyshimet e disa komentuesve te cilet mendonin se perderisa ne kenge thuhet qe ‘Ne Tragjas vajte renkove’  Sherif Hasani i bie te mos ishte nga Tragjasi, marresi i kenges pergjigjet se ‘ Sherif Hasani ka zbritur nga stani i tij ne mal ne Tragjas per renkim’, dhe te gjitha emrat e vendeve te permendura ne kenge, ndodhen ne Tragjas.

Ne diskutime eshte perfshire dhe nje prej vete stermbesave te Sherif Hasan Mucos,  Dorina Muco e cila ne menyre te qarte, te prere por edhe kercenuese eshte shprehur se ‘Flitet per stergjyshin tim SHERIF HASAN MUÇO….kenga eshte jona dhe nuk dua ta zgjat me muhabetin me spjegime te teperta se nuk jam shume e èmbel ne komentimet’. 

Mbi te gjitha rendesi ka fakti qe u sqarua nje ceshtje  per te cilen kishte mendime te ndryshme.

Degjoni kengen dhe tekstin duke klikuar ketu : Osherif Hasan Brezevena 

 

https://www.youtube.com/watch?v=0JguNJtpN5s

Ja e verteta e kenges se ‘Sherif Hasanit”- Kush e ka dhene tekstin ! Flet marresi i kenges Tartar Avduli dhe stermbesa e Sherif Hasanit. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com