Art-Kulture

Ja sa kushton fustani qe veshi Arbana ne prezantimin e spektaklit dje ne mbremje!

veshur me një fustan ngjyrë vishnjë material latex, Arbana padyshim që shkëlqen sot si çdo herë.

Por ne bëmë një kërkim të shpejtë dhe zbuluam se ky fustan i dizenjuar nga “House of CB” kushton 156 euro, një shumë kjo relativisht më pak se fustanet e veshura gjatë mbrëmjeve të tjera. Këtë fustan e ka veshur Poni e para të cilës ja ka zgjedhur Niko Komani.

Gjithashtu e ka veshur edhe Jennifer Lopez. Sigurisht që kjo është koiçidencë dhe të trejave u shkon shumë, por ditën e sotme sytë janë nga Arbana.

Ja sa kushton fustani qe veshi Arbana ne prezantimin e spektaklit dje ne mbremje! Read More »

ZBULOHET “ZOJA E SHKODRËS”, DYFISH MË E MADHE NGA Ç‘DIHEJ

Me  25 prill 1467, figura e Zojës, atëherë afresk në një mur të kishës rrëzë kalasë së Rozafës, u shkoq prej vendit dhe, e ndjekur prej dy katolikëve shkodranë, zuri vend në Kishën e Genazzanos në Itali. Tashmë ky shtegtim i “Zojës së Këshillit të Mirë”, mbush plot 550 vjet dhe, me këtë rast, u mbajt sot në Shkodër një konferencë e posaçme shkencore.  Ekspertja Edlira Çaushi thotë se surpriza e parë që ndeshi ishte fakti që përmasat reale të kësaj vepre janë sa dyfishi i asaj që jemi mësuar të shohim.

“Imazhi i Zojës është pikërisht imazhi i Shën Mërisë me Krishtin. E punuar me një teknikë të tipit “Grlikofiruse”, e realizuar në një suportmuror, mbi një suva. Kjo pikturë e realizuar pjesërisht në teknikën e afreskut, por dhe me disa prekje në të thatë, është një bashkërendim teknikash. Ajo është bërë mbi një sipërfaqe murore prej 85 cm lartësi dhe 43 cm gjerësi. Dhe kjo ishte një surprizë e madhe që duhet të bëhet e ditur për të gjithë”.

Sipas saj, historia e “Zojës së Këshillit të Mirë”, apo, siç njihet më shpesh, e Zojës së Shkodrës, është vetë historia e katolicizmit ndër shqiptarë. Ky i fundit, me vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, më 1468, nisi udhën e vet të kryqit.

Rreth vitit 1467, kur një ushtri e re e madhe e sulltanit u dynd mbi Shkodër, sipas gojëdhënës, figura e Zojës u shkëput nga muri i Shenjtërores rrëzë kështjellës së Rozafës. E mbartur nga engjëjt, mbështjellë prej një reje – vijon gojëdhëna- u ndal në Genazzano, afër Romës. Festa e 25 prillit e cila njihet edhe si dita e “Zojës së Këshillit të Mirë”, nga vendësit në Itali njihet si “La Vennuta” –“E ardhura”.

Por cilat janë teknikat e përdorura në punën e saj? Në bazë të hulumtimit shkencor të një ekipi specialistësh shqiptaro-italianë, të angazhuar nga Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare “piktura murale është një pikturë në teknikën e afreskut, e prekur me teknikën e gjysmës së thatë. Kjo teknikë realizohet kur suvaja është ende e njomë dhe këto shenja janë të gjitha  evidente, sidomos në aureolën e Shën Mërisë me Krishtin, dhe në disa elemente të tjera, siç është ajo e ylberit të sfondit  apo e poltronës së Shën Mërisë me Krishtin. Ndërsa disa ngjyra, sipas analizave të bëra me rrezet “ultra violet”, që ne kemi bërë,  gjatë hulumtimit në Genazzano, kanë rezultuar disa prekje në teknikat në të thatë. Sepse disa ngjyra të përdorura mbi  këtë murale nuk janë kompatibël me teknikën e afreskut. Dhe janë shenja të përdorimit të një teknike mikse”

.

 

ZBULOHET “ZOJA E SHKODRËS”, DYFISH MË E MADHE NGA Ç‘DIHEJ Read More »

Shkrimtari Rudi Erebare fitues i nje prej cmimeve Europiane per Letersine 2017!

Shkrimtari shqiptar Rudi Erebara u shpall fitues i një prej 12 çmimeve europiane për Letërsinë 2017, me librin “Epika e yjeve të mëngjesit”. Çmimi i shpallur dje në Bruksel u dha nga Komisioni Europian për nxitjen e dialogut ndërkulturor dhe ceremonia  ku do paraqiten autorët fitues do jetë publike më 23 maj, po në Bruksel. Romani i Erebarës, një përshkrim i jetës në kohën e komunizmit, pritet të përkthehet në shumë gjuhë europiane si dhe të botohet në shumë vende.

Atmosfera fatale e atij reparti të artit, e zymtë ku hyjnë hamejtë e vendosin skelat që “piktori zyrtar” të arrinte përsosmërisht portretin e Enver Hoxhës, nga nis inskenimi tragjik i fatit të individit përballë turmës në diktaturë  të qëndron gjatë, shumë gjatë në mendje në romanin e dytë të Rudi Erebarës “Epika e yjeve të mëngjesit”…Por, ky fatalitet ka qëndruar gjatë, edhe pas 26 viteve pas rënies së diktaturës në Shqipëri, duke u tranformuar në nostalgjinë e ndyrë, e paturp ndaj komunizmit…

Romani, nga është marrë edhe titulli, mban historinë e piktorit Edison Gjergo i dënuar për prirjet moderniste në art në vitin 1978, vit që shënon nisjen e romanit, dhe merret me vazhdën e survejimeve, dënimeve e burgimeve të njerëzve të zakonshëm dhe artistëve. Janë gjendje akute që mbajnë kujtesën dhe degjenerimin moral të diktaturës. Brukseli këtë libër e ka trajtuar si duket si një roman ku lexohet kultura utilitare e një vendi, ashtu si dhe krijuesve të tjerë, që morën pjesë në garën për Çmimin Evropian të Letërsisë 2017 duke marrë vlerësimin e një letërsie të mirë, gati për t’u njohur përtej kufijve, dhe që ndihmojnë në ndërtimin e dialogut ndërkulturor.

INTERVISTA:

Gjithmonë një çmim, sidomos në letërsi, është ngjarje, edhe pse këtu nuk ka një staturë të qëndrueshme, por ama një çmim evropian në letërsi nga BE si e mendoni?

Çmimin e akordon shoqata e botuesve shqiptarë si pjesë integrale e botuesve europianë. Institucioni i parë europian në Shqipëri me të drejta të plota është libri. Biblioteka Kombëtare dhe Shoqata e Botuesve Shqiptare janë sakaq vite përpara shtetit në integrimin tonë europian.

Përfitimi? Një tekst letrar nga bota shqiptare që përkthehet në shumë gjuhë, ju bëheni kështu një përfaqësues, një zë individual letrar që kapërcen kufinjtë. Në një vështrim prej lexuesi, është kjo bota, mendimi i duhur me të cilin do doje të njiheshe më tej?

Unë sapo jam njoftuar me detajet e mëtejshme të çmimit. Por e vlerësoj lart, jo vetëm sepse ky është çmimi i parë kaq i rëndësishëm që kam marrë për një vepër timen të plotë.

Je vlerësuar për romanin “Epika e yjeve të mëngjesit”, një libër voluminoz, paraqitur pa bujë panairin e vjetshëm të librit. A mund të kemi një panoramë se çfarë ka ndodhur me “jetën” e këtij romani pas daljes në treg?

Epika pati një jetë organike tregu që në panairin e librit. Unë besoj se u prit shumë mirë nga lexuesit e letërsisë në panair edhe meqë sot isha në librarinë Adrion, mësova se po merrej përditë pa zhurmë. Ky është fati më i mirë që mund të ketë një libër.

Diktatura, një situatë letrare pothuaj operacionale, në inde kush do mundet ta lexojë romanin tuaj, çfarë ju shqetëson Rudi ende sot? Fatalisht të pa ikur nga mendësia, ideologjia…

Libri është bazuar në ngjarje të vërteta. Ka marrë titullin e kompozimit të piktorit Edison Gjergo, si nderim kujtimit të tij, si një artist i dënuar për një pikturë me tetë vjet burgim edhe ne pune te detyruar ne minierë. Libri është brenga e thellë e mungesës së kujtesës kombëtare.

 

Është hera e dytë që Shqipëria renditet ndër vendet e përzgjedhura për të dhënë Çmimin Europian të Letërsisë, një çmim konsideruar prestigjioz që ka nisur prej vitit 2009. Edhe pse Erebara i përket një brezi që krijon prej 25 vjetësh letërsi, që njihet në shqip, si autor i disa veprave letrare, në letra thuhet se ky çmim Europian i Letërsisë (EUPL) shkon për talentet e reja në mbarë Europën dhe që nxjerr në pah pasurinë e letërsisë bashkëkohore europiane, duke tërhequr vëmendjen ndaj trashëgimisë unike kulturore dhe gjuhësore të kontinentit.

Megjithatë “përfitimi” letrar për autorin është i pakrahasueshëm nëse do kishim parasysh ndonjë përpjekje individuale për t’u njohur përtej kufinjve, ndërsa pritet të përkthehet në disa gjuhë kryesore europiane, si dhe të botohet me garanci letrare në shumë vende pas fitimit të këtij çmimi.

Duke u organizuar nga Komisioni Europian dhe pikërisht nga një Konsorcium i përbërë prej Federatës së Librarëve Europianë dhe Ndërkombëtarë (EIBF), Këshillit të Shkrimtarëve Europianë (EËC) dhe Federatës së Botuesve Europianë (FEP), ky çmim është i vlefshëm për të gjitha vendet pjesëmarrëse në Europën Krijuese, programi i financimit të BE-së për sektorët kulturorë dhe krijues për vitet 2014-2020. Konsorciumi për koordinimin dhe dhënien e këtij çmimi, ashtu si edhe në vitin 2014, përzgjodhi sërish Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, për të organizuar procesin e këtij çmimi në Shqipëri.

Në Çmimin Europian të Letërsisë marrin pjesë gjithsej 36 shtete, të ndara në 3 grupe dhe që përzgjidhen një herë në 3 vjet. Vendet e përzgjedhura për vitin 2017 janë: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Greqia, Islanda, Letonia, Malta, Mali i Zi, Holanda, Serbia, Turqia dhe Britania e Madhe. 12 fituesit e Çmimit Europian të Letërsisë për vitin 2017 janë: Rudi Erebara (Shqipëria), Ina Vultchanova (Bullgaria), Bianca Bellová (Republika Çeke), Kallia Papadaki (Greqia), Halldóra K. Thoroddsen (Islanda), Osvalds Zebris (Letonia), Ëalid Nabhan (Malta), Aleksandar Becanovic (Mali i Zi), Jamal Ouariachi (Holanda), Darko Tuševljakovic (Serbia),  Sine Ergün (Turqia) dhe Sunjeev Sahota (Mbretëria e Bashkuar).

Kujtojmë që për herë të parë fituesi shqiptar i këtij çmimi ishte Ben Blushi me romanin “Otello, Arapi i Vlorës.” Në intervistën e mëposhtme, të realizuar në këtë rast të akordimit të çmimit, Erebara është një punë letrare që i ka përmbushur pritshmëritë e tij, nga dalja në treg vitin e shkuar, paraqitur në panairin e librit. Ndërsa vazhdon të jetë një shqetësim i vazhdueshëm për shkrimtarin, ashtu si edhe në romanin e mëparshëm “Vezët e thellëzave”, nisur nga një histori reale, e piktorit të njohur Edison Gjergo dënuar në diktaturë, se libri i tij “është brenga e thellë e mungesës së kujtesës kombëtarë”

Romani “Epika e yjeve të mëngjesit”

Romani është një dëshmi për fatin e Sulejmanit, një piktor shqiptar i punësuar në kompaninë e dekorimit shtetëror në kryeqytetin e Shqipërisë. Një çështje teknike që ndodhi në 16 tetor 1978, ditëlindja e diktatorit shqiptar Enver Hoxha, i atribuohet atij nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore. Rreth kësaj kohe, Shqipëria është gati të shkëpusë marrëdhëniet e saj me Kinën komuniste Mao. Gjithashtu më 16 tetor 1978, Józef Vojtyła, një prift nga Polonia komuniste, bëhet Papa Gjon Pali II në Vatikan. Në mbrëmjen e 16 tetorit, një dush i rëndë i lan shkronjat e sloganeve të shkruara nga kompania e dekorimit shtetëror në të kuqe të thellë, simbol i gjakut që u derdh gjatë luftës për liri nga luftëtarët komunistë. Edhe pse festimet mbarojnë, siguria e shtetit, nën urdhrat e drejtpërdrejta të diktatorit komunist, fillon kërkimin e autorëve, megjithëse asnjë autor nuk mund të ekzistojë. Sulejmani është një njeri i veçuar duke qëndruar në anën tjetër të hendekut të luftës klasore, të konceptuar dhe me fanatizëm të kryer nga komunistët në pushtet. Ndërsa ai mendon se po veçohet si viktimë, Sulejmani përpiqet të ndryshojë emrin e tij në Edmond. Ai gjithashtu bën një pikturë që tregon disa partizanë rreth një zjarri. Kjo shihet si një arsye e mirë për Sulejmanin që të ndëshkohet.

Fragment nga libri

”Enveri vështronte i mahnitur portretin gjigant të udhëheqësit dhe mendonte me vete se 24 metra me 12, është shumë pak për një gjigant të tillë njerëzor. Veri brenda tij tulatej përherë e më poshtë shallit të kuq të pionierit. Llastohej. Enveri i jashtëm, përballë portretit të Enverit udhëheqës, rroku me majën e gishtave dhe shtrëngoi fort teserën e partisë në xhepin e këmishës, ndërkohë që piktorët zyrtarë, bashkë me Ismailin dhe Edmondin, u larguan drejt makinës së drejtorit. Adriatiku ndoqi me sy makinën me piktorët zyrtarë tek largoheshin, dha porosi të mbledhin materialet e tyre dhe t’i fusin në ruajtje, të pastronin furçat dhe penelët, pastaj, megjithëse kishte dëshirë e nevojë për një kafe e pak pushim, u fut në zyrë të mendohej për autokritikën. Nxori një letër, e mori në dorë stilografin, pastaj ndali dhe u mendua një hop. Boja e stilografit ishte bojë zyrtare, nuk tregonte pendesën në një autokritikë. Stilografi dukej shumë prej burokrati mikroborgjez në një autokritikë, dhe fshihej lehtë me ujë. Boja e stilolapsit nuk fshihej, fjala e prishur mbetej. Gabimet tregonin se kishte shkruar me përgjegjësi, por edhe me zemër të pastër. Ndërgjegje të gjallë revolucionare. Tregonte për një zemër të lënduar nga gabimet e bëra pa dashje, nga lodhja dhe hopet e vështirësive të punës. Kështu që doli nga zyra, shkoi në kinkalerinë më të afërt dhe bleu një fletore e dy stilolapsa me rezervë. Shkoi dhe piu një kafe në këmbë, në gjellëtoren pranë stacionit të autobusëve të linjave të largëta. Aty ku nuk e njihte njeri, por e përshëndetën të gjithë nga kostumi i hekurosur. Kështu, me mendjen e tij po krijonte një imazh pendese, mendime me hall të madh, për të gjithë ata të ushqimit social të qendrës, të cilët, nëse i pyeste dikush nga organet kompetente, doemos do të tregonin si dëshmitarë: se ai kishte rënë në mendime të thella ndërkohë, po ecte në këmbë pa makinë dhe po pinte kafe në një gjellëtore të thjeshtë puntorësh. Aty ku ushqehej klasa për punë, aty po ushqente edhe ai autokritikën. Aty gjente frymëzimin. Proletar ishte edhe ai vetë; edhe pse me shkollë të lartë, ai ishte proletar me trashëgimi. Ishte fshatar i varfër e pa tokë. Nga një fshat i humbur i Shqipërisë së prapambetur nga regjimet sunduese obskurantiste. Ai ishte nga një fshat dhe nga një familje e lidhur me luftën, që në fillim. Kështu duhej ta niste autokritikën”.

Shkrimtari Rudi Erebare fitues i nje prej cmimeve Europiane per Letersine 2017! Read More »

“Sa më paguan në “Fast and Furious””, aktori shqiptar tregon shumat marramendëse

Ai është shqiptari që preku nga afër Hollywood-in dhe u bë pjesë e filmit më të famshëm dhe më të pëlqyer në të gjithë botën, “Fast and Furious 8”. Fjala është për Marko Cakën, i cili e nisi karrierën si një gazetarë e më pas kaloi në aktrim.
Në një intervistë për “Panorama”, Marko ka folur gjatë për këtë eksperiencë të rëndësishme, duke treguar detaje nga sheshxhirimi, raportin me aktorët e famshëm si dhe me dy aktorët shqiptarë, pjesëmarrës në film në role të vogla, Ernad Hoxha dhe Erigerta

Marko gjithashtu ka treguar edhe për pagesën në këtë film, si dhe planin e ardhshëm i cili pritet të realizohet shumë shpejt dhe mendohet se do të jetë sërish një sukses që bota do të flasë gjatë.

“Fast and Furious” ka nisur të shfaqet në të gjitha kinematë botërore, si ndihesh këtë herë që je edhe ti në kastin e aktorëve të famshëm?

Absolutisht që pjesëmarrja sado modeste në kastin e filmit më të suksesshëm në botë më bën të ndjehem shumë krenar, aq më tepër si shqiptar. Kam shumë miq aktorë nga shumë vende të botës që ma kanë shprehur hapur zilin se është privilegj të jesh pjesë e Sages më jetëgjatë dhe me shumë fansa në të gjithë botën. Duhet ditur se në film vetëm aktorët e famshëm kanë skenarin dhe janë të dukshëm me aksionet e tyre të rrezikshme. Të gjithë ne të tjerët e kastit që jemi prapa tyre dhe në dublimet e tyre, kemi kontributin e jashtëzakonshëm në film. Deri dhe në rrezikimin e jetës.

Si u bëre pjesë e këtij filmi, dhe a ishte e vështirë?

Absolutisht që është e vështirë, sepse aplikimet janë nga gjithë bota. Mua mu propozua nga agjencia që mbulon shërbimet e mia e cila rezumenë time ua sugjeroi produksionit Universal, dhe ata me disa Director Casting, duke bërë përzgjedhjen e aktoreve që i përshtaten karaktereve vendosën të bëhem pjesë e Fast 8. Pra ishte një përgjigje pozitive dhe ndër të vetmit që i përkas shtetit të Nju Jorkut.

Roli juaj është ai i një polici, si jeni ndjerë brenda këtij personazhi?

Unë jam ndjerë shumë mirë se është një rol që predispozohet se operon të gjitha ngjarjet që ndodhin në film sidomos me skenat e luftimeve dhe të përplasjeve të makinave. Të gjithë këto role janë përzgjedhur me kualifikime te veçanta dhe me aktorë shumë të specializuar dhe të aftë në rolet përkatëse. Sepse kemi të bëjmë me aksione ku risku është shumë i madh për sa i përket rrezikshmërisë së jetës.

Ka pasur ndonjë moment të vështirë gjatë xhirimeve?

Po ka qene një moment shumë i vështirë gjatë një skene ku tre makinat superluksoze siç ishin në pedestral dalin nga show dhe përplasen me makinat e rrugës. Në dublen e tretë një nga makinat që vinte me shpejtësi përplaset dhe bën tre katër rrokullisje dhe përfshihet nga flakët. Në atë moment duke pasur insiktin e shqiptarit unë vrapova për të dhënë ndihmën e parë, por veprimi im u vlerësua i gabuar duke shkelur rregullat e sigurisë dhe u penalizova me vërejtje nga PA asistent producentet të cilët nuk duan t’ia dinë kur bëhet fjalë për sigurimin e jetës së njeriut. Pra ky moment ka qene më i vështiri gjatë gjithë ditëve të xhirimit.

Po me aktorët e tjerë, si ka qenë raporti?

Raporti me aktorët absolutisht që është shumë i mire dhe shumë miqësore. Madje me shumë aktorë që luajnë në skenat e të burgosurve në qeli u bëra edhe mik dhe më vlerësonin si shqiptar, ku nuk mungoi as bërja e simbolit të shqipes në sheshxhirim. Kisha kënaqësinë të takoj nga afër Vin Diesel, Jason Statham, Dëayne Johnson, Scott Eastwood Curt Russel e Michelle Rodriguez, Tej Parker, Christopher Hivju etj. Të gjithë pa përjashtim ishin të thjeshtë dhe shumë gallataxhi (funny people).

Ju nuk jeni i vetmi aktor shqiptar që luani në film, bashkë me ju janë edhe dy personazhe të tjerë, Ernad Hoxha dhe Erigerta Deda. Çfarë raporti keni pasur me njëri-tjetrin?

Më është bërë qejfi që kishte edhe shqiptarë të tjerë në film. Me njërën nga ata, Egertën e njoha nga afër në Cleveland sepse i thanë se është edhe një shqiptar, dhe ajo erdhi e më takoi dhe ishte një vajzë shumë e dashur dhe më erdhi mirë kur mësova që kishte emigruar bashkë me prindërit nga Mirdita për të sfiduar botën e filmit hollivudian. Ajo ishte me grupin e kalimtarëve, dëshmitare e ngjarjeve të përplasjeve të makinave në film.

Ikona e këtij filmi në 7 seritë e mëparshme ka qenë Paul Walker i cili u nda tragjikisht nga jeta. Si ka qenë atmosfera gjatë xhirimeve dhe a është ndjerë mungesa e tij?

Sigurisht kudo flitej për të dhe ishte kthyer në një mit e simbol i forcës dhe i kurajos për të sfiduar të gjitha vështirësitë e filmit. Një ditë në sheshxhirim zura bisedë me një djalosh 28- vjeçar nga Hollywood i Los Angeles i cili ishte moderator i makinave ku montojnë kamerat e xhirimit, që në xhirimet e para të Sages 15 vjet përpara, dhe Paul Walker e kishte pasur shok shumë të ngushtë saqë në çdo moment mbante bluzën me portretin e tij.

Marko ti vjen vetë nga bota e gazetarisë. Pyetja e parë në fakt që i vjen në mend çdo gazetari, por që ne po ta bëjmë në fund është: sa jeni paguar për këtë film?

Zakonisht paga e çdo aktori është transparente nëpër filma, por unë po them për pagesën ditore të xhirimeve në Atlanta, e kam pasur specifike principal (non Union), pra bashkë me taksat 680 $ dita.

Ku do ta shohim pas “Fast and Furious” Markon?

Pas Fast and Furious 8, për të gjithë ata që nuk e kane dalluar mire për shkak te efekteve të shpejtësisë që ka filmi, besoj se do të më shohin shumë shpejt në ekranin e filmit të madh të 20th Century Fox, ku do të jem një Art Designer i viteve 1850, pranë yllit Hugh Jackman e Zac Effron. Besoj se për këtë film musical do të flitet shumë gjatë dhe do të sfidoj të gjitha çmimet e Oscar vitin e ardhshëm./Panorama

“Sa më paguan në “Fast and Furious””, aktori shqiptar tregon shumat marramendëse Read More »

INTERVISTA/ James Belushi: Jam artist se jam nga Korça

Kjo intervistë është botuar kur aktori i mirënjohur shqiptar James Belushi vizitoi Shqipërinë për herë të parë dhe rikthimi në fshatin e tij Qytezë, Korçë.

Belushi ka treguar emocionet e takimit me familjarët e vet dhe sa krenar ndjehet që është shqiptar.

Dritare.net e sjell të plotë intervistën e botuar në gazetën “Aleanca” në 15 gusht 1995.

Nga Rudina Xhunga

Në Rinas deklamuat, porsa mbërritët: “Jam Shqiptar”. Ç’do shtonit para se të ikni?

Jam Shqiptar. Kjo është e gjitha. Unë nuk deklamova. Thashë çfarë ndjeva. Pra, ishte ndjesi ajo që shpreha në Rinas. Tani është më shumë se ndjesi. Është një e vërtetë.

Në Qytezë ju i kërkonit grupit të televizionit, herë pas here të mos ju filmonte. Pse?

Sepse nuk filmohet dhembja. Mua më dhembte mosnjohja më parë e atij vendi ku im atë kishte lindur; atij fshati të bukur, me male të lartë, me hënën që të dukej sikur futej bashkë me ty në shtëpi. Mua më dhemb vëllai Xhon që nuk mundi të vijë. Më dhemb shtëpia e prishur. Këto nuk doja të filmoheshin. Ne ishim gjithashtu në Sinicë, fshatin e tim kushëriri. Ai hyri me kalë në shtëpinë që ende mbahej dhe qau. Qamë të dy. Gjetëm aty një djep të vogël që e kemi marrë me vete.

Po djali juaj 14 vjeçar mundi të prek e të kuptojë dhimbjen e babait?

Ah, do t’ju tregoj diçka unikale. Dhe është ky fakti më i rëndësishëm i këtij udhëtimi. Unë gjithmonë kam qenë i interesuar ta njoh Robertin me gjenezën e tij. Për këtë i flisja vazhdimisht. Kur arritëm në Korçë, vizituam Qytezën, pamë shtëpinë e prishur, ai më shoqëroi në çdo moment. Natën tek flinte, kushëriri im i dëgjoi tek tha shqip: “Ku është shtëpia ime”?

Kjo është për mua sa e çuditshme dhe emocionuese. Roberti kurrë më parë s’ka folur shqip dhe foli në ëndërr. Kërkoi shtëpinë në gjuhën e të parëve. Kjo i jep përgjigje pyetjes suaj sa mundi ta prekë ai dhimbjen dhe mallin e babait, e jo vetëm kaq.

Dhe Xheni është ndjerë po kaq mirë?

Xheni është mikesha ime, që unë e mora me vete në këtë udhëtim njëjavor, për të njohur edhe ajo origjinën time. Plakat në Korçë e pëlqyen shumë. Vetëm e puthnin dhe më pyesnin: “Çupka?”. Çupka ju thosha. Kështu u ngatërruam pak.

Kur patë Qytezën, për ndonjë moment falënderuat babain tuaj që emigroi?

Nuk është pikërisht kështu. Unë e falënderova tim atë që ngulmoi të vinim në Shqipëri. Këtu preka nga afër të vërtetën: “Për të vajtur tek e ardhmja kalohet nga një e shkuar.”

Si ju trajtuan në Shqipëri; me dashuri si vëlla, apo me kureshtje si aktor amerikan?

Në Tiranë u organizuan disa pritje për mua. Pritja nga Presidenti. Një festë tek Disko “Albania”, një drekë te “Piazza”, dhe kjo darkë e fundit tek “Rogner”. Shtypi më shoqëroi kudo, madje dhe këtë darkë nëse do lahesha në pishinë, ju do e shkruanit.

Në fakt, e pritshme ishte nga ju një “çudi” e vogël që do kujtohet pas ikjes.

Mos doni të rrëshkas nga maja e Piramidës poshtë? Në të vërtetë kjo do të më duket interesante (qesh). Unë nuk jam njeri i skandaleve. Pak më pëlqen të tërheq vëmendjen. Gjërat e thjeshta më tërheqin. Ndaj u kënaqa në Korçë, kur njerëzit më rrethuan, u përqafuan me mua, u ulëm bashkë në një kodër, kënduam me kitarë dhe pimë raki. Qe bukur, shumë bukur.

Ju shkuat në teatrin e Korçës dhe do të na tregoni se…

Se aty u kënaqa shumë. Në studio folëm e folëm në bashkëbisedim kolegësh. Hipëm në skenë dhe u ndjeva si në shtëpinë time. Pashë fotografitë e zhvillimit të teatrit dhe u kënaqa për traditën e teatrit korçar. I dhashë të drejtë babait kur përsërit: “Po është artist, është korçar”. Pashë se në Korçë ishte luajtur dhe “Otello” që për mua është një rol i preferuar.

Duke pasur pikë të dobët kinokomedinë, po aq pëlqej edhe tragjedinë. Lotët dhe gazin i ndan diçka e padukshme. Për shembull, kur shkuam në Sinicë, papritmas u ngatërruam dhe kujtuam se ishim në Qytezë. Unë nisa të qaj. Kur kuptuam që ishim në Sinicë, nisi të qaj kushëriri im, i cili është prej andej. U krijua për një moment një gjendje humori.

Vëllai juaj Xhoni kaq shumë i këndshëm ishte sa ju?

Unë e adhuroja natyrën e tij, portretin e tij. Kush e takonte për herë të parë, kënaqej dhe vetëm qeshte. Ndërsa mua shumë-shumë, mund të më thonë: “E po mirë po të ftoj për kafe”.

Dëgjuam në televizion se sipas jush në Hollivud janë të gjithë të çmendur veç Arnold Shvarceneger..

Unë nuk mund të kem thënë kështu, sepse kjo nuk është e vërtetë. Siç duket është ngatërruar shprehja e admirimit tim për Arnoldin i cili është aktor i madh dhe mik i mirë. Ngatërresa të tilla ndodhin edhe në Amerikë. Herë-herë dëgjojmë për vetën në televizione, lexojmë në gazetë, gjëra që si kemi menduar kurrë. Ky është sigurisht një gabim.

Megjithatë, ju do na thoni diçka ndryshe nga ajo ç’dëgjuam në televizor për bisedën tuaj me Presidentin e Republikës?

Unë nuk do doja që ju të ndryshonit fjalët e mia sipas gazetës ku punoni. Sepse vërtetë më pëlqeu Sali Berisha. Është shtatlartë, siç është ideja ime për një president. Ai fliste me shpirt dhe besoj se ka nevojë për durimin tuaj.

(Ndërhyn babai i tij)- “Shqiptarët s’durojnë”. Janë kokëfortë. Unë jam shumë kokëfortë.

Babai im nuk fliste në takimin me Presidentin. “Më fusin në burg”-tha. Pasi e qetësuam i foli Presidentit gjatë për kokëfortësinë shqiptare. Unë u detyrova ta ndërpres duke ju lutur të bënte pak pushim. Por, ai e dëgjoi me shumë vëmendje dhe të dy folën shumë.

Ju u futët në Presidencë më një çantë të madhe ku kishit…?

Dhuratën për Presidentin. Një xhaketë lëkure dhe një xhakovendo “Vëllezërit Bluez”. Para tij u ndjeva si nënshtetas shqiptar që e ka për detyrë ta mbështes Presidentin e vet.

Kur të shkoni në Amerikë, do përsërisni po këto që thatë për gazetën?

Padyshim. Madje do shtoja që këtu ka vajza shumë të bukura.

Tek disko”Albania” kërcyet vetëm me mikeshën tuaj. Asnjëra nga Miss-et s’ju tërhoqi vëmendjen?

Monika Zguro. Ajo është shumë e gjatë, siç është koncepti i tanishëm për Miss-in. Por, edhe në Qytezë kishte vajza shumë të bukura. Mua në Qytezë më bëri përshtypje një djalë hipur mbi gomar, të cilën e ndalova për t’i dhënë një bluzë “Vëllezërit Bluez”. Ai e mori, falënderoi dhe u largua. M’u duk shumë dinjitoz. Unë në Amerikë do tregoj se njoha këtu kushërinjtë e mi, njoha familjen e mrekullueshme të Timos, i cili më shoqëroi si mik dhe koleg. Unë do tregoj në Amerikë se mësova shumë më tepër për James Belushin. U zgjerua cikli i njohjes së vetvetës, i cili s’ka kuptim pa njohur truallin e origjinës.

Po profesionalisht ç’mësuat më shumë për veten?

Kam kuptuar prej kohësh se Xhon dhe James Belushi kishin diçka të veçantë, që i dallonte prej amerikanëve. Kjo dhe na ka bërë të suksesshëm. Këtu në Shqipëri kuptova se ajo që na dallon është shpirti. Shpirti shqiptar është unikal./ dritare.net

INTERVISTA/ James Belushi: Jam artist se jam nga Korça Read More »

E pabesueshme : Tre grupet labe te krahines se Dukatit kryesojne Top-Listen Labe ! Grupi i Tragjasit…

Sofra e Kenges Labe eshte nje nga kanalet me te medha ne youtube ku publikohen kenget labe. Toplista e ketij kanali eshte me e klikuara ne internet per kenget labe. Ajo qe bie ne sy eshte se Top-Listen e gjate me kenge labe e kryesojne tre grupe labe te cilat cuditerisht jane te krahines tone.

Grupi qe mban vendin e pare eshte Grupi i Tragjasit me marres Tartar Avduli. Ne vendin e Dyte eshte Grupi Buron Kenga Labe i Dukatit me mares Sofo Katiaj dhe ne vendin e trete eshte Grupi i Dukatit me marres Fatosh Liko.

 

https://www.youtube.com/watch?v=5ydi8ZBDt_s

 

 

 

 

E pabesueshme : Tre grupet labe te krahines se Dukatit kryesojne Top-Listen Labe ! Grupi i Tragjasit… Read More »

Shokon Roza Lati: ‘T’më çojë i dashuri në Maldive? Pse Aurela Hoxha jam unë?

Roza Lati është një nga vajzat që për tipin e çiltër dhe që nuk nguron të thotë atë që mendon.

Ajo në intervistën e “da’SARA” dukej sikur moderatorja ishte shumë e fokusuar tek modelja Aurela Hoxha.

Roza pranoi që kishte një të dashur, dhe u pyet nga Dasara nëse ai i bënte dhurata materiale apo e çonte në Maldive apo destinacione të ngjashme.

“T’më çojë në Maldive i dashuri? Pse Aurela jam unë? Nejse i lumtë asaj, me të vetën është mirë Aurela”, u përgjigj Roza.

Gazetarja Dasara ka vazhduar: “Po pse, bjonde ti, bjonde dhe Aurela?”,

“Vende vende xhaxha!” ka përfunduar Roza.

Shokon Roza Lati: ‘T’më çojë i dashuri në Maldive? Pse Aurela Hoxha jam unë? Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com