Art-Kulture

PASTIÇERIA SHEKULLORE QË PËRGATITI TORTËN E DASMËS SË MBRETIT ZOG!

[sgmb id=”1″]

Sonte në emisionin Opinion është duke u trajtuar tema për “Gatimin si pasion”, mes tetë të ftuarve është edhe Enes Reka, i cili ka një ndër pastiçeritë e famshme në kryeqytet.

 

Pastiçeri “Reka” është rikthyer pas shumë kohësh për të vazhduar traditën shekullore të ëmbëlsirave. “Pastiçeria është themeluar në vitin 1924, nga  Mustafa Reka”,- është shprehur Enesi. Ky biznes është rikthyer vitin e kaluar nga dy stërnipërit e  tij, Enes dhe Siditi dhe bën 93 vite në treg. Madje i ka mbijetuar edhe kohës së komunizmit:“Me qindra familije tiranase janë martuar dhe fejuar me llokumin tonë.”

18157818_10154619564922198_5666438938428475591_n

 

PASTIÇERIA SHEKULLORE QË PËRGATITI TORTËN E DASMËS SË MBRETIT ZOG! Read More »

Flaka Olimpike mberrin ne Shkollen 9-vjecare ‘Balil Pelari’ Orikum – Nga Marieta Xhemali

Flaka Olimpike eshte nje rit i lashte e cila nisi rrugetimin e saj ne tempullin e Heres ne Athine dhe sot mberriti edhe ne shkollen 9- vjecare “Balil Pelari “Orikum.

Nxenesit e kesaj shkolle si dhe ata te shkolles 9 vjecare Dukat performuan sot ne stadiumin e qytetit lojera te ndryshme duke shfaqur keshtu shpirtin e gares dhe perpkjekjes per arritjen e objektivave.interesi,kureshtja dhe entuziazmin e sotem e tregoi pjesemarrja e larte ne kete aktivitet nga nxenes,mesues dhe prinder.

Nxenesit e te dyja shkollave,veshur me fanella sportive gjate performances shfaqen shenja te larta qytetarie duke zbatuar me perpikmeri rregullat e lojes dhe duke respektuar njeri -tjetrin ne fushe.Vajza dhe djem te moshave te ndryshme luajten sot futboll ,volejboll dhe basketboll me shkathtesi dhe pasion duke shpalosur keshtu te gjitha aftesite qe ata kane.

Organizatore te ketij eventi ishin mesuesit e edukimit fizik: Ali Toqi,Bledar Bozhani dhe Aliko Curoj te cilet gjithmone kane terhequr vemendjen dhe interesin e nxenesve duke i bere ata pjesemarres ne evente te ndryshme sportive.

MESUESE MARIETA XHEMALI

 

 

 

Flaka Olimpike mberrin ne Shkollen 9-vjecare ‘Balil Pelari’ Orikum – Nga Marieta Xhemali Read More »

Jennifer Lopez shfaqet me të dashurin e ri!

[sgmb id=”1″]

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez është shfaqur dorë për dore me të dashurin e saj të ri Alex Rodriguez.

Ata dukeshin të lumtur dhe të gëzuar teksa u kapën nga paparacitë në Nju Jork, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Si gjithnjë edhe kësaj radhe Lopez dukej mjaftë bukur dhe atraktive./Indeksonline/

Jennifer Lopez shfaqet me të dashurin e ri! Read More »

Gbriel Garcia Marquez:Ja librat qe me rriten dashurine per letersine!

[sgmb id=”1″]

Në karrierën e tij të gjatë dhe të bujshme si shkrimtar, Markezi ka thënë që kanë qenë disa libra që mbi të tjerët ia kanë rritur dashurinë për letërsinë

Ndër autorët që ai pëlqente janë: Thomas Mann, James Joyce, William Faulkner, Franz Kafka, Ernest Hemingway, Virginia Woolf.

Kurse librat më të preferuar ishin:

“Mali magjik” nga Thomas Mann

“Njeriu nën maskën e hekurt” ngaAlexandre Dumas

“Uliksi” nga James Joyce

“Teksa shtrihem e vdes” nga William Faulkner.

“Edipi mbret” nga Eskili

“Mobi Dik” nga Herman Melville

“Metamorfoza” nga Franz Kafka.

“Orlando” nga Virginia Woolf

“Zonja Dalloej” nga Virginia Woolf.

“Tregime” nga Ernest Hemingway.

Gbriel Garcia Marquez:Ja librat qe me rriten dashurine per letersine! Read More »

Sot ne bibloteken “Shefqet Musaraj” u respektua Dita Boterore e Librit!

[sgmb id=”1″]

U respektua sot në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj” të Bashkisë Vlorë Dita Botërore e Librit.

 

Iishin të pranishëm  Prof. Dr. Bardhosh Gaçe “Mjeshtër i Madh”, Prof. Dr. Nexhip  Mërkuri”, Kryetarja e Këshillit të Bashkisë zonja Vojsava Shkurtaj, Ish drejtoresha historike e Bibliotekës në vite zonja Liljana Gjika, Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko” zoti Myrteza Mara, kryetari i shoqatës së shkrimtarëve dhe artistëve zoti Albert Habazaj, poet dhe shkrimtar të njohur, nxënës të shkollave dhe prindër të tyre, përfaqësues nga Korpusi i Paqes i Shteteve të Bashkuara etj.

Fjalën e rastin e mbajti Çlirim Hoxha duke theksuar se dita botërore e librit organizohet nga Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj” me mbështetjen e Bashkisë Vlorë.

Më pas u ndanë certifikatat “Miku i Librit” ku u lexua motivacioni për çdo lexues dhe në fund firmosur nga Kryetari i Bashkisë Vlorë Dr. Dritan Leli.

Pas këtij momenti të pranishmit u ngjitën në katin e dytë të Biblioekës ku vizituan ekspozitën me harta të vjetra që tregonin ku shtrihej Iliria pellazgjike e deri te shqiptarët e sotëm në Ballkan, gjetur këto në bibliotekat, arkivat dhe muzetë.

Sot ne bibloteken “Shefqet Musaraj” u respektua Dita Boterore e Librit! Read More »

Ja se c’beri aktori Paul Walker kur ishte gjalle!

[sgmb id=”1″]

Në vitin 2004, Kyle Upham dhe e fejuara e tij – tani gruaja – Kristen, ishin duke shikuar të blinin një unazë diamanti në një bizhuteri. Në dyqan ishte edhe një tjetër klient, që gjatë kërkimit të tyre, nuk i kushtuan vëmendje atij njëherë.
Burri i këshilloi ata që të shikonin tek unazat më të shtrenjta, por çifti tha se nuk mund ta përballojnë një unazë të shtrenjtë.

Kur filluan të flisnin, çifti i ri e kuptuan më në fund se klienti ishte vetë Paul Walker, transmeton Gazeta Express.

Kyle i tha aktorit se ishte në ushtri dhe se së shpejti do të shkonte në Irak për herë të dytë. Por para kësaj, ai dëshironte që t’ia dhuronte të fejuarës së tij një unazë.

Kristen kujton se fytyra e Paul ndryshoi kur ai dëgjoi se Kyle ishte ushtar. Por atë ditë çifti nuk i kushtuan vëmendje dhe dolën nga dyqani pa blerë asgjë, pasi që diamantet ishin shumë të shtrenjtë për ta.

Megjithatë, një befasi së shpejti po i priste ata: ata morën një telefonatë nga dyqani që iu tha se duhet të shkojnë ta marrin një unazë të paguar 9,000 dollarë nga një person i cili dëshiron të mbetet anonim.

Çifti i ri tentuan ta gjenin se kush ishte personi që ua dha një dhuratë të tillë, por stafi i dyqanit vetëm buzëqeshën, duke refuzuar ta tregojnë emrin.

E vërteta doli vetëm në vitin 2013 kur vdiq aktori. Irene King, një ish punëtore në dyqanin e bizhuterisë, vendosi se nuk ka kuptim që kjo histori të mbetet sekret, transmeton Gazeta Express.

Sipas Irene, aktori pa se Kristen pëlqeu shumë njërën nga unazat, por që i fejuari i saj tha se nuk mund ta përballojnë. Më pas Paul i kërkoi menaxherit që ta vendoste unazën në një kuti dhe insistoi që të mbetej anonim.
Ai ishte shumë i zhgënjyer që një ushtar që rrezikon jetën e tij nuk mund t’ia blejë të fejuarës së tij unazën që ajo dëshiron.

Kështu Kyle dhe Kristen më në fund e morën vesh se kush ua dërgoi unazën. “Edhe sot e kësaj dite kjo është gjëja më bujare që dikush ka bërë për mua”, tha Kristen.

“Kur t’ua lëmë këtë unazë gjeneratave të tjera, gjithmonë do të ketë një histori për të treguar”, tha ajo.

Ja se c’beri aktori Paul Walker kur ishte gjalle! Read More »

Kush nga spektaklet e mbremshme kishte me shume audience…

[sgmb id=”1″]

E shtuna është nata e spektakleve dhe emisioneve më të ndjekur në të gjitha kanalet televizive shqiptare. Dyshja më e fortë duket se është Arbana Osmani me “Big Brother” dhe Ermal Mamaqi me “Xing”.

Javën e shkuar Arbana rrëmbeu audiencën më të madhe, por si ishte mbrëmja e djeshme?! Kush kishte shikueshmëri më të lartë?!

Lori Hoxha ka publikuar një foto ku ka treguar grafikën e audiencës dhe renditjen e kanaleve. Me një diferencë të dukshme, Arbana sërish ka qenë në krye duke marrë kështu audiencën më të madhe, me mbi 600 000 shqiptarë.

Tampral.com tregon se “Big Brother” lë shumë pas  ‘Xing me Ermalin’ apo ‘Al Pazar’ që transmetohen në të njëjtën fashë orari./panorama

Kush nga spektaklet e mbremshme kishte me shume audience… Read More »

Dyshoja se burri me tradhetonte,po kur hapa telefonin.Keshtu e nis historine kengetarja per bashkeshortin.

Dyshoja se kishte diçka”, kështu e nis historinë për bashkëshortin e saj Sokolin, Gjyste Vulaj. Këngëtarja ka treguar në “Xing me Ermalin” se disa kohë më parë ishte një periudhë që dyshonte për bashkëshortin.

“Sokoli hyri në dush dhe unë i mora telefonin. Ra zilja, e hapa dhe prisja të fliste personi tjetër. Ishte mashkull”, tregon Vulaj gjatë intervistës me Ermal Mamaqin.

Ndërsa nuk e fsheh faktin se është xheloze për partnerin e saj, me të cilin është celebruar në martesë që në moshën 16 vjeçare.

Dyshoja se burri me tradhetonte,po kur hapa telefonin.Keshtu e nis historine kengetarja per bashkeshortin. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com