Detaje për vr asjen e 14-vjeçares, gazetarja: ‘E li dhën, e futën në qese…’
Gazetarja dhe kryeredaktorja e një portali në Maqedoninë e Veriut, Elida Zylbehari ka treguar detaje shtesë rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në RMV, ku një 14 vjeçare dhe një 70 vjeçar u rrëmbyen dhe u vranë.
Përmes një lidhjeje për “Euronews Albania”, Zylbehari tha se 14-vjeçarja, Vanja Gjorçevska, u rrëmbye afër shtëpisë së saj, iu lidhën këmbët e duart, u fut në një qese e më pas në makinë dhe pas 2 orësh e gjysmë u vra.
Po ashtu ajo foli edhe për Ljupço Paleski-Palço, i cili njihet si drejtues i Lëvizjes “E treta”, që dyshohet se është organizatori kryesor i rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares.
Ajo tha se ai është një aktivist pro-rus që ka përfituar gjithmonë në RMV përmes zhvatjes dhe lidhjeve që ka në institucione.
“Grupi kanë lidhje me njëri-tjetrin, sepse janë anëtarë të një partie të ekstremit të djathtë. Ende nuk ka të dhëna nëse ky grup ka kryer të tjera vrasje. Do të hetohet nëse ata kanë vepruar si grup apo kanë bashkëpunuar vetëm për këto ngjarje. Pritet që i ati i 14 vjeçares të sillet para gjykatës penale dhe të merret masë edhe ndaj tij.
Sipas të arrestuarve, babai ka dhënë informacion për rrëmbimin e 14 vjeçares. Thuhet se nëna e vajzës së vrarë ka shitur një banesë dhe për të zhvatur atë kanë kryer këtë vrasje, mirëpo nuk është e qartë çfarë ka ndodhur para vrasjes. Ndërkohë nuk ka ndonjë kërkesë për para dhe policia tha se vrasja ndodhi pasi rrëmbyesit i kapi paniku.
Autori është propagandues pro-rus, brenda disa viteve ka kryer disa vepra penale. Në çdo qeveri ka pasur dikë atje, përmes të cilit ka përfituar, ka zhvatur hapësirat publike, etj. Në kanalin e tij ka të pavërteta, një shpifës i keq. Elementi kyç ka qenë gjetja e makinës së djegur të 74 vjecarit. Kanë ndërlidhur rastin dhe kur panë veturën e njëjtë, kanë nisur diskutimet dhe marrjet e të dhënave nga familjarët.
Në 27 nëntor është zhdukur dhe dje është gjetur, pra ka rreth një javë nga ngjarja. E mitura është rrëmbyer pranë shtëpisë, i kanë lidhur duar e këmbë, është future në një qese dhe është future në veturë”, është shprehur Zylbehari.
Detaje për vr asjen e 14-vjeçares, gazetarja: ‘E li dhën, e futën në qese…’ Read More »