Kronike e zeze

Çfarë e lidhte Behgjet Pacollin me burrin e Liridonës? Gazetarja e njohur zbardh detaje të reja

Gazetarja nga Kosova Leonora Kukaj tregoi në një intervistë për Euronews Albania detaje nga lidhja që Naim Museli kishte me ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ajo u shpreh se vetë Pacolli në një intervistë për gazetën Nacionale ka hedhur poshtë cdo aludim për një lidhje përtej asaj si këshilltar i tij me Naim Murselin.“Është folur nëpër media për lidhjen mes Naim Murselit dhe Pacollit. Kemi pasur edhe një intervistë me Pacollin, por ai ka mohuar që mund të ketë diçka mes tij dhe Murselit veçse faktin që Naim Murseli ka qenë këshilltar i tij. Është përfolur në mënyrë jozyrtare për një lidhje pak më shumë mes Naim Murselit dhe Behgjet Pacollit”, tha gazetarja.

Çfarë e lidhte Behgjet Pacollin me burrin e Liridonës? Gazetarja e njohur zbardh detaje të reja Read More »

Gazetari tregon detaje nga vrasja e Liridonës

Vrasja e Liridona Ademajt tronditi opinionin publik, pasi mes të arrestuarve për këtë ngjarje është edhe bashkëshorti i viktimës.

Naim Murseli akuzohet se ka porositur vrasjen e Liridonës. Në media është aluduar se shkaku ishte një sigurim jete që viktima kishte në Suedi, pasi kishte nënshtetësi suedeze.

Gjithashtu është aluduar një lidhje jashtëmartesore e Naimit për të cilën thuhet se Liridona ishte në dijeni.

E teksa ngjarja është e mbuluar me pikëpyetje dhe priten hetimet e policisë së Kosovës, gazetari Ervin Dushi ka ndarë detaje nga jeta e çiftit në Suedi.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Vizion Plus, gazetari tha se çifti Murseli në Suedi kishte disa kredi dhe borxhe. Për sa i përket sigurimit të jetës, ai tha se vetëm personat VIP mund të përfitojnë sigurim të lartë.

Dushi: Familja Murseli ka një biznes të cilin e ka pasur pasiv në dy vitet e fundit. Është biznes në fushën e ndërtimit, por nuk ka pasur ndonjë të ardhur të madhe as më parë. Nëse i referohemi vitit 2020, si Liridona si Naimi kanë të ardhura rreth 300 e ca mijë korona, pra rreth 30 mijë euro në vit. Në një konsultim që unë kam pasur me agjencitë e sigurimeve kam marrë një përgjigje që mbi 1 milion marrin vetëm ata që janë persona VIP. Dhe siguracione VIP marrin vetëm ata persona që i plotësojnë disa kushte. Të tjerët mund të shkojnë maksimumi 590-800 mijë euro, por mos harrojmë se janë të ndara në dy dhe kanë 32% taksa.

Familja ka pasur shumë debite këtu, kanë kredi pa paguar, kredi personale, kredi biznesi. Po t’i shohim janë 3. Nuk ka pasur një jetë të shfrenuar siç paraqitet, unë i referohem letrave, jo thashethemeve. Sipas dokumenteve aty kanë debite, biznesi i tyre është një kafe lagjeje, një kafe e vogël në qytet. Liridona ka menaxhuar firmën e pastrimit dhe kafen. Ndërsa zotëria, Naimi, nuk është njohur për shumë aktiv, por është paraqitur si pjesë e politikës.

A ka informacion për ndonjë pasqyrim të mundur të të ardhurave, pronave në shtetin e Kosovës?

Dushi: Suedia ka diçka që nuk ecën mbi ujë të turbullt. Ata po presin hetimet, pra po presin mbylljen e hetimeve. Momentalisht akoma nuk është shkruar emri i Naim Murselit në media. Arrestohet familjari i Liridona Ademajt, nuk thuhet që është arrestuar i shoqi.

Për rastin kanë rënë në pranga Naim Murseli dhe Granit Plava i cili akuzohet se ka qëlluar Liridonën kundrejt 30 mijë eurove të paguara nga Murseli. Gjithashtu në pranga kanë rënë Kushtrim Kokalla dhe Tomë Doda, të cilët akuzohen si të përfshirë në ngjarje.

Gazetari tregon detaje nga vrasja e Liridonës Read More »

Degradon situata/ Plas sherri mes vëllezërve, zbardhen detajet e para

Një sherr mes vëllezërish është shënuar në lagjen “Sheq i Madh’ i Fierit. Dy vëllezër janë përfshirë në një konflikt me dy vëllezër të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas kallëzimeve të marra për një konflikt për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, në lagjen “Sheq i Madh”, kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në të.

Në përfundim të këtyre veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të përfshirë në konflikt, S. P., 20 vjeç dhe K. P., 22 vjeç (vëllezër), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Gjithashtu, po punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt, J. H., 20 vjeç dhe K. H., 22 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, pasi dyshohet se kanë kanosur me jetë shtetasit S. P. dhe K. P” informoi sot policia.

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht rrethanat e këtij konflikti.

Degradon situata/ Plas sherri mes vëllezërve, zbardhen detajet e para Read More »

‘Vuan nga çrregullime të personalitetit’/ Karamuço: Ja kush është në të vërtetë Naim Murseli

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte i ftuar pasditen e sotme në “Top Talk”, ku foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kosovë.

Duke analizuar vrasjen e Liridona Ademajt, Karamuço bëri një profil të Naim Murselit, për të cilin tha se vuan nga çregullimi i personalitetit narcistik.

“Për mendimin tim, ka një çrregullim të personalitetit narcistik. Ka një tendencë të madhe për t’u bërë protagonist, e për të marrë lavdi, e për t’u adhuruar. E vuajnë shumë abandonimin, braktisjen, e nga kjo ata bëhen shumë agresivë.

Familjen e lënë mënjanë. Por të flasësh për motive të tjera, siç janë siguracioni i jetës, a një person i tretë siç përflitet, a një veprimtari e paligjshme që e kishte marrë vesh e ndjera, etj etj, duhet të hetohen nga Prokuroria këto, siç po e bën.

Por, si personalitet, duhet të ketë një shkak shumë të fortë, që unë të shpreh të gjitha ato çrregullime që kam, që nuk marr parasysh nënën e fmëijëve, traumat e fmëijëve që do t’i kenë gjatë gjithë jetës. E po ashtu, kanunin që ne e kemi. Këta njerëz mund të tentojnë të vrasin edhe veten, mund të sulmojë dhe të burgosurit e tjerë.

Shikoni, janë disa fenomene të cilat vinë edhe si aspekte të kulturës së një komuniteti. Në përgjithësi, burrat e veriut janë më të vetëpërmbajtur në kuptimi ne atyre rityeve që duhet të kryejnë, nuk qajnë, e mbajnë veten shumë dhe janë të ftohtë. Por ky ishte më i ftohtë seç duhet. Kishte një fytyrë dylli që nuk lëvizte asnjë mimikë. Dhe pastaj dinamika që ndodhi më pas, ky shkon në hotel me 5 yje, porosit mëngjesin, nuk vuan asnjë nga pikpamja fiziologjike. Nuk vuan asnjë stres. Është e gjitha pjesë e këtij çrregullimi kaq të madh. Edhe ky duhet analizuar deri në çfarë mase e ka këtë çrregullim. Jo për ta përjashtuar nga ana penale, por për ta gjetur një shkak më të madh. Është një elemnt, si është lindur. Këto ose lindin, ose fitohen, që më pas krijohen këto monstra, Ngjarjnë dhe si skenarë filmash.”- tha Karamuço.

‘Vuan nga çrregullime të personalitetit’/ Karamuço: Ja kush është në të vërtetë Naim Murseli Read More »

Dh una ndaj femrave, trondit Spartak Koka: Autori ishte vr asës serial, ja si u gjet tr upi i një vajze në Zall-Herr

Më 22 Tetor të vitit 2006 u gjet trupi i një vajze në liqenin e Zall-Herrit e copëtuar në 19 copë dhe anatomia e prerjes së trupit të kësaj viktime ishte preçize dhe sipas ekspertëve amerikanë, dyshimet e forta ishin se kishim të bënim me një serial-killer. Ishte kjo ngjarja që solli në kujtesë gazetari Spartak Koka.

I ftuar në një program televiziv gazetari Spartak Koka thotë se kjo ngjarje akoma nuk është zbardhur teksa shton se dyshohej se autori ishte një shtetas shqiptaro-malazez i cili fshihej pas 6 vrasjeve të tjera të femrave.

Koka thotë se tipologjia e vrasjes së kësaj gruaje dhe copëtimi i trupit ngjasonte me krimet e tjera, të cilat ishin kryer nga vrasësi serial.

Moderatori: A konsiderohet Dan Hutra një vrasës serial?

Alban Koçi: Në gjykimin tim, po. Viktimat ishin femra, persona që njëfarë mënyre, sipas tij, kishin influencuar në uljen e dinjitetit. Në intervistën që dëgjova që Spartaku kishte zhvilluar…

Moderatori: Që ishte shokuese.

Alban Koçi: Ai ishte vërtetë ai rasti tipik që ne studiojmë për personin që reagon sikur është i bindur në të drejtën e tij. Jeta e tjetrit nuk kishte asnjë vlerë, qoftë edhe pas kaq kohësh për të kuptuar se veprimet e tij konsiderohen të tmerrshme për shoqërinë tonë.

Spartak Koka: Tipologjia është e njëjtë sepse ka edhe vrasjen e 2007-ës, bashkëjetuesen e tij dhe këto janë vrasje për të njëjtat motive.

Alban Koçi: Në rastin e Hutrës, gjithë sistemi, në radhë të parë psikologët, por edhe ekspertët gjyqësorë që i kanë mundësuar lirimin e tij me kusht kanë dështuar plotësisht. Subjekti duhej të ishte nën mbikqyrjen e organeve.

Moderatori: Koka, veç Dan Hutrës a kemi identifikuar të tjerë?

Spartak Koka: Këtu tek ne është problem i madh sepse asnjëherë nuk janë hetuar seriozisht nën kompleksin të institucioneve ligjzbatuese se këto ngjarje po të hetoheshin do të nxirrnin keq organet ligjzbatuese. A e mbani mend rastin e 22 Tetorit 2006, kur u gjet trupi i një vajze në liqenin e Zallherrit e copëtuar në 19 copë dhe anatomia e prerjes së trupit të kësaj viktime, ishte preçize dhe sipas ekspertëve amerikanë në atë kohë, erdhën amerikanët dhe u interesuan në Shqipëri, dyshimet e forta ishin se kishim të bënim me një serial-killer dhe një nga dyshimet që ata kishin bëhej fjalë për një shtetas shqiptaro-malazez, i cili u arrestua më vonë, i akuzuar për 6 vrasje grash, ngjarje e cila ende sot është e pazbuluar. Ka pasur veprime edhe në SHBA dhe dyshohej për vrasje të 4 shtetasve shqiptare. Dhe në atë kohë ishte një nga pistat e forta të hetimit. Kufomës nuk iu gjetën as duart. Tipologjia e vrasjes së kësaj gruaje dhe copëtimi i trupit ngjasonte me krimet e tjera të cilat ishin kryer. Dhe ky rast konsiderohet dhe dyshohet të jetë kryer nga një vrasës serial.

Gazetari Spartak Koka u ndal edhe tek rasti i Viktor Tushit, për të cilin theksoi që ishte një person që i përsëriste vrasjet e tij gjatë grabitjeve, por shtoi se hetimi për të nuk u thellua.

Spartak Koka: Kemi rastin e Viktor Tushit që vrau 2 në Shqipëri, vrau pronarin e argjendarisë tek “Stacioni i Trenit”, vrau bankieren tek banka dhe rrëfeu për policinë se në rininë e tij të hershme kishte kryer krime dhe vrarë persona dhe në Greqi, ngjarje për të cilën nuk thellua hetimi nga institucionet shqiptare, çka tregonte se kishim të binim me një person, i cili i përsëriste vrasjet në grabitje.

Dh una ndaj femrave, trondit Spartak Koka: Autori ishte vr asës serial, ja si u gjet tr upi i një vajze në Zall-Herr Read More »

‘Ishte djalë i mrekullueshëm’/ Vrasja e 41-vjeçarit që tronditi Fierin, flasin fqinjët: Zoti e di nga i erdhi, jetonte me familjen…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “16 prilli” në Fier, ku u vra me armë zjarri 41-vjeçari, Elton Javori.

Në një prononcim për mediat, fqinji i tij është shprehur se ai ka qenë një djalë i mrekullueshëm, shumë i dashur dhe i respektuar.

Ai po ashtu tregon se 41-vjeçari jetonte me familjen e tij, ndërsa vëllezërit e tij jetojnë në Gjermani.

“Unë jam rritur me të dhe farefisin e tyre. Ky djalë ka qenë i mrekullueshëm, familje e mrekullueshme, se nga i erdhi kjo nuk e di.

Sa u futa të pija kafe, dolëm vrap. Ai jetonte me familjen, vëllezërit i ka në Gjermani” shprehet fqinji.

Policia ka mundur të identifikojë autorit dhe po punon për kapjen e tij.

Sipas burimeve nga policia, autori është larguar me një automjet tip Mercedes Benz ngjyrë blu.

Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

‘Ishte djalë i mrekullueshëm’/ Vrasja e 41-vjeçarit që tronditi Fierin, flasin fqinjët: Zoti e di nga i erdhi, jetonte me familjen… Read More »

U ekzekutua pak metra larg banesës, detaje nga vrasja e 41-vjeçarit Elton Javori!

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Elton Javori paraditen e sotme (7 Dhjetorit) në qytetin e Fierit.

Mësohet se krimi ka ndodhur rreth 100 metra larg banesës së viktimës, ndërsa ende nuk dihen motive dhe rrethanat e ngjarjes.

Uniformat blu raportojnë se kanë identifikuar autorin e krimit, që tronditi Fierit rreth orës 11:00.

Ndërkohë policia ka ngritur postbllok në hyrje të Vlorës, pasi dyshohet se autori është larguar në atë drejtim.

Sipas burimeve të policisë, autori kanë qenë me një automjet tip Mercedes Benz ngjyrë blu .

U ekzekutua pak metra larg banesës, detaje nga vrasja e 41-vjeçarit Elton Javori! Read More »

Flet babai i bashkëpunëtorit të Naim Murselit: Nëse djali im e ka vrarë Liridonën, është i vdekur për mua

Babai i Granit Plavës, personit që dyshohet se ka kryer vrasjen e Liridona Ademaj, në një intervistë për media ka thënë se nëse djali i tij e ka bërë një vepër të tillë atëherë “është i vdekur për të”.

Mursel Plava po ashtu ka treguar se Graniti jetonte vetëm me gruan dhe fëmijët e tij, ndërsa ai vetë në Kroaci dhe se kishte dy ditë që kishte ardhur në Kosovë.

“Është shumë e vështirë për tri shtëpitë. Nuk po mundem as me paramendu.

Nuk mund ta besoj që djali im e ka bërë këtë. I them hetuesisë ta çojnë deri në fund, si ka ardhur deri te kjo, kush ka qenë iniciator. Me marrë dënimin e merituar. Kurrë se kisha menduar që e bënë atë punë. Nëse Graniti e ka bo këtë rast le ta merr dënimin e merituar.

Gruaja e tij është e tronditur, nuk po mundet me besu. Nuk e kam takuar. Nuk du me shku me taku, du mu qetësu, nuk jam në gjendje me taku. Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, është i vdekur për mua, është i vdekur për jetë”, tha Plava.

Ai gjithashtu i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës.

Flet babai i bashkëpunëtorit të Naim Murselit: Nëse djali im e ka vrarë Liridonën, është i vdekur për mua Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com