Kronike e zeze

U pl agos sot me th ikë në burgun grek, kush është Andrea Kalemi? Nga vr asjet në Belgjike tek e Edmond Papës, në gusht i shpëtoi at entatit…

51-vjecari Andrea Kalemi i njohur edhe si Adriatik Kalemi, i cili u plagos me thikë në burgun “Koridhalo” në Greqi, nga një 28-vjeçar egjiptian, nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Ai i ka shpëtuar një atentati më 10 gusht 2023 në ishullin Pax të Greqisë.

Dyshohet se ky atentat u bë për larje hesapesh dhe se atentatori shqiptar shkoi nga Italia për të kryer atentatin. Si pasojë e breshërisë së plumbave 52-vjeçari mbeti i plagosur rëndë. Andrea Kalemi, i afërt i Aleksandër Sadikajt, dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022. Ai u qëllua të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij nga një person i cili kishte fytyrën të mbuluar dhe është larguar pa u vënë re nga askush.

Në vitin 2001 ai rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë sëbashku me 2 persona të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital.

Në vitin 2022 Kalemit i është vrarë me shpërthim eksplozivi kushëriri, Aleksandër Sadikaj. Disa muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe është në kërkim shoku tjetër Andreë Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

Andrea Kalemi rezulton bashkëpronar i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k me adrese ne Memaliaj dhe objekt “Ne fushën e tregtisë, import, eksport, tregti me shumice dhe pakice e mallrave industriale, ushqimore, bujqësorë e blegtorale, veshmbathje, konfeksione, prodhim, përpunim e tregtim i materialeve te ndërtimit, inerte, rëre, zhavorr, tregtim i automjeteve, makinerive, hidrosanitare, bimëve medicinale, te lendes drusore, plastike, duraluminit etj. Bar bufe, restorant, pika servisi, parkim automjetesh, lavazh, hotele etj. Agjensi shitblerje dhe dhënie me qira te pasurive te patundshme, agjenci transporti te udhëtareve dhe mallrave brenda dhe jashtë vendit, si dhe aktivitete te ndërtimit. Pastrim te sipërfaqeve urbane, gjelbërim mirëmbajtjen e sipërfaqeve te gjelbëria, mirëmbajtjen e varrezave publike dhe dekorim te qytetit”./Shqiperiaime

U pl agos sot me th ikë në burgun grek, kush është Andrea Kalemi? Nga vr asjet në Belgjike tek e Edmond Papës, në gusht i shpëtoi at entatit… Read More »

17 vrasje të pazbardhura në Tropojë

Prej 1997 – 2002 janë 17 vrasje ende të pazbardhura që kanë ndodhur në Tropojë për të cilat autorët e këtyre krimeve të rënda ende nuk janë vënë para drejtësisë.

Ndër vrasjet më të bujshme janë ato ndaj familjes Haklaj që datojnë që nga 1998 deri në 2000, e ku vajza e fisit Haklaj bën fajtor Sali Berishën.

Pikërisht më 28 prill të këtij viti, Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj udhëtoi nga Suedia për tu marrë në pyetje për më shumë se 12 orë nga prokurorët e Posaçëm. Ajo dëshmoi për denoncimin që kishte bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzoi ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Ajo u mor në pyetje nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini.

Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish kryeministrit. Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këti grupi kriminal ishin Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi./Shqiperiaime

17 vrasje të pazbardhura në Tropojë Read More »

E vërteta tronditëse! Eksperti: Lidhja, misteri dhe korrieri, ja si u bë vrasja brenda burgut

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në burgun e Peqinit ku një i burgosur përjetë i mori jetën një tjetri dhe la një të plagosur.

Prokuroria e Elbasanit njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:52 në ambientet e regjimit të brendshëm të burgut ku Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, ka hapur zjarr në drejtim të të dënuarit Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja.

Për pasojë, i vdekur në vend mbeti Lleshi dhe i plagosur Shaqja. Më pas, Mjacaj ka kërcënuar me armë zjarri në dorë punonjësit e shërbimit dhe më pas është izoluar me armë në dorë në ambientet e takimeve me familjarët në këtë burg. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruara një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara.

Zinxhiri komandues u shkarkua. Por si arriti që Mjacaj të fuste armën brenda burgut? Për pistat, skenarin dhe misterin biseduam me ekspertin e sigurisë Fatjon Softa në një lidhje me “Skype” për “5Pyetjet.al”. Më poshtë intervista me zotin Softa që jep detaje të reja dhe pistat e mundshme.

E vërteta tronditëse! Eksperti: Lidhja, misteri dhe korrieri, ja si u bë vrasja brenda burgut Read More »

Hoxha zbulon bisedën me të dënuarin në burgun e Peqinit: Më tha se ishin futur armë

“Ai nuk e dinte se kush do të goditej dhe kishte frikë se do të goditej vetë”

Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku Sokol Mjacaj goditi për vdekje me armë zjarri të dënuarin Arben Lleshin.

Gazetari zbuloi se pak kohë më parë ai kishte folur me një të dënuar tjetë në të njëjtin sektor ku ndodhi ngjarja. Sipas Hoxhës ai e kishte telefonuar për t’i shprehur shqetësimin se në burg ishin futur armë, ndërsa i kishte thënë edhe se kjo ngjarje ka disak ohë që ka ndodhur.

“Disa ditë më parë kam folur me një të dënuar që është në këtë sektor dhe kam folur pikërisht për këtë gjë. Ai ndihej i rrezikuar dhe kishte informacion se brenda institucionit ishin futur armë. Ai nuk e dinte se kush do të goditej dhe kishte frikë se do të goditej vetë. Personi që unë kam komunikuar ka qenë i dënuar jashtë shtetit, i dënuar edhe në Shqipëri. Ai i përket kohës ’97-2000, është dënuar si pjesëtar i një nga bandave më të mëdha në jug të vendit. Ai është kapur jashtë shtetit, u dënua atje, u kthye në Shqipëri. Ka diku te 25 vite burg, është personazh i njohur dhe besoj se biseda ime me të është e regjistruar. Ma shprehu shqetësimin sepse ndihej edhe vetë i kërcënuar dhe ndjeu se mund ta godisnin edhe atë. Ai më dha edhe një orientim se kush mund të kishte futur armë brenda në burg, ai më tha gjithashtu se kjo gjë nuk ishte e ditëve të fundit”,-tha Artan Hoxha për euronews.

Hoxha zbulon bisedën me të dënuarin në burgun e Peqinit: Më tha se ishin futur armë Read More »

Ekzekutoi Arben Lleshin në qelinë e burgut, zbardhet dëshmia e Sokol Mjacajt: Ja pse e vrava…

“Armën e kam siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë”,

ka dëshmuar Sokol Mjacaj para hetuesve, pas vrasjes në qelinë e burgut të Arben Lleshit mesditën e së premtes (15 Dhjetor).

I burgosuri me dënim përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë ka deklaruar para hetuesve se Arben Lleshin e ka vrarë pasi kishte sherr me të sepse ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Ekzekutoi Arben Lleshin në qelinë e burgut, zbardhet dëshmia e Sokol Mjacajt: Ja pse e vrava… Read More »

Merret peng 21-vjeçari, në pranga edhe polici që fshehu ngjarjen

Dy persona morën peng një 21-vjeçar për rreth tri orë në Fier.

Policia tha se bëhet fjalë për 26-vjeçarin K. B., dhe 25-vjeçarin E. A., banues në Fier të cilët kanë rënë në pranga, si dhe bashkëpunëtori i tyre në arrati, A. Z., 32 vjeç, banues në Mallakastër.

Ngjarja në fshatin Ferras, Fier, ku autorët, për shkak të një debati që kanë pasur para 2 ditësh, për motive të dobëta, me kushëririn 21-vjeçarit, kanë ndaluar automjetin me të cilin ai po udhëtonte, e kanë dëmtuar atë dhe e kanë marrë me forcë për rreth 3 orë.Ata akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja me dhunë” të kryera në bashkëpunim.

Gjithashtu, rezultoi se punonjësi i policisë G. Y., 31 vjeç, banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ka pasur dijeni për ngjarjen por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë, për të cilin u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

U sekuestrua automjeti me të cilën autorët morën me forcë 21-vjeçarin si edhe automjeti me të cilin udhëtonte 21-vjeçari, të cilin autorët e kishin marrë dhe fshehur në fshatin Ferras.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Merret peng 21-vjeçari, në pranga edhe polici që fshehu ngjarjen Read More »

Vrasja e Liridonës/ A mund t’i shpëtojë Naim Murseli burgut? Avokati i njohur bën deklaratën e fortë: Nëse ka probleme të shëndetit mendor…

Kanë kaluar më shumë se dy javë nga vrasja tragjike e Liridona Ademajt, që shokoi mbarë opinionin. Krimi mbetet i rrethuar nga misteri, teksa ende nuk dihet motivi se përse Naim Murseli mund të ketë planifikuar vrasjen e bashkëshortes së tij.

Duke folur në emisionin televiziv, avokati Tomë Gashi deklaroi se nëse shpallet fajtor, Naim Murseli rrezikon dënimin me nga 10 vjet, deri në burgim të përjetshëm. Sipas avokatit, edhe nëse Murseli provohet që vuan nga probleme të shëndetit mendor, sërish nuk i shpëton dënimit.

“Ekziston dhe dyshimi që Naimin mund ta kenë detyruar ta kryejë këtë veprim ndaj personit me të cilin ka krijuar familje prej 6 vitesh. Naimi tani rrezikon nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm. Por edhe bashkëpunëtorët e tij, rrezikojnë të njëjtin dënim. Është e trishtueshme nëse ai ka qenë i përfshirë në vrasje.

Mendoj se avokatët e tij, do bëjnë kërkesë për kontroll psikologjik të tij, këtë do duhet ta kishte bërë prokuroria vetë që më parë, për të parë se si është shëndeti i tij mendor dhe sa ka ndikuar për këtë ngjarje. Do duhet të hetohet edhe jeta e tij e shkuar, se mund të zbulohen detaje. Megjithatë, doli ky normal apo jo, ka krijuarn jë situatë të rëndë që truri i një njeriu normal nuk e logjikon dot si arri nderi në këtë pikë. Do duhet të mësohet arsyeja, motivi pse u krye kjo vrasje.”– tha avokati.

Vrasja e Liridonës/ A mund t’i shpëtojë Naim Murseli burgut? Avokati i njohur bën deklaratën e fortë: Nëse ka probleme të shëndetit mendor… Read More »

Babai i Naim Murselit: ‘Familja e Liridonës edhe të më bëj rrafsh, është e mrekullueshme’

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, ka folur sërish në lidhje me djalin e tij, i cili ndodhet në burg për vrasjen e Liridona Admeajt.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet dhe aludimet në media mbi jetën e shfrenuar të Naimit, duke thënë se i biri ishte një person i rregullt që nuk luante as bixhoz, e as konsumonte alkool.

Shaban Murseli mohoi gjithashtu se i biri kishte borxhe të shumta, duke thënë se të ardhurat e tij ishin të mjaftueshme, sa jetonte në një banesë moderne në Suedi. Ai shtoi se nuk ka pasur dijeni për probleme në çift mes Liridonës dhe Naimit.

“Naimi ka punuar, njeri më punëtor se Naimi nuk di. Naimi ka punuar që 14-vjeç. Nuk ka borxhe. Kurrë në jetë nuk e kam ditur për asnjë problem. As Liridona, as Naimi s’ma kanë thënë diçka të tillë. Biseda e fundit ka qenë më 28 nëntor. Kam bërë shaka me të, kam dërguar një fotografi të Albin Kurtit duke uruar 28 nëntorin. Ka qeshur. Kemi patur marrëdhënie shumë të mira.

Unë kam udhëtuar mbi 35 orë, i tronditur, i lodhur. Të vetmin informacion e mësova nga mediat. Dhashë dhe një deklaratë nga varrezat. Njerëzit këtu ishin më të informuar. Unë s’kam patur asnjë informacion. Është arrestuar Naimi në oborr dhe unë s’dija gjë. Kur kanë bastisur dhomën e Naimit më kanë informuar.

Sa i përket jetës së Naimit, kurrë jeta e tij nuk e ka ditur se ç’është bixhozi. E ka urryer edhe kjo që flitet për gjininë e njëjtë. As kafe nuk pi, as alkoolin. Sa i përket fotografive, nuk është e vërtetë, se i dëgjoj ato deklarata. Për Naimin kanë pasur respekt të gjithë derisa ndodhi ky rast. Ne ishim në hotel kur e ka thërritur babai i Rita Orës.Ka qenë djalë i sjellshëm, e kanë njohur edhe Dua Lipa dhe Rita Ora. Pas tragjedisë, njerëzit i kthyen shpinën.”- tha ai.

Ndër të tjera, Shaban Murseli tha se ndërmjetësi mes Naim Murselit dhe vrasësit të Liridonës është nipi i tij, djali i motrës, Kushtrim Kokalla.

“Unë me Kushtrimin e kam djalë motre. Nuk e di që ka patur njohje. Ato i zbardh prokuroria. Kushtrimi është nipi.”- tha Murseli.

Sa i përket marrëdhënies me familjen e Liridonës Shaban Murseli ka treguar se janë në një marrëdhënie miqësore prej prej 50 vitesh.

“Nuk jena njohur mes Liridonës e Naimit, por kemi lidhje familjare. Familja e Liridonës edhe të më bëj rrafsh, është e mrekullueshme”, ka thënë Shaban Murseli.

Babai i Naim Murselit: ‘Familja e Liridonës edhe të më bëj rrafsh, është e mrekullueshme’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com