Kronike e zeze

Zbardhet dinamika e plotë e vrasjes së Gëzim Sinomatajt/ Lidhja e tij me Edison Harizajn

Gëzim sinoamataj u ekzekutua me plumb në kokë nga një snajper, teksap inte cigare

Vrasja e 23-vjeçarit në Vlorë, Gëzim Sinomataj, ishte një nga ngjarjet më të bujshme që shënuar nisjen e vitit 2024. I riu u vra me një plumb në kokë teksa kishte dalë në ballkonin e banesës së tij për pirë një cigare. Skenë kjo, e cila është e denjë për filma.

BalkanWeb sjell në fokus detaje të reja, si dhe hedh dritë mbi pistat e hetimit, për zbardhen e plotë të ngjarjes, dhe se kush e donte të vdekur Sinomataj. Ky i fundit, një i ri që kishte zgjedhur lirinë, edhe pse babai dhe xhaxhai i tij, kishin shumë ‘hesape’ të hapura.

Por a lidhet vrasja e tij me ‘hesapet’ që kishte xhaxhai i tij me Edison Harizajn, kundërshtari i përbetuar?!

Ai kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika, ku ndryshe nga të afërmit e tij thuhet se kishte zgjedhur të ndiqte një tjetër rrugë në jetë, atë të studimeve dhe të qenit larg problemeve. Probleme që kishin përndjekur familjen e tij të ngushtë dhe konkretisht, babanë dhe xhaxhanë e tij, dy njerëz të sprovuar me krimin.

Por ndërsa i riu Gëzim Sinomataj, kishte menduar se rruga e tij do të ishte e ndryshme nga ajo e dy njerëzve të tij të afërt të familjes, dhe mund ta shijonte lirinë pa u shqetësuar nga armiqtë që ata kishin krijuar, 23 vjeçari duket se i kishte bërë llogaritë gabim.

Mbrëmjen e 7 Janarit të fillimvitit 2024, ai po qëndronte pikërisht në ballkonin e banesës së tij në në lagjen ‘Hajro Çakërri’ në Vlorë, ku kishte dalë aty për të tymosur një cigare. Por vetëm pak sekonda pasi po shijonte i qetë cigaren, një plumb i vetëm snajperi e qëlloi në kokë, për t’i marrë jetën.

Në atë moment askush nuk kuptoi asgjë. Madje as familjarët e tij që në atë çast fatkeq ndodheshin brenda në banesë. Gjithçka më tej u pasua nga një heshtje e gjatë. Ndërsa poshtë në rrugë u dëgjua vetëm xhirimi i shpejtë i gomave të një makine, që u zhduk në errësirë, dhe tymi i monoksidit të karbonit që la pas marmita e automjetit të autorëve.

Por kush ishte Gëzim Sinomataj dhe cili ishte faji që ai kishte kryer, që i mori jetën në mënyrë aq tinëzare dhe njëkohësisht të sofistikuar? A ishte ai në të vërtetë objektivi i atentatit, apo ai pagoi çmimin e gjakut që duhet të shlyente babai apo xhaxhai i tij? A kemi të bëjmë në rastin e tij me shënjestrën e gabuar, apo për atentatorët pak rëndësi kishte se kush ishte preja, mjafton që viktima e tyre të mbante mbiemrin Sinomataj?

Sipas të dhënave, i riu Gëzim Sinomataj, ishte kthyer në Shqipëri më datë 18 Dhjetor 2023, për të festuar festat e fundvitit.

Për shkak se babai i tij, vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë dhe nëna i ka ndërruar jetë disa vite me parë, i riu gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri kishte vendosur të jetonte në banesën e xhaxhait, Bernardit dhe bashkëjetueses së tij, të dy me dokumente rumune.

Edhe pse babai i tij ishte i dënuar për krime të rënda, të cilat lidheshin me ngjarjet e ndodhura në qytetin e Vlorës, në vitin 1997, 23 vjeçari, i cili mbante emrin e xhaxhait të tij të ndjerë, të vrarë pikërisht në këto vite, nuk qëndronte i mbyllur në banesë, gjatë kthimit në atdhe. Përkundrazi, ai kishte vendosur të lëvizte i lirë.

Teksa shikohej shpesh të frekuentonte bare të ndryshme në qytetin bregdetar, duke zgjedhur madje të mos përdorte qoftë edhe një makinë të blinduar. Ashtu si edhe në ditën e tij të fundit të jetës, ku u pa të lëvizte i pashqetësuar në qytet.

Për t’u kthyer në mbrëmje në banesën ku qëndronte, atë të xhaxhait të tij, Bernardit që mbante edhe emrin Spiro, një apartament pranë Poliklinikës në Vlorë.

“Rreth orës 22:00, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi Gëzim Sinomataj, 23 vjeç, banues në Vlorë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorëve.”- njoftonte policia.

Për policinë lokale vrasja e të riut ishte më shumë se mafioze. Forma dhe mënyra se si 23-vjeçari u ekzekutua, linte pak dyshim për ta, se autorët ishin aty për t’i dhënë një mësim sipas tyre të merituar familjes Sinomataj.

Po ashtu për t’u treguar atyre se ata nuk ishin të paprekshëm dhe se mund t’i qëllonin edhe aty ku ata mendonin se ndiheshin më të sigurtë se kudo.

Zbardhet dinamika e plotë e vrasjes së Gëzim Sinomatajt/ Lidhja e tij me Edison Harizajn Read More »

Ekz ekutimi i mafiozit grek, policia zbardh pistat e para të hetimit: Do të kishim shumë kontrata vde kjeje

Atentati ndaj kriminelit me të shkuar të errët në Greqi, Vangjelis Zabunis 44 vjeç, tronditi Athinën. Të paktën 80 plumba u zbrazën mbi të, duke bërë që atentatorët të mund të eliminonin me sukses objektivin e tyre.

Policia greke nuk ka rënë ende në gjurmën e ekzekutorëve, ndërsa ka indicie se ata u lajmëruan nga dikush që ndodhej pranë zonës së krimit, i cili dha informacion mbi vendndodhjen e kriminelit të vrarë.

Një zyrtar policor komentoi ngjarjen e rëndë, duke theksuar se nëse krimineli grek do të mundej t’i shpëtonte atentatit, vendi do të përballej me vrasje të ashpra e të panumërta, si shenjë hakmarrjeje.

“Nëse Zampounis , i cili kishte hyrë në makinë, do të ishte larguar ose nëse do të ishte plagosur, dijeni se ne do të kishim shumë kontrata vdekjeje në 2024. Ai ishte një nga më të ashpërt dhe të përfshirë në krimin e organizuar” , tha zyrtari policor.

Pak minuta pas atentatit në daljen e Athinës u gjet edhe automjeti i autorëve, një fuoristradë e cila rezulton e marrë me qera.Brenda makinës u gjetën edhe 2 kallashnikovë dhe të paktën 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmit.

Ekz ekutimi i mafiozit grek, policia zbardh pistat e para të hetimit: Do të kishim shumë kontrata vde kjeje Read More »

Krimologu grek flet pas vrasjes së 33-vjeçarit shqiptar nga kunati: Autori e ka…

I akuzuari pritet të dalë para hetuesisë të hënën në orën 12.00

Zbulime të reja dalin në “dritën” e publikut për vrasjen e ndodhur të martën e kaluar në Volos, kur një 50-vjeçar shqiptar vrau kunatin e tij 33-vjeçar, pasi vajza e tij dëshmoi se viktima e kishte përdhunuar prej moshës 9 vjeçare dhe se i kërkonte para që të mos zbulonte video dhe foto që kishte regjistruar për veprimet e pahijshme ndaj saj.

I akuzuari pritet të dalë para hetuesisë të hënën në orën 12.00, ndërsa siç ka rrëfyer para avokatit të tij deklaron se është penduar. 50-vjeçari, i cili ndodhet në qendrën e paraburgimit 24 orët e fundit, i ka kërkuar kriminologut të njohur Alexis Kougia që të merrte mbrojtjen e tij – së bashku me avokatin aktual Michalis Vassilikos. Kështu z. Kougias pranoi kërkesën e të pandehurit dhe të familjarëve të tij.

“Autori e ka kuptuar përmasat e pasojave të veprimit dhe e vetmja gjë që e shqetëson është e ardhmja e fëmijëve të tij. Ai pyet vetëm për fëmijët dhe shqetësohet se si do të jetojnë pasi ai ishte mbështetës i tyre. U ka dhënë siguri në jetë, i ka mbështetur financiarisht”, tha avokati i autorit.

18-vjeçarja që akuzoi viktimën 33-vjeçar si zhvatës dhe përdhunues fëmijësh ka në krah dy motrat e saj. Sipas mediave vendase, janë marrë deklarata dhe kanë konfirmuar fjalët e motrës së tyre, ndërsa sipas z. Vassilikos nga hetimi ka rezultuar se edhe persona të tjerë e dinin se çfarë po ndodhte dhe do të thirren për të dëshmuar. 18-vjeçarja aktualisht po merr mbështetje nga një psikolog për të menaxhuar ngjarjet që kanë shënuar fëmijërinë e saj. Gruaja e viktimës nuk ka dhënë ende një deklaratë, por ka deklaruar një padi civile.

Fakte të reja për rastin

Në një prononcim për televizionin ASTRA, Alexis Kougias tha se “ka një element tronditës” në çështjen që pritet të zbardhet në ditët në vijim. “Ka një element tronditës, që është element zyrtar. Nuk dua të zbuloj asgjë më shumë. Megjithatë, ka një element që në një moment të padyshimtë, para se njeriu që unë mbroj të kryente aktin e kundërligjshëm pasi kishte mësuar se çfarë po kalonte vajza e tij, vajza ia kishte treguar më herët profesorit të saj në universitetin që ndjek”, theksoi z. Kougias.

Një rol të rëndësishëm në zhvillimin e çështjes luan edhe pronarja e 18-vjeçares, e cila ka qenë ajo që ka vënë në dijeni të atin për faturat e papaguara dhe qiranë dhe që kanë qenë arsyeja që babai të pyeste se çfarë po ndodhte. Pas një presioni të madh, 18-vjeçarja nuk e përballoi dot dhe vendosi të rrëfente makthin para të atit, por pa i treguar fillimisht se kush ishte autori. Pas shumë orësh presioni, ai u dorëzua. “Do ta zgjidh”, thuhet se i tha ai.

Njëkohësisht persona nga ambienti i ngushtë i 18-vjeçares nxjerrin në dritë fakte të reja. Një mik i vajzës raporton se 33-vjeçari e vizitonte në shkollë dhe e priste jashtë. “Ai vinte jashtë shkollës, priste gjithmonë që vajza të mbaronte mësimin. Më herët ai po ngacmonte vajza të tjera madje ajo kishte ndërhyrë dhe i kishte thënë të ndalonte atë që po bën se ajo është shumë më e vogël se ai. Dhe në përgjithësi ka gjetur vajza nën 18 vjeç”, rrëfen shoku i 18-vjeçares.

Frikë për viktimat e tjera

mesazheve kërcënuese në celularin e vajzës ka edhe video dhe foto nga skenat e përdhunimit dhe për këtë pajisja është dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore për të nxjerrë të gjitha dosjet. Ana e 50-vjeçarit vlerëson, siç raporton “Tachydromos”, se nuk është vetëm vajza e tij 18-vjeçare ajo që ka rënë viktimë e 33-vjeçarit. “Është shumë e rëndësishme dhe dua ta theksoj që çështja nga ana e hetimit mjeko-ligjor është përcjellë në Selanik. Të shtënat ishin pa pikë, gjë që mbështet pretendimin e të pandehurit se ai mbante armën për ta detyruar të rrëfente atë që kishte bërë dhe e sulmoi. Është shumë e rëndësishme të shihet se cila është porta e hyrjes së plagës fatale, pasi prej andej vërtetohet distanca e përshkuar”, shton zoti Kougias.

Krimologu grek flet pas vrasjes së 33-vjeçarit shqiptar nga kunati: Autori e ka… Read More »

Ngjarje e rëndë/ U tremb nga tërmeti, 20-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët

Një ngjarje e rëndë është raportuar si pasojë e tërmetit që ra pas mesnate në Shqipëri.

Gazetarja Anila Sefa, raporton se një 20-vjeçar nga fshati Çinar i Lushnjes ka humbur jetën pas lëkundjeve të tokës. Daniel Rika është trembur në gjumë dhe pasi është ngritur me shpejtësi ka tentuar të largohet me vrap.

Fatkeqësisht ai është rrëzuar në shkallët e katit të dytë të banesës. 20-vjeçari jetonte bashkë me prindërit. Sipas të njëjtave burime, i riu vuante nga probleme me ankthin dhe për këta arsye kurohej.

Gazetarja Anila Sefa raporton se trupi i pajetë i të riut është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes ku pritet t’i ushtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.

Tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter u ndje në orën 00.17 të së dielës. Epiqendra e lëkundjeve ishte disa kilometra larg Lushnjes. Për pasojë tërmeti u ndje edhe në shumë qytete të tjera si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj.

Ngjarje e rëndë/ U tremb nga tërmeti, 20-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët Read More »

Vrau partneren shqiptare, 39-vjeçari baba i një foshnje që vdiq dhe u zhduk. Rasti i çuditshëm, i cili nuk u zbardh kurrë

Në një rast të çuditshëm, për të cilin ende nuk janë dhënë përgjigje të plota, përfshihet partneri 39-vjeçar i 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati, e cila akuzohet për vrasjen e saj brutale natën e Vitit të Ri në Selanik.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për zhdukjen e trupit të fëmijës që kishte në vitin 2009 me partneren e tij në atë kohë 17-vjeçare dhe i cili ndërroi jetë si pasojë e një infeksioni spitalor.

Kur 39-vjeçari dhe partnerja e tij u informuan se i porsalinduri kishte vdekur, çifti fajësoi maternitetin publik, duke pretenduar se fëmija nuk kishte vdekur por se dikush ishte zhdukur për ta dhënë për birësim.
Pas denoncimit, një prokuror kishte urdhëruar hapjen e varrit të fëmijës, por kur u bë zhvarrosja, arkivoli ishte bosh, pa sqaruar se çfarë ndodhi me trupin.

Më tej pasoi një hetim policor dhe gjyqësor që u hodh në dosje për përgjegjësitë e maternitetit, me një nga skenarët e qarkulluar në atë kohë, duke folur për tentativa për të kërkuar dëmshpërblim në emër të prindërve.

Madje në vitin 2013, ata kishin kërkuar rihapjen e dosjes pasi besonin se foshnja ishte viktimë e një rrjeti të trafikut të foshnjave, ndërsa kishin siguruar edhe ADN-në për të parë nëse kishin lidhje me të voglën Maria, 4-vjeçare, e cila u gjet në një kamp rom dhe u zbulua se nuk është fëmija biologjik i familjes me të cilën jetonte.

Ish-bashkëshortja e 39-vjeçarit, megjithatë sot pretendon se ai nuk ka lidhje me rastin e zhdukjes, duke thënë ndër të tjera se “nëse ai do të ishte i përfshirë nuk do të kisha pasur dy fëmijë me të, por do të isha larguar”.

Vrau partneren shqiptare, 39-vjeçari baba i një foshnje që vdiq dhe u zhduk. Rasti i çuditshëm, i cili nuk u zbardh kurrë Read More »

Atentati në Tiranë dhe saga e hakmarrjes! Dy në varr, një në spital, tjetri në burg

Zamir Kalemi 35-vjeç u tentua të vritet në Tiranë. Ai është vëllai i Andrea Kalemit, i cili vitin e kaluar u ka shpëtuar dy herë sulmeve në Greqi. Pista kryesore ku po hetohet është hakmarrja, kjo për shkak të vrasjes së Aleksandër Sadikajt, që është kushëriri i tij. Këtu duket se nisi gjithçka.sz

Po si nisi saga?

Ditë e shtunë. 11 qershor 2022, Aleksandër Sadikaj u ekzekutua me bombë në Sauk. Makina shpërtheu në lëvizje. 27-vjeçari, që është kushëri me Kalemajt vdiq disa minuta më pas. Në dhjetor të po atij viti u ekzekutua në Tiranë biznesmeni Edmond Papa.

Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku Andrei Bode. Autoritetet dyshojnë se vrasja e Papës lidhet me ekzekutimin e Sadikajt, që njihej si “Sanço”.

Vitin e kaluar në 9 gusht Andrea Kalemi u qëllua në atentat në Greqi por u shpëtoi plumbave. Në 14 Dhjetor, këtë herë në burgun e “Koridhalos” u qëllua sërish për t’u vrarë nga një egjiptian por shpëtoi.

Dhe mbrëmë u tentua të vritet vëllai i tij në Tiranë. A kanë lidhje ngjarjet? Dyshimet janë të forta për policinë, tani i duhet t’i mbështesë mbi prova.

Atentati në Tiranë dhe saga e hakmarrjes! Dy në varr, një në spital, tjetri në burg Read More »

Burri vrau kunatin, flet gruaja e autorit: Nuk besoj se vëllai im ab*zoi me 18-vjeçaren

Gruaja e 50-vjeçarit Fatmir Tarellari që vrau kunatin e tij Erion Pelivani 33 vjeç në Greqi, thotë se nuk beson që vëllai i saj të ketë abuzuar seksualisht me thjeshtrën e saj 18-vjeçare.

Në një intervistë për mediat greke, ajo ka thënë se bashkëshorti nuk duhej t’i kishte vrarë vëllain.

“Çfarëdo që mund të ketë ndodhur, ka ligj, nuk duhej t’i kishte bërë ato gjëra. Kemi një vajzë bashkë që tani është 10 vjeç. Unë nuk dija asgjë. Vajza pësoi atë çfarë pësoi dhe e tha tani, na mbylli derën e shtëpisë. Këtë krim që bëri im shoq nuk duhej ta bënte. Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd. Kam duruar gjithë këto vite, i rrita fëmijët e tij. Vajza e tij vinte në shtëpi dy herë në javë. Nuk besoj se vëllai im i ka bërë gjë asaj”, u shpreh gruaja e autorit dhe motra e viktimës.

Ajo shkon më tej duke hedhur akuza edhe në adresë të bashkëshortit.

“Ai nuk është njeri i mirë, gënjeu, është ekspert për të gënjyer. Unë që jetoja me të e kuptova vonë. Nxehej shpejt, nuk ishte as baba i mirë, i linte fëmijët dhe shkonte për gjueti. I flisja por nuk më dëgjonte”, shtoi ajo.

Ndërsa banorët e zonës e kanë përshkruar autorin si një njeri të qetë, punëtor dhe familjar.

50-vjeçari Fatmir Tarellari ka 3 fëmijë nga martesa e parë, ndërsa me gruan e dytë ka një vajzë 10-vjeçare.

Dy ditë më parë ai vrau kunatin Erion Pelivani pasi vajza 18-vjeçare nga martesa e parë i tregoi se ishte abuzuar seksualisht prej 33-vjeçarit Pelivani për disa vite me radhë dhe se ai e shantazhonte për t’i marrë para në këmbim të mospublikimit të disa videove imorale që i kishte bërë.

I ati i vajzës, Fatmir Tarellari, pasi mësoi këtë gjë nga e bija, shkoi dhe u përball me kunatin duke e vrarë me çifte. Më pas u dorëzua vetë në policinë greke duke rrëfyer krimin që kishte bërë dhe motivin.

Burri vrau kunatin, flet gruaja e autorit: Nuk besoj se vëllai im ab*zoi me 18-vjeçaren Read More »

Lajm i fundit/ Zhduket 22-vjeçarja shqiptare në Greqi

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zhdukjen e 22-vjeçares shqiptare, Paloma Zerellari në Greqi.

E reja shqiptare ka humbur kontaktet me familjarët e saj që prej datës 12 dhjetor.

Por së fundmi mediat greke kanë zbuluar një mesazh që ajo i ka dërguar fqinjit të saj një ditë pas zhdukjes. Në këtë mesazh ajo shkruan se është rrëmbyer me një burrë, por pa dhënë shumë detaje.

“Thuaji mamit se më kanë vjedhur me një burrë”.

Ky mesazh po shqyrtohet nga autoritetet në Chania që trajtojnë çështjen e zhdukjes së saj. Mediat greke raportojnë se 22-vjeçarja ka një fëmijë 2-vjeçar nga një lidhje e mëparshme.

Lajm i fundit/ Zhduket 22-vjeçarja shqiptare në Greqi Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com