Askush nga të afërmit nuk kishte ardhur për të ndjekur procesin ndaj Denis Zakës, nën akuzë për masakrimin e kushëririt të parë, një ngjarje që përfshiu në hetime autoritetet greke dhe shqiptare.
28-vjeçari Zaka që në seancën e parë kërkoi gjykim të shkurtuar, një lëvizje e cila e shpëton nga burgimi i përjetshëm. I riu nga Lushnja veçse pohoi emrat e prindërve të tij dhe më pas e shoqëroi procesin nën heshtje.
Pasi trupa gjyqësore e pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar prokurori lexoi qëndrimin e tij se si u zbardh vrasja e Vladimir Murrizit, për të cilin autori udhëtoi kilometra të tërë nga Greqia në Shqipëri duke denoncuar së pari se djalin e dajës ja kishin vrarë disa të panjohur.
“Denisi”, tha prokurori “e kishte ftuar viktimën të punonte në Greqi dhe një ditë pasi kanë pirë alkol, i ndjeri i kishte kërkuar të vidhnin një plug”. Duke iu referuar dëshmisë së vrasësit Prokurori përmendi se dy kushërinjtë ishin nisur për të vjedhur, njëri i armatosur me thikë e tjetri me levë hekuri.
Rruges nën efektin e alkoolit ata kishin filluar të ofendonin njëri-tjetrin. Në këto rrethana Denisi e qëlloi Vladimirin për vdekje 23 herë, i mori telefonin dhe pasi e groposi i hodhi disa monedha metalike.
Sipas prokurorit vrasësi më tej i shkroi në mesenxher bashkëshortes së viktimës duke u shtirur sikur ishte ai. Prokurori përmendi se Denisi u kthye në Shqipëri dhe duke gënjyer familjen e Vladimirit iu bashkua atyre në denoncimin e depozituar në polici. Pas një kallëzimi plot kontradikta hetuesit zbuluan se ata kishin përballë vrasësin e vërtetë
Jo pak herë në vendin tonë dëgjojmë për tentativa vetëvrasjesh apo njerëz që kërkojnë t’i japin fund jetës së tyre. Shkaqet që çojnë njerëzit drejt aktit final janë të shumta po padyshim varfëria apo sëmundjet e depresionit janë më kryesoret.
542 persona kanë tentuar të vrasin veten gjatë 2016-s, ku 227 prej tyre kanë humbur jetën. Shifrat janë bërë të ditura nga Policia e Shtetit në konferencën Shkencore “Depresioni dhe Vetëvrasja”.
Drejtuesit e Policisë dhe Ministria e Brendshme kërkojnë që të parët të jenë policët, ata të cilët duhet të ndërgjegjësohen. Drejtori i Policisë Haki Çako ngriti edhe shqetësimin e tentativave të vetëvrasjes brenda radhëve të policisë, për shkak të stresit në punë.
“Megjithëse tre vitet e fundit në vendin tonë ka patur një tendencë në rënie të numrit të vetëvrasjeve, gjithsesi ky numër mbetet i lartë.Vetëm vitin e fundit janë evidentuar 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa vetëvrasje. Kontributi i kësaj konference do të ndihmojë për një njohje më të thellë të fenomenit dhe një qasje shkencore për trajtimin.
Shpresojmë që përmes një analizë të thellë, të integruar dhe sintetike kjo konferencë të bëjë një skanim të plotë të fenomenit duke filluar nga viti 1945.
Dukuria e depresionit dhe pse jo edhe ajo e vetëvrasjes po aq sa prek shoqërinë Shqiptare prek dhe punonjësit e organizatës së Policisë. Rastet e punonjësve të Policisë të vetëvrarë janë reale dhe për këtë arsye duhet të mbajmë në vëmendje faktin e theksuar nga studime të ndryshme, se profesioni renditet nga profesionet që prodhojnë nivel të lartë risku dhe stresi e depresioni në raste te caktuara kur oficerët përballen me trauma ose eksperienca të forta”, tha Haki Çako.
Synimi i konferencës ishte trajtimi dhe parandalimi i këtyre rasteve nga Policia e Shtetit. Sipas studimit të Policisë së Shtetit, kryesisht vetëvrasjet vijnë për shkak të problemeve financiare tek moshat e mesme dhe të moshuarit, ndërsa tek të rinjtë shpesh vetëvrasjet ndodhin për shkak të shkollës apo problemeve me partnerët e tyre.
TIRANË- Një krim makabër siç ishte vrasja e 19-vjeçares Esmerina Llupo, ndodhur në shtetin fqinj, Greqinë që iu mbajt i fshehur familjes së saj, tregohet sot nga babai në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, në News 24, aty ku Gjergji Lllupo akuzoi drejtpërdrejt dhëndrin dhe paralajmëroi të bënte vetëgjyqësi, në rast se institucionet shqiptare nuk reagojnë.
Ndërsa kërkoi rihapjen e çështjes dhe ndëshkimin e autorit të krimit, Llupo i lodhur dhe e rraskapitur nga mungesa e drejtësisë siç thotë, paralajmëron se do të vrasë vetë dhëndrin në rast se autoritetet nuk e arrestojnë.
Si ua kanë treguar historinë, çfarë bëri drejtësia shqiptare? Ju thanë që vdiq nga shkaqe natyrale? Babai: Po. Pas 45 ditësh mësuam se ishte vrasje
Çfarë bëtë më pas? Babai: Ne u morëm me ardhjen e trupit të vajzës. Krushqinë e kam përzënë, iu kam thënë jashtë! Pastaj u përpoqëm të gjenim të vërtetën. Ata nuk hapeshin, thoshin që çupa ka vrarë veten, thjesht është gjetur e varur. Na thanë na fëlliqi, ishte e papritur.
Po ngjarjen e sqaroi drejtësia helene? Babai: Janë të dyshimta gjërat, policia ka dorë në mbulimin e fakteve, policia greke. Ngjarja ka ndodhur në 18 tetor 2008 në një serë lulesh, ishte vrasje e pastër. Unë kam bindje të plotë se është vrasje e pastër. E ka nxjerrë edhe ekspertiza mjeko-ligjore në Greqi, por i kanë mbuluar faktet.
Pse u bë riinspektimi në vitin 2012? Babai: Po e kërkuam ne, por as drejtësia shqiptare nuk hetoi siç duhet
Çfarë dini ju për vrasjen, si ka ndodhur? Babai: Na është thënë se ka qenë ora 11:00, po punonte në serë, pastaj vajza ka ikur në shtëpi, duke qenë se ka ikur në shtëpi, burri e ka ndjekur nga pas dhe e ka gjetur të varur. Por s’është kështu e vërteta, ka qenë familja e burrit që e ka vrarë, kanë dashur ta fusin në shtetin italian. Kjo thënie është e shkruar në policinë greke. Është thënë edhe në policinë shqiptare, edhe në gjykatë. E ka thënë ish-dhëndri, ai ka thënë “po” e vrava. Donim të vinim në Itali kjo nuk erdhi. Kjo është thënë, por është e paprotokolluar.
A e kanë shfrytëzuar vajzën edhe si prostitutë? Babai: Po në ato kushte ku jetonin ata, nëpër magazina, pas asnjë vend të sigurt…
Është i përfshirë edhe një shtetas grek? Babai: Po, pronari grek e di ngjarjen por ka frikë se duke qenë se familja ishte pa dokumente nuk ka dashur t’i hapë probleme me drejtësinë
Çfarë bëhet me ish dhëndrin tuaj aktualisht? Babai: Është i lirë dhe i qetë
Pse e keni hapur çështjen tani në 2017? Babai: Se dua drejtësi. Të na dëgjojë ministri i Drejtësisë, ai i Brendshëm në të kundërt do veproj vetë, çupa do lahet me gjak. Jam i detyruar (m.a/BalkanWeb)
Denis Zaka, 26 vjeç nga Lushnja, po përballet me Gjykatën e Krimeve të Rënda për akuzën e vrasjen e më pas groposjen e kushëririt të tij të parë, verën e vitit të shkuar në Greqi.
“Kushëririn e vrava se më shau gruan. Pimë alkool të dy në lokal. Pastaj u nisëm të vidhnim një frezë. Rrugës debatuam. Nuk durova dot sharjet ndaj gruas dhe e godita me thikë. Vladimiri ra përtokë dhe ishte i mbuluar nga gjaku. Nuk reagoi më… Kisha frikë nga arrestimi, nuk dija ç’të bëja, ndaj vendosa ta fsheh kufomën. E groposa buzë një përroi…”.
Dëshmia e të pandehurit Zaka, shokoi jo pak hetuesit, megjithatë ndihmoi në gjetjen e trupit të viktimës, Vladimir Murrizi.
Në fakt në krye të herës, lushnjari nuk pranoi të kishte lidhje me krimin e rëndë.
Madje u tha familjarëve të viktimës, të cilët denoncuan dhe zhdukjen, se Vladimiri ishte larguar në një fshat tjetër të Greqisë për të punuar.
Më pas, ngriti pretendimin se ishte vrarë nga persona të tjerë, teksa vidhte një korrëse bari.
Por i gjendur përballë provave të grumbulluara nga hetuesit grekë, të cilët e implikonin atë në krim, 26-vjecari u dorëzua dhe pranoi vrasjen, motivin për të cilin e kishte kryer dhe vendin ku kishte fshehur kufomën.
Denis Zaka, shfaqi pendesë të thellë, përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurit.
Ai rrezikon dënimin me të paktën 35 vite burgim, për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënies familjare.
Policia gjermane ka arrestuar një 22-vjecar shqiptar në qytetin e Seelze, pasi akuzohet se ka vrarë me armë zjarri në bashkëpunim bashkëkombësin e tij 46 vjecar, ish-oficer i Policisë Ushtarake.
Ngjarja ka ndodhur më 9 janar në qytetin e Viselhovedes në Gjermani në sy të vajzës së tij të mitur, ndërsa 46-vjeçari kishte shkuar për ta marrë në shkollë. Shqiptari i arrestuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar në paraburgim dhe sipas prokurorisë në Verden 22-vjecari ka pranuar krimin.
“Shqiptari ka pranuar përfshirjen në krim”- ka thënë kryeprokurori Lutz Gaebel, raporton media gjermane Haz.de. Ndërkohë kryeprokurori ka thënë se në lidhje me këtë çështje është arrestuar edhe një shqiptar tjetër në Amsterdam të Holandës, si i dyshuar në vrasjen e 46-vjecarit. Policia gjermane dyshon se vrasja ka ndodhur për hakmarrje.
Por kush është 46-vjeçari, vrasja e të cilit u pasqyrua nga mediat gjermane dhe ato shqiptare?
Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, i cili mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku.
Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si badigard në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërhyu si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.
TRAGJEDIA TJETËR
Por vrasja që ndodhi në lokal, për të cilën Prenga u dënua me burg pasoi me një tjetër tragjedi. BalkanWeb ka zbuluar se gruaja e tij humbi jetën rreth 1 vit pas burgosjes së bashkëshortit duke lënë dy fëmijë të mitur jetimë. Ajo vdiq pasi e zuri korrenti.
LARGIMI
Në muajt e parë të vitit të kaluar Kujtim Prenga u largua në drejtim të Gjermanisë. Ai ishte strehuar në një kamp ku kishte kërkuar azil bashkë me familjen e tij, me frikën e një hakmarrje të mundshme.
Pak ditë më parë ai ka komunikuar me miq të tij në Shqipëri dhe ka treguar se ndodhej në kamp por në ruajtje me vendim gjykate. “Jam në kamp dhe jam nën ruajtje me vendim gjykate”, mësohet të ketë thënë ai.
VRASJA NË 2011
Armando Frroku u ekzekutua mbrëmjen e 30 dhjetorit 2011 në Kamëz. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri, pistoletë në derën e një lokali me muzikë Live në Kamëz.
Në datë 30.12.2011 rreth orës 20.30 shtetasi Sokol L. me detyrë punonjës policie në IEVP FushëKrujë së bashku me të pandehurin Kujtim Prenga ka shkuar tek disko “Om…” në Kamëz ku shtetasi Sokol L. kishte disa ditë që kishte filluar punë si badigard. I pandehuri Kujtim Prenga ka vajtur së bashku me shtetasin Sokol L. me qëllim për të filluar punë edhe ai si badigard.
Pasi kanë vajtur në disko kanë takuar pronarin e lokalit, pikërisht të pandehurin Kastriot Balla, ku së bashku me të janë ulur në një tavoline dhe kane pire kafe. Gjatë kohës që po pinin kafe shtetasi Sokol L. ka parë se është futur në parkim një mjet tip “Renault” ku ka parë që nga ky automjet po zbrisnin tre persona. Shteasi Sokol ka komunikuar me keta persona dhe u ka thënë të parkonin automjetin në një vend ku mos të pengonin parkimin e makinave të tjera.
Biseda mes tyre është acaruar dhe kanë filluar të godasin njëri-tjetrin. I pandehuri Kastriot Balla ka ndërhyrë duke i ndarë dhe pas kësaj të tre djemte janë larguar duke lënë mjetin ne parkim. Shtetasi Sokol L. pas kësaj është larguar nga lokali dhe në këtë kohë në lokal ka ardhur shtetasi Ismet C. me detyrë polic i qarkullimit rrugor dhe njëkohësisht i afërm i njërit nga tre personat që ishte konfliktuar me shtetasin Sokol L.
Në bisede e sipër shtetasi Ismet C. iu ka kërkuar ndjesë për sjelljen që kanë kryer të njohurit e tij e lokal duke iu ka premtuar se një situate e tillë nuk do të ndodhte më. Në këtë kohë në lokal janë futur të tre personat që ishin larguar më parë ku së bashku me ta ka qenë dhe nje person tjetër, ku përsëri janë konfliktuar me shtetasin Sokol L., ku i pranishëm ka qenë dhe shtetasi Ismet C. Shtetasi Sokol L. ka njoftuar forcat e policisë dhe në këtë moment grindja në mes grupeve është ndërprerë.
I pandehuri Kujtim Prenga ka qenë duke qëndruar i vetëm në oborrin e lokalit ku pas 78 min ka parë 78 persona, ku ka dalluar dhe katër personat që kishin ardhur dhe më përpara që ishin grindur me shtetasin Sokol. Këta 78 persona kanë dashur të hyjnë brenda në lokal. Ata janë sulur drejt derës dhe me problematiku ka qenë viktima Mand Prenga.
I pandehuri Kujtim Prenga ka ndërhyrë në 23 raste për të mos lejuar viktimën dhe shoket e tij te futen ne lokal por viktima se bashku me shoket e tij kane filluar duke e goditur te pandehurin ne pjese te ndryshme të trupit. I pandehuri Kujtim Prenga në këto kushte ka nxjerrë armën që e mbante me leje të organeve kompetente dhe ka qëlluar në drejtim të viktimes Armand Frroku i cili ka gjetur vdekjen ne moment.
Kujtim Prenga pas kësaj është futur me shpejtësi në tualet për t’iu shmangur ndonje hakmarrje të mundeshme. Nga lokali kanë filluar të largohen klientet që ndodheshin brenda dhe menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë marrë kontakt me të pandehurin Kastriot Balla. Ai nuk ka treguar të vërtetën mbi ngjarjen e ndodhur dhe në këto kushte shtetasi L.H., S.D. dhe D.Xh. kanë kontrolluar në dhomat e lokalit dhe gjatë këtij kontrolli kane gjetur në një dhomë që shërbente si magazinë të pandehurin Kujtim Prenga.
VRASJA NË GJERMANI
9 Janar 2017Sipas mediave gjermane, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së hënë 9 janar, ndërsa 46-vjeçari shqiptar u qellua, gjatë kohës që po merrte vajzën e tij nga një shkollë fillore.
Dy persona të armatosur të cilët lëviznin me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar shqiptarin në sy të vajzës së tij përpara shkollës. Pas kësaj autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa shqiptari, u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhej në gjendje të rëndë deri ditën e sotme kur edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Mediat gjermane shkruanin se shqiptari, kohë më parë kishte punuar si roje në një diskotekë dhe kishte rrahur brutalisht për vdekje një të ri, për të cilin u dënua edhe me vit burg. Policia gjermane nuk përjashton pistën e hakmarrjes.
Ndërkohë, vajza e tij e mitur është në gjendje shoku, pasi ka parë të gjithë skenën. Policia ka gjetur të braktisur motorin tip ‘Kawasaki’, me të cilën autorët kryen vrasjen, ndërsa vijon hetimet për kapjen e autorëve.
Viktima e sotme, Dashamir Zeneli, që u gjet pa jetë i vrarë me armë zjarri e i hedhur në përrua nuk është emër i panjohur për policinë.
Në tetor të vitit 2016, ky shtetas u arrestua nga policia e Vlorës, me akuzën e kanosjes se një bashkëfshatari për motive të dobëta, raporton “Panorama”. Aso kohe policia njoftoi se Dashamir Zeneli, banues në fshatin Kuç, Vlorë, duke qenë nën efektin e pijeve alkoolike, është konfliktuar në një lokal të fshatit Kuç me shtetasin V.L., 44 vjeç, banues në të njëjtin fshat dhe si pasojë ka tentuar t’i drejtojë një armë zjarri të llojit “Automatik model 56” (me 2 fishekë në krehër) për motive të dobëta.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti nje tjetër armë zjarri tip “Shars” (me 30 fishekë në krehër).
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 1 armë zjarri të llojit “Automatik model 56”,
– 1 armë zjarri të llojit “Shars model 54”,
– 2 krëhëra,
– 32 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm (në total) të cilat rezultonin pa leje përkatëse
Një 60 vjeçar është qëlluar me thikë në pjesën e fytyrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.15 të qytetit të Korçës, ku ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale R/Z, i cili ka përfunduar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
”Nga hetimet paraprake rezulton se autori i kësaj ngjarje është shtetasi D.M, banues në lagjen nr 16, i evidentuar nga ana jonë si shtetas me probleme mendore. D.M pas kryerjes të këtij veprimi u mbyll në banesën e tij.
Falë negociatave të kryera nga shërbimet policore, ky i fundit është vetëdorëzuar dhe po shoqërohet në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, sqaron policia e Shqipërisë.
Gjatë këqyrjes së banesës së tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika me të cilën D.M kishte goditur shtetasin R.Z. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Një person është gjetur i vdekur në lumin Erenik, nën urën e “Tabakëve”, në Gjakovë.
Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar Policia. Sipas komandantit të Stacionit Policor në Gjakovë, Krist Gjokaj, trupi i viktimës është gjetur rreth orës 7:30 të mëngjesit.
Viktima është e gjinisë femërore e moshës rreth 23-vjeçare. Policia, prokurori dhe mjekësia ligjore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.
Sipas komandantit të Policisë ende nuk dihen shkaqet e këtij rasti.