Intervista

De Biasi flet para ndeshjes Shqipëri – Itali

[sgmb id=”1″]

Gjatë rrjedhës së “La Domenica Sportiva”, Gianni De Biasi foli për sfidën midis Shqipërisë dhe Italisë, si dhe shanset që kishte për t’u bërë trajner i axurrëve.

Çfarë po pret Shqipëria nga kjo ndeshje?

Shqipëria do të marrë një rezultat pozitiv, të bëjë figurë të bukur kundër Italisë. Për të gjithë shqiptarët që brohorasin Italinë pas ekipit të tyre kombëtar, do të jetë një garë e shumëpritur. Nga pika emocionale, është ndeshja e duhur për t’i mbyllur këto kualifikime në mënyrën më të mirë.

A do të përfitojë Shqipëria nga periudha e vështirë e Italisë?

Edhe unë mendoj kështu. Ata panë ndeshjen kundër Maqedonisë dhe kanë fituar besim. Në pjesën e dytë kundër Spanjës ata kanë luajtur një lojë të madhe dhe besoj se ndaj Italisë do të jetë një lojë e hapur dhe mund t’i ketë brenda të gjitha rezultatet.

Pse u largove nga Shqipëria para fundit të fushatës eliminatore?

Mendoj se kisha mbaruar punën time. Me gjysmë zemre u largova, duke dashur t’i jap mundësinë një trajneri të ri për ta përgatitur ekipin për “Euro 2020″.

Ju ishit kandidat edhe për stolin e kaltër?

Unë isha kandidat, madje shpresoja të behësha trajneri i Italisë në një pikë. Fati i mirë ishte për Ventura. Tani shpresoj të shkojmë në Kupën e Botës.

De Biasi flet para ndeshjes Shqipëri – Itali Read More »

Bregu flet për pyetjen që e mundon prej kohësh: A do të pranojë një post nga Rama?

[sgmb id=”1″]

Ish-ministrja edhe ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka folur për pyetjen që e ka munduar prej kohësh, nëse do të pranonte ndonjë post nga kryeministri Edi Rama. Gjatë një interviste në emisionin ‘Oktapod’ në Vizion Plus, Bregu është përgjigjur kështu:

Gjatë një interviste në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, Bregu ka folur qartë dhe prerë.

‘Jo’, pa ironi, duke thënë se prej kohësh asaj virtualisht i “janë dhënë” shumë poste, por asgjë nuk ka qenë e vërtetë.

“Nuk ka mbetur pyetje hipotetike që nga presidenti, ministre etj. Unë nuk kam nevojë për asnjë pozicion politik, aq më tepër në forcën kundërshtare, për të bërë një detyrë që e kam bërë me zemër”, tha Bregu.

Në zgjedhjet e 25 qershorit ajo u la jashtë listave për deputetë të PD-së.

Bregu flet për pyetjen që e mundon prej kohësh: A do të pranojë një post nga Rama? Read More »

Jozefina Topalli: Po të donte Berisha e hiqte Lulin për 24 orë

[sgmb id=”1″]

“Ishte e papritur, nuk gjen sens, nuk gjen logjik, nuk gjen arsye”, keshtu eshte shprehu Jozefina Topalli per mungesen e saj ne parlament.

Ajo shprehet se ky ka qene nje vendim i familjes Basha dhe per kete arsye nuk ndjen keqardhje.

“Eshte nje vendim i familjes se Bashes, prandaj s’kam asgje keqardhje. Me vjen keq qe s’jam ne Parlament, por s’me vjen keq qe s’jam pjese e grupit te tyre. Nje pjese e atij grupi nuk kane lidhje me PD, nuk i lidh asgje me Partine Demokratike, nuk i kam pare ndonjehere te japin nje kontribut per te djathtet, nuk i njoh.

Ajo foli edhe per kohen qe ka qene ne qeveri dhe opozite me Lulzim Bashen dhe se cfare nuk i pelqente te ai. “Gjate bashkejeteses me Bashen nuk me pelqente te ai papergjegjshmeria qe ai kishte ne ushtrimin e funksioneve shume te rendesishme qe kishte. Kur ishte ne Bashki, nuk punoi gjate kater viteve, nuk la asgje gjurme. Kryetar i Bashkise se Tiranes, eshte te jesh kryeminister i ketij qyteti. Te jesh kater vite dhe te mos lesh asgje, nuk e imagjinoj. Eshte detyre, eshte premtim eshte sfide”, – u shpreh ajo.

Ish-deputetja dekalron se nuk e ka besuar asnjehere qe Lulzim Basha do ta conte PD –ne ne nivelin tjeter, pasi e la Berisha. Ajo qe ndodhi sipas saj eshte shume e rende sepse te flirtosh dhe te jesh ne opozite nuk shkojne te dyja bashke. “Te flirtosh nuk do te thote te jesh ne qeveri, edhe pse ai ne qeveri ka qene 3 muaj rresht, me ata te ashtuquajtur ministra teknike”, tha Topalli e ftuar ne “Oktapod”.

Sipas saj Basha ka marre peng siglen e Partise Demokratike.

“Po te donte z. Berisha ta hiqte Lulin nga kreu i kesaj partie, kjo do te ndodhte brenda 24 oreve. Ai nuk e ben kete, sepse Berisha kur dha doreheqjen tha qe betejat e mia kane mbaruar”.

Topalli foli edhe sesa e ka zevendesuar Basha liderin Berisha ne krye te PD-se!  “Nuk ishte e thjeshte qe pas ikjes se Berishes, dikush te zinte karrigen. Problemi eshte se te jesh kryetar i PD-se, se pari duhet te kesh autoritet moral, duhet te jesh i vertete, duhet te jesh frymezues, duhet te besh beteja te forta, nuk mendoj se ndonjeren prej tyre e ka Basha. Nga 2005 deri ne 2017, jane 12 vite ne politike, ka pasur te gjitha shanset per te na bindur se ai mund te ishte nje kryetar, por nuk e beri. Ne shkodranet kemi nje shprehje “nuk eshte me te bleme, asht me te leme”.

Nese ka nje fjale qe e pershkruan Lulzim Bashen eshte se: ai eshte i rreme ne fushate, i rreme kur flet”, – deklaroi ajo.

Topalli foli edhe per marrveshjen e 18 majit, dhe per zgjedhjet e fituara nga socialistet, duke u ndalur ne togfjaleshin: “Rama ia hodhi Bashes”

Turi: Pas Berishes del qe Rama del me i zgjuari si lider?

Jozefina: Varet se ke ke perballe pastaj!

Ish-deputetja e PD-se, shprehu rezerva edhe per menyren e komunikimit qe Basha kishte ne cadren e lirise. “Basha ne 5 jave ne cader, ka sulmuar me shume perendimin se Ramiz Alia ne 5 vite”, – perfundon ajo.

Jozefina Topalli: Po të donte Berisha e hiqte Lulin për 24 orë Read More »

Gazetarja e njohur la duhanin vetëm për vajzën e vogël

[sgmb id=”1″]

Ajo është një nga gazetart më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga e dinte se duhani nuk bën mirë.

Të gjithë e dimë se duhani nuk të bën mirë. Çështja është se i pëlqente, ndaj s’e kishte lënë dot derisa e bija, Alana, mbushi 4 vjeç.

“Sakrifica më e madhe që kam bërë për vajzën është lënia e duhanit.”, tregoi Xhunga në studion e “Kush vjen për drekë”, ku ishte për herë të parë publikisht me bashkëshortin Dritan Hila.

Mënyra si Alana ia kërkoi, e bëri Rudinën të vendoste përfundimisht ta linte duhanin. Ishte duke shprehur dëshirën përpara tortës me qirinj për ditëlindjen e saj të 4-t, por Alana zgjodhi dëshirën më të pazakontë.

“Mua më pëlqen cigarja, edhe pse e di që s’duhet pirë. Kur Alana mbushi 4 vjeç, frymë qirinjtë dhe i kërkuam të shprehte një dëshirë. Deri atëherë kishte dashur një motër dhe një vëlla, por e harroi këtë. Dëshira e saj ishte: “Unë dua që ti të lësh cigaren, se nuk dua të sëmuresh.”

Nga ajo ditë shkruan anabel, Rudina Xhunga nuk pi më cigare dhe përveç kësaj, ka zgjedhur një mënyrë për të edukuar të bijën përmes kësaj:

“Që atëherë unë e lashë cigaren dhe kam vendosur një qyp balte, ku fus lekët dhe i them: “Këto lekë do t’i kisha harxhuar për cigare.

Gazetarja e njohur la duhanin vetëm për vajzën e vogël Read More »

“Bomba” e analistit: Meta s’betohet President. Kreu i ri i shtetit nga PD?

[sgmb id=”1″]

Analisti Baton Haxhiu teksa ka qene i ftuar ne emisionin ‘Komiteti’ në Kosovë, ka dhene nje deklarate befasuese.

Pasi ka analizuar zgjedhjet ne Shqiperi dhe ka thene se Rama nese nuk do te kete ndonje projekt per bashkim me Kosoven, pas 4 vitesh mund ta shohim President ka befasuar me nje deklarate sa i takon betimit te Ilir Metes, si presidenti i zgjedhur i vendit.

Ai ka thene se posti per kreun e shtetit nuk eshte i zene, dhe ka thene se “nuk mendon se ai do te betohet” (degjojeni nga minuta 23:58)

Pjesë nga intervista

A do të betohet zoti Meta në korrik?

Dyshoj. Në se nuk ndodh diçka unë mendoj se gjasat e betimit  të tij janë shumë të vogla.

Sa me sa? A do e marr PS, apo do ja jap PD-së?

Atëherë i bie ose Basha ose Berisha.

A ka ndonjë mundësi që Rama, “Noriegën” pra Berishën ta zgjedhë president?

Partia Socialiste nuk e zgjedh, sepse Rama nuk do e kishte problem. Rama në 18 maj ka thënë: Falenderoj Lulzim Bashën që në 18 maj zgjodhi Shqipërinë para politikës, ka qenë e mjaftueshme.

Në 25 korrik…

Më 9 shtator bëhet qeveria, se është me kushtetutë,

Nuk bëhet më herët?

Nuk bëhet, kryetari zgjidhet më 24, por realisht nuk zgjidhet…

Pse?

Dyshoj që zoti Meta mund ta bëjë betimin… Ka hidhërim shumë në PS dhe PD

Edhe në PD?

Po

Te Berisha se besoj që ka hidhërim?

Pyete Berishën se mund të jetë pretendues për ndonjë kandidat të vetin…

“Bomba” e analistit: Meta s’betohet President. Kreu i ri i shtetit nga PD? Read More »

ÇILI SHERR ME NGJELËN: NUK KA TRESHE NË POLITIKË. TRESHET JANË NË SEKS…

[sgmb id=”1″]

Një debat i ashpër është zhvilluar mes avokatit Spartak Ngjela dhe botuesit të MAPO, Henri Çili, në Zgjedhje 2017, në Vizion Plus, me gazetaren Rudina Xhunga.

Ngjela tha se zgjedhjet mund t’i kishte fituar PD, nëse Basha do t’ua kishte lënë vendin Topallit, Patozit dhe Bregut. Por, Çili i kërkoi Ngjelës një emër të vetëm, duke i thënë se nuk ka treshe në politik, por në ndonjë vend tjetër.

Më poshtë  po sjellim një pjesë të debatit. Ndërsa në video mund të ndiqni sherrin e tyre të plotë në studio.

Ngjela: Në rast se treshja që i futi në parlament, merrte pushtetin dhe ky tërhiqej, nuk dinte nëse fitonte Rama. Basha ra te skema e atyre.

Në momentin që pranoi skemën e tyre, në çdo vend të botës që do të ishte, thotë merreni, unë dështova merreni ju. Të jemi realistë, nuk dihej se kush do të fitonte.

Çili: Hipotetike.

Ngjela: Mirë mo mirë, se ti i ke me fakte.

Çili: Ti s’po më thua kush do të jetë lideri që do t’i fitonte këto zgjedhje brenda PD.

Ngjela: Treshja mo, ata tre.

Çili: Ca treshe, ku ka treshe në politikë. Treshe ka në ndonjë vend tjetër. Cili lider dhe cila figurë politike mund t’i fitonte këto  zgjedhje?

Ngjela: Mirë, m’i thuaj ti. Nëse nuk di të bësh bisedë akademike, më mirë dëgjo.

https://youtu.be/y1nlJkAZEQ8

ÇILI SHERR ME NGJELËN: NUK KA TRESHE NË POLITIKË. TRESHET JANË NË SEKS… Read More »

Basha ska pazar mes meje dhe Ramës.

[sgmb id=”1″]

Kryedemokrati Lulzim Basha pak para skadimit të afatit të fushatës elektorale, nuk i kurseu sulmet për kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, Basha e cilësoi fushatën e rivali të tij politik, Rama, tallava. Mes të tjerash ai tha se po të kishte venë këmbën në frena Ilir Meta, timoni i Rames nuk do e kishte sjellë Shqipërinë në këtë situatë.

“Shqiptaret do të zgjedhin ekonominë dhe jo estetiken. Fushata e Edi Ramës ka qene tallava. Po të kishte vënë këmbën në frena Ilir Meta, timoni i Edi Rames nuk do e kishte sjellë Shqipërinë këtu ke jemi.”, tha Basha Po ashtu ai tha me vendosmëri se nuk ka asnjë Pazar mes tij dhe Ramës. “Nuk ka asnjë pazar dhe nuk do të këtë asnjë pazar mes meje dhe Edi Rames”, duke ripërsëritur qëndrimin e tij se PD nuk bën koalicion me Ramën.

Basha ska pazar mes meje dhe Ramës. Read More »

Meta i zhgënjyer me Ramën: Hoqa Manjanin për hatër të tij, por…

[sgmb id=”1″]

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka folur ditën e sotme në “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit në lidhje me akuzat e kryeministrit Rama se është penguar nga LSI për të qeverisur më mirë.

“Kjo është një alibi e një mashtruesi. Nëse do të kishte pengesa vërtetë atëherë do të më thoshte. Unë s’e kam penguar për asnjë gjë.

Hoqa Manjanin se ma kërkoi ai. E hoqa se ai e kishte të pamundur të punonte me të. Ju mendoni se nuk do shkarkoja drejtorë patentash dhe të tjerë?!”, tha Meta.

Meta i zhgënjyer me Ramën: Hoqa Manjanin për hatër të tij, por… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com