Intervista

Paralajmëron Saimir Tahiri: Sapo të fitoj betejën, do t’i dal para me aq frymë sa kam… nga kryeministri deri tek…

[sgmb id=”1″]

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ftuar në emisionin “Opinion” ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë se “sapo të zgjidhë këtë betejë, kushdo që do i dalë përballë do t’i dalë përpara me aq frymë sa ka”.

“Unë di të them se nuk jam as nuk jam as bagazh në informacion por të jesh i bindur se ia dal vetes pa asnjë dyshim. Kur dikush të më dalë para pasi te kem fituar këtë beteje, do ti dal para me aq frymë sa kam.

Unë di të them se sot dëshirën më të madhe të jetës time kam të qetësoj tim bir. Nuk dua që kur të bëhet 18 vjeç të kthehem me kokën pas e të shikojë babain me pikëpyetje.

Fevziu: Po iu thoni ditën që do mbyll me prokurorinë do merrem me ju?

Tahiri: “Mos i fryni  asgjëje Fevzi çfarë kam ia them në sy nga kryeministri deri  tek  i fundit brenda limiteve që ma lejon korrektesa. Nuk jam nga ata që dal nga dera e shkoj  e vjell.” , tha Tahiri.

Paralajmëron Saimir Tahiri: Sapo të fitoj betejën, do t’i dal para me aq frymë sa kam… nga kryeministri deri tek… Read More »

Tahiri: Mund të përfundoj në një burg me ata që kam arrestuar, por…

[sgmb id=”1″]

“Qytetarët duan të dinë deri sot, kanë besuar tek unë, një njeri normal që ka bërë detyrën edhe duke gabuar, apo te një bandit që shtirej për gjë tjetër. Qytetarët duan të dinë që unë si Ministër i Brendshëm luftova që policia të fitonte dinjitet dhe qytetarët të ishin të barabartë përpara policisë, apo që kam qenë një bandit në detyrë që i ka shkelur syrin një banditi. Qytetarët duan të dinë të vërtetën”.

Cila është e vërteta?

Është hakmarrje e banditëve në rrugë, apo e politikanëve në korridore dhe zyra…?

Kam parë banditë në politikë, me jakë të bardhë dhe kollare që janë shumë më gjakftohtë në krimet e tyre se çdo bandit në rrugë. Flas në politikë në përgjithësi. Kam parë që hajdutë të pacipë dilnin dhe i përbetoheshin publikut dhe ndërkohë që ishin edhe hajdutë të pacipë që fusnin duart në xhepat e qytetarëve pa pushim.

Unë sot akuzohem se kam trafikuar drogë, nuk akuzohem se kam vjedhur lekët e qytetarëve, se i kam futur në xhep lekët e qytetarëve, se kam vjedhur një tender. Unë kam qenë 4 vjet ministër, nuk kam bërë një tender, e kam hequr të drejtën për të bërë tender me dashje. Kam refuzuar.

Nuk kam asnjë surprizë në këtë histori, e prisja ta shihja një ditë, që i gjithë llumi të më vinte përballë dhe mua mund të më ndodhë që të shkoj të bëj burg me ata që kam arrestuar vetë, mund të më ndodhë.

Është kollaj për një politikan sot të përfitojë nga çdo aleancë e pistë nga ato poshtë tavolinës. Nuk është kollaj ajo që unë mendoja se kam bërë me veten dhe e besoj akoma që e kam bërë, edhe duke gabuar, se kam gabuar pafund dhe as që i fshihem asnjë gabimi që kam bër, por të paktën kam luftuar përditë që të ndihmoj çdo qytetar që e ka merituar.

Po nga njerëzit e tu të Partisë Socialiste, ka patur nga ata që kanë shkelur ligjin?

Po, pa dyshim.

Tahiri: Mund të përfundoj në një burg me ata që kam arrestuar, por… Read More »

“Bomba” e gazetarit: Nëse prokuroria hesht, hakmarrja e mafies mund të jetë tek …

[sgmb id=”1″]

Gazetari Artan Hoxha i ka bere apel Prokurorise të nxjerrë para drejtësisë politikanë dhe elementë të grupeve kriminale, pasi në të kundërt ata do të hakmerren ndaj gazetararëve.

“Nëse nuk shkon njeri në burg, atëherë radha shumë shpejt do të na vijë ne gazetarëve. Me të drejtë mafia do thotë që ne nuk na prek shteti dhe prokuroria, ndërsa na prekin gazetarët” – u shpreh Hoxha.

 Hoxha, deklaroi se është “skeptik me mënyrën si po zhvillohen ngjarjet”.

“Bëhet fjalë për një furtunë më tepër në aspektin mediatik dhe politik, por ende nuk kemi parë veprime konkrete nga organet e hetimit në Shqipëri. Sa kohë që Prokuroria e Përgjithshme apo ajo e Krimeve të Rënda nuk kanë nisur hetimet…”, tha Hoxha, i ftuar në Top Story.

“Bomba” e gazetarit: Nëse prokuroria hesht, hakmarrja e mafies mund të jetë tek … Read More »

Rrëfehet Fevziu: Më vunë valixhen me para në tavolinë për të më hequr nga Klani

[sgmb id=”1″]

Blendi Fevziu ka ndërruar dy televizione në jetën e tij; në RTSH dhe në Klan. Para kësaj, ka punuar prej vitesh në të njëjtën gazetë. Jo s’e nuk i kishin ofruar poste më të mira tjetërkund, jo se s’i kishin ofruar paga më të larta. Madje pagat e larta ia kishin ofruar në mënyrën më të papritur të mundshme.

I ftuar tek “Pasdite në Top Channel”, Blendi foli për udhëtimin e tij në media. Arsyeja pse i qëndroi besnik televizionit të tij ishte “lidhja shpirtërore. Mendoj se personi identifikohet me vendin ku punon.”

Sigurisht, është tunduar si ç’do njeri-tjetër:

“Më ka ndodhur diçka shumë interesante. Më kanë çuar për drekë në restorant dhe sollën me vete një valixhe me pagën e një muaji për të më bindur.”

Por Blendi nuk punon për para, jo se s’i nevojiten, por sepse puna i jep kënaqësi. Nëse do ta pyesnin ç’punë do të doje të bëje, Fevziu do t’i përgjigjej me “këtë që po bëj tani”.

Rrëfehet Fevziu: Më vunë valixhen me para në tavolinë për të më hequr nga Klani Read More »

Flet për herë të parë Fatos Nano: Drejtimi nuk është dhe nuk mund të jetë…

[sgmb id=”1″]

“Drejtimi nuk është dhe nuk mund të jetë më një prerogativë e një personi”. Fatos Nano, ish kryeministri i Shqipërisë, dhe lider historik i së majtës, pritet të dalë sot në një intervistë për Klan Plus, dhënë gazetarit Vladimir Lame.

Vetë gazetari paralajmëron intervistën me Nanon ditën e sotme, ndërkohë që thotë se e ka pyetur ish kryeministrin për qeverisjen, nëse shqiptarët kanë një qeverisje të mirë; për politikën shqiptare dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian nëse po pengohet nga gjendja e kriminalitetit, raporton newsbomb.al. 

I pyetur nga newsbomb.al, për intervistën, Lame thotë se kur e ka pyetur për Timonierin e qeverisjes, pra kryeministrin aktual Edi Rama, Fatos Nano i është përgjigjur: Drejtimi nuk është dhe nuk mund të jetë më, një prerogativë e një personi.  Kemi një Shqipëri ndryshe, me shumë kontraste, me më shumë pabarazi, gjë që nxjerr në pah sa larg jemi nga bota e qytetëruar ku duam të shkojmë” thotë Nano në intervistën e tij për KlanPlus.

Por për më shumë, të gjithë do të ndjekin intervistën e Nanos mbrëmjen e sotme, një intervistë që ka zgjatur 10 minuta.

Flet për herë të parë Fatos Nano: Drejtimi nuk është dhe nuk mund të jetë… Read More »

“Bomba” e Bashës: Edi Rama na shantazhon të mërkurave me cubat e tij

[sgmb id=”1″]

Emra të njohur të botës së krimit në vend kanë shantazhuar opozitën shqiptare dhe liderin e saj.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, sonte në studion e emisionit “Opinion”, ndërsa theksoi se opozita ka denoncuar me emra dhe për hir të këtij denoncimi, Edi Rama i ka hedhur t’i bëjnë shantazh dhe kërcënime opozitës dhe kreut të saj.

Basha theksoi se këto kërcënime vijnë gjithmonë ditën e mërkurë, para të enjtes me arsyen për t’i mbyllur gojën opozitës, ndërsa të enjten i ngarkuar me detyrën për t’i mbyllur gojën opozitës në parlament është Gramoz Ruçi.

Ky është Edi Rama, të mërkurën hedh cubat për të kërcënuar opozitën, të enjten hedh Gramoz Ruçin për t’i mbyllur gojën opozitës”, u shpreh Basha.

Kujtojmë se në vitin 2015 Lulzim Bashës iu vendosën roje nga policia pas një kërcënimi që Voltana Ademi mori nga Emiljano Shullazi, drejtuar Bashës.

“Bomba” e Bashës: Edi Rama na shantazhon të mërkurave me cubat e tij Read More »

Sadiku: U ndëshkuam nga gabimi në mbrojtje…

[sgmb id=”1″]

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku ka deklaruar se Shqipëria luajti si e barabartë me Italinë, por në fund u ndëshkua nga një gabim në mbrojtje.

“U ndëshkuam nga një gabim, ata shënuan dhe fituan. Me pak fat nga disa goditje qe beme, po te kishim me shume fat do kishim shënuar dhe ndeshja do ishte ndryshe. Luajtëm të gjithë të barabartë, u ndëshkuam nga një episod. Ishte e veshtire te luaje kunder dy mbrojtesave te gjate, ishim pak pa fat, s’mund te them se nuk u furnizova. Kjo ishte loja jone te prfitonim nga kundersulmet”, tha Sadiku për RTSH.

Më tej Sadiku zbuloi se ishte ai lojtari që i mori fanellën Bufonit, duke rrëfyer bisedën me portierin legjendar të Italisë, Xhanluixhi Bufon.

Prononcimi i Sadikut 

Cfarë nuk shkoi sot?

Luajtëm të barabartë me Italinë, kishim disa mundësi. U ndëshkuam nga një gabim dhe ata shënuan dhe fituan ndeshjen. Me pak fat, një nga disa goditjet mund të kishte përfunduar në rrjetë. Luajtëm si të barabartë.

More bluzën e Bufon?

Nuk bëmë asnjë batutë. Në një goditje këndi ia kërkova dhe në fund të ndeshjes më tha do ta jap.

Nuk kishe furnizimin e duhur me topa nga mesfusha…Ishim pak konfuz në metrat e fundit. E kërkuam golin me shumë ngulm dhe nuk na dolën krosimet që bëmë. Nuk do të thotë që ekipi nuk më furnizoi. U munduam shumë që të dalim nga krahët, por ishte pak e vështirë që të luaje kundër dy mbrojtësve të gjatë. Po të kishim shënuar një gol, do rridhte ndryshe loja.

Si ishin Kielini dhe Bonuci?

Janë lojtarë me eksperiencë. Flisnin shumë me njeri tjetrin. Mundohesha tu dilja në prapashpinë. Ishin 100% të fortë dhe ishte pak e vështirë. Ne krijuam rastet tona, duhet ti kishim shfrytëzuar.

Sadiku: U ndëshkuam nga gabimi në mbrojtje… Read More »

Rama mbron Ruçin dhe thumbon BE: Procesi i zgjerimit, jo i ndershëm

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama ne nje interviste dhene për gazetën e njohur austriake, “Der Standard”,  e quan qëndrimin e Bashkimit Europian si “padrejtësi ndaj Shqipërisë dhe Kosovës”.

Sipas Ramës, vendet si Serbia apo Mali i Zi, nuk janë pjesë e NATO-s dhe janë në proces tratativash për t’u anëtarësuar në BE. Kryeministri u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Adelheid VVölfl, i cili ka kërkuar të dijë nëse PS ka bërë hetime për Gramoz Ruçin, pasi sipas tij, ai konsiderohet si simbol i komunizmit.

Në Shqipëri, këto ditë, komisionet e verifikimit fillojnë të gjejnë ata gjykatës dhe prokurorë, që janë të korruptuar ose që kanë shpërdoruar detyrën e tyre. Çfarë prisni ju nga ky proces?

Këto verifikime janë vendimtare për një arkitekturë të re të sistemit, të cilin e kemi ndryshuar me anë të reformave të thella. Ne kemi një pallat të ri drejtësie. Dhe këto verifikime do të sigurojnë që banorët e këtij pallati të skanohen, disa nuk do të mund të futen brenda. Do të varet edhe nga akuzat, që do të bëjnë (paraqesin) një formë të re drejtësie. Së shpejti, do të shohim rezultate konkrete.

Por edhe rezistencë kundërshtuese apo?

Rezistenca kundërshtuese ishte e pranishme që në ditën e parë. Por tani, procesi e ka kaluar pikën kritike dhe reformat nuk u ndrydhën.

Sa thellë ka zënë vend korrupsioni në sistemin e Drejtësisë shqiptare?

Një pjesë e konsiderueshme e njerëzve, me siguri, do të pushohet. Procesi i tanishëm nuk lejon hapësirë që ata t’i shpëtojnë apo të depërtojnë në sistem. Reforma e Drejtësisë është e lidhur edhe me fillimin e tratativave për anëtarësim në BE-në.

Kur do të mund të fillojnë ato?

Kjo nuk dihet kurrë me BEnë, sepse tek ajo ndryshojnë vazhdimisht pozicionet dhe kushtet. Ne na u tha që tratativat fillojnë kur të bëhet Reforma Kushtetuese në kapitullin e drejtësisë. Kështu, ne e ndryshuam Kushtetutën, por bisedimet për anëtarësim nuk filluan. Pastaj na u tha, që për të filluar tratativat, është i rëndësishëm ligji për komisionet e verifikimit. Pastaj na u tha që janë të rëndësishme zgjedhjet, që të mund të fillojmë. Tani, ne i kemi kryer të gjitha dhe do të shohim. Mund të bëhet vitin e ardhshëm, në qoftë se Këshilli i BE shpreh një mendim pozitiv për këtë, por edhe mund të jetë, që mos të bëhet vitin e ardhshëm. Nuk është fjala për Shqipërinë. Procesi i zgjerimit është bërë gjithnjë e më shumë jo-”fair”, dhe për shtetet, më pak i parashikueshëm. Kjo ka të bëjë me vetë Europën.

Presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, në fjalën e tij ,”State of the Union”, ka folur për perspektivën e zgjerimit, por në letrën e tij drejtuar Presidentit të Këshillit, ai ka përmendur veçmas vetëm Serbinë dhe Malin e Zi në vitin 2025, dhe Shqipërinë nuk e ka përmendur …

Unë nuk mendoj se kjo duhet lexuar kështu. Ai nuk i ka përjashtuar të tjerët, ai ka përmendur vetëm Serbinë dhe Malin e Zi veçmas, sepse ato janë tashmë në tratativa.

Ka një shqetësim të dytë, që shtetet e Ballkanit të përafrohen në BE, jo më në bazë të arritjeve të tyre, pra, parimi i regatave, por si një rajon.

…Unë nuk dëshiroj që të hiqet dorë nga parimi i varë- sisë nga arritjet dhe unë nuk besoj se BE-ja do ta bëjë këtë. Sepse kjo ka rëndësi, që shtetet të përmirësohen faktikisht. Nëpërmjet integrimit në BE, ne mund të modernizojmë vendet tona dhe të ngremë institucione. Por BE-ja duhet të reformohet. Unë kam besim se aksi i rivendosur midis Berlinit dhe Parisit do ta çojë përpara këtë. Unë jam dakord edhe me Presidentin francez, Emanuel Macron, se duhet të ketë shpejtësi të ndryshme. Sepse, nëse dëshirohet që në fund të kihet një BE fleksibël dhe funksionuese, atëherë duhet shkuar përpara dhe jo çdo gjë të ndërtohet me vendime me konsensus.

A prisni ju një ndryshim kursi në strategjinë e zgjerimit?

Këtë nuk e pres. Dhe problemi nuk është se çfarë thotë Europa, por çfarë bën ajo. Ata kanë thënë që nuk bëjnë zgjerim, por çështja në të vërtetë, është se sa zgjerim bëjnë. Në rastin tonë është tërësisht jo- ”fair”, sepse ne jemi një shtet i NATO-s, Mali i Zi ka aderuar në NATO shumë më vonë. Përveç kësaj, te kapitujt vendimtarë të drejtësisë, ne jemi shumë më përpara se Mali i Zi. Edhe Serbia duhet t’i bëjë akoma këto reforma. Ne këtë e kemi bërë tashmë. Është fantastike që ata janë në tratativa! Është thjesht jo-”fair” që ne nuk jemi në tratativa! Unë nuk e kuptoj edhe këtë frikë të pabesueshme të udhëheqësve europianë, kur ata vazhdimisht lidhin fillimin e tratativave për anëtarësim, me zgjedhjet (në vendet) e tyre, ose me mosdashjen e opinionit publik. Kjo është çmenduri! Do të ishte e kuptueshme po të ishte puna për vetë anëtarësimin, por këtu bëhet fjalë për tratativa. Pra, për këta politikanë do të ishte shumë e thjeshtë të thonë: Ne nuk do të pranojmë kurrë shtete të reja në BE, në qoftë se ato nuk plotësojnë kriteret. Por tratativat, sidoqoftë, janë vetëm diç- ka, që neve na ndihmon të ecim më shpejt përpara dhe atyre asnjëherë nuk mund t’i shkaktojë dëm.

Mendoni se shtetet e BEsë duan ta ngadalësojnë procesin e zgjerimit?

Nuk është fjala se çfarë mendoj unë, kjo është e ndjeshme, e dukshme dhe e qartë. Ndonjëherë pyes veten, nëse udhëheqësit europianë kanë menduar apo jo për këtë. Ose ndoshta është puna se kjo çështje është shumë poshtë në axhendën e tyre dhe prandaj ata dëgjojnë vetëm administratat apo këshilltarët e tyre. Këtu çështja politikisht është plotësisht e qartë. Ata mund të thoshin: Ne bëjmë tratativa me të gjashtë shtetet në Ballkan dhe ne do të jemi plotësisht të rreptë dhe nuk do të ketë asnjë aderim (anëtarësim) për sa kohë që ju nuk do të jeni të gatshëm. Por është absurde të thuhet: Ju jeni një kandidat për anëtarësimin, por ne nuk bëjmë bisedime me ju. Kjo është njësoj si të thuash: Ne duam të martohemi, por nuk flasim për dasmën.

A do të merrni të njëjtat masa për lehtësimin e kufirit me Malin e Zi dhe Greqinë?

Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë me çdokënd. Por në rastin e Kosovës duhet ta bëjmë këtë, sepse shumica e njerëzve kalojnë në këtë kufi.

D.m.th është për trafikun e pasagjerëve?

Jo, është e lidhur me transportin e mallrave në të gjithë rajonin, çka është pjesë e një plani veprimi që kemi adoptuar me komisionerin Hahn.

Shqipëria ka qenë prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë, vitet e fundit. Tani shumë plantacione janë shkatërruar, por policët janë përfshirë shu-më në tregtinë e kanabisit. Çfarë do të bëni rreth kësaj?

Kjo është një çështje e mbyllur, nuk ka një problem real me këtë. Rezultatet e monitorimit do të tregojnë në fund të muajit se kanabisi është zhdukur nga toka e Shqipërisë. Ka vetëm disa pika të vogla, shumë më pak sesa kultivohet në vende të tjera të Europës. Është bërë e zakonshme të flitet për “krimin shqiptar”, por kjo është raciste.

Policë të përfshirë në trafikun e drogës nuk janë ndjekur penalisht. Autoritetet e hetimit ndërkombëtar kanë konfirmuar se ka një problem.

Unë kurrë nuk kam thënë se s’ka pasur problem. Ka të bëjë se mbi çfarë imagjinate krijohen opinionet. Kam lexuar një raport të BE mbi korrupsionin dhe kishte shuma që janë më të larta se Prodhimi Kombëtar Bruto. Prandaj le të flasim seriozisht. Kishte një problem para se ne të hynim në qeveri dhe ne kemi deklaruar luftë kundër drogës.

Pas shkatërrimit të plantacioneve në Lazarat, u përhapën më shumë plantacione kanabisi.

Kjo nuk është e vërtetë. Ju duhet të kuptoni diçka shumë të thjeshtë, deri në vitin 2015, të gjitha deklaratat e policisë ishin sekrete, pra, jo publike. Ne i kemi publikuar ato, më pas prandaj njerëzit kanë folur më shumë rreth kanabisit. Por në qoftë se shkon në arkivat e para vitit 2013, do të shikoni se ka pasur kanabis kudo. Në qoftë se do të vërtetën, unë të them të vërtetën. Në qoftë se doni të qëndroni me imagjinatën tuaj, qëndroni me imagjinatën tuaj.

Ka edhe një ligj, i cili është i diskutueshëm, është për importimin e plehrave. Kryetari i ri i Parlamentit, Gramoz Ruçi, ishte ministër i Brendshëm në vitin 1991, kur 4 veta u vranë në demonstratë në Shkodër. A po bëhen hetime brenda partisë suaj socialiste për atë kohë?

Kjo është hetuar dhe gjykuar në gjykatë dhe është liruar nga të gjitha akuzat e çmendura. Pse duhet që partia të hetojë tani për këtë? Unë jam për një kohë të gjatë lider i kësaj partie. Unë kam qenë edhe lider i lëvizjes antikomuniste. Kjo Parti Socialiste që unë drejtoj nuk ka asnjë lidhje me të kaluarën…

…megjithëse ai ka qenë ish-ministër i Brendshëm.

…i cili ishte ministër i Brendshëm në periudhën e tranzicionit, saktësisht pas revoltës. Ai ka vepruar në mënyrë të shkëlqyer, sepse ai organizoi zgjedhjet e para të lira dhe të drejta si ministër i Brendshëm dhe në këto zgjedhje, presidenti komunist humbi zgjedhjet. Pjesa tjetër janë thjesht broçkulla dhe nuk e kuptoj sesi mund të diskutohet në 2017, kur ne kemi miratuar ligjin që lejon publikimin e të gjitha dosjeve nga koha e komunizmit, kemi punuar për rreth 1 vit me Gjermaninë për këtë propozim. Ne kemi hapur “Shtëpinë e gjetheve” dhe muzeun e bunkerit të komunizmit, në mënyrë që njerëzit të trajtojnë të kaluarën dhe ne u kemi paguar kompensim të gjithë ish-të përndjekurve politikë që janë gjallë. Dhe tani ju më thoni mua ish-ministër i Brendshëm?

Po, sepse ai është simboli i asaj kohe. A ka diskutime në partinë tuaj për këtë?

Jo, sepse partia është shkë- putur prej tyre kohë më parë dhe ai nuk është simbol i asnjë gjëje. Ai është vetëm objektivi i një opozite barbare, e cila kërkon vetëm të demonizojë njerëzit. Një numër i madh shqiptarësh e respektojnë atë shumë, sepse ai ka treguar integritet dhe ka reformuar partinë dhe unë jam i kënaqur që parlamenti tani punon si një parlament dhe jo si një klub të dehurish – pak muaj më parë.

Rama mbron Ruçin dhe thumbon BE: Procesi i zgjerimit, jo i ndershëm Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com