Intervista

Tragjedia e Gjirokastrës/ Flet gruaja e autorit, zbulohen fakte tronditëse

[sgmb id=”1″]

Tragjedia e dy ditëve më parë në familjen Kosta në Gjirokastër mund të ishte parandaluar nëse Policia do të kishte ndërhyrë dhe Gjykata të kishte dhënë një vendim të drejtë.
Kështu u shpreh dje bashkëshortja e autorit të krimit të rëndë, Apostol Kosta, i cili qëlloi për vdekje çiftin Aleko dhe Afërdita Kosta. 69-vjeçarja Fotini Kosta kërkon dënimin maksimal të të shoqit, i cili sipas saj nuk duhej ta kishte kryer atë veprim të rëndë që u mori jetën dy njerëzve të afërt të familjes së tyre. Sipas saj, muri që ndante pronësinë e dy familjeve ishte ndërtuar me lejen e vetë viktimës.

Por më vonë ai kishte ndërruar mendje, çka kishte sjellë më pas mosmarrëveshjet mes tyre. Fotini Kosta tregon edhe një deklaratë noteriale në të cilën vetë vëllai i Aleko Kostës, Mihal Kosta, kishte firmosur se ky mur ishte ndërtuar me lejen e familjarëve të tij.

Znj. Fotini, si ndodhi ngjarja ku bashkëshorti juaj vrau me armë zjarri djalin e xhaxhait të tij me bashkëshorten?

Ka qenë me sekonda që ka ndodhur. Por nuk ia fal vetes sime që nuk arrita ta ndaloja këtë tragjedi që shkaktoi im shoq tek ajo familje. Ka qenë ora 07:00 ose pesë minuta më parë se kjo orë, sepse zakonisht në këtë orë vjen qumështi. Coli (Apostoli) ishte ngritur nga gjumi si ngahera. Edhe unë gjithashtu. Djali ishte lart te dhoma e tij në kat të dytë. Vajza te dhoma e saj këtu në kat të parë. Erdhi ai që na shpërndan qumështin e la te dera. Coli ma solli dhe unë e hodha në tenxhere për ta zier.

Pas këtij momenti, ku shkoi Apostoli?

Mendova se qëndronte jashtë, por ai paskësh shkuar te shtëpia e Alekos.

Porta e shtëpisë së tij ishte e hapur apo Apostoli kërceu nga gardhi për t’u futur?

Jo, jo, ai hyri nga porta hyrëse e tyre dhe në këtë moment kur unë hodha qumështin në tenxhere, dëgjoj krisma. Uau thashë me vete ç’të ketë qenë vallë? Dola nga kuzhina për në oborr përjashta që të gjeja Colin dhe ta pyesja se çfarë kishte ngjarë, por kur dëgjoj dhe një breshëri të zgjatur automatiku dhe menjëherë e çova vështrimin te porta, e cila ishte hapur. Vura ulërimën sepse mendova më të keqen. Sa shkova te porta, shikoj Colin që erdhi me armë në dorë dhe i fola ashpër dhe me të qarë “Po çfarë bëre kështu more? Çfarë bëre?”. Ai më pa me një vështrim tepër kërcënues, gati sa nuk më vrau edhe mua.

Po pastaj si rrodhën ngjarjet?

Pastaj i fola djalit nga poshtë të vinte, ndërsa Coli ia hoqi vetes me automatik dhe ndërkohë Ladi (i biri) shkoi menjëherë dhe ia hoqi automatikun. Ai u shtri përdhe dhe mendova se vrau veten se ishte tërë gjak. Por më vonë mësova që ishte gjallë.

Jeni në dijeni ju se si ka ndodhur momenti i krimit?

Ai sapo ka hyrë në derën e tyre që e kishte lënë hapur personi që sjell qumështin tek ata (Aleko dhe Afërdita), ka vazhduar në brendësi të apartamentit. Aty është ndeshur fillimisht me Afërditën, e cila vuri ulërimën kur pa Colin me automatik në dorë. Ajo e shkreta ishte me tenxhere në dorë, sepse hodhi qumështin për ta zier. Ky imi diçka i foli dhe pastaj e qëlloi me breshëri. Kjo ka ndodhur në kuzhinën e tyre. Pastaj Aleko doli i frikësuar nga dhoma e gjumit se çfarë kishte ndodhur dhe m’u në derë Coli e goditi me breshëri automatiku.

Po djali i Afërditës, dini gjë ku ishte?

Mesa mora vesh që djali doli nga dhoma e tij i frikë- suar dhe kur u ndesh me Colin, ky i fundit i tha “Nuk kam asgjë me ty” dhe u largua, duke ardhur këtu te ne. Pra kjo ishte ngjarja brenda shtëpisë së tyre dhe këtu te ne.

Nga erdhi ky konflikt?

Për shkak të padrejtësive gjyqësore, mor bir. Janë haqet e padrejtësisë që futi në dhe të gjallë ata të dy. Por dua të theksoj se burri im duhet të dënohet maksimalisht për aktin që bëri se nuk duhet ta bënte. Por edhe duhet të dalin disa fakte pasi viktimat kishin një vit e gjysmë që na poshtëronin, injoronin, tallnin dhe shanin nga territori i tyre drejt nesh. Vetë Aleko bënte veprime shumë të turpshme karshi meje, që unë jam e moshuar dhe vajzës sime apo dhe djalit tim. Dhe këto veprime i bënte kur fituan gjyqin për prishjen e murit. Për këto gjëra ne kemi njoftuar Policinë dhjetëra herë dhe ata kanë ardhur dhe nuk kanë bërë asgjë. Kjo ishte pasoja e indiferencës së tyre pas denoncimeve që kishim bërë ne, por ja ku përfunduam dy familje në një fis. Dua të bëj të ditur me fakte se ky mur që kërkonin ata ta prishnin, nuk u prishte punë. Madje, Aleko e kishte monitoruar ndërtimin e tij disa vite të shkuara dhe na kishte dhënë lejen.

Duke ditur se njeriu e ha fjalën, Apostoli kishte marrë deklaratë noteriale të vëllait të Alekos, që dëshmonte se nëna e Alekos Sofia, e paskish lënë amanet që muri mos të prishej dhe t’i krijoheshin favore për këtë ndërtim Colit. Mirëpo Aleko ndërroi mendje që kur krijoi familjen e re. 

Tragjedia e Gjirokastrës/ Flet gruaja e autorit, zbulohen fakte tronditëse Read More »

“Rama po e përdor Fatos Nanon si dordolec për të trembur…”

[sgmb id=”1″]

Analisti Andi Bushati, në emisionin “Të Paekspozuarit”, i pyetur lidhur me paralelizmin që bëri Edi Rama, mes burgosjes së Fatos Nanos dhe kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, tha se Rama po e përdor Nanon, si një dordolec duke e ditur që ky i fundit nuk reagon.

“Rama është në një hall të madh që kërkon t’i thërrasë memories së të majtëve. Mendova që Fatos Nano, të paktën do të fliste dhe do të thoshte mos më përdorni deri këtu. Fatos Nano e ka lejuar veten të përdoret kaq shumë, dhe Rama e di se edhe po t’a përdorë si një dordolec për të trembur Berishën, ai sërish nuk do të flasë.”

“Edhe kështu edhe ashtu”, Bushati: Rama e quan Tahirin vemje pastaj e mbron

Analisti Bushati e ka quajtur Ramën si një person pa karakter dhe me dy standarde. “Ai nga njëra anë e mbron Tahirin dhe nga ana tjetër e quan një vemje”, tha Bushati.

“Mënyra si po vijnë materialet e kanë anashkaluar zinxhirin komandues të Ramës, dhe ai nuk e di ç’kanë prokurorët dhe kjo e bënë më ankth. Nga një anë ai e paraqet Tahirin si viktimë të një komploti dhe nga ana tjetër e quan një vemje. Pse po e përjashton kur s’ke prova nga PS. Rama provat i ka ditur që dje, ne shqioptarët po i dimë sot. Dosjen e Tahirit, Edi Rama e ka pasur në tavolinë dhe fjalimi është një teatër,” deklaroi Bushati.

Bushati: Qeveria e lidhur me krimin, ja provat

Analisti Andi Bushati, lëshoi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama por edhe pa lënë pas dore opozitën. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin në “News 24” ai tha se debati i ditëve të fundit për Tahirin ishte i pa vend. Qeveria dhe më tepër opozita duhet të merreshin me faktet që dolën nga përgjimet dhe jo me mënyrën se si duhej të hetohej Tahiri.

“Është një debat fallco dhe shterpë, problemi është jo duhet të burgoset Tahiri apo jo, por a vërtetuan përgjigjmet e ardhur nga Italia debatin e pesë viteve në Shqipëri.

Bandat e trafikantëve paguajnë anëtarët e qeverisë, fikin radarët, ndërkohë që ata krijuan një debat, e duam me pranga hetimin e Tahirit apo pa pranga, ndërkohë që debati që duhej të ishte bërë duhet të kishte lidhje me përgjimin dhe çimkat e vendosura në makinën e Habilajve. Sot kemi provën e inkriminimit të kësaj qeverie me krimin. Tahirin le ta hetojnë si të duan, tha Bushati.

“Rama po e përdor Fatos Nanon si dordolec për të trembur…” Read More »

“Pse ua kërkoi Tahiri sërish “Audi-n” kushërinjve? Ja çfarë thoshte Artan Habilaj për…”

[sgmb id=”1″]

Artan Habilaj është vëllai i madh i dy vëllezërve të tjerë, Moisi dhe Florian Habilaj, njëri i arrestuar dhe tjetri në kërkim si pjesë e grupit të akuzuar nga drejtësia italiane për trafik droge.

Në një intervistë për gazetarin e “Gazetës Shqiptare”, Enrik Mehmeti i madhi i Habilajve ka folur rreth akuzave të opozitës për trafik droge, lidhjen e gjakut me Saimir Tahirin dhe probleme që kanë patur me ish-shefin e Kufirit dhe më pas të Antidrogës, Dritan Zagani. GSH.al po risjell pjesë të intervistës së Artan Habilajt në korrik 2015.

Artan Habilaj është një prej njerëzve më të akuzuar nga ana e opozitës si njeriu pranë ministrit, dhe sipas tyre ka lidhje me trafikun e drogës në qytetin eVlorës. Sipas opozitës ai disponon automjetin e ministrit Tahiri me të cilin sipas akuzave të fundit janë kryer trafiqe. Në qendër të akuzave ka qenë automjeti tip Audi, i cili ka qenë në qendër ë akuzave edhe nga Zagani. Cila është përgjigjja juaj për këto akuza?

Në asnjë rast nuk është kapur as me drogë as në kundravajtje me ligjin. Është ndaluar si çdo qytetar i republikës së Shqipërisë për kontrolle, si në të gjitha rastet, e më pas ka vazhduar normalisht. Nuk ka pasur asnjë rëndësi nëse makina është e ministrit apo e kujtdo qoftë.

Kjo makinë është përfolur se ka dalë shpesh jashtë shtetit, e kryesisht drejt shtetit grek. Këto lëvizje të shpeshta, pse kanë ndezur akuzat e opozitës për trafik droge?

Unë kam dokumentacionin që vërteton se babain e kam çuar në qytetin e Janinës edhe tre herë në muaj për arsye shëndetësore. Dhe për këtë kam fakte. Dhe absolutisht nuk bëhet fjalë për drogë.

Kur e keni marrë makinën e ministrit?
E kam marrë në 2013, në tetor.

Pasi e keni marrë makinën, pse nuk e keni kaluar në emrin tuaj?
Me sa di, z.Saimir Tahiri ka pasur një problem me fëmijët e Berishës, dhe është bllokuar nga Përmbarimi për të mos kaluar në pronësi të tjetrit.

Po sa i takon akuzave që kjo makinë është përdorur prapë nga z.Tahiri?
Po është e vërtetë, z.Tahiri e ka marrë njëherë këtë makinë për arsye familjare për të dalë jashtë vendit, por nuk e di ku. E ka kërkuar njëherë dhe e ka marrë, por kjo për arsye se s’ka patur makinën e tij.

Cila është lidhja fisnore që ju keni me ministrin Tahiri?
E kam kushëri të largët, në shkallën e gjashtë është pak. Gjyshja ime me stërgjyshen e zotërisë në fjalë, kushërinj të largët.

A keni patur njohje me Zaganin, ndonjë njohje, apo kontakte ju apo ndonjë nga vëllezërit tuaj?
Unë nuk kam pasur absolutisht kontakte me z.Zagani, thjesht në një moment të caktuar në Durrës më është bllokuar një shumë lekësh, dhe që atëherë më është vënë në ndjekje. Më është vënë nga pas për të vënë gjobë.

Gjobë në cfarë kuptimi?
Në kuptimin që unë ti thosha Zaganit, mos më ndiq nga pas, mos më ngacmo, thjesht për të më vënë presion. Zagani ka qenë në kohën e tij, në Vlorë, ka qenë mbreti i Portit, nuk mund ti fliste asnjë njeri. Zagani më ka penguar gjithë biznesin.

GSH.al

“Pse ua kërkoi Tahiri sërish “Audi-n” kushërinjve? Ja çfarë thoshte Artan Habilaj për…” Read More »

Larg futbollit, Lorik Cana: Dua që djali im të luajë këtë sport

[sgmb id=”1″]

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i ka dhënë dje lamtumirën futbollit të luajtur edhe me një ceremoni të zhvilluar para ndeshjes Marsejë-PSG në Ligën 1 të Francës, takim mes dy skuadrave në të cilat ai ka luajtur gjatë karrierës së tij. Në një intervistë të dhënë për “Supersport”, Cana tregon se do i pëlqente të fillonte një karrierë si drejtues, duke marrë shembullin e Igli Tares.

Lamtumira para Marsejë-PSG

“Unë kam luajtur për të dyja këto skuadra dhe ruaj kujtime shumë të mira. Kam qenë fillimisht pjesë e PSG, ku fitova Kupën e Francës dhe iu afrova shumë edhe titullit kampion. Edhe te Marseja kam qenë shumë pranë fitimit të kampionatit.”

E ardhmja si drejtues

“Do të ishte diçka e bukur, pse jo. Po të më jepet mundësia, do ta bëj më kënaqësi. Shembulli më i mirë për ne është Igli Tare, si drejtor sportiv i Lacios. Është një lloj “busulle” për të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare, që dëshirojnë të punojnë në pozicione drejtuese.”

Ëndrrat për të ardhmen e të birit

“Më shumë se me këmbë i pëlqen ta kapë topin më duar. Dëshira ime është të bëhet një tenist profesionist dhe të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.”

Larg futbollit, Lorik Cana: Dua që djali im të luajë këtë sport Read More »

Flet Eni Koçi: Unë dhe Genc Prelvukaj…

[sgmb id=”1″]

Eni Koçi ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Xing me Ermalin”.

Këngëtarja ka folur rreth gjërave të ndryshme, duke përfshi këtu edhe jetën private.

Ajo sërish është treguar evazive ndaj kësaj pyetje duke thënë se kjo ishte një fryrje e portaleve sa herë dy këngëtarë bëjnë bashkëpunim muzikor.

“Fenomen që ndodh me këngëtarët, unë të them po te them vetëm kaq ditën që do martohem dasmën do ma bësh ti,”-u shpreh Eni Koçi për lidhjen duke mos e pranuar sërish ndonëse janë parë shumë herë bashkë si në publik, ashtu edhe në foto paparaci.

Flet Eni Koçi: Unë dhe Genc Prelvukaj… Read More »

Ndërkohë që merret vendimi, Tahiri me kërkesë të beftë: Kërkon Berishën, Metën dhe…

[sgmb id=”1″]

I pritur nga shumë mbështetës që iu hodhën në qafë me puthje e përqafime, e ndërkohë që Këshilli është i mbledhur për të marrë vendimin për të, nëse do i lejojnë prokurorisë arrestimin e tij apo jo, Tahiri ka shpërthyer me një deklaratë të fortë jashtë Kryesisë së Kuvendit.

Deklarata e Tahirit

Besoj dhe të gjithë e parë se cfarë lloj estrade ishte kjo, akti i dytë i një estrade jo aq e paparalajmëruar por unë jam i vendosur të mos dorëzohem për asnjë sekondë dhe ti shkoj deri në fund rrugës për të vënë drejtësinë, vështirësisë janë të mëdha, por unë nuk do të dorëzohem kurrë, ajo që besoj ju e patë sot ishte në kufijtë e skandalozes edhe për të qeshur edhe për të qarë.

Kjo që ndodhi sot e dje, nuk ka ndodhur as në komunizëm dhe as fashistët nuk e kanë bërë të thonë shko në burg dhe pastaj na provo se nuk ke marrë 5 milionë euor në muaj, na provo që s’di ti japësh kamionit.

Eshtë estradë, duhet të isha ftuar të kishin sjellë një provë të vetme, të sjellin dëshmitar Saliun, ai nuk ka shkuar kurrë as në gjykatë as në prokuroi për të dëshmuar për të gjitha të zezat që i ka bërë këtioj vendi, të vijë djali i tij la të vdekur 26 njerëz në Gërdec, i ftoj të dy të vijnë dhe të bëhen dëshmitarë, nëse nuk vijnë këto të vijë Ilir Meta, nëse nuk vjen ai, le të vijë Monika, le të vijë Lulzim Basha që vodhi e vrau e nuk ka shkuar kurrë para drejtësisë.

Ndërkohë që merret vendimi, Tahiri me kërkesë të beftë: Kërkon Berishën, Metën dhe… Read More »

Hoxha: Bosi i kanabisit në Jug u lirua dy muaj më parë nga Prokuroria

[sgmb id=”1″]

Gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala teksa diskutonin për çështjen “Tahiri” në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24 zbuluan emrin e një bosi droge që sipas tyre, është lënë i lirë.

Ndërsa Hoxha ngulte këmbë se prokuroria nuk kishte prova për të arrestuar Tahirin, gjë që sipas tij duhet ta bënte edhe me krerë të tjerë policie, i kujtoi asaj rastin e një personi, që sipas tij, ishte liruar padrejtësisht.

Artan Hoxha: Kush ka dalë para 2 mujash nga burgu?

Klodiana Lala: Po e di shumë mirë, rasti i Renato Caushit

Kujtojmë se ky i fundit u arrestua më 3 qershor si pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Itali, nën operacionin e koduar “Viluni”, por u lirua nga apeli i Krimeve të Rënda, Renato Caushi. Renato Çaushi, tepelensi i akuzuar si ‘bossi’ i kanabisit në Jug njihej edhe si shok i të ndjerit Elton Çiço.

Hoxha: Bosi i kanabisit në Jug u lirua dy muaj më parë nga Prokuroria Read More »

Era Istrefi intervistohet nga “Popdust”, e cilësojnë yll

[sgmb id=”1″]

Nga një qytet i vogël i Kosovës, Era Istrefi gjithmonë ka ëndërruar që ta shpërndajë muzikën e saj në botë, kështu e ka filluar shkrimin e saj prestigjiozja “Popdust” për Era Istrefin.

Më pas ata vazhdojnë, “Besoj në mrekulli” ka thënë Era tash që hyri në tregun Amerikan. Ata thanë që Era është këngëtarja e parë shqiptare e cila ka arritur që të mbërrijë tregun ndërkombëtar dhe sukses ky që nuk ka ta ndalur, shkruan Indeksonline.

“Fakti që nuk di shumë për industrinë e muzikës këtu është e frikshme,” thotë ajo, “por, nga ana tjetër, është shumë e mahnitshme, sepse po shtrihem në dimensione të reja. Unë jam duke u bërë më shumë një pro çdo ditë – dhe kjo është me të vërtetë emocionuese! ”

Era në tekstet e saj më shumë frymëzohet nga jeta dhe përvojat e saj. “ Unë flas me emocione dhe ndjenja, unë fus energji në këngët e mija” ka thënë Era.

Era për “Popdust” tha se kur kompozitorët , producentët dhe ajo janë në një dhomë dhe e duan dhe e përfundojnë këngën është nja nga momentet e saj të preferuara. “Kënga rrjedh lehtë, kur të gjithë janë në harmoni, në të njëjtën faqe dhe është shumë pasionante”.

Era Istrefi intervistohet nga “Popdust”, e cilësojnë yll Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com