Intervista

Rrëfimi i shqiptares: Si u largova me Lotarinë Amerikane dhe pse s’dua të kthehem në Shqipëri

[sgmb id=”1″]

“Shqiptarët dhe Lotaria Amerikane” ishte tema e emisionit të sotëm “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko në News24. Përveç diskutimeve në studio, kanë rrëfyer eksperiencën e tyre edhe qytetarë shqiptarë që kanë pak kohë që kanë mbërritur në “tokën e premtuar”.

Anisa Mimo është një nga shumë shqiptarë që ka shkuar në SHBA përmes Lotarisë Amerikanë bashkë me bashkëshortin e saj. Ajo rrëfen se në fillim e ka pasur të vështirë, por tashmë është stabilizuar dhe nuk dëshiron të kthehet në Shqipëri.

“Jetojmë në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej 3 vitesh bashkë me bashkëshortin tim. Në Shqipëri sapo u diplomova për diplomaci dhe punoja në call center. Bashkë me bashkëshortin ishim në kërkim të një pune në profesion, por ishte gati e pamundur. Bashkëshorti bëri aplikimin për Lotarinë Amerikane. Kishim aplikuar disa here. Është një procedurë e gjatë deri në momentin që arrin të ikësh në SHBA dhe duhet të kesh edhe garant. Unë kisha një kushërirën time që më strehoi dhe më pas gjetëm një punë”- thotë ajo.
7i6jm
Ndër të tjera Anisa Mimo shprehet se në fillim e kishte të vështirë në SHBA dhe bashkë me bashkëshortin kishin bërë punë të rëndomta, por tashmë punojnë me bashkëshortin në një bankë dhe nuk dëshirojnë të rikthehen në Shqipëri.

“Në momentin që u vendosëm këtu kishte sfida, por mendoj se është zgjidhja e duhur në momentin e duhur. Jemi duke u zhvilluar dhe SHBA na ka dhënë më tepër se sa mund të na japë Shqipëria. Ne filluam të punonim në pastiçeri si fillim, më pas aplikuam edhe në vende të tjera dhe tani kemi 2 vite që punojmë në bankë. Jemi sistemuar sa i përket anës profesionale dhe të ardhurave. Kur jetonim në Tiranë të ardhurat që merrnim atje nuk na mjaftonin. Mendoj për sa kohë jemi të rinj dhe për t’u rritur profesionalisht ky është vendi i duhur dhe për momentin nuk kemi ndërmend të kthehemi në Shqipëri”- tha Anisa Mimo, raporton BalkanWeb.

Por në emision janë trajtuar edhe rastet e shqiptarëve që kanë shkuar në SHBA dhe janë rikthyer. I tillë është rasti i një qytetareje nga Korça e cila është rikthyer pas 10 vitesh qëndrimi në SHBA.

“Në vitin 2000 më doli lotaria dhe kemi qënë me shkëputje sepse kemi biznesin këtu. Amerika është vendi i mundësive. Kemi qenë fotograf dhe fotograf jemi akoma”- ka thënë Miranda Duro.

Rrëfimi i shqiptares: Si u largova me Lotarinë Amerikane dhe pse s’dua të kthehem në Shqipëri Read More »

‘Zbardhen’ 100 vrasjet më të bujshme të shtetit shqiptar, Roland Qafoku: Nako Spirun e vranë, trupi u gjet…

[sgmb id=”1″]

Mund të kishin qenë edhe më shumë se 100, por këto ishin ato më të bujshmet, që kanë mbetur në mendjen e shqiptarëve. Janë vrasje “të vjetra” e vrasje “të reja” dhe, në një mënyrë apo në një tjetër, kanë shënjuar historinë e Shqipërisë. Janë vrasje politike, vrasje për pushtet, vrasje për pasion, por edhe për një llaf goje. Viktimat ishin politikanë, biznesmenë, luftëtarë e njerëz publikë. Nuk ka rëndësi nëse kishin poste ose jo, eliminimet e tyre kanë bërë shumë bujë.

Me pistoletë, me thikë, me helm… format janë nga më të ndryshmet dhe skemat nga më të çuditshmet. Gazetari Roland Qafoku sjell për adhuruesit e historisë e më së shumti të ngjarjeve të mistershme, librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”. Një vepër voluminoze, që i ka kushtuar autorit vite kërkimi në arkiva, shfletime dhe takime me dëshmitarë, e cila na sjell për herë të parë historinë e Shqipërisë përmes vrasjesh, që zënë fill që me Shpalljen e Pavarësisë, deri në ditët tona. Autori sjell fakte të reja për çdonjërën nga ngjarjet, që vërtiten rreth personazhesh të famshëm.

Nëse nuk e dini si është vrarë Isa Boletini, Ismail Qemali, Bajram Curri, amerikanët e Mamurrasit, Qemal Stafa, Margarita Tutulani, Vojo Kushi, Bardhok Biba, Adem Jashari, Azem Hajdari e deri te vrasjet e viteve të fundit të bankierit Artan Santo e komisari Artan Cuku, mund të gjesh informacione, të thëna e të pathëna, në librin e Qafokut. “Përjashtova nga lista vetëvrasjet, aksidentet ose vdekjet në incidente, fatkeqësitë natyrore dhe ato të ndodhura në rrethana të këtij lloji. Nuk kam përfshirë në këtë listë asnjë pushkatim ose varje që është kryer me vendim gjykate. Natyrisht, ka shumë pushkatime të padrejta në historinë e Shqipërisë, por ama nëse ato kanë pasur një vendim gjykate, sado i padrejtë të ketë qenë, atëherë ato nuk mund të ishin pjesë e kësaj liste”, shprehet autori. Ama në libër gjejmë edhe emrat e Nako Spirut e Mehmet Shehut, vdekja e të cilëve është futur në histori si vetëvrasje.

“Me qëmtime dhe një punë prej dy dekadash kam mundur të sjell një variant të besueshëm, që ato jo vetëm kanë qenë vrasje të pastra, por që vetë shteti ka qenë ideator, pjesëmarrës dhe autor në to. Për mua është e rëndësishme të themi mjaft më me teoritë zyrtare se Mehmet Shehu dhe Nako Spiru vranë veten. Ekzaktësisht ata janë vrarë dhe në këtë libër ka shumë fakte e dëshmi që e vërtetojnë këtë”, thotë ai.
“Rolandit i do njohur merita që ia ka dalë të bëjë bashkë ata për të cilët Fishta thosh se ‘është më kollaj të bësh bashkë një grusht me miza sesa 5 shqiptarë’, paçka se për t’ia dalë kësaj pune i është dashur të punojë njëzet vjet mbi dosje dhe të presë të ndërrojnë jetë më parë. Duke qenë gazetar i kronikës, në shumicën e vrasjeve të pas vitit ’90, Rolandi i ka ndjekur ato gati në kohë reale, ka qenë në vendngjarje ku ndoshta ende nuk ishte përtharë gjaku, ka pyetur njerëz ende të freskët nga ndodhia dhe kjo e bën edhe më të besueshëm analizën e tij.

Për ngjarjet e mëparshme, aha, ka arritur ‘me vonesë’ në vendngjarje, diku 30 e 40 e diku edhe 100 vjet me vonesë, ndaj analiza i është dashur të bëhet veç mbi dokumente dhe dëshmi të shkruara. Dhe si për të plotësuar këtë prekje të vendngjarjes, shërbejnë skicat e momenteve të fundit që shoqërojnë secilin rast, skica që të fusin gati brenda ambientit të zymtë ku, trokitja e hapave të fundit shoqërohet me zhurmën e të shtënave. Edhe nga kjo pikë- pamje, ky libër është kontribut për kujtimin e gjithë këtyre njerëzve që nuk janë më”, nënvizon Artan Lame në parathënien e librit të Roland Qafokut, botuar nga shtëpia botuese “Onufri”.

ROLAND QAFOKU
Në atë terren armiqësor të Shqipërisë komuniste të Pasluftës së Dytë Botërore kishte vetëm dy rrugë: ose të të vrisnin si armik, ose të vrisje veten. Nako Spirut i ndodhën të dyja. Të enjten e 20 nëntorit në orën 20:00, ministri i Ekonomisë dhe kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit në qeverinë e Kryeministrit Enver Hoxha u gjet i plagosur, i ulur në kolltukun e zyrës së tij dhe – në orën 02:00 të mëngjesit të ditës tjetër ndërroi jetë në spital.

SKENA E KRIMIT
Në orën 20:00 të 20 nëntorit, ministri i Ekonomisë dhe kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit, Nako Spiru, duhet të ishte në sallën e mbledhjeve në Komitetin Qendror për mbledhjen e thirrur enkas për të. Por i ulur në kolltukun e zyrës së tij, dy plumba të dalë nga një revolver e qëlluan në trup duke i shkaktuar vdekjen. Ata që kanë dëgjuar krismat kanë rendur me vrap në zyrën e tij. E kanë parë shefin e tyre të larë në gjak dhe kanë nisur të ndihmojnë. Kanë lajmëruar një ambulancë dhe menjëherë e kanë nisur në spital. Por atje Nakoja nuk u mbijetoi plagëve dhe gjashtë orë pas përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë.

ARSYET E ELIMINIMIT TË NAKO SPIRUT
Në vitin 1947, Shqipëria jo vetëm që ishte nën ndikimin jugosllav, por po ravijëzohej një projekt i zi për kthimin e saj në republikë të shtatë të saj. Brenda qeverisë së Enver Hoxhës kishte një kundërshtar të fortë: ky ishte Nako Spiru. Ministri i Ekonomisë dhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit kishte kohë që e kundërshtonte me forcë planin që ekonomia shqiptare do të mbështetej në të ardhmen vetëm në ndihmën e Jugosllavisë.

Savo Zllatiç, i ngarkuari i Titos, në një takim me Enver Hoxhën më 6 nëntor 1947 ka derdhur një lumë akuzash ndaj Nako Spirut: “Ne kemi bindjen që Nako Spiru e kryen këtë veprimtari antijugosllave e antishqiptare si agjent i imperializmit. Ai punon për shërbimet e huaja kundër vendeve tona… Shoku Tito më porositi që t’i shihni mirë këto çështje, veçanërisht çështjen e Nako Spirut. Që aty nis edhe e keqja, andej duhet të fillojë edhe shërimi. Revolucioni i ka këto”. Por, i ndodhur në një situatë të vështirë, Kryeministri dhe Sekretari i Parë i PK të Shqipërisë, Enver Hoxha, e quante më shumë zbulimin e Titos për veprimtarinë e Nako Spirut si sulm ndaj vetes. Në këtë mënyrë e kritikoi fort anëtarin e kabinetit të vet dhe anëtarin e Byrosë Politike. Ndikim në këtë kryqëzim kishte edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm, Koçi Xoxe. Vetëm tri ditë pas bisedës me të dërguarin e Titos, Koçi Xoxe shkoi në shtëpinë e Hoxhës dhe i tha këto falë: “Gjithë e keqja nis nga Nakoja dhe nga mbështetësit e Nakos. Ata duhet t’i spastrojmë”.

Se si duhet ta bënte spastrimin ministri i Brendshëm që ka në kurriz shumë krime, këtë e dinte vetëm ai. Për dy ditë me radhë, më 18 dhe 19 nëntor, Spiru u kritikua rëndë në Byro dhe një ditë më pas pritej diskutimi i tij. 20 nëntori ishte dita më e ngarkuar, më e rëndësishme për fatin dhe jetën e tij. Në pjesën e parë të kësaj dite Nako Spiru zhvilloi dy takime: të parin me ambasadorin e Bashkimit Sovjetik në Tiranë, A. Gagarinov, të cilit i kërkoi ndihmë për këtë situatë, por ai nuk i premtoi. Ja raporti i diplomatit rus për takimin me Spirun.

“Tiranë/ 19 nëntor 1947/ Sekret. Sot mua më bëri vizitë Nako Spiru, i cili erdhi me iniciativën e vet. Është vështirë ta quash këtë bisedë, më saktë, më drejt, kjo mund të quhet monolog. Pasi u përshëndetëm, ai direkt filloi të thotë se do të dëshironte të fliste për mbledhjen e djeshme të Byrosë Politike të KQ-së”. Takimin e dytë e pati me Enver Hoxhën, të cilit i kërkoi 5 ditë kohë. “Desha t’ju lutem edhe një herë, – më tha, – Kuptoni situatën time të rëndë. Influenconi që të më jepen 5 ditë kohë”. Por kryeministri dhe njëkohësisht shef i tij e refuzoi duke i thënë se duhet të fliste hapur për gjithçka që ka mbetur e mbuluar prej vitesh. Për këtë takim, Enver Hoxha shkruan në kujtimet e tij: Mbledhja e Byrosë Politike ishte lënë në orën 20:00. Por, pikërisht në këtë orë Nako Spiru qëllohet me dy plumba në trup. Pas 6 orësh në spital, ai ndërroi jetë.

U VRA APO U VETËVRA?
Versioni zyrtar i vdekjes së Nako Spirut edhe sot është ende në fuqi: ai ka vrarë veten. Por janë shumë fakte, detaje, dëshmi që hedhin dritë për të kundërtën, se gjithçka ka qenë një vrasje e pastër. I pari që jep versionin pa u zhvilluar asnjë veprim hetimor është Kryeministri Enver Hoxha. “Mbasandaj pak minuta pas orës tetë, d.m.th. 20:00, në të cilën ishte caktuar mbledhja, ai vrau veten si një armik, si një tradhtar i Partisë”. Çudia është se edhe lajmin për ngjarjen Enver Hoxhës ia dha Koçi Xoxe: “Të kam thënë – thirri ai, ai është armik i poshtër. Ia hoqi vetes dhe mbaroi si qentë. Tani vërtetohet se ka qenë armik e shkuar armikut… Fliste me një zemërim të tillë ku s’ishte e vështirë të dalloje një gëzim të brendshëm, të thellë. Kishte ikur nga skena e komplotistëve pengesa e vetme për t’u drejtuar shigjetat ndaj meje”.

Miku i Nako Spirut, i luftës dhe i pasluftës, Ramiz Alia, e quan vrasje duke i vënë thonjëzat falës. Në fakt, në versionin që ai jep thonjëzat janë pa kuptim. “Një natë të nëntorit të vitit 1947, Nako Spiru vrau veten. Sapo e dëgjova këtë lajm të hidhur, nuk kisha dyshim se Nakon e “vranë” jugosllavët, se ai ishte viktima e parë e tyre. Kur u vetëvra Nako Spiru, unë punoja në Organizatën e Rinisë, si sekretar i përgjithshëm i saj. E njihja mirë Nakon, ashtu siç njihja edhe familjen e tij, nënën, motrën dhe vëllanë, të cilët banonin në Durrës. E mbaj mend mirë… Kishte kaluar mesnata, kur më njoftojnë të paraqitesha menjëherë në zyrat e KQ të Partisë. Shkova atje dhe, Manush Myftiu, i cili atëherë drejtonte Sektorin e Agjitacionit e Propagandës në Parti, më tha: Nakua u plagos rëndë aksidentalisht dhe më pas ka vdekur. Si aksidentalisht? – e pyeta. Ai më përgjigjet: Duke e pastruar, i kishte shpërthyer arma që mbante në dorë. Vetëm kaq. Asgjë më tepër. Më porositi që të nisesha menjëherë për në Durrës dhe të njoftoja për këtë gjëmë familjen e Nakos”.

Por bindja dhe dyshimet ua kanë lënë vendin provave. Edhe pse eksperti mjekoligjor, Bardhyl Çipi, në një analizë të posaçme për këtë ngjarje, mbështet tezën e vetëvrasjes, ai gati dorëzohet përpara trajektores që ka përshkuar plumbi në trupin e Nako Spirut: “Nga pikëpamja mjekoligjore dhe kriminalistike, argumenti kryesor që dëshmon për versionin e vrasjes, pa dyshim që është drejtimi i pjerrët që duhet të ketë pasur kalimi i predhës në trupin e viktimës, sipas dëshmisë së Dr. Hoxhës, që përputhet me atë të marangozit të kolltukut ku duhet të ketë qenë ulur Nako Spiru, në momentin që është qëlluar me armë zjarri.

Zakonisht, një vrasës më këmbë, që qëllon në trup nga përpara një viktimë të ulur në karrige apo kolltuk, duke qenë se është në një pozicion më lart se viktima, i shkakton një plagë arme zjarri me drejtim të pjerrët, sikurse duhet të ketë qenë edhe ajo e rastit të Nako Spirut. Ndërsa në një qitje të zakonshme me qëllim vetëvrasjeje të kryer nga viktima me dorën e saj, zakonisht duhej të ishte shkaktuar një plagë arme zjarri horizontale”.

Por gjetja e plumbit në kolltukun e Nako Spirut, është prova më e fortë se Nako Spiru është vrarë dhe jo vetëvrarë. A mund të vrasë veten njeriu në pozicion të pjerrët? Dëshmia e Vath Jeshilit, specialist në Komisionin e Planit të Shtetit, përmbys plotësisht versionin e vetëvrasjes. “E ja kështu, Ahmeti thërret një ditë marangozin Spiro që ta modifikonte kolltukun. Duke punuar, Spiroja gjen plumbin në dërrasën e kolltukut. Ahmeti më thërret menjëherë: “Hajde se ç’kemi gjetur!” Po, ai ishte plumbi që kishte vrarë Nakon. Unë nuk jam specialist kriminalistike, por ajo që më bëri përshtypje, ishte pozicioni i plumbit. Nakoja ka qenë ulur në kolltuk kur ka vrarë veten. Në atë pozicion, plumbi duhej të ishte horizontal. Jo, ai ishte në pozicion të pjerrët, rreth 45 gradë, në një dërrasë në shpinë të kolltukut. Më shkoi mendja se mund të kishim të bënim me një vrasje. Por këtë nuk ia thashë njeriu. Mora plumbin dhe e futa në një qese plastmase, që e mbajta në tavolinë për aq kohë sa punova në Komisionin e Planit të Shtetit. Pastaj kalova specialist i ekonomisë për plan-bilancin në Ministrinë e Shëndetësisë, në vitet 1989-91. Atyre që më vinin në zyrë, shpesh u thosha se ja, “ky është plumbi që i mori jetën Nako Spirut”.

PËRSE-TË E VRASJES
Projugosllav dhe më pas kundër i tyre, i pambështetur nga diplomatët e Bashkimit Sovjetik në Tiranë dhe i braktisur nga Enver Hoxha pas kritikave të rënda që kishte bërë, Nako Spiru duhet të ketë qenë në një gjendje terrori ato ditë nëntori. Më mirë se kushdo, situatën e tij e jep Ramiz Alia, por duke llogaritur këtu që vetëvrasja gjatë regjimit komunist ishte veprim i dënueshëm edhe pas vdekjes, Alia e gjen me mjeshtëri justifikimin.

“Ai (Nako Spiru) vërtet gjatë Plenumit të Beratit ishte radhitur me tezat jugosllave që godisnin Enver Hoxhën dhe vijën e PKSH gjatë luftës, por nuk ishte as projugosllav, as antishqiptar. Ai ishte komunist dhe në të njëjtën kohë, patriot i vendit të tij. Është e qartë se Nakua, pas çlirimit të vendit, kur jugosllavët kërkuan që të vërë në praktikë planet e tyre për nënshtrimin e Shqipërisë, u “zgjua” dhe refuzoi të zbatonte kërkesat e tyre. Nga rrethanat që u krijuan, si rrugë shpëtimi ai zgjodhi vetëvrasjen, pa gjetur forcën që të denonconte të gjitha veprimet antishqiptare të jugosllavëve, si gjatë Plenumit të Beratit, ashtu edhe pas çlirimit të vendit”.

‘Zbardhen’ 100 vrasjet më të bujshme të shtetit shqiptar, Roland Qafoku: Nako Spirun e vranë, trupi u gjet… Read More »

Si i shpëtova policisë dhe ku qëndrova për tri ditë? Flet i arratisuri në Sarandë

[sgmb id=”1″]

Dorëzohet në Polici i arratisuri me pranga në duar ndërsa po shoqërohej për në Komisariatin e Sarandës. Ermir Idrizllari, pasi qëndroi tri ditë i fshehur, vendosi të vetëdorëzohej.

26-vjeçari u arrestua pas një denoncimi të një qytetari me inicialet F.M., se Idrizllari bashkë me fqinjin e tij, Kosta Pashaj, i kishin marrë 30 mijë lekë të rinj me forcë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në fshatin Vrinë të Konispolit dhe pas denoncimit, policia ndaloi dy të rinjtë.

Ndërkohë, gjatë shoqërimit Idrizllari shfrytëzoi një pakujdesi dhe mungesë vëmendjeje të policisë për t’u arratisur nga mjeti me pranga në duar. Pas rreth tri ditësh në arrati dhe kur në kërkim të pandërprerë të tij ishte vënë Policia e Sarandës, por edhe FNSH-ja, 26- vjeçari u bind që të vetëdorë- zohej pas konsultimit me avokatin e tij.

Dorëzimi i tij u bë në prani të prokurorit Ilir Hoxha dhe avokatit të tij, Gjergji Imeraj. I riu mbante në duar ende prangat dhe për këtë arsye efektivëve iu desh vetëm shoqërimi i tij për në ambientet e paraburgimit. Pak para dorëzimit i riu tregoi për gazetën se si mundi të arratisej dhe ku qëndronte i fshehur.

Ermir, keni qenë personi më i kërkuar në Sarandë këto ditë… Çfarë ndodhi konkretisht?

Ditën e diel, ndërsa po rrija në shtëpi, erdhi policia dhe më arrestuan pa ditur asgjë. Isha vetëm me babanë tim. Pasi më vunë prangat, më futën në makinën e Policisë…

Si arrite të arratiseshe? Sa policë ishin në makinë me ty?

I kisha të lidhura të dyja duart. Me mua në makinë ishte vetëm një polic. Në një moment, kur ai doli nga makina, arrita t’ia mbathja. Ika nga frika. U largova dhe u fsheha në një stan afër Konispolit. Atje kam qëndruar këto ditë. Sot erdha t’i dorëzohem drejtësisë.

Pse vendose që të dorëzoheshe në Polici pas tri ditësh?

Duhej patjetër të dorëzohesha. U lidha me avokatin dhe i kërkova të më ndihmonte për t’u dorëzuar. Nuk jam aspak person problematik, siç më paraqet policia.

Si qëndron çështja për tëcilën akuzohesh bashkë me Kosta Pashajn?

Personin që ka bërë denoncimin se i kam marrë 30 mijë lekë me dhunë nuk e njoh fare. Nuk e di se kush është, por unë nuk i kam marrë askujt para me forcë. Kosta Pashaj është fqinji im. Nuk di pse akuzohemi, ne nuk kemi lidhje fare me ngjarjen që thotë policia.

Si i shpëtova policisë dhe ku qëndrova për tri ditë? Flet i arratisuri në Sarandë Read More »

‘Bomba’ e Artan Hoxhës: Në makinë me Orest Sotën ka qenë edhe një person i dytë

[sgmb id=”1″]

Gazetari Artan Hoxha duke folur gjatë edicionit të lajmeve në SYRI.net, ka rrëfyer një detaj të fshehur deri më tani.

Sipas tij, në makinë me Orest Sotën ka qenë edhe një person tjetër, e sipas gazetarit Hoxha, biznesmeni i ri nuk ka qenë fare në drejtimin e makinë.

Gazetari Artan Hoxha ka treguar se makina ‘Range Rover’ ka shkuar në postbllok, policët kanë parë dy njerëz në makinë dhe kur e kanë arritur makinën në ambientet e kompanisë Kurum aty është gjetur vetëm Ores Sota, i cili ishte pa patentë.

“Makina ka shkuar tek postblloku, i është bërë shenjë të ndalonte, por nuk ka ndalur dhe ka ecur. Më pas ka hyrë në ambientet e kurimit, ku ka pretenduar se do të blinte 4 mijë ton hekur.

Policët kanë parë 2 persona në makinë dhe në drejtimin e makinës nuk ka qenë Ores Sota. Ku është ky njeri, pse policia thotë se është vetëm një njeri?” tha gazetari Artan Hoxha në SYRI.net.

“Pse nuk është bërë publik personi i dytë? postblloku ka parë dy, kur ka hyrë tek Kurumi policia ka parë vetëm një njeri. Në postbllok janë parë dy persona në makinën Range Rover”, theksoi Hoxha gjatë intervistës së tij në SYRI.net.

‘Bomba’ e Artan Hoxhës: Në makinë me Orest Sotën ka qenë edhe një person i dytë Read More »

Zbulohet Arsyeja pse plasi sherri mes portaleve, Ledion Liço çon në gjyq Mira Kazhanin

[sgmb id=”1″]

“Luftë” mes dy portaleve “Ekspress” dhe “Tirana Post” për një shkrim referuar Ledion Liços dhe djalit të tij.

 Ledion Liço ka paditur gazetaren e njohur Mira Kazhani, për një shkrim të botuar në portalin që ajo drejton prej disa muajsh, “Tirana Post”. Lico, moderator i njohur ne Top Channel, njëherësh bashkëshort i Sara Hoxhës, vajzës së bashkëpronares së Top Channel Vjollca Hoxha, kërkon vetëm ndjesë publike nga Kazhani dhe jo dëmshpërblim në vlerë por tashmë lufta nuk është vetëm mes tij e gazetares por edhe portalit “Express”.

Sipas këtij të fundit, Kazhani, për “t’i shpëtuar” padisë, lajmin që vinte theksin tek kritikat ndaj Ledionit si prind, dhe se si një foshnje e vogël nuk duhet kurrsesi të shikojë pamjet që i ofronte muzeu i gjetheve në Tiranë, ku më së shumti ekspozohen pajisje apo dhe fakte rreth komunizmit të egër , ia ka “faturuar” gazetës Express.

Sipas këtij portali, Kazhani pas padisë e ka modifikuar lajmin duke shkruar se këtë lajm të publikuar në TiranaPost, në fakt e shkruante gazeta Express por kjo e fundit pretendon se lajmi i saj nuk ka asnjë lidhje me lajmin e publikuar në TiranaPost.

“Gjithsesi ky abuzim nuk e shpëton aspak Kazhanin dhe portalin që drejton që ta konsiderojë të fituar ‘betejën’ me Ledion Liçon pasi ai e ka kërkuar ndjesë publike pikërisht për shkrimin në versionin e parë të botuar në “Tirana Post” dhe jo atë të dytë që ky portal mesa duket e ka zgjedhur që ta zëvendësojë duke shfrytëzuar emrin e Gazetës Express dhe duke abuzuar me përmbajtjen në emër të portalit Express. Nëse padia do të ishte bazuar mbi këtë shkrim në versionin e dytë atëherë e njëjta do të kishte mbërritur edhe në redaksinë tonë, gjë që nuk ka ndodhur.

Veç ndjesës publike ndaj Liços, të cilës Mira Kazhani është mundur t’i shpëtojë përmes një “marifeti” aspak profesional, një e tillë duhet të drejtohet edhe ndaj portalit “Gazeta Express.

Express kontaktoi edhe me moderatorin e njohur Ledion Lico i cili konfirmoi padine por nuk dha me shume detaje per shkak se ja ka lene gjithcka avokatit te tij”, shkruan Express në kundërpërgjigje të Mira Kazhanit.

Mbetet për t’u parë se si do të shkojë e gjitha.

Zbulohet Arsyeja pse plasi sherri mes portaleve, Ledion Liço çon në gjyq Mira Kazhanin Read More »

Gratë milionere të Shqipërisë, ja kush janë më të pasurat në vend

[sgmb id=”1″]

Cilat janë femrat më të mëdha sipërmarrëse për vitin 2016 dhe sa fitojnë bizneset në pronësi të tyre? Pse subjektet e drejtuara nga gratë kanë norma shumë më të ulëta fitimi sesa ato të meshkujve. Si ka ndryshuar renditja në vite…

Nga Ornela Liperi

Janë të heshtura, punojnë fort, nuk korruptohen lehtë dhe si rrjedhojë, qëndrojnë larg bizneseve tradicionale me fitime të larta, të lidhura me pushtetin me fitime, çka bën që të kënaqen me pak. Pavarësisht vështirësive të të bërit biznes në një treg me informalitet dhe konkurrencë të lartë, Shqipërisë nuk i mungojnë femrat sipërmarrëse, të cilat kanë në pronësi biznese VIP dhe qarkullojnë miliona.

Vetëm, apo me ndihmën e bashkëshortëve, kanë arritur të ngrenë e të mbajnë në këmbë subjekte të fushën e industrisë përpunuese, tregtisë, ndërtimit, agjencive turistike, naftës etj.

“Monitor” ka përpunuar për të tretin vit radhazi të dhënat e kompanive më të mëdha në Shqipëri, sipas qarkullimit vjetor, duke hartuar listën e 40 femrave më të mëdha sipas qarkullimit vjetor. Në renditje janë përfshirë bizneset, që kanë të paktën një aksionere femër me minimumi 30% të aksioneve. Për shumë prej tyre bie në sy profili i ulët që kanë mbajtur. Nuk janë të njohura në publik, është e vështirë t’u gjesh foto në internet, por kjo nuk i ka penguar të jenë në suksesshme në bizneset që kanë në pronësi.

Edhe këtë vit, në listë janë sipërmarrëse të suksesshme prej vitesh, si Vilma Nushi, Donika Mici, Merita Sheqi, Eleni Babameto, Donika Gega. Nuk mungojnë hyrjet e reja të bizneseve të drejtuara nga femrat, që më së shumti janë në tregti, me vlerë të ulët të shtuar dhe pa ndikim në punësim apo pagimin e taksave.

Ajo që bie në sy është norma e ulët e fitimit e bizneseve që janë në pronësi të sipërmarrëseve, në krahasim me bizneset e drejtuara nga meshkujt, mesatarisht 2-3% e të ardhurave janë fitime. (shih nënndarjen: Pse femrat fitojnë më pak). “Femrat janë më të tërhequra dhe më korrekte me shtetin”, thotë Donika Mici, sipërmarrësja më e madhe në vend për sa i përket numrit të të punësuarve. “Femra nuk ka asnjë përparësi në biznes”, shton ajo, teksa pohon se sot, në të gjithë botën, shoqëritë ku drejtojnë femrat, janë më të pastra.
Po cilat janë sipërmarrëset më të mëdha në vend, sipas qarkullimit vjetor dhe sa fitojnë bizneset në pronësi të tyre?

 

Anisa Skëndaj

Sipërmarrësja më e madhe në vend, sipas qarkullimit vjetor, është për të tretin vit radhazi Anisa Skëndaj. Kompania Info Telecom, ku ajo ka 60% të aksioneve, realizoi 12.5 miliardë lekë të ardhura. Kompania ka aktivitet si ndërmjetësuese në fushën e telekomunikacionit. Po në fushën e telekomunikacioneve, subjekti DigiCom (shërbime interneti, telefonie, fibra optike, linja me qira, VoiP), i krijuar në korrik 2014, ka realizuar të ardhura prej 171 milionë lekësh.

Sipërmarrja tjetër, ku znj. Skëndaj ka 30% të aksioneve, është Professional Marketing Albania, e themeluar që në vitin 2011, me aktivitet në call center dhe të ardhura vjetore 1.2 miliardë lekë.
Tek të dyja kompanitë, fitimi para taksave në total ishte 345 milionë lekë (DigiCom është ende me humbje). Në bazë të kuotës së aksioneve, fitimet e znj. Skëndaj ishin 184 milionë lekë, ose rreth 1.3 milionë euro. Norma e fitimit varion nga 2.1% tek Info Telecom në 6.6% tek Professional Marketing Service.

Vilma Nushi

Vilma Nushi është një prej sipërmarrëseve të para të pas viteve ’90, e cila ka mbajtur gjithnjë një profil të ulët në publik. Kompania Marketing & Distribution (M&D), ku ajo ka 100% të aksioneve, është krijuar në vitin 1997 dhe është një prej distributorëve më të mëdhenj në vend. Marketing & Distribution realizoi të ardhura prej 10.4 miliardë lekësh në vitin 2016 dhe kishte 324 të punësuar. Fitimet para taksave ishin 318 milionë lekë, me një normë kthimi rreth 3%.

Dy kompanitë e saj, M&D dhe 3P Life Logistic (që realizon Koncesioni për kontrollin mjekësor 40-65 vjeç dhe ku M&D ka 80% të aksioneve) deklaruan fitime para taksave prej 389 milionë lekësh në vitin 2016, apo rreth 2.8 milionë euro, duke e bërë sipërmarrësen femër me fitimet më të larta.

Femrat e familjes Hoxha

Prej vitesh, femrat e familjes Hoxha (Vjollca, Lorela, Sara, Ledia) po menaxhojnë bizneset në fushën e televizionit, radios dhe përpunimit të kafesë. DIGITALB, platforma më e madhe televizive, ku ato kanë rreth 41% të aksioneve, është biznesi më i madh i familjes. Në Top Channel, Valtelina (përpunim i kafesë) dhe VGA (botim e prodhim reklamash), pronësia është 100% e familjes.

Të gjitha bizneset e grupit, në total, kishin të ardhura prej 7.9 miliardë lekësh në 2016-n dhe fitime prej 225 milionë lekësh, ndërsa përqindja e fitimeve, sipas peshës në kompanitë përkatëse, është rreth 132 milionë lekë (më pak se 1 milion euro).

Merita Sheqi

Merita Sheqi e ka nisur aktivitetin e biznesit që në vitin 1999, së bashku me bashkëshortin dhe sot është sipërmarrëse e kompanisë më të madhe të tregtimit të produkteve farmaceutike në vend, Rejsi Farma. Kompania realizoi të ardhura prej 3.6 miliardë lekësh në vitin 2016, me një rritje prej 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këmbëngulja, personaliteti, kuraja dhe puna për t’i dhënë kompanisë standarde europiane e kanë karakterizuar gjithnjë znj. Sheqi, duke bërë që sipërmarrja që ajo drejton të dallohet në treg.

Në vitin 2014, ajo ka krijuar dhe sipërmarrjen R&S FARMA, me aktivitet “Tregti me shumicë e pakicë të medikamenteve, artikujve farmaceutikë e kozmetikë”, i cili është rritur me shpejtësi, duke realizuar të ardhura prej 606 milionë lekësh në 2016-n. Të dyja kompanitë kishin fitime prej 164 milionë lekësh (1.2 milionë euro) në vitin 2016.

Donike Gega

Donike Gega zotëron 100% të aksioneve të GEGA CENTER GKG, kompani e cila është krijuar në vitin 2006 dhe si aktivitet ka “Tregtimin me pakicë të karburanteve e lubrifikanteve, pikë gazi e transport i tij”. Ajo është bërë aksionere e kompanisë që prej fillimit të vitit 2012.

Për vitin 2016, të ardhurat e kompanisë ishin 3.2 miliardë lekë, ndërsa fitimet arritën në rreth 160 milionë lekë (gati 1.2 milionë euro).
Znj. Gega është aktive në bizneset e familjes Gega, teksa është administratore edhe e Gega Oil dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të “Genklaudis”, një prej sipërmarrjeve më të mëdha të tregtimit me shumicë të naftës në vend.

Donika Mici

E cilësuar edhe si “mbretëresha e këpucëve”, Donika Mici është punëdhënësja më e madhe femër në vend, me rreth 1800 të punësuar në Donniana, Dophil, Rozimpex. Znj. Mici është nga të parat e cila guxoi të mbyllte ciklin e prodhimit të këpucëve dhe sot ka dalë direkt në tregjet botërore. Të ardhurat e tre kompanive ishin 2.9 miliardë lekë në vitin 2016, me rritje 5% me bazë vjetore. Fitimet para taksave të tre kompanive ishin 85 milionë lekë, ndërsa sipas peshës së aksioneve të znj. Mici, arritën 30 milionë lekë.
Krahas këpucëve, znj. Mici ka hapur në vitin 2016 aktivitet për prodhimin e çantave të lëkurës, nëpërmjet DonaElegant.

 Hyrjet e reja

Ina Topalli SzymaÅ„ska (Global Resource Trading); Alba Nicoli (ALPI-COM HOLDING); Elida Flora (R.E.K-NB) janë hyrje të reja në dhjetë të mëdhatë sipas qarkullimit vjetor, me të ardhura që luhaten midis 3-3.8 miliardë lekë, por më shumë sesa aktivitet real, ato raportojnë xhiro të lartë, për shkak të natyrës tregtare të aktivitetit.

Një tjetër hyrje është Melika Leka, me kompaninë e përpunimit të sallamit, EHë, e cila këtë vit renditet ndër sipërmarrëset më të mëdha, teksa Luan Leka, në prill 2016, ka kaluar një kuotë të aksioneve prej 33% tek bashkëshortja, sipas deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

EHë në vitin 2016 ka deklaruar bilanc të konsoliduar, së bashku me Dilo (uji Qafë Shtama) dhe Conad Albania, çka ka bërë që xhiro e kompanisë të kërcejë në rreth 5 miliardë lekë. Fitimet arritën në 302 milionë lekë.

 

Romina Ylli

Që prej vitit 2013, Romina Ylli (Shemaj) është në listën e sipërmarrëseve më të mëdha në vend për nga xhiro, me kompaninë e tregtimit me shumicë të karburanteve AFT, ku ajo zotëron 100% të aksioneve. Në vitin 2016, të ardhurat e AFT arritën në 2.8 miliardë lekë, ndërsa fitimet para taksave ishin rreth 31 milionë lekë. Kompania është në gjurmën e “Shemaj sh.p.k.” në vitin 1994, ku kompania kishte aktivitet në sektorin e tregtimit me pakicë të naftës. Me rritjen e përvojës, numrit të klientëve dhe kërkesës, u krijua AFT, me aktivitet në tregtimin me shumicë, që tashmë synon edhe zgjerimin në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare.

Denisa Çobo

E krijuar në vitin 2005, shoqëria D E N I S A, është 100% në pronësi të znj. Denisa Çobo. Kompania, sipas ekstraktit në QKB, ka aktivitet në tregti, import-eksport njëkohësisht dhe prodhim: të artikujve të ndryshëm industrialë, artikujve ushqimorë, kancelari dhe artikuj, konfeksione e tekstile, makineri e pajisje.
Për vitin 2016, të ardhurat e subjektit ishin 2.4 miliardë lekë, ndërsa fitimi para taksave arriti në 63.5 milionë lekë.

Eleni Babameto

Teuta Durrës, me aktivitet në fushën e importimit dhe eksportimit, paketimit, prodhimit të brumërave dhe tregtimit të artikujve ushqimorë, prej më shumë se 20 vitesh drejtohet nga çifti i bashkëshortëve Eleni dhe Arben Babameto, me nga 50% të aksioneve secili. “Sipërmarrja sot është shumë më e organizuar, ka departamente të ndryshme, si prodhimi, financa, shpërndarja, transporti, marrëdhëniet me publikun, personelin, ku secili vepron në mënyrë të pavarur, por dhe të harmonizuar me njëri-tjetrin, duke ndihmuar dhe jo duke penguar njëri-tjetrin”, thotë ajo.
Në vitin 2016, të ardhurat e kompanisë ishin 2.2 miliardë lekë dhe fitimet rreth 92 milionë lekë.

 

Në drejtim të televizioneve

Me bashkëshortët apo vetëm, femrat të cilat kanë në pronësi televizionet më të mëdha, nuk mungojnë. Vjollca Hoxha me fëmijët tashmë ka marrë në pronësi të gjithë televizionin Top Channel, më i madhi në vend për sa u përket të ardhurave, ndërsa ka një kuotë zotëruese prej 51% të aksioneve në platformën televizive me pagesë Digitalb (së bashku me 4 fëmijët).

Alba Ginaj ka në pronësi 40% të aksioneve të TV Klan dhe 20% në ABC Neës.

Femrat e familjes Dulaku kanë pasur shumicën zotëruese edhe në platformën televizive me pagesë, Tring TV, por në dhjetor 2016 Holta Dulaku (e cila kishte 33% të aksioneve), Melina Dulaku – 33%; Ridvana Dulaku – 34% kanë shitur 80% të aksioneve te Sotiraq Toshi dhe kanë mbajtur të tria 20% të aksioneve për 200 milionë lekë, sipas deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

 

Pasioni i turizmit

Entela Mehmeti e ALBTOURS”D”-VAS tour-operator; Eleonora Gjonpalaj e Globus Travel; Vojsava Bardhidhe Jeta Bardhi të Savatours janë në listën e sipërmarrëseve më të mëdha femra, me xhiro përkatësisht 1.9 miliardë lekë, 1.8 miliardë lekë dhe 752 milionë lekë.

Në vite, ato janë rritur dhe kanë shtuar gamën e shërbimeve që ofrojnë për klientët, që i ndihmojnë të pushojnë në çdo cep të botës.

Fitimet më të larta i kishte Sava Tours, me 73 milionë lekë në vitin 2016.

Agjencitë e udhëtimit, që prej vitit 2015, janë në listën e sipërmarrjeve më të mëdha në vend sipas xhiros, edhe për shkak të një ndryshimi në mënyrën e raportimit të agjencive të udhëtimit, ku në të ardhurat përfshihet vlera totale e shitjeve të biletave e shërbimeve të ngjashme, në ndryshim nga periudhat paraardhëse, ku të ardhurat përfaqësonin komisionet e përfituara nga shitja e biletave dhe shërbimeve.

Pse femrat fitojnë kaq pak

Norma mesatare e fitimit para taksave e kompanive më të mëdha, të cilat kanë të paktën një aksionere femër me 30% të aksioneve, ishte 3.3% në vitin 2016, me një rënie të lehtë vitin e mëparshëm, kur rezultonte gati 3.7%. Kjo është shumë më e ulët se norma e fitimit për të gjithë prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve në treg prej rreth 9%, sipas të dhënave që raportohen në anketën strukturore të ndërmarrjeve të INSTAT.

Donika Mici thotë se arsyeja kryesore lidhet me faktin se këto biznese kanë më pak informalitet. Duke punuar sipas rregullave, mundësitë e fshehjes së të ardhurave janë më të ulëta. Së dyti, ato, në pjesën dërrmuese, nuk janë biznese strategjike në rrugë, hidrocentrale, naftë, gaz e punë publike, që janë sipërmarrje me fitime të garantuara dhe norma të larta kthimi. “Bizneset me marzhe të mëdha fitimi janë gjithmonë në duart e meshkujve”, thotë znj. Mici.

Bizneset me norma më të larta fitimi

Nga sipërmarrjet në pronësi të femrave të cilat kanë norma më të larta kthimi (fitim para taksave/ardhura) renditen TV Klan (25%); ELBA. e Elda Tomçinit, me normë 18%, ABCONS e Arta Gurabardhit.
Në vitin 2015, kompania me fitimet më të larta ndër sipërmarrëset femra, por edhe ndër më të lartat në vend, ishte ABCONS, që punon si nënkontraktor i gazsjellësit TAP, me rreth 6 milionë euro fitim dhe normë kthimi prej 37%. Në vitin 2016 ranë në rreth 1.5 milionë euro, duke mbetur sërish ndër kompanitë me fitime më të larta. / Monitor

 

Metodologjia

Të dhënat janë përpunuar nga “Monitor” sipas metodologjisë së mëposhtme: nga lista e kompanive më të mëdha në vend sipas xhiros, sipas Tatimeve, janë shkarkuar ekstraktet përkatëse në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Nga ekstraktet janë përzgjedhur kompanitë, në të cilat pronësia e femrave (e identifikuar në bazë të një apo më shumë emrave) është më e lartë se 30%. Kërkimi ka vijuar deri sa janë identifikuar 40 kompanitë më të mëdha me pronare femra dhe përfshiu 400 kompanitë më të mëdha në vend, sipas qarkullimit vjetor.

Gratë milionere të Shqipërisë, ja kush janë më të pasurat në vend Read More »

Kam pasur klient një deputet, del shpesh në TV, Erisa zbulon VIP-at

[sgmb id=”1″]

Në një rrëfim ekskluziv për gazetaren Klodiana Lala një vajzë që ka prostituuar në kryeqytet tregon me detaje punën që bën. Intervista u transmetua sot në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, ndërsa “BalkanWeb” sjell të plotë rrëfimin e Erisës, nënë e një fëmije, që pranon se klientë kishte pasur edhe personazhe VIP, si aktorë, këngëtarë, e deputetë.

Më herët ajo tregoi se kishte 13 vite që nuk mbante kontakte me të atin, se nënën e kishte në kushte të vështira ekonomike. Po ashtu kishte një vëlla më të vogël e një motër 2-vjeçare dhe se këtë punë e bënte për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Gazetarja: A ke pasur klientë VIP-a

Erisa: Po, kam pasur aktorë, deputetë, këngëtarë dhe biznesmenë

Gazetarja: Nga e di profesionin e tyre?

Erisa: I njoh se janë njerëz publikë që i kam parë edhe në televizione

Gazetarja: Më thuaj një rast konkret që e keni pasur klient?

Erisa: Isha bashkë me një shoqen time dhe na kontaktoi dikush. Shkuam në një hotel në autostradë dhe mbaruam punë. E kuptova që ishte deputet, po ne nuk bëjmë zë

Gazetarja: Si e kuptove?

Erisa: E kam parë në televizion

Gazetarja: Sa të pagoi?

Erisa: 100 euro ora

Gazetarja: Keni ndonjë rast kur klientët ikin pa paguar?

Erisa: Kam pasur shumë raste edhe nga ata që kanë dhënë lekët në fillim dhe në fund të rrahin e ikin

Gazetarja: Kush janë këta?

Erisa: Janë ato gangsterat kryesisht nga Laçi, e lë me kaq se policisë nuk i ankohem dot

Gazetarja: Keni pasur ndonjë rast kur klienti ju ka dhunuar?

Erisa: Një biznesmen ishte shumë i pirë me rrahu keq për punët e tij, më nxiu keq fare

Kam pasur klient një deputet, del shpesh në TV, Erisa zbulon VIP-at Read More »

Çfarë do ti ndodhë Saimir Tahirit pas dy orësh, po nesër në shtëpinë e tij?

[sgmb id=”1″]

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nesër feston 38-vjetorin e lindjes.

Ndoshta kjo do të jetë ditëlindja më e trishtë për të, pasi është në qendër të akuzave të rënda për përfshirje në trafik droge dhe korrupsion pasiv.

Gazetari Sokol Balla ka njoftuar se nesër “Top Story” do të jetë brenda banesës së Saimir Tahirit, nga ku ish-ministri do të japë intervistë.

Intervista pritet me kuriozitet të madh, edhe për faktin se banesa është bërë objekt kontrolli nga policia lidhur me akuzat ndaj Tahirit.

Nesër pritet që ministri të sqarojë akuzat dhe se çfarë ndodhi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku të premten Tahiri u mor në pyetje për mbi 2 orë për çështjen. 

Çfarë do ti ndodhë Saimir Tahirit pas dy orësh, po nesër në shtëpinë e tij? Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com