Arsim

“Lashë mjekësinë për psikologjinë, tani gjithë fisi kujton se jam çmendur”

[sgmb id=”1″]

Një vajzë me origjinë nga Peshkopia na ka shkruar një mesazh mjaft domethënës për rininë shqiptare. Historia e saj nisi në muajt vendimtarë të maturës, kur fisi i saj, jo ajo, vendosi se çfarë dege duhej të zgjidhte për shkollën e lartë.

Ja si e nis ajo mesazhin:

Babai dhe nëna nuk më pyesnin mua. U ishte fiksuar ideja se, meqë isha nxënëse e shkëlqyer, duhej të bëhesha mjeke. U mblodh gjithë fisi dhe vendosën për mua. Më thanë se nuk kisha rrugë tjetër. Kështu bëra, me gjithë presionin, edhe pse doja tjetër degë, dhe njerëzit e mi organizuan festë. U mblodhëm nja 100 vetë”.

Fjalët e saj marrin ritëm tjetër, sepse historia ndryshon rrjedhë.

Vitin e parë e mbylla me sukses, sepse sinqerisht që isha e mirë me librat. Problemi ishte se unë nuk e doja mjekësinë. Gjithmonë kisha ëndërruar psikologjinë. Mjekët i kam urryer gjithmonë dhe e kisha të vështirë të hyja në spitale. Edhe sot, madje. Kështu, vendosa ta lë shkollën. Nga fundi i qershorit njoha një grua, e cila jetonte në Itali. Ajo më mori më vete dhe rezultoi shpëtimtarja ime. Një vit e kalova pushim, por pastaj hyra në universitet për psikologji. Ajo më paguan gjithçka. Sot jam në vitin e fundit dhe po ia dal pa problem. Kam marrë që tani oferta pune, madje shkruaj në një gazetë për problemet e fëmijëve”.

Po prindërit e saj, ç’mendojnë? Ja ç’shkruan ajo:

Nuk shkoj dot në shtëpi. Ata kujtojnë se jam me ndonjë mashkull. Nuk më besojnë. Askush nuk më beson. Fisi im mendon se jam çmendur, sepse të lësh mjekësinë për psikologjinë dhe të braktisësh familjen sipas tyre është gjest prej prostitutash. Nuk kthehem dot në Shqipëri”.

Në fund, vajza na premton se do të na shkruajë sërish, por vetëm kur të futet në punë, që të japë mesazhin e vet.

“Ju premtoj se do t’ju nis foto nga puna ime e re, që do të jetë super. Dua t’u them të gjithë të rinjve, që të guxojnë. Shkolla nuk duhet për lekë, por për t’i dhënë kuptim jetës. Unë po e bëj”.

“Lashë mjekësinë për psikologjinë, tani gjithë fisi kujton se jam çmendur” Read More »

Dikur ruante delet, sot është ministrja e Arsimit të Francës

[sgmb id=”1″]

Ministrja e Arsimit dhe Kërkimit e Francës, Najat Belkacem, është një frymëzim për këdo që beson vërtet se edhe njerëzit që kanë kaluar një fëmijëri të varfër mund të kenë sukses.

Najat Belkacem lindi në fshatin e Nadorit më 1977, në një fshat i vogël dhe të largët në Marok.

Babai i saj ishte në Francë dhe punonte si punëtor ndërtimi dhe i kërkoi Najatit dhe familjes së tij që t’i bashkoheshin në Francë.

Dhe kështu që Najat u transferua në periferinë e Amiensit më 1982.

Ajo studioi shumë dhe u diplomua në Institutin e Studimeve Politike të Parisit më 2002-shin.

Iu bashkua menjëherë Partisë Socialiste dhe nisi të luftonte për të drejtat e qytetarëve, për banesat sociale dhe kundër diskriminimit.

Ajo u zgjodh si këshilltare bashkiake në Rhone Alpines dhe e mbajti këtë detyrë deri në vitin 2008.

Më 2008-n, ajo u zgjodh si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Bashkiak e Rhone dhe ishte e mirënjohur në politikë që atëherë.

Më 2012-n, ajo u emërua si Ministre e Të Drejtave të Grave dhe zëdhënëse e qeverisë së presidentit Hollande.

Dhe më në fund në 2014-n ajo u emërua Ministre e Arsimit.

Najat është një myslimane marokene dhe ministre franceze e cila ruante delet në fëmijërinë e saj.

 

Dikur ruante delet, sot është ministrja e Arsimit të Francës Read More »

Nxënësit në Shqipëri, që s’dinë të lexojnë. Vendi i pabesueshëm që mendojnë se është kryeqyteti i Shqipërise

[sgmb id=”1″]

Në vitin 2017, në Shqipëri ka ende fëmijë që nuk dinë të lexojnë apo të shkruajnë. Të tillë janë fëmijët e klasës së nëntë në shkollën e fshatit Homezh të Pogradecit.

“Fiks Fare” solli këtë të premte me fakte paditurinë e tyre në leximin dhe shkrimin e gjuhës mëmë. Në redaksinë e emisionit mbërritën disa ankesa nga prindërit, të cilët thanë se në shkollën e fshatit fëmijët bëjnë mësim në klasa të përbashkëta dhe janë pothuajse analfabetë.

Gazetarë të “Fiksit” udhëtuan në fshatin në fjalë. Një vajzë, e cila kishte mbaruar klasën e IX-të të kësaj shkolle, nuk dinte se kush ishte kryeqyteti i Shqipërisë dhe u përgjigj me emrin e fshatit te vetë, Homezhi.

Vajza nuk arrinte të lexonte dhe të njihte shkronjat dhe me vështirësi shkroi emrin e saj në letër. Çudia më e madhe ishte kur kjo vajzë nuk arrinte të lexonte as gërmat e mëdha të shtypit, të shkruara në murin e shkollës.

E njëjta gjendje ishte në shumicën e nxënësve. Kur iu kërkua nga gazetarët e “Fiks Fare” të lexonin një fjali të vetme pa gabime nga librat që kishin mësimin e ditës, vetëm njëri lexoi rrjedhshëm, ndërsa 15 fëmijët e tjerë nuk e përfunduan dot fjalinë pa gabime.

Edhe prindërit, të cilët e pritën grupin e xhirimit në mes të fshatit, pohuan njëzëri se fëmijët e tyre që nga klasa e parë e deri në klasën e nëntë nuk dinë as të lexojnë dhe as të shkruajnë.

Nxënësit në Shqipëri, që s’dinë të lexojnë. Vendi i pabesueshëm që mendojnë se është kryeqyteti i Shqipërise Read More »

Vazhdon debati për ligjin e gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë

[sgmb id=”1″]

Vazhdon në Kuvend debatin për ligjin e gjuhës shqipe. Si zakonisht tashmë, deputetët opozitarë kërkonin replika dhe kundër replika pas çdo fjale, madje duke replikuar edhe mes vete.

Edhe sot, deputetët opozitarë akuzuan shumicën për tendenca për federalizimin e Maqedonisë. Sipas tyre, me këtë ligj LSDM dhe BDI po tentojnë të fshehin dështimet e tyre. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski akuzoi kryetarin e Komunës së Çairit Izet Mexhiti se ka marrë përqindje nga projekti i sheshit Skënderbeu.

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti ka marrë 14% provizion nga sheshi Skënderbeu. 450 mijë euro i ka marrë Izet Mexhiti- akuzoi Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Deputetët e shumicës, konkretisht ata të BDI-së nuk reaguan ndaj deklaratës së Milloshovskit. Ndërkohë mazhoranca akuzuan opozitën për mashtrim të opinionit. Sipas deputetit Pavle Bogoevski, ligji për shqipen nuk cenon Kushtetutën dhe se i njëjti përmbyll Marrëveshjen e Ohrit.

“Ta ndalojmë këtë populizëm të ulët dhe nacionalizëm parazgjedhor, të imponuar në tema të rëndësishme për qytetarët. Kemi probleme në shtetin tonë dhe një pjesë e tyre janë ndëretnike. Është koha e fundit që t’i shmangim ato dhe t’i zgjidhim çështjet kryesore. Po jemi pranë zgjedhjeve, po është shumë e lehtë me narrativin tuaj nacionalist. 27 vite ishin të mjaftueshme. Në zgjedhje ose jo, çështja e gjuhëve do të zgjidhet”- tha Pavle Bogoevski, deputet i pavarur, njofton Alsat-m.

Kuvendi deri në këto momente ende po vazhdon debatin lidhur me ligjin e përdorimit të gjuhëve.

Vazhdon debati për ligjin e gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë Read More »

Shkup: Protestë kundër propozim-legjislacionit për gjuhën shqipe

[sgmb id=”1″]

Më se 100 vetë janë tubuar mbëmë para Parlamentit të Maqedonisë për të protestuar kundër propozim-legjislacionit për zgjerimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në gjithë Maqedoninë, derisa ligjvënësit e kanë filluar debatin për këtë dokument.

Protesta ishte organizuar nga disa organizata nacionaliste të linjës së fortë, përfshirë Kongresin Botëror Maqedonas.

Protestuesit mbanin parulla me mbishkrimin “Tradhtia nuk është demokraci” dhe kërkuan që qeveria ta tërheq këtë propozim.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka premtuar miratimin e këtij legjislacioni kur e ka arritur marrëveshjen për koalicion qeveritar me partitë shqiptare, më herët këtë vit.

Legjislacioni aktual e definon shqipen si gjuhë zyrtare, por këtë status e ka vetëm në hapësirat ku shqiptarët e përbëjnë së paku 20% të popullatës.

Shqiptarët e përbëjnë pothuajse një të katërtën e popullatës së përgjithshme të Maqedonisë, që i ka më tepër se dy milionë banorë.

Shkup: Protestë kundër propozim-legjislacionit për gjuhën shqipe Read More »

Si të rrisni fëmijë të sjellshëm

[sgmb id=”1″]

Si të rrisni fëmijë të sjellshëm

Ekspertët thonë se sjellja si model është çelësi për të mësuar fëmijët sesi të sillen. Mund t’i flisni e t’i këshilloni gjithë ditën, por në momentin kur prindi sillet në një mënyrë të caktuar të jeni të sigurtë që fëmija do të imitojë veprimet dhe nuk do të ndjekë këshillat e fjalët.
1. Gjithçka fillon në shtëpi
Fëmija është pasqyrë e familjes. Nëse ju përdorni “fjalët magjike” në shtëpi, fëmija do t’i përdorë gjithashtu. 
2. Flitini fëmijës me respekt
Nëse një fëmije i flitet vetëm me urdhra, pas disa vitesh ata do t’jua kthejnë me të njëjtën monedhë. Duhet t’i respektoni për atë çka janë dhe t’i trajtoni se qenie me vlerë.
3. Kushtojini vëmendjen e duhur
Kur fëmija ju drejtohet, shiheni në sy. Dhe nëse e ka gabim, mos e ndërprisni, por dëgjojeni deri në fund. Nëse ai nuk merr vëmendjen tuaj do të bëhet agresiv e do të bëjë gjithçka për të tërhequr vëmendjen.
4.Mos i ndërprisni
Respektoni mendimin e fëmijës dhe bëjani të qartë që ai vlen. Dëgjoni çdo dëshirë e kërkesë deri në fund e nëse e kanë gabim ,përpiquni t’ua argmentoni ! Fjalët fyese apo ulëse vetëm i ulin vetbesimin e asgjë më shumë.

Fotografia e Vlora News

Si të rrisni fëmijë të sjellshëm Read More »

Cilët janë 10 librat më të lexuar nga të rinjtë shqiptarë…

[sgmb id=”1″]

Në bazë të një ankete të realizuar nga Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane, ne ju njohim me 10 librat më të lexuar nga të rinjtë shqiptarë. Sa prej tyre keni lexuar ju dhe a mendoni se këta libra e meritojnë të jenë në këtë listë, e vlerësoni vetë, përcjell “Kult Plus”.

Në bazë të anketës 10 librat më të lexuar nga të rinjtë shqiptarë janë:

Gjuetari i balonave – Khaled Hosseini
Harry Potter – J. K. Roëling
I huaji – Albert Camus
Alkumisti – Paolo Coelho
Kodi i da Vinçit – Dan Broën
Princesha – Jena Sasson
Harku triumfit – Erich Maria Remarque
1000 diej vezullues – Khaled Hosseini
Kur qau Niçja – Irvin D. Yalom
Lufta dhe Paqja – Leo Tlstoy.

Cilët janë 10 librat më të lexuar nga të rinjtë shqiptarë… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com