Arsim

UNESCO shton në listë edhe 64 qytete tjera

[sgmb id=”1″]

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Kulturë dhe Shkencë, (UNESCO) ka shtuar në listën e qyteteve kreative edhe 64 qytete të reja.

Në një deklaratë të publikuar nga organizata, thuhet se vendosja e qyteteve në këtë listë njeh kratitivitetin e tyre në shtatë fusha: vepra artizanale dhe art popullor, dizajn, film, gastronomi, letërsi, artet mediale dhe muzikë.

Qyteti turk i Stambollit është emëruar “Qytet i Dizajnit”, Hatay për “Qytet të Gastronomisë”, ndërsa provinca perëndimore Kutahya “Qytet i veprave artizanale dhe artit popullor”.

Numri i përgjithshëm i qyteteve në këtë listë ka shkuar në 180, thotë UNESCO.

Në dhjetor të vitit 2015 gastronomia e provincës juglindore të Gaziantep-it, zuri një vend në listën e qyteteve kreative.

Rrjeti i Qyteteve Kreative është themeluar në vitin 2004 në mënyrë që të rrisë bashkëpunimin mes qyteteve të cilat kanë një dizajn të theksuar.

UNESCO shton në listë edhe 64 qytete tjera Read More »

Rama: Reforma në arsim finalizohet me dijet e mësuesve

[sgmb id=”1″]

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me mësues të kryeqytetit, deklaroi sot se do te përmbyllim me sukses një reformë tëresore në arsim që finalizohet me dijet e mësuesve.

“Po flasim për një hap tjetër përpara, një hap për të nisur procesin e një reforme. Është e rëndësishme çfarë kemi bërë për infrastrukturën, përmirësimin e teksteve, përmirësimin e aksesit të nxënësve në mësim, por nuk do të mjaftonte po mos të bënim atë që është më kryesorja, dija dhe aftësia e mësuesve për të qenë në krye të detyrës”, tha Rama.

Rama solli në vëmendje përpjekjet për pastrimin e teksteve shkollore, kur tha se për të pastruar atë mori tekstesh shkollore, ne organizuam një pyetësor dhe kërkuam vlerësim nga mësuesit në rang republike për tekstet.

“Dhe 600 tekste që u hoqën në fillim ishin vendim i marrë bazuar mbi studimin dhe vlerësimin e bërë nga mësuesit. Tekstet shkonin duke u shumuar jo bazuar se çfarë ishte kërkesa e brendshme e sistemit dhe çfarë ishin nevojat e mësuesve. As bazuar në konsultim me mësuesit, por thjesht bazuar në një logjikë përverse të një tregu të brendshëm të krijuar për të prodhuar sa më shumë libra, e për të shitur sa më shumë libra, me kopje të përkthyera shumë keq, të marra lartë e poshtë pa marrë parasysh metodiken e brendshme të një sistemi”, u shpreh Rama.

Rama: Reforma në arsim finalizohet me dijet e mësuesve Read More »

Univeristeti Ismail Qemal adresë elektronike në dispozicion të qytetarëve

[sgmb id=”1″]

Univeristeti Ismail Qemali ka bër publike një adresë elektronike për të gjithë studentët dhe çdo shtetas që ka ankesa ndaj stafit dhe shërbimit të universitetit.

NJOFTIM

Në bazë të Vendimit të Senatit Akademik nr 94, 
datë 13.10.2017, është krijuar një adresë e posaçme elektronike për adresimin e ankimimeve dhe shqetësimeve të studentëve dhe stafit akademik në lidhje me shkeljen e standardeve akademike, procesit të mësimdhënies, etikës akademike, konfliktit të interesit apo çdo shkelje tjetër që cënon integritetin apo të drejtat e studentëve dhe personelit akademik.
[email protected]

Univeristeti Ismail Qemal adresë elektronike në dispozicion të qytetarëve Read More »

Gazetarja e njohur, flet në lidhje me Adelajdën: Ja pse dje e urreva facebook-un

[sgmb id=”1″]

Vdekja e parakohshme e Adelajda Xhamanit, moderatorja dhe ish-konkurrente e Big Brother Albania 2 ka prekur zemrat e të gjithëve.

Lajmi për vdekjen e saj pushtoi të gjitha mediat dhe rrjetete sociale, duke prekur zemrat e të gjithëve, Gazetarja e njohur e Top Channel, Beti Njuma tregon si e ka përjetuar ditën e djeshme dhe ashpërsisë së rrjeteve sociale për të dhënë një lajm të trishtë, siç është vdekja në moshë të re e Adelajda Xhamanit.   

 SHKRIMI I BETI NJUMA

Pas një dite të kaluar në mal, në paqe me veten dhe natyrën, e ku telefonin e kisha hapur veçse për ndonjë mesazh, buzë mbrëmjes hap facebookun, dhe lexoj atë që mund të cilësohet ngjarja e ditës, vdekjen e parakohshme e të hidhur të Adelajdës. Përveç empatisë së zakonshme për humbjen e një vajze të re, një kolegeje dhe në fund të fundit një qenieje njerezore, befas u përballa me një dhimbje që vërshonte nga të katër anët. Mesazhe pa fund trishtimi, brenge, lamtumire e keqardhjeje më rrëmbyen duke më pushtuar me një ndjesi me të cilën s’kisha asnjë lidhje. Adela nuk ishte as shoqja e as e njohura ime, por ja që uragani facebook më mbërtheu padashur në një vorbull dhimbjeje ndaj së cilës nuk mund të jesh indiferente e domosdo solidarizohesh.

E urreva facebookun sepse hyri dhunshëm në ditën time, në jetën time e më bëri të ndjehem e brishtë dhe e pambrojtur në këtë dhimbje të shumëfishuar.

E urreva facebookun për pushtetin e pakufishëm që ka fituar mbi të gjithë ne duke përhapur të mirën apo të keqen me një lehtësi të papërballueshme edhe kur të dyja këto duhet t’u përkasin veç të zotëve të tyre.

E urreva facebookun sepse e ka mekanizuar dhe artificializuar dhimbjen me përjetime që fabrikohen sa hap e mbyll sytë me një klik e bëhen dhunshëm edhe personale ndonëse mund të jesh krejt i huaj ndaj ngjarjes.

Dhe si të gjitha gjërat që urrehen, mendova se nuk do të jetë e largët dita kur do ta braktis perandorinë e dhimbjes komunitare.

Them se ka ardhur koha që gëzimet të jenë vetëm të miat, dhimbjet gjithashtu, vetëm të miat, jeta vetëm e imja!

Siç shkruante para do kohe prof Gilman Bakalli, facebooku është tundimi permanent i humbjes së kontrollit. Tinëzisht, por në mënyrë efikase ama! Ndoshta ka ardhur koha të gjejmë kontrollin e humbur. E po qemë të zotët edhe ta rifitojmë atë! 

Gazetarja e njohur, flet në lidhje me Adelajdën: Ja pse dje e urreva facebook-un Read More »

Qytetarët presin nga ana e Bashkisë Vlorë investime për të përmirësuar jetesën dhe jo të shpërdorojë fondet e tyre

[sgmb id=”1″]

U befasova sot në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë, kur nga ana e administratës, në një relacion aspak normal, ishte përgatitur ndër të tjera projekt-vendim për pakësimin e fondit rezervë të Bashkisë Vlorë. Arsyeja ??
Bëhet fjalë për vitet 2007-2008-2009, ku punonjës të bashkisë me anë të kontratave të lidhura me kompani private telefonike, koston e bisedave të konsumuara nga aparatet e tyre telefonike, ia faturojnë buxhetit të bashkisë.
Ne si këshilltare të opozitës votuam kundër këtij absurdi, duke argumentuar se këto fatura nuk kanë pse paguhen nga taksat e qytetarëve, të cilët nga ana e Bashkisë Vlorë presin investime për të përmirësuar jetesën dhe jo të shpërdorojë fondet e tyre.

Qytetarët presin nga ana e Bashkisë Vlorë investime për të përmirësuar jetesën dhe jo të shpërdorojë fondet e tyre Read More »

Pamjet tronditëse në shkollën 9-vjeçare: Mësuesi rreh barbarisht nxënësin në orën e mësimit

[sgmb id=”1″]

Një tjetër skandal nga shkollat shqiptare është publikuar së fundmi nga ‘Tvklan.al’. Në videon e publikuar online, shihet një mësues i cili dhunon barbarisht një prej nxënësve të tij.

Siç bën të ditur portali, ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare ’24 maji’ në qytetin e Vlorës të premten e datës 20 tetor.

Ngjarja është filmuar nga një prej nxënësve dhe sipas personit që ka dërguar videon, mësuesi në fjalë jep lëndën e Gjeografisë dhe kjo nuk është hera e parë që ai dhunon nxënësit.

Gjithashtu pretendohet se ai shkon shpesh në gjendje të dehur në shkollë. Ndiqni pamjet tronditëse.

Pamjet tronditëse në shkollën 9-vjeçare: Mësuesi rreh barbarisht nxënësin në orën e mësimit Read More »

Nobelistja e letërsisë mbron Kosovën në Beograd, trondit serbët

[sgmb id=”1″]

Serbia i ka bërë zullume vetes dhe serbët duhet të jetojnë me këtë vërtetë. Ata i kanë sjellë vuajtje vetvetes dhe të tjerëve.

Kështu ka deklaruar shkrimtarja e famshme gjermane, nobelistja Herta Myller (Herta Müller), e cila është duke e vizituar Beogradin si mysafire e Panairit të Librit.

Ajo e ka shokuar opinionin serb pasi në një bashkëbisedim me lexues ka deklaruar se Serbia është fajtore për vuajtjet e saja dhe të fqinjëve të saj.

Shkrimtares ia kanë rikujtuar kritikat e saja ndaj Serbisë dhe përkrahjen e sulmeve të NATO-s në kohën e bombardimeve më 1999, duke ia cituar fjalinë e saj të atëhershme se “Millosheviqi duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë”.

Nobelistja Muller është përgjigjur rrufeshëm:

“Edhe sot mendoj njëjtë”.

“Një njeri si Millosheviqi, që i zhvillon katër luftëra brenda nëntë vjetëve dhe në mënyrë aq praktike ndërton varreza – nuk mund të ndalet me fjalë”.

“Kosovës dhe Bosnjës u janë shkaktuar shumë dëme dhe të këqija për arsye të nacionalizimit të tmerrshëm”.

“Isha e tmerruar. Nuk prisja që në një vend si Jugosllavia, e cila asokohe për ne ishte një gjysmë-parajse, të shpërthente nacionalizmi. Mirëpo, ky vend i ka bërë keq vetvetes”.

“Serbët i kanë bërë keq vetes”.

“Edhe Kisha Ortodokse Serbe ka pasur fajësi për tmerret e ndodhura”.

Myller ka thënë se nuk është pacifiste, njofton Klan Kosova.

“Konfliktet mund të lindin edhe nga rrëfimet dhe bisedat”.

“Nuk jam pacifiste dhe besoj se disa situata mund të zgjidhen vetëm me intervenime të caktuara”.

“Kur ndodh lufta atëherë duhet të ndërmerren masa që njëra palë t’i humbasë të gjitha dhe të mposhtet nga pala tjetër”.

“Në një situatë të tillë, besoj se intervenimi ushtarak është pozicion njerëzor dhe moral”.

“Këtë mund ta shohin vazhdimisht me shembuj të ndryshëm”.

“Popujt që sulmohen duhet të kenë përkrahje nga të tjerët nëse nuk mund të mbrohen me forcat e veta nga një fuqi më e madhe”.

“Do të kisha qenë e lumtur nëse NATO-ja do të intervenonte edhe në Rumani, në kohën e Çausheskut”.

 

Duke folur për diktaturat, Myller e ka përmendur faktin se babai i saj kishte qenë në strukturat naziste të SS-it.

“Unë nuk jam babai im. Ndonëse, gjithmonë e kam ndjerë nevojën që të kërkoj falje për këtë shkak”.

 

Këto deklarata kanë shkaktuar reagimet të shumta tek publiku serb, por shkrimtarja ka thënë se nuk e ka ndërmend të arsyetohet.

“Nuk është e domosdoshme të mendojmë njësoj. Por, kur më pyesni për diçka, unë dua të jem e sinqertë”.

 

Nobelistja e letërsisë mbron Kosovën në Beograd, trondit serbët Read More »

“Prindërit shqiptarë mendjen tek paraja e suksesi, ‘dorë të lirë’ fëmijëve edhe për ‘seks’”

[sgmb id=”1″]

Sociologu Gëzim Tushi deklaron se ditët e sotme edukimi i fëmijëve është proces shumë i vështirë, e se prindërit po rendin më fort drejt parasë dhe dhe suksesit.

“Familja e sotme shqiptare, dikur një vatër e ngrohtë edukimi, ka filluar të ketë lëvizshmëri brenda vetes, prindërit nuk kanë me atë kohën e nevojshme për t’u marrë me fëmijët e tyre sepse nuk i lë koha, nevoja për para dhe sukses.

Kjo bën që të mungojë koha e hapësira për edukimin e fëmijëve.

Në këto rrethana, fëmijët dalin jashtë shtratit edukativ dhe jashtë influencës pozitive të prindërve të tyre”, thotë ai në një intervistë për “GSH”.

Sipas Tushit prindërit sot kanë menduar që ta kompensojnë këtë me mjete materiale.

“Duke iu plotësuar dëshirat e tekat, ndonjëherë duke e liberalizuar tej mase kontrollin për jetën e tyre shpirtërore, fizike e seksuale. Ura educative brenda familjes po thyhet, nuk ka më një system komunikimi prind-fëmijë, por një familje e tillë edukativisht është jofunksionale dhe duhet të rikthejmë fuqitë edukative të familjes shqiptare”, tha ai. 

 

“Prindërit shqiptarë mendjen tek paraja e suksesi, ‘dorë të lirë’ fëmijëve edhe për ‘seks’” Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com