Arsim

Rrëfimi i mësuesit që udhëton mes ujqërve: Po rrezikoj dhe martesën, ça të bëj më shumë?

Skerdilajd Murati, është mësues dhe cdo ditë përshkon 6 orë rrugë për t’u dhënë mësim nxënësve të fshatit Gjerë, në komunën Porocan të Gramshit. Por kjo nuk është pjesa më e vështirë, sepse atij i duhet t’i ngjitet malit në një rrugë tepër të vështirë gjatë së cilës ka hasur edhe ujqër! Gjithsesi, pavarësisht kësaj, puna për të është nder. Por edhe sa kohë mund të vazhdojë të sakrifikojë ai? Ja cfare ka rrefyer ai në Top Show Magazine:

“Në radhë të parë të gjithë kemi nevojë për punë, më transferuan në fshatin Gjerë. Atje ka rreth 16 nxënës, bie borë se është vend malor më duhet ta bëj 1 orë e gjysmë vetëm mal.
Një ditë isha krejt i vetëm, u shtanga, më kishte thënë një miku im që ujku trembet po të kesh një degë me vete, atë bëra në atë moment, ta tremb sado pak vetëm të arrij te shkolla shëndoshë e mirë edhe këtë herë të paktën. 

E kam shumë të vështirë ta vazhdoj megjithëse e vetmja gjë që më vjen keq janë ata nxënës.
Jam i martuar aktualisht por është i vështirë në situatën që jam unë të mendoj të krijoj një familje”.

Rrëfimi i mësuesit që udhëton mes ujqërve: Po rrezikoj dhe martesën, ça të bëj më shumë? Read More »

Bashkia Vlore ben publike kalendarin e aktiviteteve me rastin e 105- vjetorit te Pavaresise. Nje gam e gjere me aktivitete kultrore e artistike qe do te shfaqen ne qytet nga dt.17- 29 Nentor 2017.

Bashkia Vlore ben publike kalendarin e aktiviteteve me rastin e 105- vjetorit te Pavaresise. Nje gam e gjere me aktivitete kultrore e artistike qe do te shfaqen ne qytet nga dt.17- 29 Nentor 2017.

Fotografia e ONETV VLORA</

Bashkia Vlore ben publike kalendarin e aktiviteteve me rastin e 105- vjetorit te Pavaresise. Nje gam e gjere me aktivitete kultrore e artistike qe do te shfaqen ne qytet nga dt.17- 29 Nentor 2017. Read More »

Vizita e ministres së Ramës në Beograd shkakton skandal/ Kush ishte 30 vjecari misterioz që ‘shkundi’ hotelin

[sgmb id=”1″]

Vizita e nje ministre shqitpare ne Beograd ditet e fundit qenka kthyer ne nje skandal. Kete e denoncon ish truproja i ish kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia. Ja cfare shkruan ai.

 
Nga Izet Haxhia

 
Ne kohen e qeverise qe doli nga marreveshja e famshme e 18 majit, ishte nje ministre teknike qe pati kerkuar llogari homologut te saj te Kosoves, per mikepritjen jo te denje per nje ministre kaq te rendesishme.

 
U fol shume per kete ankese,dhe ministrja u kritikua ashper me te drejte nga mediat e shkruara dhe ato sociale.

Para disa ditesh ministrja e kultures ,rinise dhe sporteve ne qeverine Rama 2 ,ishte per nje
vizite pune ne Beograd. Deri ketu nuk ka asgje te keqe. Por sipas disa infove qe vijne prej andej  mesohet se kjo vizte ka shkatuar nje skandal te vertete,fale sjelljeve skandaloze te kesaj zonje me emrin Mirela Kumbaro.

Desha te pyes mediat e kazanit se: a dini gje se kush ishte shoqeruesi ‘misterioz ‘i kesaj
zonje ne kete udhetim ?Çfare kerkonte ai  djaloshi 30 vjeçar nga Saranda ne ekipin e
Ministres Kumbaro ?Si ishin sjellet e ministres ne dhomen e Hotelit Metropol ne Beograd ,
dhe bazenin e ketij Hoteli qe skandalizuan personelin dhe klientet e ketij hoteli.

Pse nuk shkruan media asgje per kete skandal?!

Vizita e ministres së Ramës në Beograd shkakton skandal/ Kush ishte 30 vjecari misterioz që ‘shkundi’ hotelin Read More »

Takohemi për një libër”, aktivitet me nxënësit e Gjimnazit “Ali Demi”.

Takohemi për një libër”, sot në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj”

Në kuadër të fushatës së leximit nënë moton; “Takohemi për një libër”,iniciuar nga Ministria e Kulturës me rastin e 105 vjetorit të shpalljes sëPavarësisë, sot në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj” të Bashkisë Vlorë u zhvillua një aktivitet me nxënësit e Gjimnazit “Ali Demi”.

Për rëndësinë që ka leximi në formimin e intelektit, në nxitjen e imagjinatës dhe oratorisë, folën shkrimtarët Çlirim Hoxha, Eqerem Canaj, Myrtaza Mara dhe zonja Liljana Gjika.

Nxënësit e gjimnazit “Ali Demi” lexuan pasazhe nga shkrimtarët Petro Marko, Shevqet Musaraj”, Dritero Agolli, Ismail Kadare, Myrteza Mara, Eqerem Canaj, Laureta Petoshati, Çlirim Hoxha etj. Nxënësve iu bë thirrje që të regjistrohen në Bibliotekën Publike të Qytetit dhe të lexojnë sa më shumë libra, duke shmangur sa të jetë e mundur teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Nxënësit e pranishëm ndoqën me vëmendje të gjithë aktivitetin .

 

Takohemi për një libër”, aktivitet me nxënësit e Gjimnazit “Ali Demi”. Read More »

LAJMI I FUNDIT: Hidhet nga ura gjimnazisti në Librazhd

[sgmb id=”1″]

Një 17 vjeçar është hedhur nga ura e “Bushtricës” në Librazhd parapak minutash.I riu i cili ishte nxënës në gjimnazin e Quksit është hedhur nga ura pak pasi ka mbaruar mësimin ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga të dhënat e para mësohet se nëna e djalit i kishte kërkuar ditën e sotme mësueses që ta kishte në kujdes, pasi ai nuk ndihej mirë.

I riu i cili ishte nxënës në gjimnazhin e Quksit është hedhur nga ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

LAJMI I FUNDIT: Hidhet nga ura gjimnazisti në Librazhd Read More »

Vlorë: Vjedhin kabinetin informatik të shkollës Industriale, arrestohen

[sgmb id=”1″]

Vlorë Vjedhin kabinetin informatik të shkollës Industriale, arrestohen në flagrancë nga Policia ! Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 24 kompjuterat e vjedhur !

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, më datë 06.11.2017, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Xhekjano Dhoraj, 28 vjeç, banues në Vlorë,

Artur Llanaj, 18 vjeç, banues në Vlorë.

Të dy shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë natës së datës 06.11.2017, në lagjen ”Pavarsia”, kanë hyrë nga dritarja e pasiguruar në kabinetin e informatikës të shkollës industriale ”Pavarsia”, dhe kanë marrë (vjedhur) prej aty 24 kompjutera të tipit “Laptop”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale kompjuterat të cilat iu gjetën të dy shtetasve të fshehura në një banesë në lagjen ”10 Korriku”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Vlorë: Vjedhin kabinetin informatik të shkollës Industriale, arrestohen Read More »

Nisi në qytetin e Vlorës fushata e leximit nënë moton “Takohemi për një libër”

[sgmb id=”1″]

Nisi në qytetin e Vlorës fushata e leximit nënë moton “Takohemi për një libër”, Iniciuar nga Ministria e Kulturës në kuadër të 105 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.
Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj” e Bashkisë Vlorë organizoi një aktivitet kushtuar rëndësisë së leximit, në të cilën morën pjesë poet dhe shkrimtar të qytetit, nxënës të shkollave etj.

Për rëndësinë që ka leximi folën drejtuesi i Bibliotekës shkrimtari Çlirim Hoxha, Drejtori i Qendrës së Kulturës dhe Artit, si dhe i Teatrit “Petro Marko” zoti Dhimitraq Furxhi, poeti Myrteza Mara, njëkohësisht Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko”, shkrimtari Eqerem Canaj, mësuesja e letërsisë e shkollës së mesme “Jani Minga” zonja Alma Bakiu, njëkohësisht edhe drejtoreshë e kësaj shkolle, mësuesi i vjetër dhe studiuesi nga Dhërmiu i Himarës zoti Foto Bixhili etj.

Më pas nxënësit e shkollave lexuan pasazhe nga letërsia shqiptare.

 

    

Nisi në qytetin e Vlorës fushata e leximit nënë moton “Takohemi për një libër” Read More »

Gratë milionere të Shqipërisë, ja kush janë më të pasurat në vend

[sgmb id=”1″]

Cilat janë femrat më të mëdha sipërmarrëse për vitin 2016 dhe sa fitojnë bizneset në pronësi të tyre? Pse subjektet e drejtuara nga gratë kanë norma shumë më të ulëta fitimi sesa ato të meshkujve. Si ka ndryshuar renditja në vite…

Nga Ornela Liperi

Janë të heshtura, punojnë fort, nuk korruptohen lehtë dhe si rrjedhojë, qëndrojnë larg bizneseve tradicionale me fitime të larta, të lidhura me pushtetin me fitime, çka bën që të kënaqen me pak. Pavarësisht vështirësive të të bërit biznes në një treg me informalitet dhe konkurrencë të lartë, Shqipërisë nuk i mungojnë femrat sipërmarrëse, të cilat kanë në pronësi biznese VIP dhe qarkullojnë miliona.

Vetëm, apo me ndihmën e bashkëshortëve, kanë arritur të ngrenë e të mbajnë në këmbë subjekte të fushën e industrisë përpunuese, tregtisë, ndërtimit, agjencive turistike, naftës etj.

“Monitor” ka përpunuar për të tretin vit radhazi të dhënat e kompanive më të mëdha në Shqipëri, sipas qarkullimit vjetor, duke hartuar listën e 40 femrave më të mëdha sipas qarkullimit vjetor. Në renditje janë përfshirë bizneset, që kanë të paktën një aksionere femër me minimumi 30% të aksioneve. Për shumë prej tyre bie në sy profili i ulët që kanë mbajtur. Nuk janë të njohura në publik, është e vështirë t’u gjesh foto në internet, por kjo nuk i ka penguar të jenë në suksesshme në bizneset që kanë në pronësi.

Edhe këtë vit, në listë janë sipërmarrëse të suksesshme prej vitesh, si Vilma Nushi, Donika Mici, Merita Sheqi, Eleni Babameto, Donika Gega. Nuk mungojnë hyrjet e reja të bizneseve të drejtuara nga femrat, që më së shumti janë në tregti, me vlerë të ulët të shtuar dhe pa ndikim në punësim apo pagimin e taksave.

Ajo që bie në sy është norma e ulët e fitimit e bizneseve që janë në pronësi të sipërmarrëseve, në krahasim me bizneset e drejtuara nga meshkujt, mesatarisht 2-3% e të ardhurave janë fitime. (shih nënndarjen: Pse femrat fitojnë më pak). “Femrat janë më të tërhequra dhe më korrekte me shtetin”, thotë Donika Mici, sipërmarrësja më e madhe në vend për sa i përket numrit të të punësuarve. “Femra nuk ka asnjë përparësi në biznes”, shton ajo, teksa pohon se sot, në të gjithë botën, shoqëritë ku drejtojnë femrat, janë më të pastra.
Po cilat janë sipërmarrëset më të mëdha në vend, sipas qarkullimit vjetor dhe sa fitojnë bizneset në pronësi të tyre?

 

Anisa Skëndaj

Sipërmarrësja më e madhe në vend, sipas qarkullimit vjetor, është për të tretin vit radhazi Anisa Skëndaj. Kompania Info Telecom, ku ajo ka 60% të aksioneve, realizoi 12.5 miliardë lekë të ardhura. Kompania ka aktivitet si ndërmjetësuese në fushën e telekomunikacionit. Po në fushën e telekomunikacioneve, subjekti DigiCom (shërbime interneti, telefonie, fibra optike, linja me qira, VoiP), i krijuar në korrik 2014, ka realizuar të ardhura prej 171 milionë lekësh.

Sipërmarrja tjetër, ku znj. Skëndaj ka 30% të aksioneve, është Professional Marketing Albania, e themeluar që në vitin 2011, me aktivitet në call center dhe të ardhura vjetore 1.2 miliardë lekë.
Tek të dyja kompanitë, fitimi para taksave në total ishte 345 milionë lekë (DigiCom është ende me humbje). Në bazë të kuotës së aksioneve, fitimet e znj. Skëndaj ishin 184 milionë lekë, ose rreth 1.3 milionë euro. Norma e fitimit varion nga 2.1% tek Info Telecom në 6.6% tek Professional Marketing Service.

Vilma Nushi

Vilma Nushi është një prej sipërmarrëseve të para të pas viteve ’90, e cila ka mbajtur gjithnjë një profil të ulët në publik. Kompania Marketing & Distribution (M&D), ku ajo ka 100% të aksioneve, është krijuar në vitin 1997 dhe është një prej distributorëve më të mëdhenj në vend. Marketing & Distribution realizoi të ardhura prej 10.4 miliardë lekësh në vitin 2016 dhe kishte 324 të punësuar. Fitimet para taksave ishin 318 milionë lekë, me një normë kthimi rreth 3%.

Dy kompanitë e saj, M&D dhe 3P Life Logistic (që realizon Koncesioni për kontrollin mjekësor 40-65 vjeç dhe ku M&D ka 80% të aksioneve) deklaruan fitime para taksave prej 389 milionë lekësh në vitin 2016, apo rreth 2.8 milionë euro, duke e bërë sipërmarrësen femër me fitimet më të larta.

Femrat e familjes Hoxha

Prej vitesh, femrat e familjes Hoxha (Vjollca, Lorela, Sara, Ledia) po menaxhojnë bizneset në fushën e televizionit, radios dhe përpunimit të kafesë. DIGITALB, platforma më e madhe televizive, ku ato kanë rreth 41% të aksioneve, është biznesi më i madh i familjes. Në Top Channel, Valtelina (përpunim i kafesë) dhe VGA (botim e prodhim reklamash), pronësia është 100% e familjes.

Të gjitha bizneset e grupit, në total, kishin të ardhura prej 7.9 miliardë lekësh në 2016-n dhe fitime prej 225 milionë lekësh, ndërsa përqindja e fitimeve, sipas peshës në kompanitë përkatëse, është rreth 132 milionë lekë (më pak se 1 milion euro).

Merita Sheqi

Merita Sheqi e ka nisur aktivitetin e biznesit që në vitin 1999, së bashku me bashkëshortin dhe sot është sipërmarrëse e kompanisë më të madhe të tregtimit të produkteve farmaceutike në vend, Rejsi Farma. Kompania realizoi të ardhura prej 3.6 miliardë lekësh në vitin 2016, me një rritje prej 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këmbëngulja, personaliteti, kuraja dhe puna për t’i dhënë kompanisë standarde europiane e kanë karakterizuar gjithnjë znj. Sheqi, duke bërë që sipërmarrja që ajo drejton të dallohet në treg.

Në vitin 2014, ajo ka krijuar dhe sipërmarrjen R&S FARMA, me aktivitet “Tregti me shumicë e pakicë të medikamenteve, artikujve farmaceutikë e kozmetikë”, i cili është rritur me shpejtësi, duke realizuar të ardhura prej 606 milionë lekësh në 2016-n. Të dyja kompanitë kishin fitime prej 164 milionë lekësh (1.2 milionë euro) në vitin 2016.

Donike Gega

Donike Gega zotëron 100% të aksioneve të GEGA CENTER GKG, kompani e cila është krijuar në vitin 2006 dhe si aktivitet ka “Tregtimin me pakicë të karburanteve e lubrifikanteve, pikë gazi e transport i tij”. Ajo është bërë aksionere e kompanisë që prej fillimit të vitit 2012.

Për vitin 2016, të ardhurat e kompanisë ishin 3.2 miliardë lekë, ndërsa fitimet arritën në rreth 160 milionë lekë (gati 1.2 milionë euro).
Znj. Gega është aktive në bizneset e familjes Gega, teksa është administratore edhe e Gega Oil dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të “Genklaudis”, një prej sipërmarrjeve më të mëdha të tregtimit me shumicë të naftës në vend.

Donika Mici

E cilësuar edhe si “mbretëresha e këpucëve”, Donika Mici është punëdhënësja më e madhe femër në vend, me rreth 1800 të punësuar në Donniana, Dophil, Rozimpex. Znj. Mici është nga të parat e cila guxoi të mbyllte ciklin e prodhimit të këpucëve dhe sot ka dalë direkt në tregjet botërore. Të ardhurat e tre kompanive ishin 2.9 miliardë lekë në vitin 2016, me rritje 5% me bazë vjetore. Fitimet para taksave të tre kompanive ishin 85 milionë lekë, ndërsa sipas peshës së aksioneve të znj. Mici, arritën 30 milionë lekë.
Krahas këpucëve, znj. Mici ka hapur në vitin 2016 aktivitet për prodhimin e çantave të lëkurës, nëpërmjet DonaElegant.

 Hyrjet e reja

Ina Topalli SzymaÅ„ska (Global Resource Trading); Alba Nicoli (ALPI-COM HOLDING); Elida Flora (R.E.K-NB) janë hyrje të reja në dhjetë të mëdhatë sipas qarkullimit vjetor, me të ardhura që luhaten midis 3-3.8 miliardë lekë, por më shumë sesa aktivitet real, ato raportojnë xhiro të lartë, për shkak të natyrës tregtare të aktivitetit.

Një tjetër hyrje është Melika Leka, me kompaninë e përpunimit të sallamit, EHë, e cila këtë vit renditet ndër sipërmarrëset më të mëdha, teksa Luan Leka, në prill 2016, ka kaluar një kuotë të aksioneve prej 33% tek bashkëshortja, sipas deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

EHë në vitin 2016 ka deklaruar bilanc të konsoliduar, së bashku me Dilo (uji Qafë Shtama) dhe Conad Albania, çka ka bërë që xhiro e kompanisë të kërcejë në rreth 5 miliardë lekë. Fitimet arritën në 302 milionë lekë.

 

Romina Ylli

Që prej vitit 2013, Romina Ylli (Shemaj) është në listën e sipërmarrëseve më të mëdha në vend për nga xhiro, me kompaninë e tregtimit me shumicë të karburanteve AFT, ku ajo zotëron 100% të aksioneve. Në vitin 2016, të ardhurat e AFT arritën në 2.8 miliardë lekë, ndërsa fitimet para taksave ishin rreth 31 milionë lekë. Kompania është në gjurmën e “Shemaj sh.p.k.” në vitin 1994, ku kompania kishte aktivitet në sektorin e tregtimit me pakicë të naftës. Me rritjen e përvojës, numrit të klientëve dhe kërkesës, u krijua AFT, me aktivitet në tregtimin me shumicë, që tashmë synon edhe zgjerimin në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare.

Denisa Çobo

E krijuar në vitin 2005, shoqëria D E N I S A, është 100% në pronësi të znj. Denisa Çobo. Kompania, sipas ekstraktit në QKB, ka aktivitet në tregti, import-eksport njëkohësisht dhe prodhim: të artikujve të ndryshëm industrialë, artikujve ushqimorë, kancelari dhe artikuj, konfeksione e tekstile, makineri e pajisje.
Për vitin 2016, të ardhurat e subjektit ishin 2.4 miliardë lekë, ndërsa fitimi para taksave arriti në 63.5 milionë lekë.

Eleni Babameto

Teuta Durrës, me aktivitet në fushën e importimit dhe eksportimit, paketimit, prodhimit të brumërave dhe tregtimit të artikujve ushqimorë, prej më shumë se 20 vitesh drejtohet nga çifti i bashkëshortëve Eleni dhe Arben Babameto, me nga 50% të aksioneve secili. “Sipërmarrja sot është shumë më e organizuar, ka departamente të ndryshme, si prodhimi, financa, shpërndarja, transporti, marrëdhëniet me publikun, personelin, ku secili vepron në mënyrë të pavarur, por dhe të harmonizuar me njëri-tjetrin, duke ndihmuar dhe jo duke penguar njëri-tjetrin”, thotë ajo.
Në vitin 2016, të ardhurat e kompanisë ishin 2.2 miliardë lekë dhe fitimet rreth 92 milionë lekë.

 

Në drejtim të televizioneve

Me bashkëshortët apo vetëm, femrat të cilat kanë në pronësi televizionet më të mëdha, nuk mungojnë. Vjollca Hoxha me fëmijët tashmë ka marrë në pronësi të gjithë televizionin Top Channel, më i madhi në vend për sa u përket të ardhurave, ndërsa ka një kuotë zotëruese prej 51% të aksioneve në platformën televizive me pagesë Digitalb (së bashku me 4 fëmijët).

Alba Ginaj ka në pronësi 40% të aksioneve të TV Klan dhe 20% në ABC Neës.

Femrat e familjes Dulaku kanë pasur shumicën zotëruese edhe në platformën televizive me pagesë, Tring TV, por në dhjetor 2016 Holta Dulaku (e cila kishte 33% të aksioneve), Melina Dulaku – 33%; Ridvana Dulaku – 34% kanë shitur 80% të aksioneve te Sotiraq Toshi dhe kanë mbajtur të tria 20% të aksioneve për 200 milionë lekë, sipas deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

 

Pasioni i turizmit

Entela Mehmeti e ALBTOURS”D”-VAS tour-operator; Eleonora Gjonpalaj e Globus Travel; Vojsava Bardhidhe Jeta Bardhi të Savatours janë në listën e sipërmarrëseve më të mëdha femra, me xhiro përkatësisht 1.9 miliardë lekë, 1.8 miliardë lekë dhe 752 milionë lekë.

Në vite, ato janë rritur dhe kanë shtuar gamën e shërbimeve që ofrojnë për klientët, që i ndihmojnë të pushojnë në çdo cep të botës.

Fitimet më të larta i kishte Sava Tours, me 73 milionë lekë në vitin 2016.

Agjencitë e udhëtimit, që prej vitit 2015, janë në listën e sipërmarrjeve më të mëdha në vend sipas xhiros, edhe për shkak të një ndryshimi në mënyrën e raportimit të agjencive të udhëtimit, ku në të ardhurat përfshihet vlera totale e shitjeve të biletave e shërbimeve të ngjashme, në ndryshim nga periudhat paraardhëse, ku të ardhurat përfaqësonin komisionet e përfituara nga shitja e biletave dhe shërbimeve.

Pse femrat fitojnë kaq pak

Norma mesatare e fitimit para taksave e kompanive më të mëdha, të cilat kanë të paktën një aksionere femër me 30% të aksioneve, ishte 3.3% në vitin 2016, me një rënie të lehtë vitin e mëparshëm, kur rezultonte gati 3.7%. Kjo është shumë më e ulët se norma e fitimit për të gjithë prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve në treg prej rreth 9%, sipas të dhënave që raportohen në anketën strukturore të ndërmarrjeve të INSTAT.

Donika Mici thotë se arsyeja kryesore lidhet me faktin se këto biznese kanë më pak informalitet. Duke punuar sipas rregullave, mundësitë e fshehjes së të ardhurave janë më të ulëta. Së dyti, ato, në pjesën dërrmuese, nuk janë biznese strategjike në rrugë, hidrocentrale, naftë, gaz e punë publike, që janë sipërmarrje me fitime të garantuara dhe norma të larta kthimi. “Bizneset me marzhe të mëdha fitimi janë gjithmonë në duart e meshkujve”, thotë znj. Mici.

Bizneset me norma më të larta fitimi

Nga sipërmarrjet në pronësi të femrave të cilat kanë norma më të larta kthimi (fitim para taksave/ardhura) renditen TV Klan (25%); ELBA. e Elda Tomçinit, me normë 18%, ABCONS e Arta Gurabardhit.
Në vitin 2015, kompania me fitimet më të larta ndër sipërmarrëset femra, por edhe ndër më të lartat në vend, ishte ABCONS, që punon si nënkontraktor i gazsjellësit TAP, me rreth 6 milionë euro fitim dhe normë kthimi prej 37%. Në vitin 2016 ranë në rreth 1.5 milionë euro, duke mbetur sërish ndër kompanitë me fitime më të larta. / Monitor

 

Metodologjia

Të dhënat janë përpunuar nga “Monitor” sipas metodologjisë së mëposhtme: nga lista e kompanive më të mëdha në vend sipas xhiros, sipas Tatimeve, janë shkarkuar ekstraktet përkatëse në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Nga ekstraktet janë përzgjedhur kompanitë, në të cilat pronësia e femrave (e identifikuar në bazë të një apo më shumë emrave) është më e lartë se 30%. Kërkimi ka vijuar deri sa janë identifikuar 40 kompanitë më të mëdha me pronare femra dhe përfshiu 400 kompanitë më të mëdha në vend, sipas qarkullimit vjetor.

Gratë milionere të Shqipërisë, ja kush janë më të pasurat në vend Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com