Arsim

Ora mësimore në shkolla zgjatet në 90 minuta

Arsimi parauniversitar në Shqipëri duket se po shkon drejt një ndryshimi sa të bujshëm , aq edhe tronditës, pasi orët e mësimit pritet të zgjasin nga 90 minuta.

Për ta bërë më të lehtë çantën fëmijëve, një grup mësuesish, prindërish, nxënësish dhe psikologësh kanë propozuar reduktimin e lëndëve nga gjashtë në tre në ditë.

Sipas reformës së re të Ministrisë së Arsimit, që prej 1 shkurtit mësimi për çdo lëndë nuk do të zgjasë më 45 minuta, por 90 minuta.

Propozimi duket se ka marrë edhe “bekimin” e Kryeministrit Edi Rama, e cili e ka vlerësuar platformën si “arritje të madhe”.

Ministria nga ana tjetër pretendon se përqendrimi i nxënësve në vetëm 3 lëndë të jetë më produktiv dhe do të paraqesë më pak ngarkesë tek nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

Ora mësimore në shkolla zgjatet në 90 minuta Read More »

Njoftim i rëndësishëm për gjimnazistët e krahinës nga Njësia Administrative Orikum ! Brenda datës 12 Janar 2018 nëse vazhdoni shkollën . . . !

Njoftim
Te gjithe nxenesit qe vazhdojne vitin e pare ne Institucionet e arsimit parauniversitar ne largesi mbi 5 km dhe plotesojne kriteret e percaktuara nga Keshilli i Ministrave te paraqesin prane Njesise Administrative Orikum ose Bashkise Vlore dokumentacionin e kerkuar brenda dates 12.01.2018

VENDIM
Nr. 753, datë 13.12.2017
PËR KUOTAT FINANCIARE TË USHQIMIT NË MENSA E KONVIKTE, PËRCAKTIMIN
E KRITEREVE
PËR PËRFITIMIN E BURSAVE
DHE PAGESAVE PËR NXËNËSIT
E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
NË INSTITUCIONET ARSIMORE PUBLIKE, PËR VITIN SHKOLLOR
2017 – 2018
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, 19 dhe 28, të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin
arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të pikës 2, të nenit 32, të ligjit nr.15/2017,
“Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të neneve 1 e 5, të ligjit nr. 10289, datë
17.6.2010, “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve
të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të
Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ
Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, të nenit 2, të ligjit
nr. 7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, të nenit 6, të ligjit nr. 8153, datë
31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, të nenit 8, të ligjit nr. 8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e
të verbrit”, të ndryshuar, të nenit 8, të ligjit nr. 8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe
tetraplegjik”, të ndryshuar, të nenit 32, të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet
shoqërore”, të ndryshuar, si dhe të ligjit nr. 130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar, me
propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
1. Nxënësit që ndjekin studimet në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar mund të
përfitojnë bursë dhe përfitime të tjera, të parashikuara në këtë vendim nga buxheti vjetor i miratuar për
Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
2. Nxënësit që ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë përfitojnë bursë brenda kuotave dhe
kritereve, si më poshtë vijon:
2.1 Sipas kriterit ekonomik:
a) Nxënësit e arsimit parauniversitar që vazhdojnë studimet në largësinë mbi 5 km nga vendbanimi i
përhershëm i tyre e që plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
b) Nxënësit e arsimit parauniversitar që banojnë në zonat rurale, që nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda
rrezes prej 5 km, që plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe
akomodohen në konvikte publike.
2.2 Sipas rezultateve të arritura:
Nxënësit e arsimit profesional që kanë mbaruar vitin shkollor pararendës me të gjitha notat 10 (dhjeta).
2.3 Jashtë kriterit ekonomik:
a) Nxënës që kanë përfituar statusin e jetimit;
b) Nxënës që kanë humbur kujdestarinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë;
c) Nxënës që gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik;
ç) Nxënës që gëzojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë;
d) Nxënës fëmijë të personave që gëzojnë statusin e invalidit e që përfitojnë pension invaliditeti dhe nuk
kanë të ardhura të tjera;
dh) Nxënës të komunitetit rom dhe egjiptian që regjistrohen dhe ndjekin arsimin e mesëm profesional;
e) Nxënës që janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur
kujdesin prindëror;
ë) Nxënës, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të
Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të
Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të
detyrës.
Në fillim të çdo viti shkollor, por jo më vonë se data 31 dhjetor 2017, për këto kategori nxënësish,
Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi Informativ Shtetëror si
dhe institucionet e përkujdesit social rezidencial publik duhet të dërgojnë, në njësitë bazë të qeverisjes
vendore përkatëse ku ndjekin studimet, listën e nxënësve përfitues, sipas pikës 2.3, të këtij vendimi.
2.4 Sipas degëve parësore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe vendbanimit të përhershëm, nxënësit që
ndjekin me kohë të plotë arsimin profesional:
a) Në drejtimet mësimore: bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim
e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit.
b) Me vendbanim të përhershëm në zonat verilindore dhe juglindore të vendit: Dibër, Bulqizë, Mat,
Kukës, Has, Tropojë, Pukë, Mirditë, Malësi e Madhe, Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Përmet, Skrapar dhe
Tepelenë.
3. Nxënësit e të gjitha kategorive të mësipërme nuk përfitojnë bursë ose humbasin të drejtën e përfitimit
të saj, kur:
a) janë ndarë nga trungu familjar;
b) familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private;
c) shpallen ngelës apo përsëritës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese.
4. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në konsultim me
institucionet arsimore, hartojnë planin e shpërndarjes së bursave për nxënësit e arsimit parauniversitar dhe
arsimit profesional, që ndjekin vitin e parë akademik 2017-2018 dhe ua dërgojnë njësive bazë të qeverisjes
vendore, jo më vonë se data 31 dhjetor 2017.
4.1 Drejtorët e shkollave profesionale, për nxënësit që regjistrohen dhe ndjekin studimet me kohë të
plotë në vitin e parë shkollor 2017-2018, sipas pikës 2.4, të këtij vendimi, u dërgojnë informacion njësive
bazë të qeverisjes vendore, jo më vonë se data 20 dhjetor 2017.
5. Njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore, bazuar në planin e përcaktuar për to, me vendim të këshillit
bashkiak, miratojnë dhënien e bursave, sipas kritereve të përcaktuara në pikat 2.1, 2.2, 2.3 dhe 2.4, të këtij
vendimi, duke u dhënë përparësi nxënësve nga shtresat, kategoritë sociale në nevojë, për trajtimin me bursë
të plotë. Për kushte ekonomike të barabarta në trajtimin me bursë, prioritet kanë nxënëset vajza. Njësitë
bazë të vetëqeverisjes vendore, në pamundësi trajtimi me bursë të plotë, brenda planit të miratuar, mund të
trajtojnë/miratojnë për nxënësit dhe gjysmë burse.
5.1 Nxënësit e shkollave profesionale që ndjekin vitin e dytë në drejtimet mësimore: bujqësi, veterinari,
pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit,
që kanë përfituar bursë në vitin e parë 2016-2017 dhe që nuk rezultojnë mbetës, përfitojnë bursë deri në
përfundim të viteve të shkollimit.
5.2 Bursat e nxënësve për vitin e parë shqyrtohen dhe miratohen nga këshilli bashkiak, sipas vendbanimit
të përhershëm të prindit/ nxënësit, përfitues të bursës/kuotës ushqimore.
5.3 Bursat e nxënësve për vitin e dytë e lart rishqyrtohen dhe miratohen çdo vit, nga këshilli bashkiak,
sipas vendndodhjes territoriale dhe administrative të shkollave profesionale apo konvikteve ku janë
vendosur nxënësit, përfitues të bursës/kuotës ushqimore.
5.4 Njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore, brenda numrit të përgjithshëm të bursave të dhëna për vitin
akademik 2017-2018, mbështetur në numrin e nxënësve të regjistruar, vendosin për dhënien e bursave sipas
vendndodhjes territoriale dhe administrative të shkollave profesionale dhe konvikteve në të cilat janë
vendosur nxënësit.
6. Njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore, detyrimisht duhet t’u dërgojnë zyrtarisht, jo më vonë se data 31
mars 2018, drejtorive të shkollave profesionale për arsimin profesional dhe drejtorive rajonale
arsimore/zyrave arsimore, vendimet për dhënien e bursave, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës.
Njësitë e vetëqeverisjes vendore duhet të raportojnë, zyrtarisht, pranë Ministrisë së Financave dhe
Ekonomisë, çdo tre muaj, për fondet buxhetore të shpenzuara dhe numrin e nxënësve që trajtohen me
kuota financiare të ushqimit në konvikte e bursa.
7. Të gjithë nxënësit/prindërit dhe drejtoritë e shkollave profesionale paraqesin/dërgojnë, zyrtarisht, në
njësitë e qeverisjes vendore, kërkesat për miratimin e bursës, për nxënësit që përfitojnë bursë, sipas kritereve
të përcaktuara në pikat 2.1, 2.2, 2.3 e 2.4, të këtij vendimi.
Nxënësit që kanë përfituar bursë vitin e parë, me vendim të këshillit bashkiak, ku ata kanë vendbanimin e
përhershëm dhe nëse atyre nuk u ndryshojnë kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnë mbetës e përfitojnë
bursën deri në përfundim të viteve të shkollimit.
8. Gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës mësimore, nxënësit që kanë përfituar bursë nga njësia bazë e
qeverisjes vendore, e përfitojnë atë edhe gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës profesionale. Bursa jepet
në formën e kuotës ushqimore ose kuotës financiare drejtpërdrejt në llogarinë bankare të nxënësit/prindit,
të çelur pranë bankave të nivelit të dytë.
8.1 Për nxënësit që kanë përfituar bursë për vitin shkollor 2017-2018, drejtorët e shkollave profesionale,
si dhe të shkollave të tjera të arsimit parauniversitar, dërgojnë zyrtarisht në datën 5 të çdo muaji, pranë
njësive bazë të vetëqeverisjes vendore, informacion të detajuar për frekuentimin e shkollës/praktikës
profesionale nga nxënësit që përfitojnë bursë.
9. Nxënësit që kanë përfituar statusin ligjor të jetimit, nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë
dhe të Institutit të Fëmijëve që nuk Shikojnë, përfitojnë çdo vit, falas, veshmbathje, libra dhe fletore, sipas
pasqyrës nr. 4, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe të
Institutit të Fëmijëve që nuk Shikojnë përjashtohen nga detyrimet e tarifave të shërbimeve të ndryshme që
ofrojnë institucionet shtetërore.
9.1 Nxënësve që kanë përfituar statusin ligjor të jetimit, të invalidit paraplegjik, tetraplegjik, statusin ligjor
të personave që nuk shikojnë, të personave që nuk dëgjojnë, u sigurohen falas akomodimi/fjetja, shërbimi
shëndetësor, shërbimi dentar dhe medikamentet, pas paraqitjes së librezës, të kartës shëndetësore, si dhe të
epikrizës, nga qendra spitalore e rrethit.
9.2 Nxënësit jetimë që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit parauniversitar, trajtohen me
pagesë suplementare edhe për periudhën e pushimeve verore, nga njësitë e qeverisjes vendore, sipas
vendndodhjes territoriale.
9.3 Nxënësit e komunitetit rom dhe egjiptian që vazhdojnë studimet në shkollat e mesme profesionale,
përfitojnë, falas, veshmbathje, libra dhe fletore, sipas pasqyrës nr. 4.
9.4 Fëmijët/nxënësit dhe mësuesit e institucioneve të arsimit special, me nevoja të veçanta psikosociale,
pa konvikt, trajtohen me fonde të buxhetit të shtetit me një kuotë ushqimore (drekë), me vlerë deri në 150
(njëqind e pesëdhjetë) lekë në ditë, si dhe libra e fletore, sipas pasqyrës nr. 4.
10. Fondet buxhetore për mbulimin e shpenzimeve për bursat, si dhe numri i bursave për nxënësit
administrohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, sipas vendndodhjes territoriale dhe administrative të
konvikteve ku janë vendosur nxënësit konviktorë. Masa mujore e bursës u jepet nxënësve në formën e
kuotës ushqimore në konvikt.
11. Nxënësve që përfitojnë bursë, të cilët nuk janë akomoduar në konvikte, për mungesë të akomodimit
në konvikte, nxënësve që përfitojnë bursë sipas rezultateve të arritura, nxënësve që përfitojnë bursë jashtë
kriterit ekonomik, si dhe nxënësve që ndjekin me kohë të plotë arsimin profesional në degët parësore të
zhvillimit ekonomik të vendit, të cilët nuk janë akomoduar në konvikte, masa e miratuar e bursës mujore u
paguhet nga njësia e vetëqeverisjes vendore çdo muaj pranë bankave të nivelit të dytë, në llogarinë bankare
të nxënësve/prindërve.
12. Njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore realizojnë pagesën e bursës për nxënësit përfitues, vetëm pasi
drejtorët e shkollave profesionale konfirmojnë, zyrtarisht, brenda datës 5 të çdo muaji, pranë njësive të
qeverisjes vendore, informacionin për ndjekjen/frekuentimin e shkollës për nxënësit që përfitojnë bursë.
13. Nxënësve që nuk frekuentojnë mësimin apo nuk ndjekin praktikën profesionale pa arsye ligjore apo
shëndetësore u ndërpritet menjëherë bursa.
14. Masa e bursës për nxënësit jepet sipas pasqyrës nr. 2, bashkëlidhur këtij vendimi, ndërsa kuota
financiare ushqimore ditore jepet sipas pasqyrës nr. 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
15. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për hyrjet e reja në vitin e parë, në sistemin arsimor publik që
ndjekin shkollat profesionale, për të gjitha kategoritë e parashikuara në pikën 2, të këtij vendimi, për vitin e ri
shkollor 2017-2018, të japë 2 100 (dy mijë e njëqind) bursa.
16. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për të gjitha kategoritë e nxënësve që ndjekin arsimin
parauniversitar, të parashikuara në pikën 2, të këtij vendimi, pa përfshirë nxënësit që ndjekin shkollat
profesionale, për vitin e ri shkollor 2017-2018, të japë 800 (tetëqind) bursa.
17. Efektet financiare, të vitit akademik 2017-2018, të përballohen nga fondet e buxhetit të shtetit,
miratuar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, për vitin
2017 dhe 2018.
18. Afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave nga njësitë bazë të qeverisjes vendore, për
të gjitha kategoritë e shkollave, është data 31 mars 2018. Vendimet e këshillave të njësive të vetëqeverisjes
vendore të miratuara jashtë këtij afati janë të pavlefshme.
19. Vendimet e njësive bazë të qeverisjes vendore bëhen publike në faqen zyrtare të institucionit për
nxënësit, komunitetin, median dhe institucionet e tjera vendore apo qendrore.
20. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, njësitë
bazë të vetëqeverisjes vendore, njësitë arsimore vendore (DAR/ZA), si dhe shkollat e arsimit të mesëm
profesional për zbatimin e këtij vendimi.

Njoftim i rëndësishëm për gjimnazistët e krahinës nga Njësia Administrative Orikum ! Brenda datës 12 Janar 2018 nëse vazhdoni shkollën . . . ! Read More »

Cila është mosha e duhur që fëmijët të mësojnë gjuhë të huaja

Gjuha e huaj është një dilemë e madhe për prindërit, pasi ata nuk e dinë me siguri se cila është mosha e përshtatshme që një fëmijë të mësojë një gjuhë të huaj.

Sa më shpejt, aq më e lehtë është të mësosh: Siç thonë neurobiologët, truri i njeriut, deri në moshën 11 vjeç, ka arritur potencialin. Që do të thotë se nga kjo moshë ai mund të asimilojë dhe të mësojë më lehtë informacione dhe stimuj të rinj. Pra, sa më shpejt që fëmija vjen në kontakt me një gjuhë të huaj, aq më lehtë do të jetë për mësimin e saj.

Edhe kur janë më të vegjël mund të filloni t’i njihni me një gjuhë të huaj. Në këtë moshë, fëmija nuk do të mësojë të shkruajë dhe të lexojë gjuhën e huaj. Mësimi bëhet përmes këngëve, poemave, fjalorëve dhe fotogrfiave. Fëmija fiton një njohje të hershme të gjuhës. Të shkruarit dhe të lexuarit, zakonisht mësohet në klasën e 2- të të shkollës fillore, pasi ata tashmë kanë mësuar të lexojnë dhe shkruajnë në gjuhën amtare. Kështu, mësimi i njëkohshëm nuk do ta ngatërrojë fëmijën. Megjithatë nëse shikoni se fëmija ka vështirësi ose e privon atë nga koha e tij e lirë atëherë duhet ta ndalono atë. Mbani mend se truri i lodhur, nuk mund të asimilojë informacionin që merr.

Cila është mosha e duhur që fëmijët të mësojnë gjuhë të huaja Read More »

Peraj: Ka ardhur momenti, mësuesit nuk do lejojnë më këtë maskaradë

Shumë shpejt sindikata e arsimit në Shkodër do të nisë protestat. Kreu i kësaj sindikate Arian Peraj shprehet se tashmë ka ardhur momenti që mësuesit të kërkojnë të drejtën e tyre dhe të mos lejojnë më këtë maskaradë që po bën ministria e arsimit dhe drejtoritë rajonale arsimore.

Peraj shorehet se mësuesit ndodhen nën presion, nën drejtimin e drejtorëve të paaftë dhe po u shkelen shumë të drejta të tyre.

Sipas Peraj do të shihen zhvillimet për rinënshkrimin e kontratës kolektive, për shpërblimet e mohuara, për dinjitetin e shkelur, për ngritjen me falsifikimin të trupave monitoruese, për diferencimet mes mësuesve si dhe për shumë probleme të tjera.

Sindikalisti thotë se mësuesit nuk kanë arsye që të ken ë frikë dhe deklaron se shumë prej e tyre e kanë telefonuar dhe janë të gatshëm të nisin protestat masive në të gjithë Shqipërinë.

Peraj: Ka ardhur momenti, mësuesit nuk do lejojnë më këtë maskaradë Read More »

Ja shkollat që nuk do hapin nesër dyert

Moti i këq që përfshiu vendin dy ditë më parë dhe përmbytjet që rrezikuan gjithë vendin kanë bërë që në disa qytete të Shqipërisë të pezullohet mësimi.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka dhënë një deklaratë për mediat ku njofton se për pesë ditë nuk do të zhvillojnë mësim 25 shkolla në gjithë Shqipërinë.

Deri më tani, nuk do hapin dyert 5 shkolla në Vlorë, 2 në Kukës, 1 në Krujë, 3 në Dibër, 2 në Kamëz.

Një pjesë e madhe e shkollave në vend janë të përmbytura, ndërsa disa të tjera nuk kanë kushtet që fëmijët të mësojnë në këto ditë të ftohta.

Ja shkollat që nuk do hapin nesër dyert Read More »

Ministria e Arsimit pezullon mësimin në të gjithë Shqipërinë

Ministria e Arsimit ka marrë vendimin të pezullojë mësimin në të gjithë Shqipërinë për ditën e nesërme për shkak të përkeqësimit të motit.

“Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e reshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar”,-thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sakaq zona problematike si Puka e Gjirokastra kishin pezulluar mësimin pak para se Ministria e Arsimit të merrte vendimin për të gjithë Shqipërinë.

Ministria e Arsimit pezullon mësimin në të gjithë Shqipërinë Read More »

E verteta e hapjes se shkolles se pare shqipe ne Kallarat !

Hapja e shkollës së parë shqipe në Kallarat

Shkolla shqipe e Kallaratit, që nga dita e hapjes më 20 tetor 1916 dhe deri në ditën që u mbyll më 2006, ka kaluar në disa etapa, që dallohen në veçoritë e tyre, të kushtëzuara nga zhvillimet në vendin tonë.

Etapa e parë përfshin periudhën 20 tetor 1916 deri në shtator 1920, kur u shporrën italianët nga Vlora. Hapja e shkollës së parë shqipe në Kallarat shënon ditën më rëndësishëm të popullit të shumëvuajtur. Kallaratasit këtë ditë e quajtën ditë të shënuar, ditë të kurorëzimit të kërkesave të tyre. Mësuesi i parë i shkollës ishte Hodo Jaho, i pasuar nga Musa Sinani, të dy borshjotë, dhe më 1918 Meçan Selam Qejvani. Godinën e nisur për xhami ata e kthyen në shkollë, e pajisën me pak orendi e mjete mësimore. Fëmijët mësonin dy vetë me një libër dhe me ndonjë copë hartë të vjetër.

Veçori dalluese e kësaj etape është se shkolla u zhvillua në kushtet e pushtimit italian. Për të përmbushur qëllimet e tyre shkombëtarizuese e kolonialiste, në shkollë, veç mësuesve shqiptarë, u vu si drejtor një mësues italian, maestro Xhulioti, dhe u fut mësimi i detyruar i gjuhës italiane. Megjithatë, hapja e shkollës u quajt një sukses i madh për fshatin. Maestrua italian nuk mundi të luante rolin kryesor, atë e luajtën mësuesit shqiptarë, si Telo Zhibi e Meçan Selami, të cilët e kundërshtonin me forcë.

Dashurinë dhe etjen për kulturë e dije të fëmijëve e ka pasqyruar në një libër maestrua italian i shkollës së Bolenës, i cili në librin e tij ngre lart kulturën italiane dhe mundohet të poshtërojë kulturën tonë. Por megjithatë, ai detyrohet të pasqyrojë drejt cilësitë e mira të popullit të Bolenës, që janë të përbashkëta me ato të Kallaratit siç janë zgjuarsia, etja për të mësuar, mikpritja për miqtë dhe urrejtja për armiqtë. Ai shkruan në librin e tij: “Fëmijët qenë të pajisur me një vullnet të mrekullueshëm dhe me shpirt emulacioni të madh.”

Etapa e dytë fillon në shtator 1920 deri në qershor 1923, kur u mbyll nga Qeveria e Xhafer Ypit. Qeveria e Fan Nolit, që erdhi në fuqi në qershor 1924, pati jetë të shkurtër, vetëm 6 muaj, dhe nuk arriti dot të bënte gjë për shkollat.

Në këto dy etapa të shkollës shqipe në Kallarat morën arsim tri klasë fillore rreth 70 vetë të moshave të ndryshme. Për t’u vënë në dukje është se midis tyre nuk figuron asnjë femër, gjë që tregon se sa të forta ishin paragjykimet. Mbyllja e shkollës u bë për mungesë fondesh, pasi qeveritë që erdhën në fuqi, nuk e quanin si detyrë të shtetit kombëtar arsimimin e popullit. Më 20 shtator 1923, pas mbylljes së shkollës, qeveria nxori një vendim, sipas të cilit shkollat mund të mos mbylleshin, po të paguante populli i katundit. Po popullin i Kallaratit në këtë periudhë e kishte mbërthyer një varfëri e madhe dhe nuk kishte mundësi të përballonte shpenzimet për pagesën e mësuesit. Kështu që fëmijët e Kallaratit mbeten analfabetë, me përjashtim të ndonjërit që shkuan të mësonin në vende të tjera ku kishte shkollë, ose mësonin si autodidaktë a me ndihmën e shokëve që kishin qenë në shkollë, siç kishin bërë të paret.

Etapa e tretë e shkollës fillon në shtator 1935 deri në korrik 1939. Përfaqësuesit e Kallaratit, me shpenzimet e fshatarëve, kishin shkuar disa herë në Tiranë për të kërkuar të hapej shkolla, por kërkesa e tyre binte ne vesh të shurdhët. Pas përpjekjesh të shumta, arriti puna që qeveria e Zogut, për të hapur shkollën vuri kushtet: “Të kishte një numër të caktuar nxënësish dhe fshati të siguronte vetë godinën e mësimit” (shkollën). Këto kushte u përmbushën dhe shkolla u hap. Në të u regjistruan dhe moshat e rritura, duke arritur numri i nxënësve arriti në 40–45 vetë. Ndërsa për ndërtesë, falë shpirtit human të hoxhës së fshatit, u përshtat xhamia e fshatit. Mulla Beqir Zhibi tha: “Të hapet shkolla në xhami, pa unë do ta fal xhihanë në qafë të Brodanit.”

Godina e xhamisë në qendër të Morrezës ishte një sallë e madhe, me kapacitet afërsisht 40- 50 vetë, me dysheme e tavan pishe dhe me katua, që mësuesit e përdornin si masë dënimi për nxënësit. Kjo u pajis nga vetë fshatarët me disa banka e stola dërrase të thjeshta, një dërrase të zezë, me një tavolinë e karrige për mësuesin. Kishte një ndarje të vogël ku pushonte dhe përgatitej mësuesi. Këtë dhomë mësuesi Remzi Mati e përdori për banim me gruan dhe vajzën. Në fillim, sipas marrëveshjes me hoxhën, ditët e premte dhe të festave fetare do të përdorej për shërbesa fetare; por më vonë mulla Beqir e përdori si xhami vetëm ditët e Bajramit e të Novruzit.

Shkolla ishte e pajisur dhe me disa mjete të thjeshta mësimore, si pak harta e globi. Me sakrifica, prindërit u siguronin fëmijëve abetaret, librat shkollorë, fletoret, lapsat, penë e shishe boje, që i mbanin në trasta leshi. Çdo nxënës kishte një dërrasë të vogël të zezë me vija, që shërbente për të mësuar dorën, në të cilin shkruhej me lapsa shtufi e shkumës.

Në shtator 1935, në klasën e parë të shkollës u regjistruan, veç atyre që i zinte mosha shkollore, që ishin të paktë, dhe të rriturit që s’kishin pasur mundësi të shkolloheshin më parë. U regjistruan edhe rreth 20 vajza. Gjatë 4 vjetëve të shkollës, nga 1935–1939, mbaruan tri klasë fillore rreth 73 vetë. Veçoria e kësaj etape është se zhvillohet pa pushtues, me numrin më të madh të nxënësve dhe në kushte disi më të mira të godinës dhe të pajisjeve. Edhe plotësimi i nxënësve me mjete mësimore ishte më i mirë.

Mësimet jepeshim me cilësi më të lartë, sidomos nga mësuesi normalist Remzi Mati. Ai i zhvillonte të gjitha lëndët mësimore, bënte mësimin e gjimnastikës, jepte edhe mësim kënge me fizarmonikë, organizonte shëtitje në vendet si Mesapliku, Lëngat e Vranishtit dhe në Bletëz të Kuçit, ku bashkoheshin dhe shkollat e tjera. Në fund të vitit shkollor organizohej një ceremoni në prani të prindërve, ku jepej një koncert me recitime, këndohej himni kombëtar dhe këngë për flamurin etj.

Mësues Remziu bëri disa ndryshime në shkollë. Më parë nxënësit në mëngjes dhe çdo pushim, kur do të hynin në klasë, viheshim në rresht dhe në hyrje duhet të nderonin me dorë në zemër fotografinë e Naltmadhërisë (Zogut), të vendosur në mur në krye të klasës. Këtë ai e thjeshtoi, duke e bërë rreshtimin dhe nderimin vetëm një herë në mëngjes. Po ashtu, në marrëveshje me pleqësinë, vendosi që çdo familje që kishte fëmijë në shkollë të sillte në verë një ose dy barrë dru, duke i shpëtuar fëmijët nga detyrimi që çdo mëngjes të sillnin nga një dru në shkollë, pasi mëngjeseve me ngrica u thaheshin duart.

Veç këtyre, mësues Remziu organizoi atë që mund të quhet punë prodhuese, rregullimin e mjedisit të shkollës. Na vuri të merrnim gurë nga përroi i Morrezës për ndërtimin e mureve të oborrit, krijoi një ngastër tokë ku u mbollën perime dhe lule, të cilave u shërbenin nxënësit. Madje, në verë, kur mbyllej shkolla, mësuesi bënte grafikun që çdo ditë një nxënës t’u shërbente perimeve dhe luleve. Pra, ai krijoi një kopsht botanik të vogël ku fëmijët mësonin të punonim, të mbillnin lule, perime etj.

Por me gjithë këto, shkollimi ishte i paplotë, pasi arsimi fillor ishte 5 klasë. Për ta përfunduar filloren, një pjesë që patën mundësi, e vijuan shkollën në Vranisht, Bolenë dhe gjetiu, duke marrë arsim komplet fillor. Kështu, në Bolenë e vijuan shkollën Perlat, Selam e Shaniko Meçan Qejvanaj etj. ; në Kuç Tare dhe Nedin Çelo Gjoni; në Mavrovë Hamdi, Nexhip e Zyber Shuaip Shero, Ahmet, Razip e Nuredin Karabolli; në Delvinë Arif Dalan Abazi, Hodo e Hamdi Zeqo; Dervish Nasip Qejvani në Borsh; Imer e Belere Daut Shakaj në Qishbardhë; kurse Mumin Selam Toçi, Nasip Shate Qejvani e Sinan Lame Petani mbaruan plotoren në Sarandë dhe në vijuan gjimnazin Tiranë; Nuredin Breshani mbaroi shkollën tregtare në Vlorë; Avdurraman Beqir Zhibi në normalen e Elbasanit.

Disa djem të Kallaratit vijuan edhe shkollat larta: Hasan Selam Toçi, pasi mbaroi medresenë në Tiranë, shkoi në Egjipt, ku mbaroi të lartën për letërsi dhe për teologji fetare. Izet Mejdi Bushi, Shahin Osmën Jonuzi, Veledin Ibro Rjepi dhe Demir Lato Haxhiraj vijuan akademinë ushtarake në Itali dhe u graduan oficerë. Dervish Hodo Shakaj e Abaz Muslli Shakaj mbaruan në Itali shkollën e ulët për nënoficerë; kurse Rruzhdi Petani, Lilo Dine Habili e Hasan Shamo Meçe mbaruan shkolla të ulëta ushtarake brenda vendit dhe u bënë nënoficerë etj.

Në shtator 1939 shkolla u mbyll për shkak të pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Që nga viti 1916, kur u hap për herë të parë, e deri më 1939, dyert e shkollës mbetën hapur 11 vjet. Po, pavarësisht nga koha e shkurtër që qëndroi e hapur dhe nga arsimi gjysmëfillor që jepte, shkolla pati një rëndësi të madhe. Mbi 200 djem dhe vajza të Kallaratit kaluan në bankat e saj dhe ndihmuan edhe atë pjesë që nuk kishin mundësi të vazhdonin shkollat. Po kështu, shkolla ndihmoi në përhapjen e kulturës dhe të dijes në popull. Kjo ndikoi shumë te djemtë dhe vajzat e shkolluara që të kuptonin më mirë dhe më shpejt nevojën e luftës kundër pushtuesit fashist. Pikërisht, ish-nxënësit e shkollës qenë të parët që morën pjesë me armë në Luftën Antifashiste, ku një pjesë dhanë jetën.

E verteta e hapjes se shkolles se pare shqipe ne Kallarat ! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com