Të rinjtë u adresoheshin kryesisht shkollave dhe kurseve profesionale, duke shmangur çmimet e lartë dhe vitet e gjata të studimeve. Por, gjithçka ka ndryshuar. Të ndjekësh studimet e larta në Danimarkë jo vetëm që është pa taksa e pagesa të tjera, por edhe shpërblehet.
Qeveria daneze paguan me 1 mijë dollarë në muaj çdo student, që jeton e studion larg vendlindjes së tij. Megjithatë, kjo ka shkaktuar jo pak debat në vend. Pyetja që diskutohet është: a duhet të paguajnë taksapaguesit apo vetë studenti arsimimin e tij të lartë?
Ata që e mbështesin këtë nismë të qeverisë janë të shumtë, por po kaq të shumtë janë edhe kundërshtarët. Danimarka, Skocia, Norvegjia dhe Finlanda janë të vetmet vende në Europë ku nuk ka tarifë shkollimi për studentët, shkruan “Welt.de”.
Studentët e ardhshëm që për zgjedhjen e degës së studimit motivohen nga paratë që profesioni u ofron në vit, duhet të kenë më shumë vëmendje.
Është e vështirë të bësh një zgjedhje serioze kur je në moshën 18-vjeçare, por nëse nxënësit motivohen nga paratë, duhet të mendojnë me kujdes për këto degë studimi.
Studimet e fundit të kryera nga Instituti i Studimeve Fiskale në bashkëpunim me BBC-në, na tregojnë se ka një dieferencë të madhe mes atyre që studiuan për mjekësi apo stomatologji dhe ish-studentëve të arteve apo disajnit.
Këtu janë 9 diplomat që paguhen më pak:
Studime historike dhe filozofike – 25.547 £
Studimet shoqërore (me përjashtim të ekonomisë) – 24.819 £
Shkencat e natyrës – 21.536 £
Arsimi – 24.385 £
Studime në gjuhësi – 23.906 £
Psikologji – 22.399 £
Shkencat e komunikimit (media, gazetari) – 22.293 £
Bujqësia – 21.989 £
Artet dhe disajni – 20.085 £
Më tepër është një studim në lidhje me profesionet që paguhen më pak, por sigurisht që nuk ka pse demoralizohen studentët që kanë gjetur veten në një prej këtyre fushave.
Edhe këtë vit, maturantët do t’i nënshtrohen pesë provimeve për të mbyllur ciklin e mesëm shkollor. Kjo përcaktohet në udhëzimin nr.28 të Ministrisë së Arsimit, i cili daton që më 29 dhjetor të 2017-ës, por është publikuar vetëm një ditë më parë.
Në listën e lëndëve me zgjedhje janë 50 të tilla, 21 prej të cilave u përkasin shkollave të mesme të përgjithshme, 3 atyre artistike dhe 26 për shkollat profesionale.
Maturantët e sivjetmë dhe ata të viteve të kaluara, që aspirojnë të ndjekin studimet e larta, duhet të plotësojnë në muajin mars Formularin A1/A1Z, ku të përcaktojnë lëndët me zgjedhje që i orientojnë drejt profileve ku aspirojnë të ndjekin studimet. Zgjedhja e provimeve, që e çojnë apo jo në universitet, mbetet në dorën e kandidatit.
“Maturanti/kandidati i shkollave të mesme të përgjithshme zgjedh dy lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje sipas tabelës në pikën 5, pavarësisht nëse i ka zhvilluar apo jo, apo i janë ofruar ose jo ato nga shkolla në planin mësimor”, thuhet qartë në udhë- zim. Kushtet janë të njëjta: duhen patjetër dy provime, shuma e krediteve të të cilave duhet të jetë së paku 8.
Sakaq, në udhëzim përcaktohet që e njëjta lëndë, me dije të thelluara apo bazë (për shembull Gjeografi bërthamë dhe gjeografi e thelluar) nuk mund të zgjidhet dy herë. Pas këtij udhëzimi, maturantët presin datat e provimeve e më pas kalendarin me datat e plotësimit të formularëve.
Sakaq, në faqen e MAS ata mund të punojnë me programet orientuese të lëndëve, që mendojnë t’i zgjedhin si provime me zgjedhje. Të gjithë maturantët, që kalojnë me sukses këtë proces, kanë të drejtë të aplikojnë për studimet e larta që këtë vit do të kryhen te qendra e shërbimeve arsimore. 40 mijë nxënës përafërsisht përfundojnë shkollimin e mesëm çdo vit.
Por, garues potencialë për në fakultete janë më pak, pasi një pjesë nuk kalojnë dot vitin, ndërsa të tjerë rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore.
E nëse doni që fëmijët tuaj të mësojnë atë pa u bërë një makth familjar, këtu po ju shpalosim një mënyrë efektive për ta mësuar përmendësh ata.
Mësimi i tabelës së shumëzimit me anë të tabelave të Pitagorës.
Tabela Pitagorike
Para të shkohet tek ushtrimi mendor i shumëzimit, është mirë të kujtojmë se fëmija duhet të ketë mësuar tashmë mirë konceptet e mbledhjes dhe zbritjes.
Kur janë në gjendje t’i kryejnë ato lloj llogaritjesh, ju mund t’i propozoni nxënësit/fëmijës vizionin e tabelës pitagorike.
Ajo shfaqet me kolonën e parë të mbushur me numrat nga 1 në 10. Fushat e tjera përmbajnë numrin e rezultatit të shumëzimit ndërmjet numrit të një kolone dhe atij të një rreshti: për shembull marrim e 7 në rresht dhe 2 në kolonë, pika e takimit është 14.
Mundësia e pasjes së një referimi vizual në studimin e tabelave të shumëzimit mundëson mësimin e saj më shpejt dhe më të qëndrueshëm.
Një formë vizuale për të mësuar tabelën e shumëzimit e fuqizon shumë hetë më tepër procesin e memorizimit të saj.
Për ta prezantuar tabelën e Pitagorës tek fëmija mund të jetë e dobishme të bëhet një krahasim me një seri mbledhjesh të të njëjtit numër: për shembull, shpjegoni se 3 + 3 + 3 + 3 është e barabartë me 3×4 dhe rezultati është gjithmonë 12.
Hapi tjetër do të jetë t’i theksojmë se rezultati i 2×6 është i njëjtë me 6×2 (dhe kështu me radhë).
Falë kësaj metode ju nuk do të duhet të mbështeteni në numrat e grumbulluar në fletën e bardhë …
Fëmijët do ta shohin si një formë loje…
Por mund të shfrytëzoni një mjet intuitiv që stimulon të mësuarit vizual përveç atij mnemonik dhe që do ta transformojë këtë detyrë në diçka shumë më të ngjashme me një lojë. Për t’u provuar!
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka deklaruar se do të dorëhiqej nga posti i ministres së Arsimit nëse dështonte nisma ”Tri lëndë në gjashtë orë”. Kjo nismë ka nisur të aplikohet nga dita e sotme në arsimin parauniversitar.
”Nga raportimet e shkollave u kërkua adresimi për ngarkesën e mësuesit dhe shqetësimi i prindërve për ngarkesën dhe peshën e çantave. Këto probleme kanë filluar që në shtator”, tha Nikolla, duke sqaruar sepse u ndërmorr ajo.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse nisma në fjalë do të ketë ose jo sukses dhe nëse ministrja e Arsimit do t’i përmbahet deklaratës për dorëheqje në rast dështimi.
Mësuesi nga Dukati
I “Harruari” i pa Harruar
Për këtë shkrim mora shkas nga një pyetje që më bëri një miku im mësues e drejtues i shkollës 9 Vjeçare Matogjin për shumë vite, Agim Ruka.
Ai, i interesuar për historikun e kësaj shkolle, më tha: -A ke dëgjuar për një mësues nga Dukati Sheme Goxho? -I thash që do interesohem . Të them të drejtën ata që pyeta nga Dukati, midis tyre edhe disa mësues, nuk e njihnin dhe nuk kishin dëgjuar.
Sheme Ahmet Goxho ka lindur në Dukat më 27 Janar 1913. I ati, Ahmet Goxho, kishe 6 Fëmijë, më një ekonomi të dobët. Ajo që e rëndojë më shumë ishte vdekja e gruas së tij.
Gruaja e vëllait, Venetikja, ndërhyri në familjen e Sharrajve në Vlorë për ta dërguar Shemen atje për punët e shtëpisë ku vazhdojë edhe shkollën fillore dhe më vonë Sharrajt i nxorën burs për të vazhduar më lartë.
Në përfundim të studimeve ai doli mesues. Fillimisht u emrua mësues në Matogjin.
Një ish nxënës i tij Velo Malaj, sot 84 vjeç tregon se kemi patur dy mësues nga Dukati, Avdul Haskon dhe Sheme Goxhon.
Sheme Goxho, thotë ai, ishte burr serjoz, tepër punëtor dhe i mbante afër nxënësit, kërkone prej tyre dhe prindërve të tyre sjelle dhe bukurshkrim, kuptohet pa diferencuar edhe lëndët e tjera.
Në përfundim të vitit shkollor 1939-1940 e trasferojnë në shkollën e Vranishtit, ku nuk qëndrojë shumë, sepse përsëri e lëvizin në Kurveleshin e Sipërm, në Gusmar.
Vite të vështira në jetën e tij, por vite kënaqësie në prefesionin e mësuesit.
Nuk vazhdojë shumë sepse Seksioni i Arsimit në Prefekturen e Vlorës e thirrën për ta dërguar në Itali për tu përgatitur si officer. Fillimisht ai nuk pranoi, por duke e paralajmëruar për pushim nga puna, i cili në atë kohë merrte 7 napolona flori, shkoi në Itali.
Pa shumë të dhëna për periudhën e luftës, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore ai qëndroi në Sardenjë ku punoi si mësues.
Rreth moshës 35 vjeç u martua me një italiane nga Sardenja, ku lindi e rriti tre fëmijë një vajzë e dy djem, vajza Tereza ka përfunduar shkollën e lartë për gazetari, djali Feriku me arsim të mesëm mekanik në një qendër aviacioni, ndërsa djali i vogël Ahmeti ka përfunduar shkollën e lartë për ekonomi dhe i lauruar doktor i shkencave.
Sipas nipit të tij Xhumedi Goxho i cili e vizitoi në vitin 1994, ai ishte rënduar nga mosha, por dhe me një shëndet të dobët.
Xhumediu e ftoi të vinte në Dukat, por pyetjes që ai i bëri nipit të tij – A e ka marë seicili dheun e vet (pronën)? – Mori përgjigje negative.
Së bashku me lamtumirën, gruas dhe fëmijëve i dha lamtumirën edhe fshatit të tij Dukatit. Vdiq në vitin 1998.
I meriton këto rreshta për tu njohur edhe Sheme Goxho si vlerë e fshatit Dukat.
Ne orikuminews do keni mundesine te njiheni ne ditet ne vazhdim me pjese dhe materiale te pa publikuara me pare nga historiku i shkolles 8-vjecare Orikum ne te cilat do gjeni data, foto te ndryshme dhe emra mesuesish, drejtoresh e nxenesish.
Historia e shkolles 8-vjecare Orikum.
Si fillim ka egzistuar shkolla fillore në lagjen që quhej “Ferma Dukat”, ku mësues kanë qënë
-Bejko Selmani,
-Hysen Bari,
-Sali Troqe ,
-Xhafer Lameboshi
Më 1 shtator 1959 u hap shkolla 8 vjeçare Orikum, e cila ka qënë po kjo ndërtesë që është sot, me dy kate.Shkolla mori emrin “ Miqësia shqiptaro-sovjetike”Në katin e parë mësonin fëmijët shqiptarë; kurse në katin e dytë mësonin fëmijët rusë të familjeve të ushtarakëverusë që banonin në Orikum.
Në fillim u hap klasa e parë deri tek e pesta. Drejtori i parë ka qënë THANAS MAJI; kurse mësues ishin:
1) Guri Xhuveli
2) Aleksandra Kapexhiu (ruse)
3) Leka Tahiri
4) Osman Kapo etj.
Me pas shkollës ju shtua dhe një godinë tjetër 2 katëshe që deri në vitin 2005 ka qënë shkolla e mesme;kurse sot është cikli fillor i shkollë 9 vjeçare.
Bashkia Vlorë njofton studentët që ndjekin studimet në vitin e parë në institucionet arsimore publike se mund të përfitojnë bursë në rast se plotësojnë kriteret si studentë në nevojë :
Studentë në nevojë konsiderohen:
1. Sipas kriterit ekonomik:
a) Studentët që ndjekin studimet në largësinë mbi 10 (dhjetë) km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore;
b) Secili nga studentët, i cili rezulton bashkëshort me fëmijë, dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore;
c) Personat me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.
2. Jashtë kriterit ekonomik:
a) Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit;
b) Studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë;
c) Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror;
ç) Studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentave është 29.01.2018