Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një 14-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për Dorian Latën, i cili është përplasur me motor në rrugën e fshatit Bilaj të Fushë-Krujës rreth orës 22:30 të mbrëmjes.
Adoleshenti ka qenë duke ecur në rrugë në momentin kur është përplasur nga motori. Ndërkohë mësohet se drejtuesi i motorit është Pashk Paluka, i cili është ndaluar nga policia.
INFORMACIONI I POLICISE
Më datë 21.04.2017, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Bubq-Fushë Krujë, në fshatin Bilaj është aksidentuar nga një motor shtetasi këmbësor me iniciale K.V. 14 vjeç.
Fatkeqësisht shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë.
Motori drejtohej nga shtetasi P.P. 68 vjeç, banues në Bubq, i cili është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë – Krujë, për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Mbifaturime të paskrupullta të OSSHE ndaj qytetarëve. Shikoni këtë foto më poshtë që një qytetare, Juela Sulka i ka dërguar “Thurjes” dhe nuk do të mendoheni dy herë por do të vraponi tek sahati juaj që të shikoni mashtrimin që ju ka bërë OSSHE.
“Iku ČEZ-i, po zakoni mbeti. Shikoni si mbifaturon OSHEE-ja. Dhe e bën sistematikisht çdo muaj. Të mendosh që tek kjo familje s’banon askush, ka muaj. Por fatura vazhdon dhe vjen me lexime të fantazuara të sahatit. Sahati thotë 8316 sot, ndërsa në faturë shkruan 8733 (që të mendosh, faturisti e ka parë 2 javë më parë…)
Kështu, kur i dëgjon në TV që flasin për reforma e tërci-vërci thua ti kanë bërë namin. Po realiteti është që janë po ata, vetëm emrin kanë ndryshuar. Dritat ikin e vijnë njëlloj, mbifaturimet vazhdojnë njëlloj, se çfarë kanë rregulluar këto reformat, një zot e di..”
Përpara se të shpallë listën zyrtare të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit, Edi Rama nis vettingun e grupit aktual parlamentar.
Burime brenda Partisë Socialiste i thanë Top Channel se Rama u ka ngarkuar drejtuesve të 12 qarqeve listat e deputetëve, si dhe ka kërkuar më shumë gra e të rinj si asnjëherë tjetër.
Por përpara konfirmimit të deputetëve aktualë, kreu i selisë rozë ka vendosur ta kalojë në sitën e Adriatik Llallës të gjithë grupin e tij parlamentar. Ai i ka nisur një letër prokurorit të përgjithshëm që i kërkon verifikimin e të gjithë deputetëve aktualë.
Siç shkruan Rama, Partia Socialiste, si forcë kryesore, është e angazhuar shumë seriozisht për fuqizimin e konsolidimit të besimit në popull, duke filluar që nga deputetët.
Ndaj në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit, Rama i kërkon që të marrë në konsideratë këtë kërkesë për të kryer verifikimet e të gjitha të dhënave të deklaruara nga deputetët e PS dhe të dërgojë një përgjigje përpara 29 prillit, ditës kur në KQZ do të dorëzohet zyrtarisht lista me emrat e kandidatëve për deputetë.
Nuk dihet nëse në listën bashkangjitur, e cila është top sekret, Rama ka përfshirë edhe kandidaturat e mbledhura nga drejtuesit e qarqeve. Por selia rozë konfirmon se lista e 29 prillit do të ketë kaluar më parë në filtrin e vetëpastrimit total.
Burimet thonë se fshesa e këtij vettingu surprizues do të kalojë mbi gjithë deputetët aktualë e të rinj të PS. Mësohet se ky vetting ka edhe një “prokuror” tjetër në selinë rozë: Gramoz Ruçin.
Ky i fundit do të paraqesë në kryesi raportin e kontributeve politike të deputetëve, pjesëmarrjen e tyre në mbledhjet e grupit parlamentar, në seancat e Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare; praninë e tyre pranë bazës socialiste dhe elektoratit; si edhe ecurinë e deklaratave të tyre të pasurisë gjatë këtij mandati qeverisës.
Të pyetur për vërtetësinë e këtyre zërave për kontrollin e drejtuar nga Gramoz Ruçi, zyrat e Edi Ramës në PS dhe Kryeministri u përgjigjën njësoj: “No comment”.
Një gomone me 51 emigrantë në bord është shpëtuar nga anija shqiptare “Oriku” në brigjet turke. Anija e Forcave tona Detare po patrullonte në detin Egje ku ka identifikuar një gomone me emigrantë në bord.
“Gomonia ishte nisur nga brigjet e Turqisë drejt brigjeve greke. Menjëherë, anija Oriku njoftoi anijen flamurtare, “RB” turke, greke dhe “Frontex”. Njëkohësisht, pas njoftimit, anija “Oriku” shkoi në rajonin ku ndodhej gomonia dhe ofroj ndihmë deri në mbërritjen e anijes “MAI 1102 FRONTEX” dhe “RB” turke.
Në orën 08:37, gomonia u mor në dorëzim nga anija e Frontex “MAI 1102”, e cila kreu operacionin e imbarkimit të personave në të. Pas dorëzimit, nga të dhënat e marra nga anija e “FRONTEX”, në përfundim të operacionit, u verifikua se, në bordin e gomones ishin 51 persona, nga të cilët, 17 gra, 12 fëmijë dhe 22 burra”, thuhet në njoftim.
Të gjithë pjesëtarët e gomones ishin me kombësi siriane. Gjatë misionit të saj në Egje, anija “Oriku” ka realizuar disa operacione shpëtimi të suksesshme.
Shtetasi Ergys Gjioveshaj, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes në një lokal nate në zonën e Lungomares, nuk është një emër i panjohur për policinë e Vlorës.
Mesohet se ai edhe mbreme ne lokalin ku u vra, kishte arme me vete por qe nuk e perdori dot per shkak se u qellua me 6 plumba ne trup.
Sipas policise, 33-vjeçari rezulton një person me precedentë penalë, i dënuar për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim në vitin 2000, ngjarje për të cilën ishte dënuar me 12 vjet burgim.
Gjioveshaj eshte arrestuar nga Interpol Viena për llogari të drejtësisë shqiptare në qershor të 2011-ës në Austri dhe mësohet se ai vetëm pak muaj kishte dalë nga burgu.
Për këtë arsye hetimet për këtë ngjarje të rëndë janë fokusuar në pistën e hakmarrjes. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe një kamarier dhe një muzikant i lokalit, si dhe një shtetase 26-vjeçare, e cila dyshohet të ketë qenë në tavolinë me viktimën, së bashku edhe me 2 persona të tjerë.
Për zbardhjen e ngjarjes policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa atentati dyshohet të jetë kryer nga 2 persona të pamaskuar, të cilët pasi kanë hyrë në lokal kanë qëlluar në drejtim të Gjioveshajt dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Policia ka shoqeruar disa persona, dëshmitarë okularë dhe disa të dyshuar. Krahas pistës së hakmarrjes, Policia e Vlorës po heton edhe në lidhje me disa aktivitete të Gjioveshajt në kohën e qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Hartes se qyteteve turistike bregdetare te Mesdheut po i shtohet dhe shetitorja panoramike e Vlores.Nje veper gjigande ne te cilen po punohet me ritem dhe cilesi qe sezoni turistik ta gjej gati dhe turiste te shijojne,te vizitojn qytetin tone te bukur!Sipas inxhinjerit te punimeve pemet qe jane demtuar,jane thare po zevendesohen me te reja!Palmat i kane dhene nje pamje edhe me terheqese!Lungomare po merr formen e saj te bukur dhe te merituar per Vloren dhe Vlonjatet!
Pjesa më e madhe e tokës bujqësore ne Krahinen e Dukatit përbëhet nga fusha e Fushë-Dukatit si dhe nga toka e Tragjasit dhe Orikumit. Fusha e Tragjasit dhe disa pjesë të tokës së Orikumit klasifikohen si tokë me cilësi të mirë dhe produktive, të përshtatshme për kultura të ndryshme bujqësore.
Zona karakterizohet nga kultivimi i vreshtarive, hortikulturës, agrumeve, kultura që gjjithnjë e më shumë karakterizohen nga tendencë rritje.
Ndryshe nga zona të tjera të vendit ku kultivimi i drithërave zë një vend të rëndësishëm në prodhimin bujqësor, në Njesine e Orikumit kultura kryesore është vreshtaria. Sipërfaqja e vreshtave arrin në 80 ha (vitis viniferasp). Varieteti mbizotërues është sheshi i zi në shkallën 80%, 20% Sangioveze, Merlot etj. Kultivimi i vreshtarisë në zonë gjithnjë është karakterizuar nga një tendencë në rritje me afërsisht 10% në vit. Një tjetër tendencë është kultivimi i ullirit, kulturë që zë një vend të rëndësishëm në zonë ku mund të përmendim: ullirin (Olea Euripea) me një sipërfaqe prej 100 ha. Varieteti 70% Kalinjot dhe 30% Frantoja.
Tendenca e rritjes së sipërfaqes është me nga 20 ha në vit. Agrumet e ndryshme si Citrus Deliciosa (mandarina) Klementina, Limoni (Citrus Limoni) varietete Santa Tereza, Interdonate, Mejer, Lukove, vendi lëkurëtrashe si dhe portokallen. Sipërfaqja prej 20 ha është me tendencë rritje nga viti ne viti me rreth 1000 rrënjë. Kushtet klimaterike-tokësore në këtë zonë janë të shkëlqyra edhe për kultivimin e frutikulturës. Vlen të përmendim fiqtë, dardhat, kumbullat, pjeshkët, hurmat, bajamet, shegët etj.
Në zonën e Orikumit gjejmë toka të hinjta, kafe, livadhore skelektike me pehash 7-7.2. Nga bimët që favorizohen nga kushtet klimatiko-tokësore janë ato perimore, sidomos shalqini, patatja, pjepri, domatja, preshi, qepa e thatë me cilësi të lartë e prodhimtari. Në sasi më të vogla dhe më pak rezistente janë: speci, patëllxhani, bamja, barbunja.
ryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka vijuar gjatë vitit 2016 të shlyejë një kredi të marrë në gusht të 2015. Sipas deklarimit të pasurisë, ai vitin e kaluar ka shlyer 720 mijë lekë nga kredia, ndërkohë që ka për të shlyer edhe 5.8 milion lekë.
Të ardhurat nga paga për vitin 2016 Veliaj i ka pasur 1.5 milion lekë, ndërkohë që ka deklaruar një llogari me 1.1 milion lekë dhe 1 mijë euro, shkruan Panorama.
Ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa ka deklaruar shitjen e një apartamenti 88 mijë euro. Në kategorinë e të ardhurave, për vitin 2016 ajo ka deklaruar konsulencë ligjore 7.5 milionë lekë si dhe konsulencë me UNICEF 260 mijë lekë.