Aktualitet

Operacioni i koduar “Rrjeta” ka bere te mundur arrestimun e tre puninjesve te policise!Emrat jane…

Tre punonjës të Policisë Bashkiake në Tiranë janë vënë në pranga gjatë operacionit të koduar ‘Rrjeta’.

Të arrestuarit mësohet se janë:

Erjon Beca, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës grupi pranë Policisë Bashkiake Tiranë për kontrollin e territorit.

B. M, 25 vjeçe, banuese në Tiranë me detyrë punonjëse patrullës së policisë Bashkiake Tiranë

Astrit Breshani, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë patrull shërbimi në patrullën e Policisë Bashkiake Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 21.04.2017, rreth orës 16:00, në rrugën “Panorama” pranë ZVRPP, punonjësit e policisë bashkiake me automjetin e punës dyshohet ti kanë marrë shtetasit J. M., një shumë prej 200 mijë lekësh të vjetra, për lejimin e një tende (rrjetë mbrojtëse dielli) në një pikë lavazhi në qytetin e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

-4 kartmonedha, konkretisht 4 kartmonedha me prerje 5.000 lekë të reja

-5 Telefona celularë të markave të ndryshme.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike i kryer në bashkëpunim”.

Operacioni i koduar “Rrjeta” ka bere te mundur arrestimun e tre puninjesve te policise!Emrat jane… Read More »

Te armatosur dhe te maskuar tre persona kame grabitur nje banese!Ja ku?

Sipas burimeve  nga policia  bëjnë me  dije se tre persona të armatosur dhe me maska kanë shkuar në banesën e qytetarit me inicialet A. Sh., dhe i kanë grabitur. Sipas tyre, autorët kanë vjedhur një sasi parash, disa bizhuteri dhe një makinë.

Burimet policore janë shprehur se pas grabitjes, autorët janë larguar në drejtim të Fierit dhe kanë braktisur makinën në fshatin e Fier Sheganit në Lushnje.

Pas gjetjes së makinës, janë marrë provat materialet dhe po punohet për identifikim dhe kapjen e autorëve.

Te armatosur dhe te maskuar tre persona kame grabitur nje banese!Ja ku? Read More »

“Nuk doja te isha ne kerkim keshtu qe une e lash ate” keshtu ka thene e dashura Alket Senajt Shqiptarit qe mbremjen e Pashkeve…

Nuk doja të isha në kërkim kështu që unë e lashë atë. “Kështu ka thënë e dashura e Alket Bafti Senajt, shqiptarit 25-vjeçar që mbrëmjen e Pashkëve në Alseno, Itali,  ka qëlluar një të ri maroken duke e plagosur rëndë në këmbë pas një sherri për motive xhelozie.

E reja, patriote e tij, ditën e 20 prillit është paraqitur në mënyrë spontane në kuesturën e Alassio- ku ka dhënë versionin e saj të ngjarjes.  23-vjeçarja tha se ishte e lodhur nga arratia.

Personi i shpallur në kërkim tashmë iku me vajzën me një ‘Golf” në ngjyrë të errët menjëherë pasi e qëlloi marokenin 18-vjeçar.

Vajza shpjegoi se natën pas të shtënave fjeti në makinë në parkingjet e provincës, në Valdarda  dhe pastaj e kanë braktisur “Golf”-in.  Duke qënë se i fejuari nuk donte të dorëzohej, ajo e ka lënë atë dhë është dorëzuar vetë. Deklarata e vajzës janë duke u verifikuar, kurse i dashuri i saj ende po kërkohet nga policia e cila e konsideron të rrezikshëm sepse ai ka një armë me vete.

“Nuk doja te isha ne kerkim keshtu qe une e lash ate” keshtu ka thene e dashura Alket Senajt Shqiptarit qe mbremjen e Pashkeve… Read More »

Depresioni shkaktar i shume semundjeve!350 milion njeres ne mbare boten vuajn nga DEPRESIONI!

Ekspertët nga Universiteti i Mynihut kanë kryer një studim 10 vjet më parë dhe është konstatuar se depresioni e shkakton 15 për qind të arresteve kardiake. Obesiteti i shkakton 21 për qind të sulmeve të zemrës, ndërsa presioni i lartë i gjakut 8.4 për qind.

Shkencëtarët pohojnë se ky hulumtim është jetik për shkak se prej depresionit vuajnë 350 milionë njerëz në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Çështja tani është se cila është lidhja mes depresionit dhe faktorëve të tjerë të rrezikut, si tymi i duhanit, kolesteroli i lartë në gjak, obesiteti dhe hipertensioni. Sa rol të madh luan secili prej tyre?” tha prof. Karl-Heinz Ladwig i cili e udhëhoqi këtë studim.

Ekipi i tij i analizoi të dhënat e 3.428 pacientëve meshkuj nga mosha 45 deri në 74 vjet. Gjendja e tyre u përcoll për 10 vjet, u analizua ndikimi i depresionit në zemër duke e krahasuar atë me katër faktorët më të shpeshtë të rrezikut: presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë, pirjen e duhanit dhe obesitetin.

Nga 557 persona të vdekur, 269 vdiqën nga sëmundjet e zemrës. U dëshmua se në 15 për qind të rasteve depresioni ishte kyç, ndërsa presioni i lartë lidhej me 8.4 për qind të të gjitha vdekjeve, ndërsa 21.4 për qind me sëmundje të zemrës.

Depresioni shkaktar i shume semundjeve!350 milion njeres ne mbare boten vuajn nga DEPRESIONI! Read More »

Deklarata për bashkim me Shqipërinë:Thaçi sfidon Kushtetutën

Presidenti Hashim Thaçi ka sfiduar rendin kushtetues të Kosovës me deklaratën për bashkimin e shqiptarëve të rajonit. Kushtetuta ia ndalon Kosovës bashkimin me ndonjë shtet tjetër, shkruan sot Koha Ditore.

Reagime të ashpra ndërkombëtare ka nxitur qëndrimi i kreut të shtetit i shprehur një ditë më parë, por para tij edhe qëndrimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në një intervistë për “Politico”, kreu i Qeverisë së Shqipërisë ka paralajmëruar se “Evropa mund të përballet me një makth” nëse vendet e Ballkanit “çmenden” si pasojë e nxjerrjes së zgjerimit jashtë agjendës së Bashkimit Evropian.

Në plan të parë ai e ka vënë bashkimin e shqiptarëve në kuadër të integrimit të tyre në BE. Por, nëse kjo rrugë pamundësohet, ka paralajmëruar edhe mënyra të tjera.

Dhe menjëherë pas kësaj deklarate presidenti Thaçi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme për t’u integruar pastaj tutje në familjen evropiane”.

Që në nenin e parë të saj Kushtetuta precizon se “Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti”.

Deklarata për bashkim me Shqipërinë:Thaçi sfidon Kushtetutën Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com