Gazetarja nga Dukati ‘propozim’ Edi Rames ! Ja si duhet ta marre emrin Lungomarja !
Punimet në shëtitoren e bregdetit janë intesifikuar, me qëllim që ajo të jetë gati për sezonin turistik, këtë kanë deklaruar më shumë se njëherë publikisht autoritet në Vlorë.
E në fakt po punohet intesivisht (thonë), e kjo ndodh kryesisht në ditë kur merr rrugën për në Vlorë Kryeministri i vendit. Të vendoste të rrinte ca kohë aty, padyshim që Lungoimare do të ish përfudnur në kohë, por s’dua të merrem me këtë cështje.
E rëndësishme është që projekti të përfundojë, e të jetë gati për t’u shijuar nga vlonjatët e ata që do zgjedhin Vlorën, megjithë taksiratet e përjetuara qysh kur nisën punimet. Në datë 24 prill, kreu i qeverisë, me cilësinë edhe të Kreut të PSSH, do të jetë në Vlorë për t’u takuar me votuesit për herë të parë. Mendoj se aty do të ishte edhe Kristi Panajoti, adoleshenti që humbi jetën tragjikisht në Lungomare, 27 nëntorin e vitit të lamë pas.
Edhe Kristi do të votonte për herë të parë këtë vit. Kristi, ishte “kurbani” i lungomares, e ajo rrugë, ajo shëtitore u la me gjakun e tij. Kristi, më moshën më të bukur u vra tragjikisht, dhe është hero, se Kristi ndërroi jetë për një Vlorë më të mirë.
Kristi ndërroi jetë në një rrugë pa krye, plot gropa, në errësirë, e shkak për këtë ishte papërgjegjëshmëria e shumëkujt aty lart, atyre me pushtet.
Po as me këtë s’dua të merrem. Meqënëse Rama do të jetë në Vlorë, të hënën, e do takoj 18 vjecarët votues për herë të parë, e do ju flasë për votën e për politikë, le t’ju flasë edhe për Kristin, bashkëmoshatarin e tyre, i cili u vra në Lungomare, themelet e së cilës, u ngritën mbi gjakun e tij.
Uroj që Rama, të martën, t’ju thojë të rinjve se do të propozoj që Lungomare të marrë emrin e Kristi Panajotit, minimumi që mund të bëjë për Kristin, familjen e tij, bashkëmoshatarët e tij.
Është minimumi që mund të bëjë, përpara se t’ju kërkojë votën të rinjve vlonjat, t’ju sigurojë se ata që u sakrifikuan nuk harrohen. Le të quhet lungomare “Kristi Panajoti”, se besoj se “Murat Tërbacit” do t’i ngelej hatri…
Ornela Hila
Gazetarja nga Dukati ‘propozim’ Edi Rames ! Ja si duhet ta marre emrin Lungomarja ! Read More »