Aktualitet

Vrasja ne Vlore:Ishte e tmerrshme ,nuk e kuptonim nga na vinin plumbat!

Një nga të plagosurit e mbrëmjes së 20 prillit në lokalin “Fiks Fare” në qytetin e Vlorës, është edhe muzikanti Florian Hilaj i cili luan në organo.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, këngëtari tregon tmerrin që ka përjetuar, gjatë sherrit ku humbi jetën Ergys Gjioveshaj.

Hilaj ka marrë dy plumba, një në këmbë e një në shpatull, mirëpo fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

“Po, unë jam muzikant dhe në momentin kur ndodhi ngjarja po luhej muzikë live. Nuk di si ndodhi, thjesht dëgjuam krismat. Ishte e tmerrshme dhe jemi ulur të gjithë menjëherë në tokë, pasi nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte dhe nga po na vinin plumbat. U tmerruam, ndodhi gjithçka sa hap e mbyll sytë… dhe tani kujtoj shumë pak nga ajo çfarë ndodhi, pasi ishte një moment ku kishte edhe zhurmë dhe u bë rrëmuja. Siç e thashë, personat që ndodheshin në lokal janë shtrirë në tokë të gjithë.”, tregon këngëtari.

INTERVISTA

Florian, ju jeni muzikant dhe keni qenë pjesë e bandës që do të performonte live në lokalin ku ndodhi masakra. Çfarë ndodhi, e patë vrasësin?

Po, unë jam muzikant dhe në momentin kur ndodhi ngjarja po luhej muzikë live. Nuk di si ndodhi, thjesht dëgjuam krismat. Ishte e tmerrshme dhe jemi ulur të gjithë menjëherë në tokë, pasi nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte dhe nga po na vinin plumbat. U tmerruam, ndodhi gjithçka sa hap e mbyll sytë… dhe tani kujtoj shumë pak nga ajo çfarë ndodhi, pasi ishte një moment ku kishte edhe zhurmë dhe u bë rrëmuja. Siç e thashë, personat që ndodheshin në lokal janë shtrirë në tokë të gjithë.

Ju vetë mbetët i plagosur. Si ndiheni tani, sa plumba keni marrë?

Kam marrë dy plumba, një në shpatull dhe një tjetër në këmbë. Një plumb tjetër ka goditur edhe tastierën e organit muzikor, aty ku pikërisht ndodhesha edhe unë. Fatmirësisht, nëse mund të them kështu, arrita t’i shpëtoj kësaj masakre, ku një person mbeti i vrarë dhe unë e dy të tjerë u plagosëm.

Çfarë mbani mend nga gjithë çka ndodhur, nuk arritët të shquanit asgjë se si nisi ngjarja?

Siç e thashë ne po luanim muzikë live. Pikërisht në ato momente kur vëmendja e të gjithëve ishte totalisht te muzika janë dëgjuar krismat dhe nuk mbaj mend shumë çfarë vijoi më pas, dhe as si nisi. Nga paniku i krijuar nuk mbaj mend nga kanë ardhur plumbat. Thjesht më kujtohet që të gjithë u shtrimë në tokë. Kam ndier edhe dhimbje në pjesët ku jam goditur me plumb dhe aty kuptova që isha plagosur. Ishte një moment që sot nuk dua ta kujtoj shumë… Mbaj mend thjesht faktin se unë në atë moment isha duke luajtur në organo.

Çfarë ndodhi më pas, kush ju transportoi në spital?

Erdhi policia fillimisht dhe më pas jam transportuar drejt spitalit të Vlorës, ku edhe kam marrë menjëherë ndihmën mjekësore. Gjej rastin të falënderoj edhe mjekët e spitalit të Vlorës. Ambulanca mbërriti në kohë, por pati probleme për shkak të rrugës. Gjithsesi, sot nuk dua të kujtoj shumë për atë çfarë ndodhi dhe nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore. Ndoshta mund të më nisin drejt spitalit të Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Këngëtari Florian Hilaj

Vrasja ne Vlore:Ishte e tmerrshme ,nuk e kuptonim nga na vinin plumbat! Read More »

KURORA E MALIT , VENDI I SHENJTË I MREKULLIVE!

“Kurora e Malit” ose ndryshe “Kurora e Sevasterit” njihet edhe si “Kurora e Kudhës-Grehotit”, një krahinë e tërë e cila gjendet e rregjistruar në rregjistrin kadastral turk si zonë e shenjtë, qysh në vitin 1953 dhe që përfshinte 22 fshatra nga Kudhësi buzë Vjosës deri në Grehot të Gjirokastrës.

Në “Kurorën e Malit” ka përherë vizitor sapo shkrin dëbora. Për tu ngjitur rruga kalon nëpër rrëpirat e greminat e malit të Tartarit 1850 m mbi nivelin e detit.

 Duhen pothuajse katër orë për të mbërritur në “Kurorën e Malit”, automjetet mund ta përshkojnë rrugën deri në “përroin e thatë”, të gjithë besimtarët prej aty duhet ti drejtohen fshatrëve të zonës për ta përshkruar copën e mbetur të rrugës me kafshë , kuaj apo mushka.

 Rruga për tu ngjitur në malin e Tartarit është e gjitha një aventurë sa e kenaqshme aq edhe e mundimshme . Sikurse në cdo vend të shenjtë edhe në “Kurorën e Malit”,  rruga e përshkruar në këmbë është shenjë e besimit të palëkundur. Të premtet janë të shenjta edhe në këtë vend  të kultit Bektashi, këtu në vendin e besimit, zoti është një për të gjithë ata që kanë nevojë për fuqinë e mrekullinë e besimit .

Karl Paçi, historiani që ka dokumentuar për herë të parë historinë e tëqesë, në vitin 1904 thotë se në “Kurorën e Malit”  besimtarët bëjnë pelegrinazh e që ky lloj riti ka nisur qysh në shek e 17.

Në vitin 1901 Teqeja e “Kurorës së Malit”, ka qënë me pesë dhoma, njëra prej të cilave shërbente për të shtruar të sëmurët.

Demir Abazi,  një Xheraf nga Ploça i çonte të sëmurët në “Kurorë të Malit”  ku qëndronin për shtëtë ditë e shtatë netë, ndërsa ju vishte lëkurë të kafshe të sapothërrur.

Baba Edmond Aliaj rrëfen mrekullitë : “Për më shumë se 15 vite një tridhjetë vjeçare nga fshati Lapardha I Vlorës, I kishte të paralizuara gjymtyrët.  Kur ajo dhe familja e saj erdhën në Kurorë,askush nuk besoj se mrekullia do të ndoshte. Vajza ka qëndruar këtu vetëm një natë. Në mëngjes ajo e zbriti malin me këmbët e saj”- kjo ka ndoshur përpara pesë viteve.

Studiues i krahinës, Bardhosh Gaçe thotë se objekti kultit është tentuar të prishej në vitet e diktaturës  komuniste, kur rregjimi kërkonte kthimin e Shqipërisë në ateiste, por të gjithë ushtarët që dërgoj rregjimi, u kthyen pas sepse në shtëpinë e gjithsecilit ndodhi një fatkeqësi.

“Dikujt i vdiq nëna, gruaja apo motra. Kushdo që tentoj të prishte vendin e shenjtë u “denua”. Ushtarët nuk pranuan të riktheheshin aty dhe kështu “Kurora e Malit” nuk u prek. Sakaq, aty u ndalua për më shumë se dyzet vite kryerja e riteve dhe pelegrinazhit” –sqaron Gaçe.

 Vendasit,  mirëmbajtësit e tanishëm të Teqesë, por edhe pasardhës të atyrë që kanë shërbyer më herët në Teqe, rrëfejnë legjendën e dy vëllezërve, Baba Hamza Kurora dhe Abaz Aliut përkarshi në malin e shenjtë të Tomorrit.

Sipas Xhevair Fyraj –“ Teqeja e Kurorës së Malit është ndërtuar që prej shekullit të 16-17. Ky vend ka qënë i lidhur me një tjetër Teqe, atë të Demir Hanit në Tepelenë, bekuar nga Sari Salltëk i ardhur nga Persia.  Kur perifrazon fjalën kurorë , shqiptimi bëhet qartësisht se jo i gjithë mali i Tartarit është i shenjtëruar. E shenjtë konsiderohet vetëm rrezja që përmbledh kurora , e cila u shenjterua nga një Dervish Safi. Ritet janë të shumta, të llojeve të ndryshme, në “Kurorën e Malit”  bëhet cdo stinë një kurban, për shëndetin, për rifitimin e shpresës për jetën, për tu shtuar me mall e me  gjë.”

Në “Kurorën e Malit”  lutjet janë  më afër zotit, aty fetë bashkohen dhe mrekullitë ndodhin!

 

KURORA E MALIT , VENDI I SHENJTË I MREKULLIVE! Read More »

MASKAT I ZËNË PRITË DHE E GODASIN ME GURË, KORÇARI PËRFUNDON ME PLAGË TË RËNDA NË SPITAL

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën mbrëmjen e sotme, pasi disa persona me maska i kanë zënë pritë një qytetari dhe e kanë goditur atë me mjete të forta.

“Shuplaka” mëson se ngjarja ka ndodhur diku te rruga “1 Maji”, ndërkohë që 37-vjeçari  po kthehej për në shtëpi. Ai është sulmuar nga dy persona me maska, të cilët e kanë goditur me gurë dhe pastaj janë larguar.

Si pasojë e plagëve të rënda që ka pësuar, Marsel Miliadhi,  është dërguar me urgjencë në spital, mirëpo deri më tani ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Ai bën me dije për “Shuplaka-n” se nuk i njihte agresorët dhe për më tepër nuk ka konflikte me asnjë njeri.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes dhe për të zbuluar autorët

MASKAT I ZËNË PRITË DHE E GODASIN ME GURË, KORÇARI PËRFUNDON ME PLAGË TË RËNDA NË SPITAL Read More »

Deklarata e ambasadorit: Koreja e Veriut shkatërron botën vetëm me 3 bomba

“Ambasadori jo zyrtar” i Koresë së Veriut për Perëndimin ka paralajmërar se Peniani mund të shkatërrojë gjithë botën me vetem tre bomba.

43 vjeçari Alejandro Cao de Benós, e ka përshkruar shtetin e fshehtë komunist si utopi.

“Njerezit kanë një jetë themelore, të sigurt dhe me dinjitet. Ata jetojnë paqësisht, dhe nuk ka konflikte shoqërore. Ne nuk kemi njerëz që flenë në rrugë…është një mënyrë tjetër e jetesës, një në të cilën ne të gjithë punojmë në një lëvizje të madhe bashkëvepruese”, tha ai për mediat spanjolle.

Kur u pyet rreth rrezikut ushtarak të Koresë së Veriut, ai u përgjigj:

“Askush nuk guxon të prekë Korenë”, tha ai. “Nëse preket, njerezit do ta mbrojnë me armë dhe raketa. Ne kemi bombë termonukleare. Me tre prej tyre bota përfundon”, ka thënë ai.

Deklarata e ambasadorit: Koreja e Veriut shkatërron botën vetëm me 3 bomba Read More »

Serbia paralajmëron luftë në Ballkan nëse Shqipëria bashkohet me Kosovën

Një politikan i lartë nga Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar se mund të shpërthejë një luftë tjeter në Ballkan nese Shqipëria provon të bashkohet më Kosovën.

Ai madje ka bërë thirrje drejt Perëndimit që ta dënojë një plan të tillë, shkruan RT.com, transmeton Klan Kosova.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër  vucic ka thënë se bashkimi i ngritur midis Shqipërisë dhe Kosovës do të mbetet vetëm një ide e dëshiruar, ku ka bërë thirrje drejt BE-së që të reagojë për këtë.

“Nese kam thënë se të gjithë serbët do të jetojnë në një shtet, do të mbahem nga një shtizë flamuri në Bruksel”, ka thënë Vucic.
Këto reagime në Serbi kanë ardhur pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që ka pohuar se mund të ndodh një bashkim nese Kosova nuk hyn në agjendën e Bashkimit Evropian për anëtarësim.

Si kundërpërgjigje ndaj Ramës, Aleksandër Vulin – ministër në Serbi, ka thënë se pret nga BE dhe NATO që të kundërshtojë qëndrime të tilla, pasi përndryshe një luftë tjeter në Ballkan lehtë mund të shpërthejë.

Vulin ka thënë se kjo luftë në Ballkanin e destabilizuar do të përfshinte edhe shtete si Maqedonia dhe Mali i Zi – vende këto sipas tij me diasporë të konsiderueshme shqiptare.

Serbia paralajmëron luftë në Ballkan nëse Shqipëria bashkohet me Kosovën Read More »

Kryebashkiaku Veliaj i kthen pergjigje vogelushes!

Tashmë janë bërë 3 javë që ajo ka zgjedhur të dalë nëpër rrugët e Tiranës dhe të shesë bonbone, me dëshirën për të fituar aq para sa për të blerë një shtëpi. Dhe për këtë rrugë që ajo ka ndjekur, thotë se e ka një shembull, atë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Të cilit madje thotë se edhe “do t’i zërë vendin”.
10-vjeçarja, Jona, e ka rrëfyer historinë e saj të pazakontë këtë të premte në emisionin “Oktapod”.

Ajo thotë se do të bëhet si ErionVeliaj, pasi historia e saj i ngjan historisë së kryebashkiakut të Tiranës.

“Dua të bëhem si Erion Veliaj, sepse ai ndërton kopshte për të vegjlit. Unë kam të përbashkët me të, se ai ka shitur fiq, ndërsa unë bonbone. Do bëhem kryebashkiake e Tiranës në të ardhmen”, thotë ajo.

Në një status të moderatorit emisionit Turjan Hyska, në Instagram, kryebashkiaku Erion Veliaj komenton se “mbajeni mend këtë gocën po s’u bë presidente një ditë”.

Kryebashkiaku Veliaj i kthen pergjigje vogelushes! Read More »

Presidenti Nishani eshte duke u falur!Ja se ku.

Presidenti Nishani është për një vizitë disa ditore në Arabinë Saudite. Gjatë gjithë vizitës së tij ai është shoqëruar nga autoritetet më të larta të kësaj mbretërie, ndërkohë që sëfundmi është zbuluar edhe qëllimi i pranisë së tij atje.

Më shumë se sa për një vizitë zyrtare, Nishani ndodhet në Arabinë Saudite të kryer ritin e Umres. Umreja është një rit i myslimanëve, e cila ka të bëjë me vizitën e Qabes dhe Medinës në ditë të tjera përveç ditëve të Haxhit, shkruan Albeu.com.

Nishani ndodhet atje sëbashku me djalin dhe bashkëshorten e tij. Në fotot e bëra publike duket djali i Nishanit, Ersi i veshur me veshjen karakteristike të Umres dhe Haxhit, siç është “ihrami”.

Sëfundmi janë publikuar foto teksa është duke falur namaz në xhaminë e Profetit Muhamed a.s në Medine.

Presidenti Nishani eshte duke u falur!Ja se ku. Read More »

Te lindurit ne vitet 80 – 90 dhe jo vetem duhet te bejne urgjent keto vaksina…

Të gjithë personat që nuk janë vaksinuar gjatë fëmijërisë mund të kryejnë vaksinimin gjatë ditëve të mbetura të muajit prill në qendrat shëndetësore.

Ekspertët e ISHP-së bëjnë thirrje popullatës të kryejë vaksinimin, ndërsa ISHP propozon përfshirjen në kalendar të vaksinave të reja si: rotavirusi, vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës dhe varicela.

Ditët e mbetura të muajit prill mund të shfrytëzohen nga të gjithë personat të cilët nuk kanë arritur që gjatë fëmijërisë të vaksinohen me të gjitha vaksinat e parashikuara në kartela. Gjatë gjithë muajit qendrat shëndetësore kanë bërë një grafik vetë dhe sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik ISHP ka planifikuar vaksinim të popullatës.

“Çdo qendër shëndetësore do të ketë sasi vaksine fruth-rubeolë për të rriturit. Janë datëlindja ‘80-’90, por dhe më gjerë nëse nuk i kanë bërë të dyja dozat. Kjo në bashkëpunim me qendrën shëndetësore, duhet të komunikojnë me ta për të ditur në cilën ditë të javës do apikojnë vaksinën”, – shprehet specialistja e ISHP-së Erida Nelaj.

Javën që vjen është java europriane e vaksinimit dhe ISHP propozon edhe shtimin e 5 vaksinave të reja.

Te lindurit ne vitet 80 – 90 dhe jo vetem duhet te bejne urgjent keto vaksina… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com