[sgmb id=”1″]Pamjet e një fëmijët që ikën i tmerruar nga shtëpia e shkatërruar prej avionëve rus në zonën e Hama-s në Siri janë duke bërë xhiron e botës.
Daily Mail raporton se avionët rus në krah të diktatorit sirian Bahar Al Asad bombarduan me bomba-parashutë zonat e mbajtura nga rrebelët në Hama duke shkaktuar dëmë të konsiderueshme edhe në civilë, përcjell Albeu.com.
Në video dëgjohet një burrë që filmon momentin e hedhjes së bombave si edhe tmerrin e fëmijëve duke u larguar nga zona e bombarduar.
Bombat parashutë përdoren kryesisht kundër tuneleve të rebelëve pasi konsiderohen si më preçize krahasuar me të tjerat. Rusia po i përdor ato prej dy vitesh gjatë ndihmës që po i jep Asadit kundër rrebelëve.[sgmb id=”1″]
[sgmb id=”1″]Është bërë publik emri i adoleshentit shqiptar që mbeti i vdekur disa ditë më parë në një aksident tragjik në Itali.
Viktima është Anxhelo Driza, 17-vjeç. Ai është një nga të rinjtë i cili ishte në bordin e makinës tip “Golf”, që doli nga rruga në Rivergaro (Piacenza) natën mes premtes dhe të shtunës (14 Prill), dhe më pas u përplas me një pemë në oborrin e një banese.
Driza ndërroi jetë disa orë pas aksidentit në spitalin e Piacenza-s pas lëndimeve të marra, ndërsa tre të rinjtë e tjerë po mjekohen në spital (një në Piacenza dhe dy në Parma). Raportohet se ata janë në gjendje të rënë, por jashtë rrezikut për jetën.
Dje në Rivergaro, është mbajtur ceremonia e varrimit të Anxhelos. Njëqind njerëz kanë dashur ti jepnin lamtumirën e fundit 17-vjeçarit në funeralin që u krye në varrezat e qytetit italian, sipas riteve islame.
Të gjithë shqiptarë
Të gjithë të rinjtë që ishin në makinën e aksidentuar janë shqiptarë, por me banim në Rivergaro, shkruan portali lokal “Piacenza Sera”.
Dy prej të plagosurve janë të moshës 19-vjeç ndërsa tjetri 20-vjeç.
Aksidenti
Aksidenti i fikshim ka ndodhur pak para mesnatës, në rrugën “Roma”, pranë qendrës së qytetit të Rivergaro-s.
Drejtuesi i makinës tip “Volkswagen Golf”, teksa dilte nga kthesa ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur dhunshëm me një pemë.
Vetura u shkatërrua, ndërsa 4 të rinjtë mbetën të bllokua aty.
U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë shqiptarët nga makina.
Hetimi
Nga testet e bëra ndaj drejtuesit të mjetit, del se ai nuk ishte as i dehur dhe as i droguar kur ndodhi aksidenti.
Në këtë pikë, shkaku i tragjedisë duket të gjendet te shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte makina. Sipas hetimeve të policisë, mjeti lëvizte me 130 km/h, një shpejtësi që e ka penduar drejtuesin që të ruajë kontrollin e veturës në kthesë.
Policia greke ka zhvilluar disa operacione ndaj lëndëve narkotike në zonat veriore greke kufitare me Shqipërinë. Sipas burimeve zyrtare gjatë tre operacioneve në zonë e Janinës dhe Artës janë sekuestruar rreth 200 kilogramë marijuanë dhe arrestuar të paktën gjashtë persona.
Sipas policisë greke krahas shtetasve shqiptarë dhe grekë të përfshirë në trafikun e drogës janë ndaluar edhe shtetas austriakë.
Policia greke thotë se ka shtuar kontrollet në zonat kufitare me Shqipërinë ku kohët e fundit vijon me ritëm të shtuar trafiku i marijuanës. Brezi i kufirit tokësor nw kufirin jugor dhe juglindor shqiptar shërben si rrugëkalim i sasive të mëdha të lëndëve narkotike që u kultivuan vitin e shkuar në Shqipëri. Sipas hetimeve policore rrjetet e trafikut depozitojnë afër zonave ndërkufitare sasi të mëdha të drogës të cilat më pas transportohen përmes korrierëve për në brendësi të territorit grek.
Pak kohë më parë Policia shqiptare zbuloi rreth 12 tonë marijuanë në një zonë rurale në Përmet. Dyshohet se lënda narkotike ishte grumbulluar në një ish-depo të rezervave shtetërore ushqimore, për t`u transportuar drejt Greqisë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se janë duke punuar për arrestimin e një 31-vjeçari me inicialet F. K., banues në Krujë.
Ndaj tij ka bërë denoncim 28-vjeçari me inicialet M. D., banues në Prezë, i cili ka kallëzuar se në datën 15 prill 2017, në fshatin Ahmetaq, i ka dhënë kruanit 31 vjeç me qira makinën tip “BMW”.
Por kur ai e ka kthyer mjetin në datën 21 prill 2017, gjatë kontrollit pronari ka gjetur brenda makinës një sasi prej 9 gramësh kanabis sativa. Pas kësaj, i riu ka bërë denoncimin në polici, ndërsa po kërkohet arrestimi i 31-vjeçarit nga Kruja.
dhe ju uroj një të dielë të qetë me këtë tjetër shembull, të një vajze nga një familje e thjeshtë shqiptare. Eni Dervishi nuk u ndal përpara pengesave, po e ndoqi ëndrrën e saj nga Pogradeci deri në majen e suksesit në Harvard.
Universiteti i Harvardit e ka dalluar vajzën shqiptare me pak të tjerë, ndër 2000 të diplomuarit e këtij viti, duke i kushtuar një faqe në gazetën e tij (artikulli bashkëlidhur në anglisht e shqip).
Eni e tregon shumë bukur me fjalët e saj çelësin e suksesit: “Asnjëherë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua; Kurrë mos i lejo rrethanat që të përcaktojnë se kush je”
Eni Dervishi, faleminderit qe ekziston🙏
***
GJUHA E TË MËSUARIT
Udhëtimi i Eni Dervishit nga Shqipëria në Harvard filloi me dy fjalë të thjeshta
Eni Dervishin e ka tërhequr gjithmonë gjuha. “Kur isha në kopsht”, kujton ajo, “edukatorja na mësoi se si të thonim fjalët ‘karrige’ dhe ‘tryezë’ në anglisht. Më mahniste fakti që mund të përdorje dy fjalë të ndryshme për të njëjtin objekt.”
Në qytetin e vogël ku ajo banonte në Shqipëri, mësimi i gjuhëve ishte i kufizuar. Por Eni ishte e vendosur të mësonte. Ajo dëgjoi se një nga fqinjët e saj dinte më shumë sesa disa fjalë të thjeshta në anglisht. “Shkoja dhe trokisja në derën e tij, dhe i kërkoja që të më mësonte. Më në fund gruas së tij i erdhi keq për mua”, tregon Eni. Ajo më pas iu bashkua dhe një shoqeje të saj më të madhe në moshë e cila studionte italishten, gjuhë së cilës i shtoi pak më vonë dhe frëngjishten. Udhëtoi për në Tiranë për të blerë librat. Pasuan gjermanishtja, spanjishtja, dhe pak portugalisht që ajo e mësonte duke shikuar telenovelat. Më së fundmi, Eni pati mundësinë t’i vinte në përdorim këto gjuhë sepse qyteti i saj i lindjes, Pogradeci, i cili ndodhet në liqenin e Ohrit, u kthye në një atraksion turistik dhe ajo mundi të praktikonte gjuhët që kishte mësuar, falë vizitorëve të huaj.
Për Enin u hap një dritare. “U dashurova me gjuhët”, thotë ajo. “Nëpërmjet tyre unë munda të shoh një botë tjetër. Ato zgjeruan imagjinatën time rreth asaj që ndodhte përtej.”
Në të vërtetë, qe një fjali e veçantë e cila ndikoi në vendimin e saj për të ndërmarrë rrugën drejt Harvardit ku Eni ka studiuar për ekonomi. “Kur isha në klasën e katërt, një mësues përmendi që Harvardi ishte universiteti më i mirë në botë,” tha ajo. “Ajo fjali mbeti në mendjen time, dhe unë nisa të ëndërroj për universitetin.”
Në atë kohë, universiteti ishte një ëndërr në vetvete. Babai i Enit nuk e kishte ndjekur arsimin e lartë, kurse nëna e saj i ishte kthyer studimeve në moshë të madhe, dhe i kishte ndjekur ato me kohë të pjesshme kur Eni ishte e vogël. “Duke e parë mamanë se si menaxhonte dy punë dhe studionte në të njëjtën kohë, për më tepër duke u kujdesur edhe për familjen, ishte jashtëzakonisht motivuese”, rrëfen Eni. “Nëna ime jo vetëm që më fliste për rëndësinë e arsimimit, por ajo në fakt e tregoi këtë me punën e saj.”
Edhe pse kishte një frymëzim të tillë, rruga për të shkuar përpara ishte e vështirë. Shkolla e mesme e qytetit të vogël ku Eni banonte nuk kishte askënd që ta udhëzonte atë në procesin e aplikimit. “Mësuesit e mi nuk kishin shkruar më parë letra rekomandimi”, thotë ajo. “Mu desh t’i mësoja unë.” Kur i duhej të dërgonte dokumente zyrtare, si p.sh. vërtetimin e notave, ajo hasi një tjetër pengesë. “Mendova t’i dërgoja me faks, por në qytetin tim nuk kishte faks.”
Këmbëngulja e saj iu shpërblye me një bursë të plotë (ajo u pranua në 14 universitete nga 15 ku kishte aplikuar). Por sfidat vazhduan. “Kalimit nga shkolla e mesme në universitet, i cila është një sfidë më vete, iu bashkua shpërngulja në një vend krejtësisht të ri”, tregon ajo. Çdo gjë ishte e re për të, që nga makineritë e shitjes deri tek karta e identitetit për të hyrë në një bibliotekë. Dhe ndonëse kishte aftësi të shkëlqyera gjuhësore, disa fjalë ende nuk i dinte. Eni kujton kursin e matematikës së vitit të parë: “Dija si të shkruaja dhe të zgjidhja një ekuacion, por nuk dija të thoja “minus” ose “plus”, ndaj dhe ishte veçanërisht sfiduese për mua të flisja dhe të bëja pyetje në klasë.”
“Ishte dhe ai një proces të mësuari”, thotë Eni në një anglishte të rrjedhshme me një theks fare të lehtë. “Unë zbuloja diçka të re çdo ditë.”
Edukimi që ka marrë e ka çuar tashmë Enin larg Shqipërisë dhe Kembrixhit. Ajo ka fituar disa internshipe, përfshirë atë me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit të Shqipërisë (financuar nga Qendra për Studime Europiane), dhe me Qendrën e Kërkimeve të Europës në Paris (e themeluar nga Shkolla e Biznesit në Harvard). Vitin e kaluar, pranë Parlamentit Europian në Bruksel, ajo bëri një internship me Partinë Aleanca për Demokraci Liberale në Europë, në një program të financuar nga Qendra për Studime Europiane Minda de Gunzburg. Energjitë e saj të pashtershme Eni i përdor po ashtu për të luajtur volejboll, si edhe për të bërë vrap përgjatë lumit Charles.
Eni thotë sesi koha që ka kaluar në Harvard “ka qenë me të vërtetë një përvojë që i ka ndryshuar jetën. Kam ëndërruar gjithmonë të udhëtoj nëpër botë, dhe Harvardi më lejoi ta bëj këtë. Kam mundur të jem në kontakt me pikëpamje nga më të ndryshmet. Kam takuar njerëz me prejardhje shumë të ndryshme, dhe kam mundur të mësoj nga profesorët më të mirë në botë.”
Eni u përqendrua qysh në fillim që t’i kthente diçka mbrapsht botës së saj më të gjerë. Për shembull, gjatë vitit të parë, përmes Institutit të Politikës ajo u përfshi në një program që asistonte kandidatët për shtetësi amerikane. “Për mua qe vërtet një eksperiencë shumë fuqizuese –thotë Eni – kontakti me njerëz që kishin ëndërruar gjithmonë të bëhen shtetas amerikanë, dhe t’i ndihmoja ata qoftë edhe thjesht duke i bërë të ndjehen më të sigurt për aftësitë e tyre në anglisht.”
Pas diplomimit Eni do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara – të paktën për momentin. Ajo ka nisur punë si konsulente në Boston, punë e cila shpreson do ta ndihmojë atë të zhvillojë më tej aftësitë e saj. Ajo dëshiron të vazhdojë studimet, ndoshta në shkollën e biznesit, ku synon të ndjekë një master për zhvillim ndërkombëtar.
“Unë kam përjetuar sfidat e dikujt që vjen nga një vend në zhvillim , dhe këtu unë kam kuptuar se Shqipëria nuk është i vetmi vend që përballet me këto sfida”, thotë Eni. “Dua të jap kontributin tim për zgjidhjen e këtyre çështjeve.”
Kjo përfshin edhe ndihmën për studentë të tjerë, veçanërisht ata për të cilët hyrja në universitet mund të duket e pamundur. “Asnjëherë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua,” thotë Eni, – në gjuhën që e ka sjellë atë deri këtu. “Kurrë mos i lejo rrethanat që të përcaktojnë se kush je.”
Gramshiotët kanë shpikur një zjarrfikëse që të lë pa fjalë. Nga një kamion i vjetër i ushtrisë është krijuar një zjarrfikëse e re.
Ky inovacion që vjen nga Gramshi, ka një meritë të veçantë pasi kjo nuk është një zjarrfikëse e zakonshme, por e profilizuar për zonat malore të Gramshit.
Stafi i zjarrfikëseve në këtë qytet drejtuar nga i pasionuari Ilir Llapushi, ka mundësuar këtë shpikje interesante dhe funksionale për qytetin e Gramshit.
“Mora një kamion të vjetër të ushtrisë nga ata 4×4 ia hoqa karrocerinë dhe në vend të saj vendosëm kazanin bashkë me pompën e një zjarrfikëse të prishur. U bënë disa modifikime të tjera duke e përshtatur si zjarrfikëset e tjerë. Bëmë saldime, stukime, lyerje dhe ja më në fund një zjarrfikëse akull e re”, ka thënë ai për mediat shqiptare.
Iliri tregon se atij bashkë me stafin iu deshën mbi dy muaj punë që të ‘prodhonin’ zjarrfikësen e re.
“Ajo çfarë është e rëndësishme është se ne prodhuam një zjarrfikëse për zonat malore. Gramshi ka terren të thyer dhe zjarrfikëset e zakonshme nuk mund të depërtojnë deri në vatrën e zjarrit. Këtë pengesë tani e zgjidh kjo makinë e re e aftë të përshkojë rrugë të vështira. Është një kamion ushtrie mjaft i fuqishëm. Me punën që kemi bërë mendojmë se do të kemi shumë rezultate”.
Iliri tregon se çdo njeri duhet ta konsiderojë vendin e punës sikur të jetë në shtëpinë e tij.
“Me lekët e mia dhe me ndihmën e disa shokëve kemi restauruar komplet godinën e zjarrfikëseve. Ajo është vendi ku në qëndromë çdo ditë. Ku ushtrojmë profesionin tonë. Dhe mendoj se gjithsecili duhet të mendojë të krijojë një ambient pune sa më dinjitoz. Mjafton dëshira e mirë dhe fakti që ta konsiderosh punën si natyrën tënde të dytë”.
Gruaja që shihni në galerinë më sipër është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmë në Tiranë.
Ajo quhet Gjystina Shpani (Picaku) 48-vjeç. 48 – vjeçarja e lindur në Mat ishte nënë e dy fëmijëve , një djali 24 vjeç dhe një vajze 20 vjeç. 48 vjeçarja këmbësore po kalonte rrugën në momentin që është përplasur për vdekje.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 22.04.2017, në rrugën “Mihal Grameno”, tek tregu elektrik, një mjet tip “Audi A 4”, ka përplasur shtetasen Gjystina Shpani (Picaku), 48 vjeçe ,e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Automjeti është larguar nga vëndi i ngjarjes. Policia Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme po kontrollojnë për gjetjen e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e shtetases
Ndërtimi i Hidrocentraleve në Lumin e Valbonës, ka bashkuar banorët edhe zërin e vizitorëve, organizatave mjedisore brenda dhe jashtë vendit, që kanë dalë në mbrojtje të ekosistemit të kësaj Lugine.
Sipas tyre ky vendim do të prishë peisazhin natyror, florën, faunën dhe turizmin. Një nga banoret është Katerina Bon, e njohur si amerikania që jeton në Valbonë, e cila i është përkushtuar ruajtjes së ekosistemit të Luginës.
“Në shtator të 2016 nisi ndërtimi i dy HEC-eve që do të dëmtojë 5 nga 20 kilometrat e lumit kryesor.
Shkatërrimi është i tmerrshëm sepse nuk prek vetëm lumin, por rrit temperaturën, pakëson gjallesat të cilat edhe mund të vdesin” thotë ajo.
Sipas Katerinës qeveria shqiptare e ka në dorë dhe duhet të ndalojë ndërtimin e HEC-eve.
“Rreziku është nëse ndërtimi i HEC-eve vazhdon. E kemi thirrur qeverinë në gjykatë por për ta është e lehtë ta shtyjnë gjyqin.
Ne mund ta ndalojmë ndërtimin në 2 mënyra: duke dorëzuar një garanci financiare por që nuk kemi mundësinë ose duke bindur qeverinë që të ndalojnë ndërtimin”.
Ndërkohë Katerina ka edhe një mesazh për të gjithë. “Ne duhet të jemi zëri i lumit”.
Lugina e Valbonës shtrihet në qendër të Alpeve dhe ka statusin e Parkut Kombëtar në një sipërfaqe prej 8.000 hektarësh.