Aktualitet

BLUSHI – BASHËS: JEP FIRMAT, SHKOJMË NË ZGJEDHJE PARLAMENTARE DHE PRESIDENCIALE NJËKOHËSISHT

[sgmb id=”1″]

Pas deklaratës së sotme të kryedemokratit Basha për zgjedhjen e Presidentit nga populli reagoi edhe lideri i LIBRA-s, Ben Blushi.

Blushi e ftoi publikisht opozitën që të japë firmat e duhura që vendi të shkojë njëkohësisht në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale.

MESAZHI I BLUSHIT

PRESIDENTI DHE PARLAMENTI TE ZGJIDHEN NGA POPULLI NE NJE DITE

Lulzim Basha ka pranuar sot që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli.

Ne qershor bashkë me Moza Hafizin, Arta Daden, Dashamir Shehin,Vangjel Dulen, Agron Dukën, Luljeta Arapin, Nard Ndokën,Tahir Muhedinin dhe Eduart Selamin kemi depozituar ne Kuvend një amendament kushtetues për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së Presidentit.

Partia Demokratike nuk pranoi ta mbështeste njëlloj si Rilindja dhe LSI. Amendamenti kërkonte 28 firma dhe nuk u fut ne votim.

Me vjen mirë që PD ndryshoi mendim dhe e ftoj të na japë firmat e duhura për të shkuar në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale njëkohësisht në te njëjtën ditë qoftë 18 qershor apo kurdo. Populli le të zgjedhë

BLUSHI – BASHËS: JEP FIRMAT, SHKOJMË NË ZGJEDHJE PARLAMENTARE DHE PRESIDENCIALE NJËKOHËSISHT Read More »

Gruaja shtatëzanë dhe burri i saj mbeten të bllokuar 24 orë në shkretëtirë

[sgmb id=”1″]

Një grua shtatëzanë dhe partneri i saj kishin mbetur të bllokuar për më shumë se 24 orë në shkretëtirën e Gibson në Australi, pasi mjeti me të cilën po udhëtonin u prish.

Burri 32 vjeç dhe gruaja shtatëzënë, 27 vjeç, po shkonin në Warburton.

Është dashur ndërthyrja e forcave të policisë të cilën me helikopter kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shpëtuar çfitin. Ata u dërguan në spitalin Rajonal Broome.

Gruaja shtatëzanë dhe burri i saj mbeten të bllokuar 24 orë në shkretëtirë Read More »

“Vetem per tre muaj bera 100 mije euro”Kush eshte bosi shqiptar brenda “Big brother”

[sgmb id=”1″]

Një sherr mes Olsit dhe Damianos i ndodhur gjatë javës që lamë pas është komentuar ditën e sotme në “Fun Club”, teksa në debat e sipër Olsi i pranon Damianos se është marrë me drogë.
“Hajde, rri me mua të tregoj unë si fitohen 100 mijë euro në tre muaj. E ke fytyrën të bardhë si malli. Po, kam punuar me mall. “Viva Europa””, – kanë qenë fjalët e Olsit.

Nga ana tjetër nuk kanë ngelur pas as komentet e Damianos, i cili e quan rrugaç rrugësh e që nuk di të sillet e të respektojë femrën që ka në krah, duke iu referuar kështu Fiorentinës.

Komenti i Albanës dhe Olti Currit ka qenë mjaft i ashpër ndaj reagimeve të Olsit, duke thënë se ndoshta policia duhet të shqetësohet për këto deklarata të djalit, pasi me gjëra të tilla nuk bëhet shaka. Për më tepër, ishte vetë Olti Curri ai që u shpreh me të madhe se ndoshta i eliminuari i radhës, për shkak të kësaj deklarate, mund të jetë Olsi.

“Vetem per tre muaj bera 100 mije euro”Kush eshte bosi shqiptar brenda “Big brother” Read More »

Nuk e njoh ka thene per ish te dashurin Bekim Balaj vajza me e komentuar e showbizit Shqiptar!

[sgmb id=”1″]

Einxhel Shkira është një nga vajzat më seksi dhe më të komentuara në showbizin shqiptar. Emri i saj gjithmonë lakohet pranë atij të futbollistit të Kombëtares Bekim Balaj me të cilin thuhet se bukuroshja ka pasur një histori dashurie e që më pas përfundoi dhe ky i fundit u lidh me moderatoren kosovare Elita Rudi.

Programi “Thumb” i Aulonës dhe Fatmës ka qenë prezent në një event ku është pyetur edhe Einxheli lidhur me futbollistët e preferuar. Ngacmuar nga gazetari lidhur me emrin e Bekim Balaj kjo e fundit ka bërë një reagim shumë të çuditshëm.

“Bekim Balaj? Nuk e njoh”, ka thënë ajo duke i habitur të gjithë. Gjithessi mesa duket ndarja mes tyre s’është është përjetuar mirë nga Einxhel Shkira.

Nuk e njoh ka thene per ish te dashurin Bekim Balaj vajza me e komentuar e showbizit Shqiptar! Read More »

Serbët në panik/ Shqiptarët nuk kanë hequr dorë nga krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’, po përgatiten për luftë

[sgmb id=”1″]

Mediat serbe vazhdojnë t’i fryjnë zjarrit të luftës me teori konspirative dhe artikuj për kinse organizimin dhe armatosjen e shqiptarëve në Kosovë, por edhe në vendet përreth.

Gazeta serbe “Alo” shkruan se “në territorin e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë po bëhet mobilizimi dhe stërvitja e fshehtë e ekstremistëve shqiptarë dhe anëtarëve të organizatës AKSH, transmeton Telegrafi.

Sipas burimeve të kësaj gazete anëtarët e organizatës AKSH (Armata Kombëtare Shqiptare) janë të armatosur deri në dhëmbë, kurse stërvitjen e njësiteve të tyre e bëjnë natën në vende të fshehura mirë.

Analisti serb Sasha Borojeviq, konfirmon se në territorin e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë po bëhet një mobilizim i fshehtë.

“Javën e fundit është duke u kryer stërvitje e natës dhe përgatitja e ‘terroristëve, pjesëtarë të AKSH’. Vlen të theksohet se përfaqësuesit e administratës ndërkombëtare në Kosovë, nga vitin 1999 e deri më sot asnjëherë nuk e kanë çarmatosur ish-UÇK-në, as nuk kanë vënë në kontroll armatimin. Pjesa më e madhe e këtij armatimi vazhdon të jetë në duart e ish pjesëtarëve të UÇK-së. Krejt kjo tregon se shqiptarët nuk kanë hequr dorë nga krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe se nuk do të zgjedhin mjete për realizimin e këtij qëllimi…”, ka thënë Borojeviq, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, në Kosova ka mbi 800 mijë armë ilegale dhe mbi një milion granata dore.

Analisti serb parashikon një kaos të madh në Maqedoni.

“Edi Rama me këshilltarin e tij për media po përgatit një masakër në Maqedoni, për të cilin do t’i fajësojë partitë pro-serbe, që do të jetë edhe si shkas për domino efekt të konfliktit në tërë Ballkanin”, thotë analisti serb.

Madje analisti serb shkon edhe më larg duke cituar një anëtar të AKSH-së, i cili, sipas tij thotë se “NATO është mike e AKSH” dhe se AKSH gëzon përkrahjen e pjesës më të madhe të banorëve në të gjitha viset e Kosovës.

Serbët në panik/ Shqiptarët nuk kanë hequr dorë nga krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’, po përgatiten për luftë Read More »

Fëmijët gjejnë një kafshë mutante në fshatrat e Shqipërisë, mister i pazbuluar

[sgmb id=”1″]Në fshatin Llakavicë në kufi me Shqipërinë pikërisht në afërsi të tunelit të hekurudhave, disa fëmijë kanë gjetur një lloj kafshë të pazakontë.

Sipas tyre kafsha ishte disa herë më e madhe se një mace. Kjo lloj kafshe është e pazakontë për trojet tona pasi as ekspertët nuk dhanë ndonjë shpjegim të mirëfilltë dhe besojnë se bëhet fjala për një lloj gjitari, shkruan Tv Klan.

Ata shprehen se kafsha mund të jetë mutacion gjenetik ose një fetus i paformuar i ndonjë kafshe. Gjithsesi interesi mbi këtë çështje është i madh dhe besohet se do të kthehet në studim

Fëmijët gjejnë një kafshë mutante në fshatrat e Shqipërisë, mister i pazbuluar Read More »

Lulezim Basha ‘tradhetohet’ nga dy aleatet ! Ja kush jane dy partite qe kane filluar fushaten elektorale !

[sgmb id=”1″]

29 prilli është mundësia e fundit për partitë opozitare, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit. Nëse nuk do të ketë një kompromis mes palëve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, kjo datë shënon afatin e fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, duke hapur automatikisht procedurat për fletët e votimit.

Teksa ky afat po konsumohet me shpejtësi, nga kampi opozitar vijnë sinjale të tjera, të cilat konfirmojnë lëkundjen e bojkotit.

Pavarësisht një deklarate të opozitës së bashkuar për të mos marrë pjesë në zgjedhje pa krijimin e një qeverie teknike, dy partitë opozitare, aleate të Partisë Demokratike, figurojnë të regjistruara në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Bëhet fjalë për Partinë Agrare Ambientaliste, e drejtuar nga Agron Duka si dhe Partinë Aleanca Demokratike e drejtuar nga Eduart Abazi. Referuar dokumentacionit të KQZ, dy partitë figurojnë në listën e subjekteve zgjedhore që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Publikisht, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje pa qeveri teknike, por Duka ka nisur prej disa ditësh një fushatë intensive, për llogari të zgjedhjeve të 18 Qershorit.

Ditët e fundit, Duka ka zhvilluar takime me strukturat dhe mbështetës së partisë së drejtuar praj tij në Lushnje, Fier, Berat, Kuçovë, Kukës etj. Krahas takimeve, Duka ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë në qarqe të caktuara, sidomos në Tiranë.

Ndërkaq, nëse do t’i referohemi aleatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2013, të tjera parti me peshë reale në elektorat kanë braktisur linjën e bojkotit të zgjedhjeve. Konkretisht, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, pjesë e koalicionit të PD në 2013, është regjistruar në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Gjithashtu, Partia Aleanca Demokristiane dhe Partia e të Drejtave të Mohuara, dikur pjesë e koalicionit të PD, janë regjistruar në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka zhvilloi dje një takim në Kukës, ku prezantoi kandidaten e tij për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për këtë qark.

“Nuk ka shpresë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata është jo normale ndaj vendimi i PD-së është jo normal. Do të hyjmë në zgjedhje vetëm me qeveri teknike”, u shpreh Duka.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, pak ditë më parë, prezantoi edhe kandidatin për deputet në Fier çka tregon se mes aleatëve të opozitën nuk ka më unitet.

Deri më sot, në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit, janë regjistruar 46 parti politike. Në zgjedhje do të marrin pjesë partitë kryesore në mazhorancë, si Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, PDIU etj.

Po ashtu, pjesë e zgjedhjeve do të jenë edhe një grup partish të tjera si FRD e drejtuar nga Bamir Topi, LIBRA e Ben Blushit apo SFIDA e Gjergji Bojaxhi. Ndërkaq, jashtë këtij procesi mbeten dy parti të rëndësishme, si Partia Demokratike dhe Partia Republikane.

Partitë e regjistruara në zgjedhjet e 18 Qershorit
Partia Lista e Barabartë LIBRA
Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
Partia Gjelbër
Partia Fronti i Majtë
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
Partia Kristian Demokrate
Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
Partia Socialiste e Moderuar
Partia Unitet Kombëtar
Partia Personat me Aftësi të Kufizuar
1368 03.03.2017 Partia Aleanca Demokratike
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet
Partia Socialiste e Shqipërisë
Partia Emigracionit Shqiptar
Partia Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare
Partia Socialdemokrate
Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar
Partia e Punës e Shqipërisë
Lëvizja Socialiste për Integrim
Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë
Partia Komuniste e Shqipërisë
Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet
Aleanca Arbnore Kombëtare
Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi
Partia Komuniste e Shqipërisë
Aleanca Popullore
Partia Socialpuntore Shqiptare
Forca Rinia FRA
Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë
Sfida për Shqipërinë
Partia Ligj dhe Drejtësi
Aleanca e Maqedonasve për Integrim
Aleanca Popullore për Drejtësi
Partia Demokracia Sociale
Partia G99
Partia e të Drejtave të Mohuara
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigranteve
Rruga e Vërtetë Shqiptare
Partia Socialiste e Vërtetë 91 PSV 91
Partia Shqiptare Atdheu
Ardhmëria Shqiptare
Fryma e Re Demokratike
Partia Reformatore Demokratike
Partia Pajtimit Kombëtar[sgmb id=”1″]

Lulezim Basha ‘tradhetohet’ nga dy aleatet ! Ja kush jane dy partite qe kane filluar fushaten elektorale ! Read More »

Kush nga spektaklet e mbremshme kishte me shume audience…

[sgmb id=”1″]

E shtuna është nata e spektakleve dhe emisioneve më të ndjekur në të gjitha kanalet televizive shqiptare. Dyshja më e fortë duket se është Arbana Osmani me “Big Brother” dhe Ermal Mamaqi me “Xing”.

Javën e shkuar Arbana rrëmbeu audiencën më të madhe, por si ishte mbrëmja e djeshme?! Kush kishte shikueshmëri më të lartë?!

Lori Hoxha ka publikuar një foto ku ka treguar grafikën e audiencës dhe renditjen e kanaleve. Me një diferencë të dukshme, Arbana sërish ka qenë në krye duke marrë kështu audiencën më të madhe, me mbi 600 000 shqiptarë.

Tampral.com tregon se “Big Brother” lë shumë pas  ‘Xing me Ermalin’ apo ‘Al Pazar’ që transmetohen në të njëjtën fashë orari./panorama

Kush nga spektaklet e mbremshme kishte me shume audience… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com