Aktualitet

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar për plagosjen me armë zjarri!

[sgmb id=”1″]

Shkodër. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të shtetasit N.H, ndodhur më 06.05.2017.

Brenda një kohe të shkurtër policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme, ku rreth orës 14:30 në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, Shkodër është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi N. H., 33 vjeç.

Si rezultat i veprimeve të shpejta proceduriale të kryera nga Specialitët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në D.V.P.Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim autorit të dyshuar V.K , 21 vjeç, banues në Shkodër.

Vijon puna për kapjen e tij. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë model 54 e kalibrit 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuara nga nenet 78,22,25 e 278 të Kodit Penal.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar për plagosjen me armë zjarri! Read More »

Eshtë shfaqur një breshkë e rrallë për ujërat shqiptare!

[sgmb id=”1″]

Bregdeti shqiptar përveçse bukurisë, plazheve të virgjëra dhe klimës së favorshme ofron edhe magji nga bota nënujore.
Në bregdetin e Durrësit është shfaqur një breshkë e rrallë për ujërat shqiptare, ndërsa nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë atë drejt ujërave të cekëta./Express

Eshtë shfaqur një breshkë e rrallë për ujërat shqiptare! Read More »

Ja gjoba që ka marrë Partia Socialiste nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

[sgmb id=”1″]

1 milionë lekë është gjoba që ka marrë Partia Socialiste nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Vendimi u mor pasi në listën shumë emërore të kandidatëve për deputetë të PS-së për zgjedhjet e parlamentare të 18 qershorit, në qarkun e Beratit nuk ka përmbushur kuotën gjinore.

“KQZ të vendosë sanksionin administrativ në masën 1 milion lekë për mos përmbushjen e detyrimit për qarkun Berat, ku nuk janë respektuar kuotat gjinore. Vendimi ynë hyn në fuqi menjëherë”, – u shpreh kreu i KQZ Denar Biba gjatë mbledhjes së sotme.

Lista e kandidate te PS per deputet ne Berat

Blendi Klosi

Ermonela Valikaj

Adnor Shameti

Fadil Nasufi

Arben Konomi

Eugen Kallfani

Saimir Plaku

Jorik Çelaj

Ja gjoba që ka marrë Partia Socialiste nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Read More »

Vlorë Identifikohet nga familjarët trupi i pajetë i cili u gjet ditën e djeshme në Veri të Sazanit.

[sgmb id=”1″]

Vlorë Identifikohet nga familjarët trupi i pajetë i cili u gjet ditën e djeshme në Veri të Sazanit në ujë: Ardian Hitaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se personi ka humbur kontaktet me familjarët më datë 11.04.2017, duke peshkuar në Karaburun.

Nga kqyrja që i është bërë trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Sipas ekspertizës mjeko ligjore ka rezultuar se shkaku i vdekjes është mbytja në ujë (det).

Vlorë Identifikohet nga familjarët trupi i pajetë i cili u gjet ditën e djeshme në Veri të Sazanit. Read More »

‘Zbargon’ Lazarati ne Big Brother,hyn nje cifte i ri.

[sgmb id=”1″]

Big Brother është në gjysmë të lojës, por nga ajo që ndodhi sonte duket sikur nuk ka filluar ende

Dy çifte lanë shtëpinë mbrëmjen e sotme, por një tjetër çift nis aventurën në Big Brother. Gastare-Admand janë dy banorët më të rinj të Big Brother.

Gastare është 28 vjeç. Ajo banon në qytetin e Sarandës dhe punon menaxhere. Ndërsa Admandi është 29-vjeç, vjen nga Konispoli dhe punon si teknik.

Admandi dhe Gastare janë njohur nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kanë folur për disa muaj me njëri-tjetrin, por ajo që ndjenin nuk ishte thjesht një pëlqim.

Këtë e tregon fare mirë edhe fakti se kanë 4 vjet bashkë, por për ta është sikur të jenë njohur tani sepse dashuria e tyre sa vjen e forcohet.

‘Zbargon’ Lazarati ne Big Brother,hyn nje cifte i ri. Read More »

Arbana zë mend me veshjen, ja si u paraqit sonte .

[sgmb id=”1″]

Pas kritikave të marra gjatë puntatës së kaluar moderatorja e Big Brother mesa duket ka reflektuar sa i përket veshjes.

Ketë mbrëmje ajo është shfaqur disi më serioze me një kostum të bardhë.

Javën e kaluar, Osmani u shfaq e veshur me një fustan që cili i nxirrte në pah linjat e rregulltatrupore si dhe dekoltenë, fustan të cilin e kemi parë në sfilatën e Mugler në koleksionin e verës së 2016, e që po ashtu është veshur nga disa personazhe të njohura në botë, një ndër to dhe Khloe Kardashian.

Arbana zë mend me veshjen, ja si u paraqit sonte . Read More »

Çdo njeri para gjumi duhet të pijë një lugë të vogël uthull molle: Kjo është arsyeja!

[sgmb id=”1″]

Kur të zgjoheni në mëngjes, do të zhduken dhembjet e barkut dhe të lukthit, por edhe era e keqe, niveli i lartë i sheqerit, por kohë pas kohe edhe shtresat dhjamore.

Cilësinë e mirë të uthullës së mollës shumë mirë e njohim, mirëpo ekzistojnë edhe ato të cilat nuk janë bash edhe aq të njohura, transmeton Telegrafi.

Lexoni dhjetë cilësitë e mira të uthullës së mollës e cila mund të përdoret nëse pini një lugë të vogël para gjumi dhe jemi të sigurt që shpejt do t’ju kalojë në shprehi!

1. Nëse ndieni uri para gjumi…

Duke u bazuar në shumë studime, obeziteti është i lidhur ngushtë me gjumin. Sa më shumë peshë të ketë një njeri aq më shumë probleme me gjumi do të ketë. Uthulla e mollës ka aftësinë të luftojë grumbullimin e dhjamit dhe redukton oreksin. Uthulla gjithashtu përmban pektin që relakson trurin. Kështu që kur ndiheni të uritur para se të flini hiqni duart nga çokollatat dhe përzieni 1 lugë gjelle uthull molle në një gotë uji dhe pijeni.

2. Trajton dhimbjet e fytit

Bakteri përgjegjës për dhimbjen e fytit nuk mbijeton dot në një ambient ku ka uthull molle. Merrni 1 lugë çaji uthull molle dhe kalojeni një orë para se të shkoni në shtrat.

3. Lemza do zhduket

Uthulla e mollës stimulon nervat përgjegjëse për lemzën dhe shijimi i uthullës do të bëjë që nervat ta “harrojnë” lemzën. Një lugë çaji me uthull molle i tretur në një filxhan ujë mjafton për ta ndaluar.

4. Çliron hundët e zëna

Uthulla e mollës është e pasur me magnez, kalium dhe vitaminë B1, B2, A, dhe E pastron mukozën dhe sinuset. Përzieni një lugë çaji uthull molle në një gotë ujë dhe pijeni para se të shkoni në shtrat.

5. Rregullon acidin në stomak

Uthulla e mollës ka aftësinë të rregullojë nivelet e acidit në stomakun tuaj. Thjesht përzieni një lugë gjelle uthull në një gotë ujë dhe pijeni përpara se të shkoni në shtrat.

6. Rregullon frymën e keqe

Bakteri në gojën tuaj është për këtë shkak. Siç thamë më parë uthulla e mollës mund ta vrasë këtë bakter duke iu lënë gojën të freskët. Ju duhet të merrni një lugë çaji uthull molle para se të shkoni në krevat.

7. Redukton dhimbjet e stomakut

Uthulla e mollës ndihmon që ju të harroni pagjumësinë gjatë natës që shkaktohet nga dhimbjet e stomakut tuaj. Ju nuk do të keni më probleme me gazrat në stomak dhe shtrëngimet. Përzieni 1 lugë çaji uthull molle në një filxhan çaji me ujë të ngrohtë dhe pini para se të shkoni në shtrat.

8. Ndalon keqtretjen

Pagjumësia është e lidhur ngushtë më digjestionin. Uthulla e mollës ju ndihmon në problemet me fryrjen dhe përzierjen, Përzieni një lugë çaji me uthull molle dhe mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë para se të flini.

9. Redukton dhimbjet e gjurit

Mungesa e kaliumit konsiderohet si një nga shkaktarët kryesorë të dhimbjes së gjurit. Për fat të mirë uthulla e mollës është e pasur me kalium që ka aftësinë të reduktojë dhimbjen dhe të rregullojë balancën në qëndrimin e trupit.

10. Ul nivelet e sheqerit në gjak

Nivelet e larta të sheqerit në gjak është një ndër problemet më të larta që njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kanë. Uthulla e mollës mund të përmirësojë ndjeshmërinë e insulinës në gjak duke reduktuar dhe sheqerin. Ju duhet të merrni rregullisht 2 lugë çaji uthull mollë për këtë problem.

Çdo njeri para gjumi duhet të pijë një lugë të vogël uthull molle: Kjo është arsyeja! Read More »

SHBA e para në botë për rezerva të arit. Ja kush është NR.1 në Ballkan?

[sgmb id=”1″]

Këshilli Botëror për Ari ka publikuar listën e re të 100 vendeve që kanë më së shumti rezerva të arit, kurse në vendin e parë gjenden Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 8.133,5 tonë.

Në vendin e dytë gjendet Gjermania me 3.377,9 tonë, kurse në vendin e tretë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) me 8.814,0 tonë.

Në mesin e 10 vendeve më të pasura gjenden Italia, Franca, Kina, Rusia, Zvicra, Japonia dhe Holanda, shkruan lajmi.net.

Kur bëhet fjalë për Ballkanin, Kosova nuk gjendet fare në këtë listë. Po ashtu aty nuk gjenden as Kroacia dhe as Mali i Zi.

Në Ballkan më së shumti ari posedon Serbia, 18.8 tonë dhe gjendet në vendin e 63-të. Pason Maqedonia në vendin e 77-të më 6.9 tonë.

Shqipëria është në vendin e 98 më vetëm 1.6 ton ari, derisa Sllovenia ka 3.2 tonë, Bosnja 3.0, etj.

Në vendin e fundit, atë të 100 gjendet Mongolia më 1.5 ton ari. 

SHBA e para në botë për rezerva të arit. Ja kush është NR.1 në Ballkan? Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com