Aktualitet

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar ditën e sotme.

[sgmb id=”1″]

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Milot-Mamurras, tek “Kryqëzimi i Patokut”.

Shtetasi Mhill Ndreca, drejtuesi i mjetit tip “Fuoristradë”, ka përplasur për vdekje këmbësoren që ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Viktima është identifikuar si Zenepe Uçaj. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur hetimin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar ditën e sotme. Read More »

Policia ka arrestuar në flagrancë administratorin dhe zjarrmëtarin e një firme inertesh.

[sgmb id=”1″]

Policia ka arrestuar në flagrancë administratorin dhe zjarrmëtarin e një firme inertesh : 1- Robert Leskaj, 55 vjeç, banues ne Vlorë. 2- Arben Jetishi, 52 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë arrestimin e tyre për arsye se pas një pune hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ka rezultuar se shtetasi Robert Leskaj – administrator i shoqërisë ‘’Leskaj  Inerte, në bashkëpunim me zjarrmëtarin – Arben Jetishi, janë kapur në flagrancë pasi dyshohet se në mënyrë artizanale po përgatisnin lëndë plasëse në guroren “Leskaj Inerte” në fshatin Drashovicë, Vlorë, me qëllim kryerjen e shpërthimeve për nxjerrjen e inerteve. Policia ka sekuestruar në cilesinë e provës materiale: – një sasi prej 50 kg lëndë e dyshuar nitrat, – një sasi prej 20 litra naftë, – kapsolle dhe ndezësa, të cilat dyshohen se shërbenin për ndezjen e lëndëve plasëse.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe ,radioaktive, kryer në bashkëpunim”, neni 282 dhe 25 të Kodit Penal.

Policia ka arrestuar në flagrancë administratorin dhe zjarrmëtarin e një firme inertesh. Read More »

Steelwings ne Vlorë ne kuader te aktiviteteve per celjen e sezonit Turistik!

[sgmb id=”1″]

Steelwings ne Vlorë . Në kuader të  aktiviteteve për celjen e sezonit turistik,aktivitetet qe do te vijojne edhe gjate gjithe javes,ne Vlore,motorrat dhe zhurmat e tyre kane krijuar nje atmosfere te vecante ne qytetin e Vlores. Mbremjen e te shtunes,Vlora eshte bere pjese e nje performance te jashtezakonshme mes mottorave qe kane krijuar nje parakalim madheshtor ne rrugen  pergjate bregdetit apo lungomare. Pjesmarres nga qytete te ndryshme te Shqiperise,por edhe nga Kosova apo te huaj kane dhene nje shfaqje te vecante per te  gjithe qytetaret e Vlores. Steelwings eshte nje shfaqje qe nuk mungon ne Vlore,cdo celje te sezonit turistik,aty ku vec parakalimit te tyre,gjate gjithe ketyre diteve jane parashikuar edhe nje sere aktivitesh të tjera.

Steelwings ne Vlorë ne kuader te aktiviteteve per celjen e sezonit Turistik! Read More »

Vlora nderon mjeshtrin e madh të ciklizmit vlonjatin dhe atij kombetar Muharrem Hameti.

[sgmb id=”1″]

Vlora nderon mjeshtrin e madh të ciklizmit vlonjatin dhe atij kombetar Muharrem Hameti. Nje ceremoni qe ka sjelle ne qytetin bregdetar per te garuar sportiste te ciklizimit nga Shkodra ,Durresi,Fieri,Burreli,Vlora e shume qytete te tjera ne nje cirkuit qe ka zgjatur 35 km ,nje kupe me emrin e te madhit Muharrem Hameti. Iniciative e gazetarit sportiv Moisi Dalipi,gjithcka ka startuar fillimisht me garen e cila eshte shtrire me 10 xhiro ne bulevardin kryesor Vlore-Skele,per te vijuar me pas me ndarjen e cmimeve per fituesit,por njekohesishte dhe per te vleresuar dhe nderuar figuren e ciklistit te madh  Muharrem Hameti. Fitues i vendit te pare dhe njekohesisht fitues i kupes, eshte shpallur ciklisti i Vllaznise Bruno Kola,ne vend te dyte eshte renditur .Ballgjini i Teutes,ndersa ne vendin e trete A.Doda i Apolonise .

Me pas gjithcka ka vijuar me ceremonine e ndarjes se cmimeve dhe mirenjohjeve per Muharrem Hametin,nje ceremoni e zhvilluar pikerisht aty ku starton lungomare ne Vlore,ndersa i pranishem edhe presidenti i FSHFC Skender Axhaku,por edhe deputeti Tahir Muhedini,nje nga mbeshtetesit kryesor te sportit te ciklizimit dhe kryetari i bashkise se Vlores Dritan Leli. Kryebashkiaku i Vlores i ka dorezuar Muharrem  Hametit titullin Mirenjohje e qytetit te Vlores per kontributin e tij ne sport,ndersa ky i fundit i ka dhuruar Lelit,fanellen me te cilen ka fituar titullin kampion ne vitin 1972. presidenti i FSHC ka vleresuar rolin e Muharrem Hametit ne rang kombetar dhe ate nderkombetar ne sportin e ciklizimit,nje nga persoinalitetet e ketij sporti qe edhe sot vijon te mbetet nje embleme dhe krenari per shume te rinj,qe jane pjese e cikzlimit,ndersa zoti Tahir Muhedini i ka dhuruar titullin mirenjohje nga FSHC .Mirenjohje ,nje fanele dhe trofeu i vitit 1972 i eshte dhuruar Muharrem  Hametit edhe nga klubi i Partizanit,ndersa vete ky i fundit ka falenderuar te  gjithe ata te cilet u bene pjese e kesaj iniciative dhe njekohesisht duke e nderuar dhe vleresuar ne nje dite te jashtezakonshme ne nje sport qe kerkon padyshim force dhe krenari .Muharrem Hameti mban titullin Mjeshtri i sportit ,ndersa gjate gjithe aktivitetit te tij ne sportin e ciklizimit ka garuar ne rreth 162 gara,duke fituar edhe dy tituj kampion,me Partizanin dhe Flamurtarin. Por Muharrem Hameti ka marre pjese edhe ne dhjetra gara nderkombetare duke ngritur lart emrin e Vlores dhe Shqiperise ne arenen nderkombetare,duke marre vleresime dhe medalje per ate.

Vlora nderon mjeshtrin e madh të ciklizmit vlonjatin dhe atij kombetar Muharrem Hameti. Read More »

Vlore:Vazhdon aktiviteti per Kupen e Shqiperise ne TAEKWONDO!

[sgmb id=”1″]

Kupa e Shqiperise ne TAEKWONDO ,ne Vlore aty ku pjesmarres jane rreth 280 sportise te moshave te ndryshme dhe me shume se 35 skuadra nga e gjithe Shqiperia. Pallati i spoprtit ne Vlore ka pritur pas me shume se 10 vitesh kupen e 23 -te te Shqiperise ne kete sport,qe padyshim ne vitet e fundit ka njohur rritje. Aktiviteti ka startuar rreth ores 8 e 30 minuta te paradites se te dieles,ndersa do te vijoje deri ne pasdite ,aty ku do te shpallen edhe fituesit. Presidenti i sportit te Taekwondo Arti Caushaj e ka cilesuar kete  aktivitet shume te rendesishem dhe qe ne vitet e fundit eshte rritur ndjeshem nga pjesmarrja .Traineri i ekipit te Vlores Perparim Kamberaj ka konfirmuar numrin e skuadrave pjesmarrese dhe moshat qe marrin pjese ne kete aktivitet qe duhet vleresuar per nga rendesia , sporti i TAEKWONDO ka njohur rritje gjate viteve te fundit sa i perket pjesmarrjes,ndersa tashme kupa e Shqiperise eshte nje tjeter aktivitet qe deshmon masivitetin e tij.

Vlore:Vazhdon aktiviteti per Kupen e Shqiperise ne TAEKWONDO! Read More »

Si mund t’i ngjyrosni floket tuaj vetem me kete caj!

[sgmb id=”1″]

Gjithçka ju duhet janë disa qeska të çajit filter dhe disa barishte, në mënyrë që t’i jepni flokëve tuaja ngjyrë.

Kjo metodë e ngjyrosjes së flokëve për më tepër është shumë efektive, dhe madje edhe shumë e lirë.

Çfarë ju duhet?

Qese të çajit filter

Një tigan

Sherbelë

Rozmarinë

Një tas

Si ta përgatisni?

Zieni një filxhan ujë në një tigan të madh. Më pas shtoni tri qeska të çajit filter dhe lini ato që të ziejnë. Më pas shtoni një lugë gjelle rozmarinë dhe një lugë gjele sherbelë në çaj. Lini këtë përzierje që të qëndrojë për 24 orë.

Pas 24 orëve, kullojeni çajin dhe vendoseni atë në një enë të madhe.

Lani flokët tuaja si zakonisht. Më pas vendoseni këtë çaj në flokët tuaja, duke u siguruar që të mbuloni gjithë hapësirën e kokës.

Më pas, lehtasi thani flokët tuaja. Flokët tuaja duhet të marrin ngjyrë më të errët gradualisht, por ju duhet ta përsëritni këtë metodë sa herë që ju duhet në mënyrë që të arrini ngjyrën që ju dëshironi.

Këshilla:

Çaji i zi përdoret kur dëshironi të keni flokë ngjyrë kafe ose ngjyrë të zezë, ose kur dëshironi të mbuloni flokët e thinjura.

Ndoshta duhet të vendosni dorëza kur e vendosni çaji në flokët tuaja në mënyrë që të mos iu mbesin shenja në duar.

Si mund t’i ngjyrosni floket tuaj vetem me kete caj! Read More »

Si kaloi ne heshtje’amnistia’per politikanet?

[sgmb id=”1″]

Neni 449 në Kodin e Procedurës Penale ngriti në protesta një pjesë të shoqërisë civile.

Qytetarët akuzuan politikanët se po amnistonin “mëkatet” e tyre.

Ky nen nuk lejon rihapjen e dosjeve penale: as rishikimin e dënimit dhe as atë të pafajësisë.

Neni 449 i vitit 2013 parashikonte: “Në rastet e caktuara me ligj lejohet në çdo kohë rishikimi i vendimeve që kanë marrë formën e prerë dhe kur dënimi është ekzekutuar ose është shuar”.

Ndryshimi i fundit i vitit 2017 që ka hyrë në fuqi parashikon”

“Nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit”.

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë publikuar në Fletoren Zyrtare më 5 maj. Ato mbajnë numrin 97. Parlamenti i miratoi ato më 30 maj, ndërsa efektet ligjore do të fillojnë nga data 1 gusht.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani e kaloi atë në heshtje, ndryshe nga sa kishte deklaruar publikisht.

“Për mua është krejt e padrejtë dhe e paargumentuar. Veçanërisht në kushtet e Shqipërisë, Presidenti nuk ka fuqi ta ndryshojë ligjin, por nuk do ta dekretojë atë”.

Kalimi në heshtje është i jep të njëjtën fuqi ligjit. Nishani ishte mundësia e fundit që neni 449 të rishikohej. Por presidenti në largim nuk e ndërmori këtë hap edhe pse i kishte quajtur abuzive dhe të padrejta.

Edhe misioni EURALIUS i Bashkimit Europian ishte shprehur kundër.

“Nuk ekziston një parim i qartë europian i ndërtuar në këtë drejtim”, thuhej në një reagim të tij për BIRN.

“EURALIUS rekomandoi parashikimin e një dispozite të ngjashme me modelet e vendeve si Gjermania, Austria apo Suedia, të cilat lejojnë rihapjen e çështjeve penale në raste të caktuara, edhe nëse kishte pafajësi”, vijonte reagimi.

Juristë të ndryshëm janë shprehur kundër këtij neni, gjithashtu.

“Në rastet kur gjenden prova të reja, çështjet mund të rihapen, edhe kur ka dënime, edhe kur ka pafajësi”, është shprehur ish –kryeprokurori Arben Rakipi për BIRN.

Shoqëria civile protestoi duke akuzuar politikanët se në këtë mënyrë po amnistojnë veten e tyre, duke mbyllur çështje të gjykuara, për të cilat janë dhënë vendime të dyshimta.

Në një shkrim të datës 5 prill 2017, Exit.al jepte këtë shpjegim për efektet e ligjit.

Efektet

  • Do të nxisë të akuzuarit të pranojnë fajësinë më shpejtë, në mënyrë që procesi i gjykimit të përshpejtohet, me shpresën se nuk do të zbulohen prova që rëndojnë pozitat e tyre. Ata tashmë e dinë se nëse marrin një vendim të formës së prerë, më vonë ata nuk do të marrin kurrë një dënim më të lartë, pavarësisht provave të reja të gjetura.
  • Do të demotivojë dëshmitarët e rinj për të sjellë fakte të reja, pasi dëshmia e tyre nuk do të ketë ndikim në një gjykim më të plotë dhe dënim më të lartë.
  • Do të demotivojë prokurorët për të rihapur çështjet dhe nëse ka prova të reja. Nëse nuk mund të rishikohet vendimi dhe të jepet një dënim më i lartë uk ka përse të rihapet çështja.
  • Do të dobësojë pozitën e gjyqtarëve në rastet e korrupsionit. Le të marrin një rast kur një politikan apo një i akuzuar për vepra penale, i ofron rryshfet gjykatësit në këmbim të një dënimi më të ulët. Nëse fakti se i akuzuari ka korruptuar gjyqtarit zbulohet pas dhënies së vendimit, politikani apo i akuzuari nuk mund të rigjykohet më. Ndaj gjyqtarit mund të hapër një çështje e re për korrupsion pasiv. Me fjalë të tjera, nëse një gjyqtar pranon  ryshfetin njëherë, ai është peng i politikanit apo kriminelit.

Me pak fjalë, ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale shuajnë çdo mundësi të rihapjes së çështjeve penale, edhe pasi procesi i vetingut të jetë bërë, dhe sistemi gjyqësor të jetë “pastruar”.

Po ashtu, sistemi gjyqësor do të jëtë edhe më shumë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme dhe  Policisë së Shtetit, të cilët në shumicën e rasteve kryejnë fazën e parë të mbledhjes së provave. Meqë rastet nuk mund të rishikohen më, prokurorët dhe gjyqtarët do të varen tërësisht në profesionalizmin e policisë.

Protestat e shoqërisë civile dhe një peticion online i nisur prej tyre nuk u dëgjuan nga politika. Neni famëkeq u kaloi në heshtje jo vetëm nga presidenti, por edhe nga opozita që po proteston prej afro 80 ditësh.

Si kaloi ne heshtje’amnistia’per politikanet? Read More »

Isis kryen sulm ndaj nje baze ushtarake!

[sgmb id=”1″]

Një bazë ushtarake në veri të Irakut, ku këshilltarët ushtarakë të ShBA-së janë të vendosur, është sulmuar nga disa kamikazë të ISIS-it, njoftojnë burimet e sigurisë.

Dy militantë i detonuan jelekët e tyre në hyrje të bazës K1 gjatë natës, ndërsa tre militantë tjerë u vranë nga forcat kurde “Peshmerga”, të cilat e kontrollojnë zonën Kirkuk, aty ku ndodhet baza.

“Ata ishin të veshur në uniforma si të Peshmergas kurde dhe i kishin rruar mjekrat për t’u dukur si ne,” ka thënë një oficer për Reuters, duke shtuar se dy anëtarë të Peshmerga janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.

Isis kryen sulm ndaj nje baze ushtarake! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com