Aktualitet

“Ejani të jetoni tek ne, japim 2 mijë euro çdo muaj”, ky është shteti afër nesh që “fal para”

[sgmb id=”1″]

“Nëse vini të jetoni në vendin tonë, do t’ju japim 2 mijë euro”. Nuk është shaka, por iniciativa e kryebashkiakut të Boremidës, një komunë e vogël në Savona, e cila ka vetëm 394 banorë dhe që rrezikon të shndërrohet në një vend tjetër fantazmë.

Kështu, administrata e komunës ka nisur nga puna, duke ofruar në fillim shtëpi komunale me qira me çmime të lira (nga 50 euro në muaj për më të voglat, 120 maksimumi për të mëdhatë) dhe tani me shpërblimin ekonomik.

2 mijë euro do t’i jepen atij që do të vendosë të blejë apo marrë me qira një banesë në fshat, duke u bërë një rezident.

“Mbeten që të saktësohen disa detaje, por do të funksionojë me qira të ulëta që janë në këtë zonë dhe ajo do të vijojë edhe sikur kjo shumë mujore të pezullohet nga buxheti për një vit ose më shumë” , – shpjegon bashkiaku, Daniele Galliano, qytetari i parë që nga 2014 .

“Ejani të jetoni tek ne, japim 2 mijë euro çdo muaj”, ky është shteti afër nesh që “fal para” Read More »

Qytetari i kërkon llogari Ramës për 21 Janarin, përgjigja e Kryeministrit: O Ervin, o gjynahqar…

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë aktiv në rrjetin e tij social, ndërsa ccdo ditë gjen kohë edhe për t’u kthyer përgjigje komentuesve, që shpesh guxojnë edhe t’i kërkojnë llogari. I tillë është rasti i një qytetari që e pyet se përse në listat zgjedhore është vrasësi i 21 Janarit. Nuk dimë për cilin kandidat e ka fjalën ky qytetar, por më poshtë është komunikimi i plotë i tij me Ramën.

Lidhur me këtë koment vetë Rama ka reaguar duke i thënë qytetarit se nuk di çfarë flet.

Komentuesi: Leri mor keto ti po shpjego cdo vrasesi i 21 janarit ke listat e rilindjes??? Apo e shperblyet per planin qe jau coi deri ne fund (( i dhate urdher te vrase qe ta kthenit ne ceshtje kombetare dhe te akuzonit ishkryeministrin si vrases))) spaska pas me plera e intrrigante se ju rilindasit tere jeten me eliminime personash per pushtet jeni marre e keta dele idiote qe ju ndjekin nga prapa si servila 24 karatesh. Jepi pergjigje pyetjes pse eshte ke listat vrasesi??? Po ske nje pergjigje ti je ai qe duhet denuar per kospiracion dhe organizim per eliminim personi per perfitim pushteti.

Rama: O Ervin, o gjynahqar qe s’di cfare flet po shkruan e shan si te jesh dehur ne Cader? Cili vrases i 21 janarit o i dehur nga genjeshtrat e rrugeve, qe u thua dele idiote njerezve, nderkohe qe je shqepur me bar Cadre e pellet ketu si te kishe kater kembe e veshe me te gjate se kembet!🙉 Jo or jo, eshte genjeshter nga ato me bishtin e gjate si ajo qenia me te cilen ngjan ti kur shan njerezit dhje ti qe duhesh denuar si ata nxenesit e keqinj qe i vinte mesuesja te rrinin me nje kembe para klases ne tetevjecare😂.

Qytetari i kërkon llogari Ramës për 21 Janarin, përgjigja e Kryeministrit: O Ervin, o gjynahqar… Read More »

Pse e tradhtuan shokët Damianon? Rrëfehet ish-banori i ‘BB9’

[sgmb id=”1″]

Ishte një nga konkurrentët më të fortë brenda shtëpisë së “Big Brother”, madje për shumëkënd mund të ishte edhe fituesi i këtij edicioni të nëntë.

Por, brenda një jave gjithçka u kthye përmbys për Damianon, i cili të shtunën që lamë pas u skualifikua nga loja.

Një video e publikuar nga miqtë e tij më të afërt, e më pas shkëmbimi i mesazheve private me Vesel Kurtishajn u bërë shkak i këtij eliminimi, për të cilin “Big Brother” tha se ishte thyerje e patolerueshme rregullash.

Por pse e tradhtuan shokët e tij më të afërt Damianon, duke i publikuar ato që e penalizuan atë?

Vetë ish-konkurrenti i “Big Brother” ka sqaruar të vërtetën. Në një status në Facebook, Damiano shpjegon gjithçka për këtë “tradhti”.

“Do doja të ndaja një sqarim me ju miq.

Nuk ka patur asnjë “shitje” nga ana e miqve të mi, as nga e ashtuquajtura “e dashura ime”. Besoj se kush ka logjik e kupton situatën. U krijua përshtypja sikur Vesel Kurtishaj më kishte instruktuar mua, por në fakt, ajo që keni parë dhe lexuar ka ndodhur spontanisht në izolim.

Unë isha si një i etur për një “pik” ujë në shkretëtirë ato ditë në izolim. Duke ditur që nuk e dija se çfarë do ndodhte me mua në izolim, unë duhet të lajmëroja miqtë e mi, familjen time që isha mirë. Dhe kushdo në vendin tim do vepronte ashtu.

Megjithatë unë kam karakter të mbaj përgjegjësitë e mia. Por ju lutem, nëse më keni njohur për djal të fortë, të drejtë, e sinqertë, në asnjë minutë nuk duhet të dyshoni për miqtë e mi.

Vetëm dashuri dhe lumuturi ju uroj, secilit prej jush që më ka mbështetur. ❤❤❤”, shkruan Damiano në Instagram.

Pse e tradhtuan shokët Damianon? Rrëfehet ish-banori i ‘BB9’ Read More »

Olti Curri sulmon ‘Big Brother’: Produksioni të kërkojë falje, mos i nxirrni banorët kur…

[sgmb id=”1″]

Dalja e Damianos nga shtëpia më e famshme në vend ka ngjallur jo pak polemika. Fansat e “Big Brother” janë ndarë në dy kampe, ata që janë kundër vendimit drastik, por edhe ata që mendojnë se ky vendim ishte i drejtë.

Megjithatë, sipas Olti Currit, fajtor për këtë situatë është “Big Brother” dhe vendimi kundër Damianos është i paarsyeshëm.

“Duhet të kemi frikë të kapim një vajzë prej dore? Po sikur të dalin dhe dhjetë vajza të tjera të thonë jemi të dashurat e Damianos? Për sa kohë ai nuk ka bërë celebrime ne nuk mund të themi janë apo jo të dashur”, ka thënë Olti Curri, teksa ka theksuar se kjo histori sipas tij nuk qëndron.

Sa i takon komunikimit të Damianos me Vesel Kurtishajn gjatë izolimit të tij, Olti është shprehur, “Kush është ai burgosur që po t’i lësh çelësin aty nuk e përdor? Produksioni duhet të bëjë “mea cupla” që nuk diti të ruajë një banor.

Nuk do kishte polic nëse nuk do kishte hajdut. Herë tjetër mos t’i nxjerrë banorët kur nuk di t’i ruajë”, ka thënë Olti, duke iu referuar faktit që ishte produksioni ai që i lejoi celularin Damianos.

Olti Curri sulmon ‘Big Brother’: Produksioni të kërkojë falje, mos i nxirrni banorët kur… Read More »

Gol me dorë dhe karton i kuq i Sadikut në 2 minuta, çmenduri në Lugano-Bazel.

[sgmb id=”1″]

Lugano ka barazuar sot me shifrat 2-2 ndaj Bazelit për t’u ngjitur në vendin e katërt në kampionat dhe protagonistë absolutë të ndeshjes ishin futbollistët shqiptarë në të dy skuadrat, sidomos Armando Sadiku. Ai shënoi golin e barazimit me dorë e më pas në mënyrë të pakuptimtë u ndëshkua me karton të kuq.

Fillimisht Bazeli kaloi në avantazh me anë të Franson, pas asistit të Taulant Xhakës, gjithnjë e më vendimtar për kampionët e Zvicrës. Goli i Zufit në fillimin e pjesës së dytë, pas një aksioni të nisur po nga mesfushori shqiptar, bëri të mendohej se Bazeli do të merrte një fitore të thjeshtë në transfertë ndaj skuadrës së drejtuar nga Paolo Tramexani.

Por fillimisht Alioski me penalltinë e minutës së 60 shkurtoi shifrat, e më pas nisi spektakli i Sadikut, i cili provoi në të gjitha mënyrat të shënonte. Nga dëshira e madhe për të dërguar topin në rrjetë, në minutën e 77-të ai u ndëshkua me karton të verdhë, pasi shkeli portierin kundërshtar Vaçlik.

Tre minuta më vonë, emri i Sadikut u thirr në kor nga i gjithë stadiumi, pavarësisht protestave të Bazelit, pasi sulmuesi dërgoi topi në rrjetë për të realizuar barazimin. Ai ktheu në rrjetë një pasim me kokë të Marianit nga e majta, ndërsa lojtarët e Bazelit pretenduan se kishte shtyrë topin me dorë në rrjetë.

Gjyqtari akordoi golin dhe Sadiku shkoi të festonte me tifozët, por u ndëshkua pikërisht për këtë festim, duke marrë kartonin e dytë të verdhë e si rrjedhojë të kuqin. Lugano mbeti me 10 vetë në fushë, por arriti të rezistonte deri në fund për të marrë një pikë shumë të vyer që e ngjit në zonën e Europës.

Ky ishte goli i 8 i Sadikut që nga momenti kur i është bashkuar në janar skuadrës së Luganos, duke qenë faktori kryesor i ngjitjes së kësaj skuadre deri në këtë pozitë në klasifikim.

Gol me dorë dhe karton i kuq i Sadikut në 2 minuta, çmenduri në Lugano-Bazel. Read More »

Shenja lufte? Koreja e Veriut, thotë se ka arrestuar një amerikan i cili…

[sgmb id=”1″]

Koreja e Veriut ka thënë sot se ka arrestuar një tjetër qytetar amerikan, nën dyshimin se ka kryer akte ndaj shtetit.

Kim Hak Song është arrestuar më 6 maj. Ai punonte në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë të Phenjanit, ka njoftuar agjencia verikoreane, KCNA.

“Një institucion i rëndësishëm tani është duke kryer hetime të detajuara për krimet e kryera nga ai”, ka thënë kjo agjenci.

Edhe një qytetar tjetër amerikan, Kim Sang Dok, u arrestua në muajin prill, për veprime armiqësore, ka njoftuar media shtetërore e Koresë së Veriut.

Arrestimet e qytetarëve amerikanë vijnë në kohën e tensionimit të raporteve mes Uashingtonit he Phenjanit për shkak të programit bërthamor dhe testeve raketore të Koresë së Veriut.

Shenja lufte? Koreja e Veriut, thotë se ka arrestuar një amerikan i cili… Read More »

Një kompani në Emiratet e Bashkuara Arabe ka një plan të çuditshëm për të ofruar ujë të pijshëm për miliona njerëz.Ja me cfare menyre!

[sgmb id=”1″]

Që jeta të lulëzojë në mes të shkretëtirës nuk është një detyrë e lehtë.

Por një kompani në Emiratet e Bashkuara Arabe ka një plan të çuditshëm për të ofruar ujë të pijshëm për miliona njerëz.

Kompania ka në plan që të shkëpusë ajsbergë nga Antarktida dhe t’i tërheqë ata deri në gjirin e bregdetit në mënyrë që të prodhohen miliarda galonë ujë të freskët.

Kompania e Abu Dabit “National Advisor Bureau” ka në plan të shkepusë blloqe masive  akulli nga Ishulli Heard, rreth 1000km larg bregdetit të Antarktidës.

Një ajsberg do të mund të ofronte mjaftueshëm ujë për një milion njerëz gjatë pesë viteve, sipas kompanisë.

Dhe plani i kompanisë pritet të zbatohet në fillim të vitit 2018.

Një kompani në Emiratet e Bashkuara Arabe ka një plan të çuditshëm për të ofruar ujë të pijshëm për miliona njerëz.Ja me cfare menyre! Read More »

Vritet me bresheri plumbash adoleshenti qe po’kercenonte’ me pistolete loder!

[sgmb id=”1″]

Policët amerikane kanë qëlluar disa herë me armë një adoleshent në parkingun e shkollës, së mesme nën dyshimet se ishte i armatosur, por më vonë zbuluan se mbante thjesht një pistoletë lodër.

Zyrtarët, emrat e të cilëve ende nuk janë zbuluat, iu përgjigjen një telefonatë urgjente në një shkollën në San Diego rreth orës 3:30 të shtunën.

Kur arritën në parkingun e shkollës, oficerët panë një djalosh i cili “nxori një pistoletë” nga brezi ia drejtoi njërit prej oficerëve, shkruan “Fox News”.

Pavarësisht nga thirrjet e vazhdueshme që djali tu jepte “armën”, ai nuk pranoi të zbatonte kërkesat, duke bërë që policia të hapte zjarr.

“Te frikësuar për sigurinë e tyre, të dy oficerët gjuajtën me armë drej adoleshentit dhe e goditën disa herë”, deklaroi departamenti i policisë së qytetit , duke shtuar se ka nisur një hetim të posacëm

Vritet me bresheri plumbash adoleshenti qe po’kercenonte’ me pistolete loder! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com