Dukati

A ju dashuron vërtet partneri në të vërtetë? Zgjidhni pozicionin si flini dhe zbuloni përgjigjen

Interpretimi i gjuhës së trupit tonë është i rëndësishëm për njohjen e aspekteve interesante.

Shikoni me kujdes footgrafinë dhe zgjidhni pozicionin që merrni kur flini me partnerin.

Nëse përgjigjja juaj është ‘Unë fle në të gjitha pozicionet’, ekziston një pozicion që ju e praktikoni më shpesh.

1. Dorë për dore- Çiftet që flenë në këtë mënyrë janë njerëz që kanë shumë aspekte të përbashkëta. Kur është koha për të shkuar në shtrat, ju ndjeheni plotësisht të relaksuar dhe keni një ndjenjë të ndërsjellë të sigurisë, por ende keni nevojë për kontakt fizik.

2. I çrregullt- Çiftet që flenë në këtë pozicion kanë një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme. Të gjithë kanë hapësirën e tyre personale dhe lidhja e tyre është e fortë sepse mbrojnë ndjenjat që kanë në mënyrë reciproke. Ata mund të falin shumë për dashurinë.

3. Të dy me kokë pranë njëri-tjetrit, por të ndarë- Çiftet që e marrin këtë pozicion kur flenë, janë njerëz që mezi shprehin ndjenjat e tyre. Ata kanë frikë se kjo do t’i bëjë ata të humbasin lirinë dhe hapësirën e tyre personale. Por thellë keni një zemër të madhe, mos lejoni që frika juaj t’ju mbajë prapa.

4. Të dy me kurizin e kthyer por të ngjitur me njëri-tjetrin- Çiftet që marrin këtë pozicion karakterizohen nga një pasion i fortë. Ata janë të bashkuar nga qëllimet dhe ëndrrat e përbashkëta. Kuptimi i ndërsjellë mbizotëron në një nivel intelektual. Jetesa bashkë ju bën të lumtur.

5. Të ndara Çiftet që marrin këtë pozicion janë njerëz shumë krenarë dhe kur ndodh një zënkë, duhet kohë për të zgjidhur problemet. Por kur të harrohet kjo zënkë ju shprehni dashurinë e madhe që ndjeni për partnerin.

6. Bashkëpunëtorët Çiftet që marrin këtë pozicion tregojnë që të dy janë të gatshëm të jetojnë së bashku pa u mbingarkuar nga problemet që lindin.

7. Flini përmbys Ju jeni pa shpresë në dashuri me njëri-tjetrin dhe konfliktet shpesh lindin sepse keni ide shumë të ndryshme. Nëse çifti fle në këtë pozicion, do të thotë se ata janë shumë të pavarur.

8. Ndërthurja- Nëse merrni pozicionin e fundit në foto, kjo do të thotë që ju jeni një çift i qëndrueshëm që besoni fuqimisht në marrëdhënie. Të dy keni hedhur të kaluarën pas dhe keni ndërtuar lumturinë tuaj.

A ju dashuron vërtet partneri në të vërtetë? Zgjidhni pozicionin si flini dhe zbuloni përgjigjen Read More »

DASH shtyn në 6 qershor përgjigjet për Lotarinë Amerikane

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtyrë nga 5 maji për në 6 qershor datën për përgjigjet e Lotarisë Amerikane.

Me anë të një njoftimi për mediat, thuhet se për shkak të pandemisë së koronavirusit, përgjigjet për fituesit e Lotarisë Amerikane do të shtyhen për një muaj, deri në qershor.

Shpallja e fituesve të Lotarisë Green Card DV-2021 ishte planifikuar fillimisht për të Martën, 5 maj, 2020. Mirëpo, Departamenti i Shtetit në SHBA ka thënë se data do të shtyhet e përgjigjet zyrtare për fituesit do të jepen më datë 6 qershor 2020. Vendimi bazohet nisur nga pandemia aktuale e Covid-19.

Pasojat e shtyrjes së rezultateve të përgjigjeve. Nëse keni marrë pjesë në Lotarinë Amerikane për vitin 2021, për momentin nuk duhet që të bëni asgjë. E vetmja gjë që duhet bërë është që të kryqëzohen duart e të shpresosh se je ndër fituesit, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, KCC (Kentucky Consult Center) do të përdorë kapacitetet e saj dhe do të vazhdojë të punojë për fituesit e vitit të kaluar.

Në rast se ju fitoni në Lotarinë Amerikane të këtij viti, atëherë gjithçka do të jetë normale si më parë, thjesht përgjigja është marrë me vonesë. Nëse jeni fitues, intervistat me ju nisin në gusht të vitit 2020. Intervistat do të bëhen, ashtu siç janë parashikuar brenda periudhës 1 tetor 2020 deri në fund të shtatorit 2021./atsh

DASH shtyn në 6 qershor përgjigjet për Lotarinë Amerikane Read More »

“Kemi skenar pozitiv, duam të mbyllim vitin shkollor”, Rama tregon kur merret vendimi final për shkollat

Kryeministri Rama ka thënë mbrëmjen e sotme se nesër do të merret vendimi final për hapjen e shkollave.

“Kemi parë shumë vende që kanë vendosur të mos i hapin, Italia e fundit. Sot kemi pasur një diskutim me ministren, besoj nesër do kemi një vendim përfundimtar. Ideja është të mbrojmë vitin shkollor, Maturën Shtetërore dhe nxënësit të mos humbin vitin shkollor. Si do të bëhet kjo pa hapur shkollën? Nesër do detajohet”, u shpreh Rama në emisionin Real Story.

Më tej, kryeministri tha se në Tiranë dhe Durrës ka dhe një problematikë tjetër veç koronavirusit, shumë shkolla u dëmtuan nga tërmeti duke e shtuar numrin e nxënësve në shkollat e padëmtuara.

“Kujtoj që në zonën më të populluar të Shqipërisë Tiranë-Durrës ne në nëntor morëm goditje edhe nga tërmeti gjë që ka bërë të rritet shumë numri i nxënësve në shkollat e padëmtuara, ku hapja e procesit mësimor është faktikisht e pamundur, nga ana tjetër ne nuk duam të humbim vitin shkollor. Ne kemi hartuar një proces disi tjetër nga vendet e tjera. Besoj që do bëjmë dicka në këtë drejtim. Kemi skenar pozitiv qoftë për të mbrojtur shëndetin, qoftë për të mbrojtur nxënësit dhe qoftë për të mbrojtur vitin”, përmbylli kryeministri Edi Rama

“Kemi skenar pozitiv, duam të mbyllim vitin shkollor”, Rama tregon kur merret vendimi final për shkollat Read More »

A do bëjmë pushime këtë vit apo jo? Mjeku Pëllumb Pipero jep lajmin që e prisnin të gjithë

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero në një intervistë për “Mbrëmje në ABC”, shprehet se piku i koronavirusit në vend ka kaluar dhe sipas mjekut këtë verë shqiptarët do të kenë mundësinë të bëjnë pushime.

Pipero tha se do të ketë turizëm të brendshëm, por mund të bëhet një marrëveshje edhe me vendet e rajonit.

“Unë besoj se do të kemi sezon turistik, natyrisht të brendshëm. Por mendoj se janë të gjitha gjasat që me një mirëkuptim me vendet e rajonit, ku kemi pak a shumë të njëjtën mënyrë jetese, unë mendoj se mund të arrihet që jo vetëm ne të mund të shkojmë por edhe ata të vinë te ne.

Do të inkurajoja edhe një marrëveshje të mundshme”, tha Pipero.

A do bëjmë pushime këtë vit apo jo? Mjeku Pëllumb Pipero jep lajmin që e prisnin të gjithë Read More »

Mjeku Pipero: Epidemia e mirëkontrolluar, hyn në fazën e dytë

Mjeku infeksionist, Prof. Pëllumb Pipero, që prej më shumë se 45 ditësh është në vijën e parë të “zjarrit”, në Spitalin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, thotë për DW, se treguesit kryesorë të kësaj faze shfaqen në dy aspekte, në aspektin epidemiologjik dhe atë klinik.

Në aspektin e parë vlerësohen – koha që ka kaluar nga rasti i parë që u prek me COVID – 19, ecuria e epidemisë në bazë të numrit të rasteve të reja të konfirmuara dhe piku i saj, që për viruset respiratore përkon nga java e katërt deri në javën e gjashtë. Në aspektin klinik tregues është numri i shtrimeve në spital që tregon për ecurinë e butë të epidemoisë, uljen e kurbës së rasteve të shtruara dhe rritjen e rasteve të shëruara. Ndërkohë që rastet e rënda me rrezik jete, kanë filluar të ulen” thotë për DW, Prof. Pëllumb Pipero.

Ai thekson se në fazën e dyte, që është më e gjatë se e para, barrën më të rëndë e ka shërbimi epidemiologjik, “që duhet të hetojë në mënyrë inteligjente për të parandaluar shpërthimin e vatrave të reja. Shërbimi spitalor pritet të jetë më i lehtësuar, nëse qytetarët vazhdojnë të respektojnë si deri më tani rregullat, që edhe pse disi të lehtësuara nuk duhet të ulin vigjilencën dhe kujdesin. “Rastet e reja janë asimptomatike (pa simptoma), kontakte të kontakteve me të infektuarit zbulohen nga shtimi i testimeve. Kemi më shumë raste pozitive, por më pak të sëmurë. Ky është një trend normal dhe i qëndrueshëm i epidemisë, që mendoj se është menaxhuar më mirë sesa në vende të tjera të rajonit” sqaron Dr. Pipero për DW./atsh

Mjeku Pipero: Epidemia e mirëkontrolluar, hyn në fazën e dytë Read More »

Elvis Naçi: Zoti na merr shpirtin çdo natë dhe na e kthen kur zgjohemi

Elvis Naçi është kthyer në një pesonazh shumë të famshëm në Shqipëri, për shkak të emisionit të bamirësisë që drejton, videove në rrjetet sociale ku predikon dhe blerjes së spitalit “Continental”.

Në një prej videove të ndjekura nga qindra mijëra persona, Naçi shpjegon se çfarë na ndodh kur flemë.

“Shpirtrat tanë shkojnë tek krijuesi çdo natë. Sunduesi i botërave merr shpirtrat çdo natë, disa i mban dhe disa i kthen përsëri”.

Në këtë video të prodhuar nga Elvis Naçi, shpjegohet se si njerëzit kanë nevojë të flenë “sepse shpirti nuk duron dot gjatë” dhe përndryshe “çmendet”.
Një nga pyetjet më epike i ka ardhur Naçit, prej një komentuesi, i cili pyet se çfarë ndodh me njerëzit që zgjohen shpesh natën dhe si e shpjegon imami këte?!
Një tjetër pyetje, që ndoshta kërkon shpjegim në një video të ardhshme, lidhet me përdorimin e alarmave, për t’u zgjuar. Mos vallë ka një koordinim të alarmit të telefonit me vetë Zotin, që e kthen shpirtin fiks kur bie alarmi?!

Gjithsesi, për ta vlerësuar vetë, pa ngarkesa të kota, këtë pikëpamje të Naçit, ndiqni videon e cila është kthyer në virale në rrjet.

Elvis Naçi: Zoti na merr shpirtin çdo natë dhe na e kthen kur zgjohemi Read More »

FIFA, 150 milionë dollarë në ndihmë të federatave

Fifa njoftoi sot derdhjen gjatë ditëve në vijim të paradhënies prej 150 milionë dollarësh në subvencione për 211 federatat e saj anëtare, domethënë të gjitha ndihmat për vitet 2019 dhe 2020, me qëllim përballimin e pasojave të pandemisë së koronavirusit të ri.

“Të gjitha shtesat e mbetura, të destinuara për të mbuluar kostot operacionale të federatave anëtare në kuadër të programit “Forward” do të paguhen plotësisht për vitet 2019 dhe 2020”, tha Fifa në një njoftim për shtyp.

“Kësti i dytë i kostove operative për vitin 2020, i planifikuar fillimisht për në korrik, do të paguhet menjëherë”, shtoi organi.

Fifa do të paguajë në ditët e ardhshme 500 000 USD (463,000 euro) secilës shoqatë anëtare, pavarësisht nga madhësia e saj, si edhe çdo hua të mbetur për vitin 2019 dhe 2020.

Programi “Forward”, i filluar në vitin 2016, ofron ndihmë për të gjitha federatat.

Fifa shton se ky është hapi i parë në një plan për të ndihmuar komunitetin e futbollit. i prekur nga pandemia COVID-19″./atsh

FIFA, 150 milionë dollarë në ndihmë të federatave Read More »

Horoskopi/ Duhet pozitivitet dhe energji

Dashi

Duhet pozitivitet dhe energji. Nëse një histori nuk funksionon, hiqni dorë prej saj. Vijimi i debatit nuk hyn në punë. Ndonjë problem i mbartur mund të gjejë zgjidhje gjatë kësaj dite.

Demi

E enjtja do të jetë mjaft pozitive, ndaj përqendrohuni tek njerëzit që ju duan vërtetë. Në këtë moment do të keni dëshirë për të dashuruar. Ndërsa në punë mund të ketë zhvillime të reja të favorshme.

Binjakët

Ky është një moment i favorshëm për dashurinë dhe emocionet, ndaj nuk duhet të vendosni punën para çdo gjëje tjetër. Ndonjë problem në punë mund të zgjidhet lehtësisht.

Gaforrja

Do të ndiheni disi nervoz gjatë kësaj dite. Dashuria dhe emocionet nga ana tjetër do të jenë mjaft pozitive. Ndërsa puna do të shohë një periudhë të frytshme.

Luani

Do të jeni mjaft nervoz gjatë kësaj të enjteje dhe kjo gjë do të bjerë në sy kryesisht në punë, ku dikush do ju inatosë. Në dashuri duhet të ruani qetësinë dhe gjërat do të ecin më së miri.

Virgjëresha

Duhet të pushoni më shumë gjatë kësaj dite. Dashuria nga ana tjetër nuk do të jetë në ekuilibër. Ndërkohë ndonjë miqësi mund të transformohet në diçka më shumë.

Peshorja

Në këtë periudhë mund të përballeni me probleme dhe debate lidhur me paratë. Ky është momenti i duhur për të vepruar. Në punë do të keni mundësi që të përshpejtoni ritmin, veç me kujdes.

Akrepi

Do të përballeni me shumë nervozizëm gjatë kësaj dite, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës dhe Diellit. Bëni mirë që të sforcoheni disi për të shmangur debatet dhe problemet. Në punë duhet të bëni kujdes.

Shigjetari

Në sferën profesionale do të keni mundësi që të rinisni pas një periudhe pezull. Ndërsa sa i takon ndjenjave, përpiquni që të shmangni situatat e dyjëzuara. Do të keni dëshirë për të dashuruar dhe përkushtuar më shumë.

Bricjapi

Kjo e enjte do të jetë mjaft pozitive dhe e mbushur me energji. Takimet do të jenë mjaft të favorizuara, shkruan noa.al. Keni dëshirë për zhvillime pozitive dhe ndryshime në disa aspekte të jetës suaj.

Ujori

Ju pret një ditë nën ritmin e duhur, ndaj mundohuni që të mos stresoheni shumë. Merrni të gjitha masat e nevojshme para se të investoheni diku. Në dashuri duhet vëmendje, pasi do të përballeni me momente tensioni.

Peshqit

Keni nevojë që të pushoni më shumë. Nëse ka diçka që ju bën të ndiheni keq, është momenti për tu përballur. Në dashuri situata do të përmirësohet disi. Ndërsa në punë duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Horoskopi/ Duhet pozitivitet dhe energji Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com