Loading...

Asnjë viktimë nga COVID-19

Edhe pse në kufi me Kinën, me një kombinim të masave të hershme, testimit të gjerë, karantinimit të fuqishëm dhe unitetit shoqëror, deri tani Vietnami ka arritur të shmangë shkatërrimin që po ndodh në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

Duke regjistruar vetëm qindra raste me COVID-19, OBSH ka vlerësuar reagimin e Vietnamit ndaj krizës.

Statistikat zyrtare tregojnë se aktualisht në karantinë ndodhen më shumë se 75 000 qytetarë. Deri tani janë kryer më shumë se 121 000 teste, nga të cilat janë konfirmuar vetëm 260 raste.

Nuk është regjistruar asnjë viktimë dhe shkalla e infeksionit mbetet dukshëm më e ulët sesa në Korenë e Jugut, Singapor dhe Tajvan, kombe këto, që janë lavdëruar gjerësisht në mediet globale për përgjigjet efektive ndaj pandemisë.

Kidong Park, përfaqësuesi i OBSH-së në Vietnam, beson se reagimi i hershëm i vendit ndaj krizës ishte kritik.

“Vietnami iu përgjigj kësaj shpërthimi herët dhe në mënyrë aktive. Vlerësimi i rrezikut u krye në fillim të janarit, menjëherë pasi filluan të raportohen rastet në Kinë”, deklaroi Park. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com