Suela dhe Eduardi, janë dy mjekë shqiptarë që po përmbushin misionin e tyre humanitar në ndihmë të popullit mik italian, për të cilin ruajnë një lidhje të veçantë. Mjekët kanë marrë edhe falenderimet e vetë pacientëve italianë për të cilët ata po kujdesen.
Ministrja e e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video nga spitali italian i Breshias, ku ata janë duke u kujdesur për pacientët e prekur nga COVID 19
“Suela dhe Eduardi po përmbushin misionin e tyre humanitar në ndihmë të popullit mik italian, për të cilin ruajnë një lidhje të veçantë. Sot, ata kanë mirënjohjen e pacientëve të prekur nga COVID-19 në spitalin e Breshias dhe të gjithë së bashku, 30 mjekë e infermierë shqiptarë që po shërbejnë në vendin fqinj në këto ditë të vështira, kanë mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve Bashkë! Gëzuar Pashkët!”,- thekson Manastirliu.
“Dua të falenderoj Suelën dhe Eduardin për profesinalitetin e madh, dedikimin dhe solidaritetin. Ju falenderoj shume për gjithçka”,- shprehet pacienti italian./atsh