Loading...

Tre skenarë si do të përfundojë pandemia e koronavirusit

Pandemia e koronavirusit mund të përfundojë me tre skenarë të mundshëm nëse njerëzit bëhen imunë ndaj virusit, nëse zhvillohet një vaksinë, ose nëse virusi pëson mutacion dhe humb fuqinë e tij me kalimin e kohës.

Mehmet Ceyhan, profesor në Universitetin Hacettepe në Ankara deklaroi se rregulli i parë për mbrojtjen kundër virusit është ruajtja e mirë e higjienës, veçanërisht larja e shpeshtë e duarve.

Ai tha se virusi mund të përhapet tek njerëzit gjatë periudhës së tij të inkubacionit, i cili varion nga dy deri në 14 ditë.

“Ky virus përhapet përmes organeve të frymëmarrjes, ashtu sikur gripi, meningjiti, pneumonia dhe fruthi. Në rastet e SARS dhe MERS, infektimi mund të ndodhë pasi të fillojnë simptomat, por në COVID-19, infeksioni ndodh në periudhën e inkubacionit. Për këtë arsye, është me rëndësi jetike të merren masa paraprake, të zbatoni izolimin shoqëror dhe të jeni të kujdesshëm në lidhje me higjienën”, theksoi Ceyhan.

”Koronavirusi është më ngjitës sesa SARS dhe MERS”, shtoi ai.

“Ne nuk e dimë nëse do të zhvillohet ndonjë vaksinë, apo nëse është zhvilluar ndonjë, dhe sa të suksesshme do të jenë rezultatet. Nuk ka garanci”, shprehet ai.

Duke folur për hulumtimin e vazhdueshëm të vaksinave në SHBA, ai tha se: “Vaksina për të cilën SHBA është duke punuar është e ndryshme”.

“Ata po rishikojnë vaksinën e zhvilluar më parë për SARS, por që nuk është përdorur, për të parë nëse do të jetë efikase te COVID-19. Gjenetikisht, COVID-19 është 85 për qind i ngjashëm me virusin SARS”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com