Klubi i Interit u dërgon dreka dhe darka në shtëpi lojtarëve të vet për të mbajtur një dietë të ekuilibruar edhe në këtë periudhë karantine.
Kjo iniciativë e klubit është publikuar në rrjetin social Instagram duke treguar pakot me emrat e lojtarëve të mbërritura nga kuzhinat e Appiano Gentile sipas indikacioneve të dietologut Pincella.
Klubet, në këtë periudhë pushimi po ndjekin përgatitjen e lojtarëve në pritje të rifillimit të aktiviteteve si më parë. /atsh