Loading...

Futbollisti i Juventusit, Rugani del pozitiv ndaj COVID-19, futen në karantinë Juventus dhe Inter

Virusi COVID-19 ka prekur edhe një futbollit të Seria A. Bëhet fjalë për Daniel Ruganin, qendërmbrojtësin e Juventusit që nga vetë klubi torinez është konfirmuar se rezulton pozitiv ndaj koronavirusit. Një lajm që ka futur në panik klubin e Juventusit, por jo vetëm, pasi të dielën kampionët e Italisë luajtën derbin me Interin.

Pak orë pas lajmit ka reaguar vetë 25-vjeçari, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shkruar: “Do te këni lexuar lajmet dhe kjo është arsyeja që po shkruaj për të siguruar të gjithë ata që janë shqetësuar për mua se unë jam mirë. U bëj thirrje të gjithëve të rrespektojnë rregullat sepse ky virus nuk bën asnjë dallim. Le ta bëjmë për vetën, për të dashurit tanë dhe për ata që na rrethojnë.”

Në njoftimin e bërë nga Juventusi thuhet se nga ky moment ka filluar edhe zbatimi i rregullores ç’ka nënkupton karantimin e të gjithë skuadrës, por edhe stafit drejtues. Në këto kushte do të anulohet ndeshja e kthimit në Champions League që është mesjavën e ardhshme kundër Lyoni-t, pavarësisht se nga UEFA nuk ka ende një njoftim, i cili gjithsesi pritet në orët e ardhshme.

Ndërkohë Christiano Ronaldo do ta kryejë karantimin në Portugali, atje ku ka udhëtuar pasi po i qëndron pranë nënës së tij të sëmurë për arsye të tjera.

Nuk ka munguar as një njoftim i klubit të Interit, që të dielën luajti me Juventusin. Zikaltërit shkruajnë se pas njoftimit ku Rugani rezultoi me koronavirus skuadra ka marrë masat për të ndjekur rregullat dhe për t’u karantinuar./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com