Numri aksidenteve rrugore është ulur me 22% gjatë vitit 2019.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se, progresi në sigurinë rrugore ka ulur në 1498 numrin e aksidenteve gjatë vitit 2019.
Ndërsa propabiliteti i aksidenteve, për drejtuesit e mjetit ulur me 53%. Sipas shifrave zyrtare, në vitin 2013 regjistrohesh 1 aksident për 353 drejtues mjeti, ndërsa në vititn 2019 ky tregues shënoi 1 aksident për 695 drejtuese mjeti.
Të aksidentuarit sipas gjinisë ndahen 70% meshkuj dhe 30% femra. 30% e të aksidenteve janë të grupmoshave 25-35 vjeç.
Sipas DPSHTRR, tre janë shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore: 33% parakalim i gabuar, 11% shpejtësi mbi norma dhe 8% nga përdorimi i alkolit.
Referuar statistikave për aksidentet sipas përdoruesve të rrugës, rezulton se 49% janë drejtues dhe pasagjerë automjetesh. 23% këmbësorë, 17% drejtuese motomjete dhe 6% çiklistë.
Aksidentet ndodhin më shpesh; 55% në rrugë urbane, 30% në rrugë ndërurbane dhe 12.5% në rrugë lokale dhe 2.5% në autostrada.
Indeksi më i lartë i vdekshmërisë, sipas të dhënave është: 28% në Shkodër, 13,5% Dibra, 10% Tirana dhe 10% Durrësi. Kostoja sociale e aksidenteve rrugore në Shqipëri arrin në 105 milionë euro, ose 1% e GDP për vitin 2019.
Me 50% është ulur numri ië viktimave nga aksidentet që nga vitit 2010, bën të ditur DPSHTRR. /atsh