Bardhok Pllanaj është personi i radhës i shënjestruar nga OFL për të deklaruar burimin e pasurisë së tij.
I njohur si ‘Sheiku’ i Shkodrës ai u arrestua në vitin 2018 për shkak të një pallati 10- katësh me vlerë 2 milion euro pasi po u konstatua se po e ndërtonte atë pa leje.
Më pas doli se Pllanaj po e ndërtonte me para të cilat ridhnin nga aktiviteti i tij kriminal i mëparshëm pasi ‘Sheiku’ sipas Policisë është dënuar më parë në Gjermani në fushën e narkotikëve. Po në 2019 Pllanajt iu sekuestruan edhe 20 pasuri prona, apartamente, biznese, troje, makina etj kryesisht në Dobrac të Shkodrës.
Emri i Pllanajt do të lakohej për herë të parë në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash. Shtatë persona u arrestuan, por Planaj arriti t’i shmangej kapjes.
Më tetor të 2019 Pllanaj i cili ishte në arrest shtëpie theu masën e sigurisë por u arrestua më pas në Lushnje.