Një sherr banal është shndërruar në një tentativë vrasje mes dy personave në Itali. Dy shoferë kamioni të Shtunën në Brembate u përplasën verbalisht për motive të dobëta, por përfundoi me përdorimin e thikës.
Shqiptari 52-vjeçar, rezident në Gorle, dhe italiani 43-vjeçar, rezident në Alba, shkuan të pastronin mjetet, por mes tyre lindi grindja se kush duhej ta pastronte i pari.
Pak minuta më vonë 43-vjeçari papritmas heq një thikë nga çelësat që kishin në xhepin e xhaketës dhe plagos 52-vjeçarin në brinjën e pasme.
Agresori ka precedentë penalë për kundërshtim të autoriteteve. Ndërkohë, shqiptari i shtruar në spital nuk është në rrezik jete.
Sherr mes kamionistësh, italiani plagos me thikë 52-vjeçarin shqiptar on Vidnews.