Alketa Vejsiu, moderatorja e parë shqiptare e cila u ngjit në skenën e madhe magjike të “Ariston” në Sanremo, u kthye në kryefjalën e medieve italiane.
Me thjeshtësi në fjalët që ajo zgjodhi të komunikonte me publikun italian dhe me mesazhe mirënjohje ndaj vendit fqinjë, për kurajon dhe ndihmën e tyre në ditë të vështira, Vejsiu bashkë prezantoi së bashku me Amadeus dhe Georgina Rodriguez, të dashurën e Cristiano Ronaldos.
Përmes një monologu prekës, moderatorja e njohur shqiptare shprehu mirënjohjen e saj, ndaj një vendi të dashur për shqiptarët siç është Italia, ku përmendi edhe eksodin e shqiptarëve drejt Italisë. Vejsiu foli edhe shqip duke përshëndetur të gjithë shqiptarët. Krahas monologut, ajo interpretoi edhe këngën “Una lacrima sul viso” së bashku me këngëtarin e njohur italian Bobby Solo.
Artikuj të dedikuar, kolazhe fotosh dhe qëndrime të shprehura publikisht në media, për Alketa Vejsiun që prezantoi natën e tretë të “Sanremos”, bashkë me Amadeus dhe showgirl-in Georgina Rodriguez.
“E bukur, vullkanike, e pajisur me karizëm të madhe, në skenën “Ariston” pranë Amadeus, ajo vodhi shfaqjen”, – shkruan TGCOM për të duke e përmbyllur përshkrimin me “ajo diti se si t’i rrëmbente zemrën italianëve në një çast”.
“Di Lei”, shprehu vlerësimin për monologun prekës të Alketës ku falenderoi popullin italian.
“Il Tempo Libero” e cilësoi moderatoren si Michelle Huntziker shqiptare, kjo e fundit një nga moderatoret më të dashura për publikun italian dhe ndër më të paguarat në Itali.
Agjencia Zyrtare e Lajmeve në Itali, ANSA vlerësoi moderimin dhe monologun e saj prekës.
E veshur me një fustan në nuancë rozë nga Dolce & Gabbana dhe një grim të kuruar dhe në tonalitete të lehta e të pastra, Alketa nuk e fshehu për asnjë moment vlerësimin dhe emocionin që gjendej në skenën që e kishte ëndërruar që fëmijë.
Në një reagim të saj, Alketa shkruan: “Jam e prekur nga dashuria e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Vendi që më bëri kjo që jam! Shqiponjave ju pëlqen të fluturojnë lart! Vij nga toka e shqiponjave!” /atsh