Loading...

Gazetat e mëdha franceze jehonë arenës së re kombëtare “AIR ALBANIA STADIUM”

Gazetat më të mëdha franceze i kanë kushtuar një artikull arenës së re kombëtare, “Air Albania Stadium”.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar komentet e medieve më të mëdha të Francës si Le Parisien, L’Equipe, Ouest France, ku vlerësojnë punën e kryer në finalizimin e ndërtimit të këtij impianti modern.

Le Parisien shkruan: “Një tapet bari i shkëlqyer në një stadium tërësisht të mbyllur. Dhomat e zhveshjes të denja për standardet e stadiumeve më të bukur të Europës…”

Po një tjetër medie prestigjioze franceze, L’Equipe shkruan për stadiumin e ri të Shqipërisë se “ ‘Air Albania Stadium’ shkëlqen me veshjen e vet kuqezi. Me të 22 mijë vendet e tij, stadiumi është shëmbëlltyra e krenarisë së një vendi që pret kampionët e botës…”.

Gjithashtu edhe gazeta Ouest France komenton: “Stadium flakërues me fasadën kuqezi të ngjyrave të Shqipërisë, vizatuar me motive të traditës të inspiruara nga folklori shqiptar…”.

Stadiumi do të inaugurohet sonte në darkë me një ceremoni të veçantë ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ndërsa atmosferën para ndeshjes Shqipëri-Francë, sfidë që mbyll edhe ndeshjet në grupin ‘H’ të eliminatoreve, do ta ndezi edhe një koncert me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur në vend. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com