[sgmb id=”1″]
Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe Delta Forcë dhe GdF kanë realizuar një operacion të përbashkët mbi bazën e të cilit kanë bllokuar një mjet lundrues, ngarkuar me një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.
Në bazë të këtij operacioni, shërbimet e përbashkëta kanë bërë konstatimin dhe bllokimin e një mjeti lundrues gomone, me gjatësi rreth 7 m, në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur “Petrula”.
Po kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me peshimin e lëndës narkotike.
Vazhdojnë kërkimet nga toka dhe deti me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorëve në lidhje me këtë ngjarje.