Loading...

Habit Mister Bean: Nuk më pëlqen… puna që bëj!

Aktori i njohur britanik i humorit, Rowan Atkinson thotë se ai nuk është një tifoz i filmave të tij dhe se nuk i shikon kurrë ata pasi kanë të përfunduar.

Aktori 63-vjeçar, më i njohur për rolin e tij si zoti Bean, tha në një intervistë se ai “nuk është në përgjithësi tifoz i punës së tij”.

“Kjo është arsyeja përse nuk i shoh filmat e mi sapo përfundojnë,” tha Atkinson, duke shtuar se ai do të bënte një përjashtim nga rregulli për filmin e tij të fundit “Johnny English Strikes Again”.

Komedia tregon historinë e një agjenti të shërbimit sekret britanik, që pas daljes në pension përballet me një sulm në internet, ku zbulon identitetin e të gjithë agjentëve të fshehtë të vendit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com